Të flasim në dialektin tonë - 38 - Gjuha Shqipe

×
Hyrja
Profili

Sondazh

Pse hyj në forum?

Sa për argëtim
Të njihem me shqiptarë
Të mësoj diçka të re
Të jap kontributin tim
Të ndihmoj Kombin tim
Për të gjetur burrë
Për të gjetur grua

Të flasim në dialektin tonë

Të flasim në dialektin tonë

· 2198 · 117127

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#925 ne: 28-11-2005, 11:17:34
si nuk bon...
a po avajtesh pak??? :puth :lule perq

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#926 ne: 28-11-2005, 11:19:09
qysh po ja kaloni sot me festen? A jeni tlumtun? une qashtu qashtu, i lodhun nga praktike, ngel si aj deda neper shtyllat e telefonit, ca me ba kjo ka qan fati jem. LOL

Ajde pra vitin qeter tzbashkum zbasku ne nje sofer!

ene mos msoni shoum se u dalin mend masandej :D

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#927 ne: 28-11-2005, 11:31:53
He more Gjumashi, po mend na kan len moti, per ate msojna ta mbushim radaken pak,hahahaaaa........Une besa festova diten e shtaun. Ktau ne Danimarke esht pak si zor t`mlidhen shiptaret ditve t`punes.....po ishte per ta mbajt mend festen,shaum majr......

hee...ishalla kabull llafet tauja.......krejt bashk me ni sofer pra............ ;)
Pershendetje.

  • Postime: 328
  • Gjinia: Mashkull

#928 ne: 29-11-2005, 08:22:18
Xhi po boni mor, a s'kona korkush ktu a?
Une festen e festova ne shpi, se per mu osht dy here feste, edhe dita e Flamurit po edhe dita e emnit tem.
Hajt pra selom kretve.  

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#929 ne: 29-11-2005, 11:39:17
a ini majr si ini, a u lodhet hic a jo?
shka ka mara t'reja anej...
ka na kurxho te re hic, ama bash hic.
hajt per tmajr niher se dola pi ktu.

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#930 ne: 29-11-2005, 13:11:37
a ini majr si ini, a u lodhet hiç a jo?
shka ka mara t'reja anej...
ka na kurxho te re hiç, ama bash hiç.
hajt per tmajr niher se dola pi ktu.

a po  pallen lopt anej kah ju ibro, e qent e sharit apo ulurojn, a kan dal ujqt n'mal...?
  a keni pre noj pasterrm a hala...
a keni pre dru, turrshi a keni shti, son kasht e tall a keni ba gati per gjà ?..............
................... ................... ..............

tana t'mirat ?
ani pra shnet...

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#931 ne: 29-11-2005, 13:13:14
lopt ene pak na pjellin, cent po ulurojne mbas ujqve...
pastermen edhe pak e prejm...
drut qe veres i kena ba e utrshit ma heret i kena shti ;)

si thave ene tej, tana t'majrat...
pertmajr niher

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#932 ne: 30-11-2005, 09:30:24
Ca jeni tuj ba? Ala ngjume ? Ajde gjumasha ajde!

Tash po ju tregoj nje humor kosove!

Ka shku nje sha tek Cima ej i ka thon Cimes, ej Cim, du me u bo Muslimon, Cima thot, ajde bre bac luj cat vend, se ca je tu fol, po re Cim ja pret Shjau, do me u bo Shqiptar, Muslimon, dhe mojr thot Cima dhe ja bon adetet, dhe ja jep librat e historit ti lexoe , ja jep ene kuronin dhe i thot, * ti mbarosh keto ajde tshkojm tek xhamia ene ti shkosh xhamis.
I shkon shkjau 7 here xhamis ene i thot Cimes, ej Cim sonte je per dark tek mu, Cima i thot, jo bre bac ce u lodhe sod, jo thot aj do vish tej cish ke!
Shkon cima per dark dhe ntavolin shef derrin, i thot po a je muslimon taj, por mor Cim, e pra cma ke kete insan ketu, thot Shkau, sdisha ca tblej ene e vuna kat ketu! :D

  • Postime: 257
  • Gjinia: Mashkull

#933 ne: 05-12-2005, 09:20:22

 Pershendetje

 O ibro inshalla keni bre burre gjitheher me honger e krejt qato te mirat qe i i permende , e inshalla nuk hjek askush per buke

 A jeni bre shoke dhe shoqe, ajeni gjall hej, shume rralle po nihemi bre, ka hupe rendi krejt i muhabetit, na ka rroke zori i gjallnise e nuk po na bjen ndermend qe me fole permes forumit

 Vetem deshta me ju eprshendet e ja kalofshit mire

 Respekt

 Capricon

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#934 ne: 05-12-2005, 12:07:53
Si jeni sonte juve??? :)

  • Postime: 698

#935 ne: 05-12-2005, 15:56:30
e n'çfare guhe osht ajo: si jeni sonte juve? sallate

  Po ku jeni ore, a qysh jini, neper kotare... sa sofra aman zot... veç shtruet po rrine sofrat. Po kur do te bashkohen tana sofrat ne nji ode?!

  Mos hani ore shume, se ju trashen trutë pej shlline edhe iu bon zarar, e kujtoni sofrat me buk e kryp e long, e 'i spec turrshii... po faqet i kane pase kuq si molla n'rremb... Dikush ka nise mu zbeh pej omelcinave po duket... ;)

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#936 ne: 05-12-2005, 17:32:40
Kallzoju k'tyne Odise se qysh ecshe, kur ja kàn i vogel,  mi gjyveqa, e qysh t'majke ajo maza e ballices, pa pa pa nuk t'loshojke hiç !
Sà shaka me maz t' ballices, djalo.....

  • Postime: 698

#937 ne: 05-12-2005, 18:12:58
e more kreksi... kur jom konë i vogel, pava nji qike te kojshive ngat Flladnikut (flladnik, vend i flladshem per m'i mbajte gjonat ushqimore, qe sot i thone frizhiderrrrrr, keshe n'guhe moderrrne, ne vend t'i thome bile - friz, vend a objekt ku mbahen ushqimet te ftofta, po ma e mire osht ajo fjala - flladnik... edhe mos m'i zgatë, ate qiken e kojshive e nxuna me nji kashte n'goje, qe e kish shtie neper thupra te Flladnikut, ne nji korite tomli edhe pijke tomel dej u lodhke, pa i thone kujt faliminderes... Ajo i kish pase shtie disa kashta gruni, njonen n'tjetren, sikur nji kashte te gatë...hmm haj medet e mozomakeq... po krekso, nji gjo e dij, se koritat e tomlit vnojshim maze te trashe, kajmak mo, sa m'i qite paqeten e pse fyshekve t'mashinkes permbi, e mbajke maza e trashe... khuu çka po perbihna omë kajmaku ne t'thate... ;)

  Tash shko me najllona n'vetsherbim, e merr maze e kajmak shumadije, tuj pase kajmak t'Bjeshkeve Tona! Mozomakeq, krekso!

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#938 ne: 06-12-2005, 13:57:38
Po de, na t'part e kemi çpik at pipin e Makdonollcit, te ne i bajshim pej thenke ....
gjyshja na niqke me lagraqe, haj haj krejt tamlin e pasni pi, na thojke, he jau pift bolla n'bark....

Ja kishin pas dhan edeh dervish goxhulit ni pushk me luftu kunder partizanve po mas ni jave e shohinkatunart pa pushk.
Dervish, i thon, po ku e le pushken ?

Ai, hajgare pa bani a, kur i nisha zorrt tuj m'kersit n'bark, e nrrova per  ni teneqe drith...
Haj haj thojshin gjinja, fyti e shterr detin qe  me pas prronin e Gllabarit me kos nuk i del atij, kur i hike me lug, kos pa truzu ma...
pse o dervish s'pi qet kosit uj se bahet ma shum...
Ai hajt more, u thojke, kosin e prish uji e burrin huji....

  • Postime: 698

#939 ne: 06-12-2005, 15:22:44
  Fyti Îsht vllai i detit...rá fyti e na mbyti, nuk ngihen m'sa bréshka dhé, krekso!

 S'dij, û q'e shpikem at pipin e makdonallcit, se péj thékne bÎhen t'hÎll, e t'vjen pak n'fyt po nji e dij:krejt ato t'mirat qe na i shpikem na i moren, e tash po iau marrim ato t'ligat...

  Po, pooo per 'i teneqe drith, i qiten kokrrat bosh, e tash ndija krismen teneqes... po lujne me né si maca me mîj, a e ndjeve at sulltanin: jo ka vand, a jo s'ka vand, t'tanë kan mu ndá t'knaqun me Kasovë... tjert knaqu e na rrûj vò...po a bòn t'tanë t'jenë t'knaqun? Me kërsít njeri!

 Po doket, Dervishit, ia ''kan lÎn kíjet''...







 

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#940 ne: 07-12-2005, 15:43:06
e n'çfare guhe eshte ajo: si jeni sonte juve? sallate

  Po ku jeni ore, a qysh jini, neper kotare... sa sofra aman zot... veç shtruet po rrine sofrat. Po kur do te bashkohen tana sofrat ne nji ode?!

  Mos hani ore shume, se ju trashen trutë pej shlline edhe iu bon zarar, e kujtoni sofrat me buk e kryp e long, e 'i spec turrshii... po faqet i kane pase kuq si molla n'rremb... Dikush ka nise mu zbeh pej omelcinave po duket... ;)

Odise,pershendetje ty dhe te gjitheve ketu!
Mire jemi flm,edhe pershendetja m'u duk se shqip ishte ^o),nese jo,atehere nuk eshte zarar te na mesosh.
Buken e kripen se kemi harruar edhe nuk jemi zbehur joo Odise,ne kete sofre po ushqehemi shpesh! :)

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Mashkull

#941 ne: 07-12-2005, 15:45:53
Odise,pershendetje ty dhe te gjitheve ketu!
Mire jemi flm,edhe pershendetja m'u duk se shqip ishte ^o),nese jo,atehere nuk eshte zarar te na mesosh.
Buken e kripen se kemi harruar edhe nuk jemi zbehur joo Odise,ne kete sofre po ushqehemi shpesh! :)

Elektra mire fjalet por harrove...dialektin . :O

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#942 ne: 07-12-2005, 15:56:09
Elektra mire fjalet por harrove...dialektin . :O

Mos u huto shpesh Scard.Desha te shkruaja pak ne gjuhe letrare se andej nga neve kemi dialekt qe ndoshta Odise nuk e kupton! ^o)

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#943 ne: 07-12-2005, 16:00:48
He moj se ska gajle. Shkruj ti si te don e bardha zemer, a Odiseu nese do te kuptoe,  ne ta mare lodhet pak, ce "hazer" ste vojn kurxho.

U pershendes nga ona ime, ce ka gjat koh su kam pershendet.

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#944 ne: 07-12-2005, 16:03:09
Bekim,te pershendes edhe ty pasi qenke ktu.Por spo di te shkruaj dialektin tim,jam mesu gjithmone letrare te shkruaj. ^o) :(

  • Postime: 1578
  • Gjinia: Mashkull

#945 ne: 07-12-2005, 16:05:28
Mos u huto shpesh Scard.Desha te shkruaja pak ne gjuhe letrare se andej nga neve kemi dialekt qe ndoshta Odise nuk e kupton! ^o)

Mos ja baj dertin Odisese po shkruaj me dialekt e mos me shih mu qe nuk di asnje dialekt mire. ;)

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#946 ne: 07-12-2005, 16:08:14
Elektra, kur u shkrun atine te familjes "sms", ne letrare ua shkrun???

Mua me vojn "bajat" nese me ndonjo "bashk-fshatar" shkruj ne letrare.

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#947 ne: 07-12-2005, 16:08:16
Mos ja baj dertin Odisese po shkruaj me dialekt e mos me shih mu qe nuk di asnje dialekt mire. ;)

Ani Scard,pseudonim i mire a? :P

  • Postime: 698

#948 ne: 07-12-2005, 16:11:08
Si jeni sonte juve??? :)

***e para: e d'vetnja osht gabim edhe n'ket letrarishten tone. Kur thu: si jeni sonte? çka duhet ajo fjala - juve? E kush jemi na e ju, pse po e bon vehten musafire n'sofer tonde? S'ka k'tu - neve e juve, po NA SOFRA JONE VETVENDOSJE:). Ma vrau veshin pak ajo fjala - juve edhe gabim edhe pranoe! A mos po thu: juve po iau bij edhe nji bakllave? Mbasi e kemi mire a...!

Edhe n'ket sofer nuk po ushqehemi shpesh, po jemi rrite n'ket sofer shqiptare! Mjer ai qe largohet, e han me dy luge! ;)

Jemi rrite n'ket sofer
bashk  vlla e moter -
si ûnat bash n'voter!

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#949 ne: 07-12-2005, 16:21:16
***e para: e d'vetnja eshte gabim edhe n'ket letrarishten tone. Kur thu: si jeni sonte? çka duhet ajo fjala - juve? E kush jemi na e ju, pse po e bon vehten musafire n'sofer tonde? S'ka k'tu - neve e juve, po NA SOFRA JONE VETVENDOSJE:). Ma vrau veshin pak ajo fjala - juve edhe gabim edhe pranoe! A mos po thu: juve po iau bij edhe nji bakllave? Mbasi e kemi mire a...!

Edhe n'ket sofer nuk po ushqehemi shpesh, po jemi rrite n'ket sofer shqiptare! Mjer ai qe largohet, e han me dy luge! ;)

Jemi rrite n'ket sofer
bashk  vlla e moter -
si ûnat bash n'voter!

Odise,te falenderoj per pergjigjen,por ashtu e kam degjuar apo lexuar shpesh kete fjale te thuhet:juve
Edhe ....nuk largohem bre Odise asnjehere nga kjo sofer pergjithmone,i njoh bakllavat e kesaj sofre dhe ua ndij eren prej s'largu....!
Shqiptari i vertete nuk han me dy luge Odise,as une s'kam ngrene kurre dhe as qe do te ha ndonjehere!!!
Por,Odise na jane peshtjellu punet pak,burrat po e kerkojne buken tek ara,pastaj e kemi me borgj me ua dergu se jemi pjese e tyre,nuk harrohet lehte kjo Odise! ;)
Te pershedes e ju prifte  e mbara kudo qe jeni! :)

Temat e fundit