×
Hyrja
Profili

Liria e rrejshme dhe Bashkëjetesa seksuale

· 3 · 1863

Liria e rrejshme dhe Bashkëjetesa seksuale

· 3 · 1863

  • Postime: 34
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    mirdoni
    ne: 08-04-2006, 04:31:00
    LIRIA E RREJSHME


    Tematika e bashkëjetësës seksuale aktualisht ka një karakter kompleks shoqëror. Bashkëjetesa seksuale na ekspozohet pothuajse përditë në forma të ndryshme – në mënyrë direkte apo indirekte – në gazeta, revista, libra si dhe në bisedat e përditshme. Ajo shfaqet në format e shthurjes, imoralitetit, tradhëtisë bashkëshortore, marrëdhënieve seksuale jashtë martese, pornografisë, përdhunimit, shtatëzanisë së vajzave adoleshente, pedofilisë, homoseksualitetit, sëmundjeve të transmetueshme seksualisht, prezervativëve, aborteve apo SIDA-s (HIV/AIDS).

    Mediat e sotme janë mjaft agresive në këtë drejtim. Motivi i tyre kryesor është fitimi mundësisht sa më i lehtë i parave dhe jo vlerat e bazuara në parimet morale e fetare. Ky artikull ka për qëllim trajtimin me objektivitet të kësaj teme, në mënyrë që të hedhë sadopak dritë mbi këtë çështje dhe duke u ofruar kështu të rinjve, një panoramë më të qartë në vendimet që ata mund të marrin në të ardhmen.

    Marrëdhëniet seksuale janë pjesë e industrisë së modës, e cila ndryshon si moti. Agjentët dhe realizuesit e reklamave, kompanitë e bizneset, e shfrytëzojnë çështjen e lartpërmendur me shumë efikasitet dhe në mënyrë të rafinuar, në kuadër të procesit të propagandimit të prodhimeve të tyre. Për fat të keq, burimet e informacionit me të cilat bien në kontakt adoleshentët, janë shpesh të influencuara negativisht. Ato krijojnë me qëllim iluzionin se çdo adoleshent kryen ose duhet të kryejë marrëdhënie seksuale. Në kohët e sotme gjithçka është e mundur. A nuk kemi veçse një jetë, pse mos ta shijojmë atë? A nuk është ›cool" përtypja e çumçakizave me famë apo cigareve të markave të njohura sepse kjo krijon imazhin e suksesit dhe pasanikut, një fakt që do t'ua lehtësonte pa masë gjetjen apo "peshkimin" e partnerit të dëshiruar? Por në fakt realiteti është shumë larg iluzioneve të lartpërmendura, edhe pse mendjet e adoleshnetëve bombardohen pothuajse në çdo hap me to.

    Në sajë të metodave ekstensive e të rafinuara të marketingut, shoqëria po i percepton gjithnjë e më tepër praktikat jonormale si diçka normale. اfarë konsiderohej para dhjetë vjetësh si e turpshme, e pamoralshme dhe e pacipë, sot mund të konsiderohet gjerësisht si moderne, përparimtare apo krejt normale. Një rast tipik është ai i telenovelave që shfaqen sot në programet televizive ku pas serive të para, njeriut i krijohet përshtypja se seksi jashtë martese është diçka normale, e tolerueshme, moderne dhe se për të joshur partnerët duhen përdorur patjetër metodat e mashtrimit, gënjeshtrës, manipulimit pa marrë parasysh nëse lëndohen ndjenjat apo personaliteti i tyre. Mbi të gjitha mediat, ajo e shkruar dhe vizive, po krijojnë opinonin se martesa ka dalë nga moda dhe se është moderne të jetosh me partnerë (pa qenë nevoja të lidhesh në klauzola martesore), të bashkëjetosh me ta seksualisht apo të jesh homoseksual. Homoseksualiteti, brutaliteti dhe prostitucioni po konsiderohen gjithnjë e më tepër si diçka normale. Kemi arritur në një fazë (në sajë edhe të shfrytëzimit efikas të instrumenteve të marketingut), ku disa individë të caktuar të shoqërisë e konsiderojnë të pakufizuar të drejtën tyre për t'u shprehur deri në ekstrem…


    Nëse kjo nënkupton lirinë e vërtetë përse atëherë ndeshemi me dukuritë e mëposhtme [?]:

    1. Numri i të rinjve dhe të rriturve të infektuar nga virusi HIV (faza paraprake e SIDA-s) po rritet me një tempo alarmante. Afrika e Jugut regjistron shifrat më alarmante të të infektuarve duke zënë vendin e parë në botë; HIV/SIDA ka marrë përmasat e një epidemie jo vetëm atje. Grupmoshat më të prekura nga kjo epidemi janë adoleshentët, por nuk ngelen pas as të rriturit bile shpesh ndeshet edhe tek fëmijët!

    2. Tek një nënë e ndershme, që i qëndron besnike bashkëshortit të saj, papritur shfaqet një sëmundje e transmetueshme në rrugë seksuale (p.sh. sifilisi, herpesi apo edhe vetë HIV/SIDA). Si ka mundësi? Sëmundjet ngjitëse seksuale kanë marrë përmasa epidemike në Amerikë ku 40 milion njerëz janë të infektuar me një nga format e sëmundjeve në fjalë.

    3. Fenomeni i shatëzanisë tek adoleshentet po njeh gjithashtu rritje. Vajzat në moshë 11 vjeçare ngelin shtatëzënë – fëmijët presin të lindin fëmijë. Shumë prej adoleshenteve detyrohen të abortojnë, duke iu nënshtruar efekteve emocionale, fizike dhe traumatike që fatkeqësisht e shoqërojnë atë.

    4. Vajzat qysh në moshën 10-12 vjeç kryejnë marrëdhënie seksuale pa marrë masa profilaktike, duke u hapur rrugën kështu problemeve serioze më vonë. Kur i pyesin ato përgjigjen: ›Askush nuk na paralajmëroi se kjo që bëmë ishte e gabuar."

    5. Lidhjet martesore ndeshen me kriza të natyrave të ndryshme por që shpesh përfundojnë me divorc pasi bashkëshorti (apo bashkëshortja) kryejnë tradhëti bashkëshortore.Sigu risht që viktimat kryesore të këtyre fenomeneve të trishtueshme janë fëmijët.

    6. Femrat e moshave 2 deri 80 vjeç shpesh bëhen objekte të përdhunimit.

    7. Fenomeni i homoseksualitetit po njeh rritje; aktet homoseksuale që dikur konsideroheshin si akte perverse ndaj shoqërisë, sot shihen si diçka krejt normale duke arritur deri aty, sa në disa shtete lejohen tashmë edhe martesat e homoseksualëve.

    8. Gjithnjë e më tepër, marrëdhëniet e partnerëve përfundojnë në zhgënjim, depresion, konflikt apo hidhërim.


    Fenomenet e mësipërme na vërtetojnë se idea e lirisë seksuale në të vërtetë ka për qëllim skllavërimin e individëve. "Shpëtimtarët" modernë, në të vërtetë s'janë gjë tjetër veçse skllevër të dukurive negative si sëmundjet, depresioni, divorcet, padurimi, dyfytyrësisë mashtrimit dhe zhgënjimit. Individë, organizata jo qeveritare dhe qeveri të ndryshme po kërkojnë zgjidhje për problemet e panumërta të imoralitetit dhe fenomeneve të panumërta që i shoqërojnë ato.

    Të dhënat tregojnë se 2/3 e shkollave në Amerikë sot propagandojnë idenë e ›mos kryerjeve të marrëdhënieve seksuale para martese", dhe se ›marrëdhëniet e sigurta" bazohen jo tek masat profilaktike, por tek ›mos kryerja e marrdhënieve seksuale para martese", si dhe idenë e një partneri seksual për gjithë jetën (në kundërshtim me tradhëtinë bashkëshortore). Gjithashtu një pjesë e mirë e shteteve të SHBA-së aktualisht propagandojnë tek të rinjtë, idenë e krenarisë të së qenit i virgjër deri në martesë dhe shumë studentë në fakt nënshkruajnë çertifikata në të cilat zotohen t'i përmbahen kësaj "mode" të re të abstenimit seksual.

    Sa kohë do të zgjasë ky fenomen? Do të gjendemi vallë para një revolucioni të ri "seksual"? Përgjigjen ndaj kësaj pyetje apo dileme, si dhe ato të karakterit të ngjashëm me të dhe që përbëjnë rreziqe serioze për shoqërinë (si p.sh: imoraliteti, alkoolizmi, drogat, lojrat e fatit, kriminaliteti, mashtrimi dhe materializmi) na e jep Kurani, i cili vlen për të gjithë njerëzimin. Parimet e Kuranit janë të një karakteri universal dhe vlejnë për të gjitha kohërat. Misioni i Pejgamberit Muhamedit (paqja dhe bekimi qofshin me të) qëndronte tek demonstrimi praktik dhe vënia në praktikë e këtyre parimeve universale. Për rrjedhojë, kushdo që ndjek shembullin e përkryer të Pejgamberit, paqja dhe bekimi qofshin me të, është në rrugë të mbarë.
    « Editimi i fundit: 09-04-2006, 22:57:36 nga Forumi Islam »

    • Postime: 1
  • i identifikuar
    sara86
    #1 ne: 09-05-2008, 17:59:26
    vallahi ke shume tedrejte....sot po ndodhin me te vertete gjera te turpeshme..dhe te pa morale sepse mungon nga baza edukimi  i femijes,...i prinderit..i familjes duke arritur ne keto permasa tragjike...kemi nje shoqeri te shturur...inshallah kohet ndryshojne
     lutesi)) lutesi)) :trendafili miupafshim
    :trendafili :trendafili
  • i identifikuar
    Emira
    #2 ne: 06-08-2009, 15:41:37
    Ka edhe njerez qe bejne seks per qejf, pa qene nevoja te perdhunojne apo te perdhunohen nga dikush etj etj etj. Po kesaj, si i behet???? A mos valle eshte mekat te ndiesh deshira te tilla?

    Temat e fundit