Vlerat e kulturës shqiptare, me prirje të hershme perëndimore - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vlerat e kulturës shqiptare, me prirje të hershme perëndimore

Vlerat e kulturës shqiptare, me prirje të hershme perëndimore

· 2 · 6044

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-09-2005, 04:29:10
Nga Rudi KOçIBELLI

Ruajtja e zhvillimi i trashëgimisë kulturore përbën një prej objektivave kryesore të qeverisë. Ajo është programuar të ndikojë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe harmonik gjithëvjetor në të gjithë territorin e vendit.

Vlerat tona kulturore, në fund të fundit, janë ato që na dallojnë nga të tjerët. Si çdo shoqëri tjetër, edhe e jona ka një numër të konsiderueshëm vlerash kulturore, të cilat shumica nga ne i njohin, i mirëpranojnë, përpiqen t'i zbatojnë e t'i ruajnë në kohë.


Roli i kulturës në zhvillimet e sotme

Aktualisht në botë ekzistojnë mbi 1000 sisteme kulturore që kanë ndikim serioz në zhvillimin e shoqërisë njerëzore. Studimet e kohëve të fundit kanë arritur në përfundim se në të ardhmen, në shumë aspekte të zhvillimeve globale, nuk do të ketë më konflike ndërmjet shteteve, popujve apo ideologjive të ndryshme. Përleshjet nga më të ashprat pritet te zhvillohen pikërisht ndërmjet kulturave e qytetërimeve të sotme.

Prandaj vlerat kulturore nuk duhen parë si pohime të përshkruara me fjali e fraza të bukura. Ato janë vlerësime e gjykime nga pikëpamja e kulturës. Pra vlerat kulturore, janë koncepte të përgjithshme, janë kritere në bazë të të cilavë individë të njëjtës kulturë, përcaktojnë se çfarë është e dëshirueshme ose e padëshirueshme, e mirë ose e keqe, e bukur ose e shëmtuar, e drejtë ose e padrejtë, e qëllimeshme ose e paqëllimshme.

Këto parime të gjëra, reflektohen në shumë e shumë aspekte të veprimtarisë sonë e për rrjedhojë, të çdo njërit prej nesh.

Individi ato arrin t'i përvetësojë nëpërmjet ndikimit të familjes, shkollës, institucioneve kulturore-artistike, organizatave joqeveritare si dhe atyre fetare.

Samuel Hutington shkruante në artikulin e tij "Përleshja e qytetërimeve" botuar në revistën kosovare "Thema" Nr 12-13/1993: "Konflikte më të rëndësishme në të ardhmen, do të ndodhin përgjatë kufijve ndarës kulturore, duke i ndarë këto qytetërime nga njëri-tjetri".


Prirjet e hershme të kulturës shqiptare


Përvoja historike dëshmon se kultura e popullit tonë nën trysninë e kulturave të perëndimit e lindjes, ka qenë e orientuar nga kulturat properëndimore.

Shkenctari i shquar Eqerem çabej, ka argumentuar se "Shqipëria është trualli në të cilin grindja e gjatë ndërmjet botës romane-perëndimore dhe ballkanike-bizantine, është shprehur në mënyrën më të spikatur… Ky qëndrim i ndërmjetmë midis Perëndimit e Lindjes, i bashkuar me ruajtjen e ngulur të natyrës së vet etnike, i ka gdhendur Shqipërisë përgjithmonë fytyrën e saj të veçante. Këtë nuk ka mundur ta fshijë as sundimi turk. Kjo shprehet në krejt mënyrën e jetesës, në historinë dhe historinë kishtare, në zakonet, në poezitë popullore dhe artistike. Duhet shënuar me këtë rast se Shqipëria ka qenë e orientuar më tepër nga Perëndimi sesa nga fqinjët e saj".

Faktet historike dëshmojnë gjithashtu se orientimi properëndimor i kulturës shqiptare u përforcua edhe si kundërvënie ndaj trysnisë shoviniste - asimiluese të kulturave sllave, greke e turke.

Poeti i madh i rilindjes sonë kombëtare Naim Frashëri është shprehur se zhvillimi i Shqipërisë duhej të projektohej sipas modeleve socialkulturore perëndimore. Në gjysmën e parë të shekullit të kaluar, sidomos gjatë viteve '30, intelektualët përparimtarë të vendit qytetërimin oksidental në Shqipëri e shikonin jo vetëm si çështje teorike, por dhe një problem me rëndësi të madhe praktike për zhvillimin e popullsisë.

"Por ç'qytetërim do t'i japim popullit?" shtronte pyetjen në shtypin e kohës publicisti i shquar B.Merxhani qysh në vitin 1930. Dhe përgjigjej: "Cilin tjetër përveçse qytetërimit oksidental, …. Që tani, ka hyrë ndër ne. Thellësisht edhe ne jemi pjesëtarë të tij. Qytetërimin oksidental duhet ta marrim jo pjesërisht, jo të reckosur, po të tërë dhe të pacënuar.


Disa nga vlerat kryesore të kulturës perëndimore


Shqiptarët tashmë kaluan nga një sistem kulturor nën dikimin e vendeve ish-socialiste me në krye ish-Bashkimin Sovjetik e më vonë në atë të Revolucionit kulturor proletar Kinez, tek i sotmi ku po luftojmë të ndërtojmë një shtet demokratik.

Në keto rrethana, tek shumë kush nga ne u krijuan situata të papritura, keqkuptime, zënka, grindje deri në konflike bile të armatosura, të cilat i çorientuan dhe një pjesë të tyre, e shokuan. Reagime të tilla e kanë burimin në përleshjet e vlerësimeve dhe gjykimeve të së resë që po rilindte, dhe kritereve e standarteve të kulturës vetiake që u përpoq t'i vishte shteti totalitar "Njeriut të ri socialist" për gati 50 vjet.

Programi i Qeverisë së re, aspiron të ristrukturojë shoqërinë shqiptare ta rimodelojë atë sipas shëmbëllimit të kulturës perëndimore disa nga vlerat e së cilës po i rreshtojmë më poshtë.

• Mundësi të barabarta për të gjithë anëtarët e shoqërisë për të fituar e përparuar në jetë dhe jo si barazi ekonomike, pasurore, arsimore, etj.

Kjo vlerë kulturore nxit zhvillimin e aftësive krijuese të çdo individi, përpjekjet e shumanëshme për të realizuar idealet, qëllimet e dëshirat në jetë, për të afirmuar personalitetin e individualitetin vetiak.

• Konkurimi i çdo personi që të arrijë të marrë nga shoqëria atë çka meriton në sajë të aftësive, talentit, punës dhe të nismave vetiake.

• Inkurajimi i veprimtarisë praktike në krahasim me të menduarit.

• Vlerësimi i shpirtit praktik dhe efektivitetit për zgjidhjen brenda një kohe sa më të shkurtër të çdo problemi.

• Optimizmi për vehten e të ardhmen. Shoqëria në botën perëndimore, beson se e sotmja është më e mirë se e djeshmja, e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja.

• Rruga më efektive për zgjidhjen e problemeve, është përdorimi i logjikës shkencore, i arritjeve teknike e teknologjike.

• Përpjekjet për të siguruar sa më shumë të mira materiale.

• Krahas demokracisë si sistem më i përparuar, ekonomia dhe veprimtari të tjera shoqërore, kulturore, etj, të orientohen në prodhimin e produkteve dhe realizimin e shërbimeve për plotësimin sa më mirë të nevojave dhe të shijeve vetiake të individëve të shoqërisë.

• çdo individ, është i lirë të ndjekë qëllimet e tij në jetë pa u penguar nga organet shtetërore dhe njerëzit e tjerë.

• E drejta e çdo individi për t'u anëtarësuar në grupime shoqërore me bazë gjendjen sociale, përkatësinë gjinore, etnitetin, etj.

  • Postime: 20
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 07-06-2006, 10:26:10
sigurisht qe po

Temat e fundit