Bashkëshorti i mirë - Gruaja dhe Familja në Islam

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

Bashkëshortët shqiptar a janë të respektueshëm?

Po
1 (33.3%)
Jo
0 (0%)
Pak
2 (66.7%)
Aspak
0 (0%)

Numri i anetareve qe votuan: 3

Votimi i mbyllur: 17-07-2006, 22:54:52

Bashkëshorti i mirë

· 2 · 2149

Bashkëshorti i mirë

· 2 · 2149

  • Postime: 34
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    ne: 08-04-2006, 04:37:32
    BASHKËSHORTI I MIRË


    Pyetja që ne përpiqemi të ngrejmë në këtë artikull na përket ne në shumë drejtime. Kur ne mendojmë për martesat tona, kur shqetësohemi për një vajzë apo për një motër ose duke menduar rreth mirëqenies së komunitetit tonë, ne shpesh pyesim veten: اfarë e bën një bashkëshort ideal? Dhe unë shpresoi që ju do ta gjeni përgjigjen e pyetjes në këtë artikull të shkurtër si interesante dhe të dobishme, inshallah. Megjithatë, ka dy pika të cilat dëshiroja t'i sillja në vëmendjen tuaj. E para ka të bëjë me keqkuptimet ose stereotipet e bashkëshortit ideal.

    Në shoqëritë përëndimore, për shembull, burri ideal është shpesh i portretizuar si një bukurosh supernjeri i cili nis makina sportive dhe gjithmonë bënë festa të mëdha. Ose si një burrë i sjellshëm i cili vazhdimisht jep lule zonjës së tij dhe është i gatshëm t'i kryejë të gjitha dëshirat e saja. Për muslimanët, ne shohim lajmërime në seksione të revistave myslimane të jenë pak më ndryshe, po jo tërësisht. Ndër ato mund të lexohet për burra mysliman që kërkojnë për gra duke e prezantuar veten si doktorë, inxhinier dhe shikohet se origjina kombëtare është e shikuar si tepër e lartë. Karakteri, feja dhe sjelljet nuk rregjistrohen si prioritete!

    Hadithi i Pejgamberit, salalallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: Nëse një burrë feja e të cilit është e pranueshme të vijë tek ju për martesë, atëherë martoni me të (vajzën ose motrën tuaj)", ka shumë pak rëndësi sesi të përkufizojmë bashkëshortin ideal. Këto keqkuptime krijojnë supozime fallse që janë pjesërisht të përgjegjshme për mospajtimet midis aspiratave tonë të sinqerta dhe realitetit dhe vazhdueshmërisë së ngritjes së numrit të divorceve midis muslimanëve.

    Pika e dytë është kuptimi i "idealit". Përshkak se islami preokupohet në vete vete me më praktiken dhe të ndjeshmen sesa me idealen dhe perfektin, "ideali" duhet të përdoret për të reflektuarën "të mirën" më tepër sesa "perfektin". Islami nuk ofron përshkrime të detajuara të bashkëshortëve të mirë, në vend të kësaj ai jep udhëzime të përgjithshme se çfarë ai duhet të bëjë. Ai i trajton marrëdhëniet martesore si partnerizim dhe i kushton shumë vëmendje që ngrihen midis çifteve të martuara. Një burrë i mirë atëherë është ai i cili përpiqet shumë të jetojë sipas urdhërave të Allahut në të gjitha çështjet e jetës familjare dhe martesore. Pejgamberi, salallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: "Më i miri nga ju është ai që është më i mirë për familjen e tij dhe unë jam më i miri midis jush për familjen time". Kështu, kurdo që bën një zgjedhje, bashkëshorti i mirë zgjedh atë më të mirën. A e bën kjo atë perfekt? Jo. Ai bën gabime por çfarëdo që të ndodh ai i korrigjon gabimet duke ju referuar parimeve të Allahut dhe i qëndron besnik atyre.

    Unë di shumë njerëz që kërkojnë bashkëshortë me një "kombinim cilësish ideale", por pak vite më vonë gjërat ziejnë në një gjë, nëse bashkëshorti nuk është i devotshëm, nuk ka limit sesa të këqija mund të bëhen gjërat. Ky është një subjekt që thellësisht po prekën komunitetet tona myslimane dhe ajo duhet të dal në dritë.
    « Editimi i fundit: 09-04-2006, 22:53:42 nga Forumi Islam »

    • Postime: 473
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 09-04-2006, 16:15:55
    Esselamun Ualejkum..
    Teme mjaft e mirë, Allahu te shperbleft.

    Temat e fundit