Pyetje - Përgjigje - Gruaja dhe Familja në Islam

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pyetje - Përgjigje

· 222 · 39986

Pyetje - Përgjigje

· 222 · 39986

  • Postime: 2
  • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    ne: 28-10-2005, 13:43:16
    Selam për ju!

    Ju përshëndes gjithëve që shpjegoni fenë, u regjistrova dhe po shoh se shumë mirë po qartesohen punët e fesë, desha te bëj disa pyetje,që si kam teqarta si:

    1. Si merret gusli, dhe me i pas gishtat me llak, a pranohet abdesi?
    2. A është e saktë se me t'pa dikush pa mbulesë, s'të pranohet namazi?

    Faleminderit!


    Në këtë temë do të bëhen pyetje-përgjigje për çdo gjë në lidhje me gruan dhe dispozitat islame.
    « Editimi i fundit: 30-03-2006, 09:09:58 nga Stafi »

    • Postime: 366
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #1 ne: 28-10-2005, 14:38:51


    Alejkum Selam Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.

    E lus All-llahun s.u.t. qe t`ia kalosh mire ketu ne forum dhe Insha`all-llah perfiton nga ana Fetare.

    Sa i perket Pyetjes se Pare:

    Citim:
    1.Si meret gusli,dhe me i pas gishtat me llak,a pranohet avdesi?


    Nese behet fjale per Guslin e Xhunubllikut, Transmentohet nga Aishja (radiall-llahu anha) se ka thene:
    Ka qene Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), nese merte Gusel (per shkak te Xhunubllikut), i lante duart e tij, pastaj merte Abdes, sikurse merte per Namaz, pastaj i ferkonte floket e tij me gishtat e dores, derisa mendonte qe i eshte lagur lekura, ( dhe para se ti ferkonte floket) hidhte uje ne koken e tij tre here, pastaj e lante pjesen e mbetur te trupit te tij.
    Tra: Imam Bukhariu.

    Gjithashtu Transmentohet nga Gruja e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), Mejmunetu Bintu Harith (radiall-llahu anha) se ka thene:
    I kam sjedhur uje te Derguarit te All-llahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), qe te lahet per shkak te Xhunubllikut, dhe me doren e tij te Djathte hodhi une ne doren e Majte, dy ose tre here, dhe lau Organin e Tij, pastaj ka ferkuar me to (duart) murin ose ne toke, dy ose tre here, (ketu behet fjale, qe i ka shplare duart pasi ka lare Organin), pastaj ka futur uje ne Hunde dhe ne Goje (sikurse kur marim abdes), dhe lau Fytyren e tij dhe Krahet, pastaj derdhi ne koken e tij uje, pastaj e lau te gjithe Trupin, pastaj u largua pak nga vendi ku u la, dhe i lau kembet e tij, (me kembe ketu, nenkuptohet pjesa qe lajme kur marim Abdes, qe eshte nga Kyci e poshte).....
    Tra: Imam Bukhariu.

    Sa i perket larjeve te kembeve, (nga kyce e psoshte) prej Sunnetit eshte qe ato te lahen mbasi ta mbarojme Guslin.

    Kur nje Grua i ka gishtat e saj me Llak, dhe mer Abdes, abdesi i saj nuk eshte i rregullt, ose me mire nuk ka Abdes, sespe Llaku, nuk e lejon depertimin e ujtit tek thonjte, keshtu qe do te ishte mire per ato Motra te cilat e perdorin Llakun apo Manikyrin, qe para se te marin Abdes ti mastrojne Gishtat.

    Sa per Pytjen e dyte:

    Citim:
    2.A esht e sakt se metpa dikush pa mbulese,stpranohet namazi?


    Pyetja eshte pak si e pa qarte edhe nuk po arrij te kuptoj se c`fare kihet per qellim, keshtu qe do te ishte me mire qe para se te pergjigjem tu parashtronte edhe nje here Pyetja, dhe me hollesi nese eshte e mundeshme, sespe sikurse Dihet Gruja duhet te jete e Mbuluar kur te Falet, keshtu qe nese ajo eshte e Zbulume asaj nuk i pranohet Namazi, keshtu qe ( a me te pare dikush pa mbulese, ste pranohet Namazi) kete nuk po arrij te kuptoj se c`fare kihet per qellim.

    Selamu Alejkum Ue Rahmetull-llahi Ue Berakatuhu.

    • Postime: 1609
    • Karma: +10/-0
  • i identifikuar

    #2 ne: 28-10-2005, 14:49:24
    1. Si merret gusli, dhe me i pas gishtat me llak, a pranohet abdesi?
    2. A eshte e sakte se me t'pa dikush pa mbulese, s'te pranohet namazi?


    -- Gusuli perbehet nga tri kushte:
    1. Nijeti
    2. Pastrimi i gojes dhe i hundes
    3. Pastrimi i tere trupit


    --  Abdesti:  Uji duhet te depertoje ne lekure apo pjeset e caktuara te trupit qe jane te domosdoshme ne abdest; si fytyra apo krahet. Ne kete rast, pastrimi i kraheve, perfshire duart dhe gishterinjet eshte i domosdoshem, dhe duhet te shperlahen mire, apo te preken me uje. Llaki ne thonje eshte lluks, pra jo i domosdoshem, prandaj, abdesti nuk mund te jete i plote, derisa shtresa e saj (llakit) e pengone shperlarjen si duhet te pjeses se jashtme te thonjeve (perjashtim bene 'rasti i fashes', qe perkdhelet me pak uje).


    -- Namazi, mbulesa dhe harmonizimi:  Namazi eshte ne rend te dyte, pas deshmise, d.m.th shehadetit. Nje musliman kur deshmone se: "Ska zot tjeter pos Allahut dhe Muhammedi eshte i derguar i Tij", i duhet ta shpreh ate edhe ne mendime, ndjenja e vepra. D.m.th. çdo urdher qe vjen nga Allahu, te Cilin e kemi pranuar si Zot te Vetem, duhet te degjohet dhe te rrespektohet edhe me vepra. Mbulesa eshte nje nder kushtet themelore te gruas ne islam. Mirepo, çdo veper ka vendin e vet, dhe per çdo veper ka shperblimin e vet. Megjithate, nuk mund te kete balancim te duhur pa harmonizimin e vepres me bindjen. Nese nje grua muslimane mendone se "Mbulesa" nuk eshte obligim, namazi nuk i pranohet. Sepse mohimi i nje urdheri te Allahut, konsiderohet mospranim i nje pjese te Fjaleve te Tij (Kur'anit), e mosbindja ndaj nje pjese te Kur'anit, shquhet si mohim i vete fjales se Tij, e mohimi i fjales se Tij bie ndesh me shehadetin: "La ilahe il-la Allah".

    Te gjithe kane rene dakort se, "mbulesa" eshte urdher i prere i Allahut per gruan muslimane.

    Nese ndonje i huaj (i huaj: çdo djale qe ka te drejte te te martoje) e sheh ndonje grua muslimane pa mbulese (me floke te zbuluara - sepse nese e sheh edhe me shume te zbuluar, atehere mund te shihet "namazi i saj" si veper, qe thote populli: "shkel e shko"), namazi i asaj gruaje eshte i plote (Allahu e di me se miri), mirepo i pa harmonizuar (me dispoziten e mbuleses).

    Namazi eshte shtylla e Islamit, pa te, zbehet shpirti islam. Me namaz besimtaret perfeksionojne islamin ne zemrat e tyre!

    • Postime: 2
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #3 ne: 30-10-2005, 06:30:57
    ju falemder per pergjigje,

    Zoti ju shtoft dijen

    • Postime: 35
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #4 ne: 30-10-2005, 06:46:52
    Pershendetje per te gjithe

    Nese kam agjeruar dhe jam fal dhe ne kte kohe se kam vrejt se kam pas mistracione,a kam bere gjunah?

    • Postime: 1122
    • Karma: +6/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #5 ne: 30-10-2005, 07:50:17
    Yllza sapo ta veresh kete gje duhet ta ndepresesh namazin edhe agjerimin.
    Nese e veren me pas(pasi je falur) nuk ka asgje fare.
     :)

    • Postime: 532
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #6 ne: 30-10-2005, 07:55:55
    Yllkeza jo nuk ke gjynah.

    Pastertia dhe papastertia ne islam eshte dy llojesh.(Kjo per shkak te gjykimit per namazin)

    Papastertia e brenshme.(Kur je pa abdes megjithese nuk i ke rrobat pis kjo nuk te lejon ty te falesh sepse quhesh i papaster derisa te marresh abdes)

    Papasterti e jashteme(kjo eshte papastertia tek rrobat ose ne trup, megjithese mund te jesh me abdes por ke kete papasterti ne rroba atehere lind obligimi me e pastruar rroben ose trupin .)



    Egziston nje hadith .

    Profeti a.s po falte namaz dhe vjen dhe e lajmeron Xhibrili  se nallanet (pandoflat-taftet) i kishte te papastra atehere profeti a.s i heq nallanet dhe vazhdon namazin.

    E kane shpjeguar dijetaret kete hadith se papastertia tek rrobat nuk e prish namazin sepse Profeti a.s e vazhdoi namazin dhe pjesa ku ishte me nallane te papastra u quajt nga ai perderisa nuk e filloi nga fillii namazin .Kjo eshte per momentin qe nuk e di mirepo kur e di behet detyre pastrimi i saj nese e merr vesh gjate namazit ose para namazit.Kurse per sa i perket problemit kur dikush falet pa abdes dhe nuk e dinte ose kujtohet me vone atehere ky duhet ta fali namazin prape.Sepse nuk ka namaz pa abdes.

    Kjo eshte ceshtje e cila nuk ka shume lidhje me menstrucionet mirepo persa i perket menstruacioneve dhe ceshtjes tende ne fjale eshte keshtu.

    Nese ke crregullime harmonale dhe menstruacionet ste kane ardhur fare atehere nuk ke pse e zvendeson keto dite ramazani per me vone.Mirepo nese te kane ardhur dhe ti je e sigurte qe i ke pasur, mirepo nuk i ke indetifikuar nga pakujdesia etj atehere ditet e ciklit tend do ti zevendesosh me vone.Aq dite sa i ke pasur muajt e tjere.

    Selam aleikum

    • Postime: 8
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #7 ne: 30-10-2005, 08:17:20
    tung

    U gezova shum kur po shoh se po muj me bo pytje ktu

    a muj me pyt se cka me be a me agjeru kur mistracionet,nuk kan tamam ate ngjyren e vete,por shkojn si ne tjeter,kafe ose tjeter,si me e kuptu bash kjart se jam pastru mir?dhe kur te agjeroj tamam te di se jam e paster??

    • Postime: 9
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #8 ne: 30-10-2005, 08:52:37
    Esselamu alejkum

    E nderuara Besarta:ceshtja e crregullimit mestruacional eshte pune mjaft serioze,ngase moskuptimi i drejte i tyre mund te shpie ne mekate te medha,duke qene cdo here e dyshymte se a thua si eshte puna ime te falem apo mos te falem,te agjeroj amos te agjeroj e te ngjajshme,mirepo fale Allahut qe kemi argumente e spjegime nga Muhamedi a.s.Aishja r.a.madje nga dijetaret eminente qe njohin dhe spjegojne mire keto ceshtje..


    Kur kemi te bejme me mistruacionet ngjyre tjeter pos asaj te kuqes(si te natyrshme qe e shohim)duhet patur parasysh se edhe ajo llogaritet mistruacion,mirepo zakonisht  apo shpesh here kjo ngjyre sidhe e zeza  sinjalizon perfundimin e tyre,

    Ne keso problemesh kane has edhe sahabeshat ne kohen e resulullahut,andaj nuk hezitonin e nuk turperoheshin qe te pyesin resulullahun si dhe Aishen r.a.ku pergjigjja ishte se po edhe keto ngjyra llogariten dhe hyne ne rradhen e mistruacioneve,

    Per te kuptuar mire se vertete ke mbaruar me ciklin mujor(mistruacionin)kuptohet lehte pas daljes se nje lengu te bardhe i quajtur(kussatul bejda)"sekrecion i bardhe"per te cilen Ajshja r.a. tha:"La tusalij hata taraijne kusatul bejda"(mos u fal derisa te shohesh sekrecionin e bardhe)mirepo ca dijetare e komentuan se poqese pas mbarimit te cdo cikli mestr..veren kete atehere me doemos duhet te presesh paraqitjen apo daljen e tij,ndersa poqese nuk eshte nga natyra yte dalja e saj,atehere me perfundimin e ngjyres kafe ose te zeze qe nuk del me per nje kohe te shkurter atehere ti je e paster dhe menjehere duhet marresh gusel dhe vazhdosh namazin e agjerimin.

    Me nderime:Esma

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #9 ne: 30-10-2005, 17:38:47
    Libri: Pyetje dhe Përgjigje mbi çeshtjen e gruas në Islam / Albani, Ibn Bazi, Ibn Uthejmini, Ibn Xhibrini, Komisioni i Përbashkët.

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #10 ne: 30-10-2005, 17:40:20
    KAPITULLI I AKIDES ISLAME



    1. MAGJISTARËT DHE FALLTORËT

    Pyetje: Babai im vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje nervore, ndaj vendosëm që ta shtronim në spital për kurim, mirëpo njëri prej të afërmëve tanë na sugjeroi që të shkonim tek një grua, e cila ua dinte ilaçin këtyre sëmundjeve dhe mjaftonte që t'i jepnim vetëm emrin e të sëmurit e ajo do të na tregonte emrin e sëmundjes dhe ilaçin e duhur. A lejohet të shkojmë tek njerëz të tillë?

    Përgjigje: Gruaja përmendur në pyetje nuk është gjë tjetër veçse një prej falltorëve dhe magjistarëve, të cilët pretendojnë se dinë dijen e fshehtë (El-gajb)1 dhe kërkojnë ndihmë prej xhindëve për të shëruar sëmundje të tilla, ndaj besimi i fjalëve të tyre apo shkuarja tek ta për shërimin e sëmundjeve janë të ndaluara rreptësisht. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    "Nuk i pranohet namazi dyzetë ditë rrjesht atij që shkon tek një falltor për ta pyetur për diçka." {Trans. Muslimi}
    "Kush shkon tek një falltor apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i është shpallur Muhammedit."

    Hadithet që trajtojnë këtë temë janë të shumtë. Detyra jonë është që t'i luftojmë këta sharlatanë dhe të paralajmërojmë të tjerët që të mos bien në grackën e tyre. Në të njëjtën kohë duhet të lajmërojmë organet shtetërore kompetente, në mënyrë që këta mashtruesë të marrin dënimine merituar.2 Lënia pas dore e kësaj detyre sjell pasoja tepër të dëmshme për shoqërinë, sepse shumica e njerëzve, si pasojë e injorancës së tyre, nuk e dinë realitetin e këtyre njerëzve dhe mund t'u besojnë lehtësisht fjalëve dhe gënjeshtrave të tyre. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    "Kush sheh një të keqe, duhet të mundohet ta ndryshojë me dorën e tij; nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me gjuhën e tij; nëse nuk ka mundësi, le ta ndryshojë me zemrën e tij. Mirëpo ky është besimi më i dobët." {Trans. Muslimi}
    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #11 ne: 30-10-2005, 17:40:43
    2. KUNDËRSHTIMI I LIGJEVE TË ALLAHUT

    Pyetje: Si është vendimi i Islamit për ata njerëz që thonë se disa dispozita të Legjislacionit Islam, si p.sh. ndryshimi midis mashkullit dhe femrës në ndarjen e trashëgimisë, janë të vjetëruara dhe kanë nevojë të rishikohen e të ndryshohen në mënyrë që të përshtaten me nevojat e njerëzve në këtë fundshekulli?

    Përgjigje: Askush nuk ka të drejtë që të ndryshojë apo kundërshtojë dispozitat e përcaktuara nga Allahu dhe i Dërguari i Tij në Kuran dhe Sunet, për të cilat kanë rënë dakort njëzëri të gjithë dijetarët muslimanë (si p.sh. namazi, zekati, agjërimi, ndarja e trashëgimisë etj.), pasi ato përbëjnë legjislacionin më të përsosur të njohur njerëzimi, i cili do të jetë i vlefshëm deri në Ditën e Kijametit. Në këtë dispozitë hyn edhe shembulli i përmendur nga pyetësja, pasi ndarja e trashëgimisë bën pjesë në dispozitat e lartëpërmendura, ndaj detyra e çdo muslimani është që të besojë dhe punojë në përputhje me të, pa shfaqur as pakënaqësinë më të vogël.
    Të gjithë ata që mendojnë se këto rregulla duhet të rishikohen apo të ndryshohen, janë jobesimtarë, sepse kundërshtojnë Allahun, Pejgamberin dhe Ixhmain e dijetarëve muslimanëve.3
    Ibn Baz

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #12 ne: 30-10-2005, 17:41:07
    3. LARJA ME GJAK PËR TË SHËRUAR SËMUNDJET

    Pyetje: Nëna ime është e sëmurë dhe, megjithëse ka shkuar në disa spitale, nuk ka gjetur ilaç për sëmundjen saj. Për këtë shkak, ajo shkoi tek një magjistar, i cili kërkoi prej saj që të lahej me gjak dhie. Nëna ime, duke mos e ditur vendimin e Islamit për një gjë të tillë, veproi siç i tha ai. A është e lejueshme kjo gjë? Nëse jo, ç'duhet të bëjë ajo për të shlyer atë që ka bërë?
    Përgjigja: Shkuarja tek falltorët dhe magjistarët, për shërimin e sëmundjeve, apo besimi i fjalëve të tyre është një gjë e ndaluar, madje kjo vepër konsiderohet prej gjynaheve më të mëdha. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    "Kush shkon tek një falltor dhe e pyet për diçka, nuk i pranohet namazi dyzetë ditë." {Tra. Muslimi}
    "Kush shkon tek një falltor apo magjistar dhe i beson fjalët e tij, ka mohuar atë që i ka zbritur Muhammedit." {Trans. Tirmidhiu. Hadithi është i saktë}
    "Nuk është prej nesh ai që bën magji dhe ai që kërkon t'i bëhet magji; nuk është prej nesh ai që hedh fall dhe ai që sheh fall... Kush shkon tek një magjistar dhe u beson fjalëve të tij, ka mohuar atë që i është zbritur Muhammedit." {Trans. Bezzari. Zinxhiri i transmetimit është i mire}
    Larja me gjak është papastërti dhe e papëlqyeshme, ndaj nuk lejohet shërimi me një gjë të tillë. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    "Allahu ka krijuar për çdo sëmundje ilaçin e saj, ndaj përdorini ato për t'u kuruar, por mos u kuroni me diçka që është haram."
    "Allahu nuk e ka bërë shërimin tuaj në ato gjëra që i ka bërë haram." {Trans Bejhekiu}

    Gruaja në fjalë duhet të pendohet sinqerisht dhe të mos e përsërisë më këtë gjë. Allahu i Madhëruar thotë:
    "Pendohuni tek Allahu, të gjithë ju o besimtarë, nëse doni të shpëtoni." {24:31}
    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #13 ne: 30-10-2005, 17:41:30
    4. VENDOSJA E THIKËS PËR TË MBROJTUR FEMIJËT

    Përgjigje: Kemi parë disa njerëz që vënë një thikë tek shtrati i fëmijëve të vegjël, me qëllim që t'i mbrojnë nga xhindët. A lejohet një gjë e tillë?
    Përgjigje: Vendosja e thikës, apo e ndonjë sendi tjetër të ngjashëm me të,4 për të mbrojtur fëmijët nga xhindët, është e ndaluar. Në vend të saj duhet të lexohen duatë (lutjet) që na ka mësuar Profeti (paqja qoftë mbi të), me anën e së cilave kërkohet mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe ngacmimeve të tij. Kështu ka vepruar edhe Profeti (paqja qoftë mbi të) me dy nipat e tij, Hasenin dhe Husejnin, për t'i mbrojtur nga çdo e keqe.

    Të njëjtën gjë themi dhe për hajmalitë,5 sepse Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:''Mos ia plotësoftë Allahu dëshirën atij që vë një hajmali."
    Kurse në një transmetim tjetër, ka thënë: "Kush vë një hajmali ka bërë shirk."6
    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #14 ne: 30-10-2005, 17:41:57
    5. TË ANKUARIT NGA SHKAKU I SËMUNDJEVE

    Pyetje: Jam një grua e sëmurë. Në disa raste ndodh që të qaj nga shkaku i sëmundjes. A konsiderohet qarja ime si kundërshtim i Caktimit të Allahut dhe mospajtim me Vendimin e Tij, duke pasur parasysh se kjo ndodh në mënyrë të pavullnetshme? Po biseda me të afërmit rreth sëmundjes sime, a konsiderohet si e tillë?

    Përgjigje: Qarja me lot, por pa zë, është e lejuar në raste të tilla, sepse edhe Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur i vdiq djali i tij, Ibrahimi, tha:
    "Syri loton, zemra dëshpërohet, mirëpo nuk themi përveçse atë që kënaq Allahun. Ne me të vërtetë jemi të dëshpëruar nga ndarja jote, o Ibrahim." Po ashtu, janë transmetuar hadithe të shumtë që kanë të njëjtin kuptim.
    Biseda me të afërmit për sëmundjen tënde është e lejueshme, mirëpo në të njëjtën kohë duhet të falenderosh Allahun e të kërkosh prej Tij që të të shërojë sa më shpejt.

    Ne, nga ana jonë, lusim Allahun që të të sjellë shërim sa më të shpejtë dhe të këshillojmë që të durosh dhe të shpresosh tek shpërblimi e Allahut, i Cili thotë:
    "Me të vërtetë Allahu i shpërblen pa kufi, ata që durojnë." {39:10}
    Ndërsa Profeti (paqja qoftë mbi të) thotë: "Allahu ia fshin gjynahet muslimanit me çdo shqetësim, hidhërim, ofendim, sëmundje apo fatkeqësi që i vjen atij, bile edhe me gjembin që i hyn në këmbë."

    "Allahu i sprovon me fatkeqësi ata që i do."7

    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #15 ne: 30-10-2005, 17:42:25
    6. KËRKIMI I VDEKJES

    Pyetje: Jeta ime ka qenë gjithmonë e mbushur me probleme e telashe të ndryshme, ndaj kam filluar që ta urrej atë. Sa herë që më ndodh ndonjë fatkeqësi, i lutem Allahut që të vdes sa më shpejt e të shpëtoj nga hallet që më kanë rënë mbi kokë, pasi për mua, kjo është rrugëdalja e vetme. A është e lejuar kjo gjë që bëj unë?

    Përgjigje: Kërkimi i vdekjes për shkak të fatkeqësive që i ndodhin njeriut është i ndaluar, sepse Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    "Askush s'duhet ta kërkojë vdekjen për shkak të ndonjë fatkeqësie, por nëse mendon se duhet ta kërkojë atë patjetër, atëherë le të thotë: O Zot! Nëse jeta është më e mirë për mua, më jep mundësi të jetoj; por nëse vdekja është më e mirë për mua, atëherë më jep mundësi që të vdes."
    Ndaj muslimani duhet të shpresojë tek shpërblimi i Allahut dhe të presë me durim kalimin e fatkeqësisë. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka thënë:
    "Fitorja vjen me durim, gëzimi vjen pas dëshpërimit dhe pas çdo vështirësie ka lehtësim."

    Në të njëjtën kohë, duhet të kemi parasysh se vështirësitë dhe problemet që ndesh muslimani gjatë jetës, fshijnë një pjesë të gjynaheve të tij dhe se vetëm me durim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut mund të arrihet grada e lartë, për të cilën Ai thotë:
    "Përgëzoji ata të cilët, kur u ndodh ndonjë fatkeqësi, bëjnë durim dhe thonë: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi." (2:156)

    Në mbyllje, do të dëshiroja që t'i tërhiqja vëmendjen pyetëses, lidhur me faktin se "vdekja është rrugëzgjidhja vetme për problemet e saj", pasi ky është një mendim tërësisht i gabuar. Vdekja nuk i zgjidh problemet, përkundrazi, i shton ato, sidomos kur njeriu vdes duke pasur gjynahe për të cilat nuk është penduar akoma; kështu, në këtë rast, vdekja nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të shpejtonte dënimin e Allahut. Ndaj duhet të bësh durim, sepse çdo fatkeqësi, sado e madhe qoftë, e ka fundin e vet. Allahu i Madhëruar thotë:
    "Me të vërtetë, pas vështirësisë ka lehtësim. Me të vërtetë pas vështirësisë ka lehtësim." {94:5-6}

    Ibn Uthejmin

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #16 ne: 30-10-2005, 17:42:46
    7. PAPASTËRTIA ABSTRAKTE E JOBESIMTARËVE

    Pyetje: Allahu i Madhëruar thotë se idhujtarët janë të papastër. ç'është kjo papastërti dhe a duhet të largohemi prej tyre, pra të mos i përshëndesim me dorë me ta? A konsiderohen të papastra gjërat që prekin ata, sidomos kur kemi parasysh se ata punojnë edhe në qendra tregtare?

    Përgjigje: Allahu i Madhëruar thotë:"Me të vërtetë idhujtarët janë të papastër." {9:28}
    Kurse për hipokritët thotë: "Largohuni prej tyre! Ata janë të fëlliqur." {9:95}
    Fjalët papastërti dhe fëlliqësi, në këto dy ajete, janë përdorur me kuptim të figurshëm dhe jo në kuptimin e tyre origjinal. Papastërtia e jobesimtarëve është diçka abstrakte dhe me të nënkuptohet e keqja dhe dëmi që buron nga besimi i tyre, ndërsa trupat e tyre janë të pastër, nëse nuk gjendet në to diçka e papastër. Pra, papastërtia e tyre nuk është konkrete, ndaj lejohet veshja e rrobave të veshura më parë prej tyre, sigurisht nëse janë të pastra, me përjashtim të rrobave me të cilat ata mbulojnë vendet e turpshme, pasi, siç dihet, jobesimtarët, në përgjithësi, nuk u japin rëndësi pikave të urinës që mund të bihen në rrobat e tyre, sidomos kur nuk janë bërë synet.

    Gjithashtu, lejohet përdorimi i sendeve të prodhuara prej tyre, pasi Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) dhe shokët e tij i kanë përdorur ato. Nga ana tjetër, duhet të kemi parasysh se në esencë, çdo gjë është e pastër, derisa të vijë një argument i saktë që të provojë të kundërtën.

    Ibn Xhibrin

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #17 ne: 30-10-2005, 17:43:02
    8. SHOQËRIMI ME JOBESIMTARËT

    Pyetje: A lejohet të shoqërohemi me jobesimtarët, qofshin ata të krishterë ose hindusë9 dhe të hamë e të flasim me ta, me qëllim që t'i ftojmë në Islam?

    Përgjigje: Muslimanit i lejohet që të shoqërohet dhe të bisedojë me jobesimtarët, me qëllim që t'i thërrasë në Islam e t'u sqarojë të vërtetën islame, pasi kjo është e vetmja mënyrë për t'i bindur ata të pranojnë fenë e Allahut. Pra, të shoqëruarit me ta nuk konsiderohet si gjynah, pasi kjo gjë bëhet për të arritur diçka të mirë.

    Ibn Xhibrini

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #18 ne: 30-10-2005, 17:44:04
    9. SINQERITETI DHE HIPOKRIZIA

    Pyetje: Në disa raste, njeriu dëshiron të bëjë një vepër të mirë, mirëpo shejtani mundohet ta largojë duke i thënë: "Ti e bën këtë punë që të të shohin të tjerët." Si mund t'i largojmë këto ngacmime të shejtanit?

    Përgjigje: Në raste të tilla, muslimani duhet të kërkojë mbrojtje nga Allahu prej shejtanit dhe në të njëjtën kohë nuk duhet ta lërë në mes punën e mirë, por ta vazhdojë atë, duke mos i vënë veshin ngacmimeve të shejtanit, i cili gjithmonë mundohet që t'i largojë muslimanët nga kryerja e veprave të mira. Nëse muslimani vepron në këtë mënyrë, atëherë ngacmimet e shejtanit do të largohen, inshallah.

    Ibn Uthejmin

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #19 ne: 30-10-2005, 17:44:31
    11. ARSYEJA E KRIJIMIT TË ENGJËJVE MBROJTËS

    Pyetje: Allahu i Lartësuar ka caktuar disa engjëj që të shkruajnë të gjitha punët që kryen njeriu. Përse i ka krijuar Allahu këta engjëj, kur dihet fare mirë se Ai di çdo gjë dhe nuk mund t'i fshihet asnjë punë, sado e fshehtë qoftë?

    Përgjigje: Në rradhë të parë duhet të kemi parasysh se njeriu nuk është në gjendje të kuptojë shkakun e krijimit apo ekzistencës së shumë gjërave në botën që na rrethon. Kështu, ç'përgjigje do të jepnim, nëse dikush do të na pyeste:
    - Përse disa kafshë ecin me katër këmbë, ndërsa disa të tjera ecin me dy? Përse njeriu është krijuar me dy duar dhe jo me tre...? Përse...? Përse ...?
    Sigurisht që përgjigja e mundshme do të ishte: vetëm Allahu e di këtë gjë. Të njëjtën përgjigje do të jepnim edhe nëse pyesim për një pjesë të mirë çështjeve fetare, si p.sh. numri rekateve të namazeve, dhënia mes'h kokës në abdes, qëndrimet e ndryshme të namazit etj.
    Nga shembujt e mësipërm kuptojmë se dija e njeriut është shumë e kufizuar, ndaj dhe Allahu i Madhëruar thotë:
    "(Nëse) të pyesin ty për shpirtin, thuaj: shpirti është çështje e Zotit Tim. Juve nuk ju është dhënë vetëm se një pjesë e vogël e diturisë." {17:85}
    Megjithatë, është diçka e mirë që njeriu të përpiqet për të kuptuar dhe zbuluar shkakun (urtësinë) e krijimit të krijesave të ndryshme apo arsyen e vendosjes e rregullave të Sheriatit Islam e nëse nuk është në gjëndje ta bëjë këtë, për çfarëdolloj arsyeje, atëherë kjo gjë nuk përbën asnjë problem, pasi muslimanit i mjafton që Allahu di më së miri çdo gjë.
    Tani le t'i kthehemi pyetjes rreth shkakut të krijimit të engjëjve që shënojnë veprat e njeriut. Allahu i Madhëruar, me anën e kësaj gjëje, u demonstron njerëzve preçizionin dhe përsosmërinë e krijimit të Tij dhe u tregon atyre se Ai nuk i bën padrejtësi askujt dhe se gjykimi i tij është i pagabueshëm.

    Ibn Uthejmin

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #20 ne: 30-10-2005, 17:45:11
    13. DYSHIMI NË ABDES

    Pyetje: ç'duhet të bëjë ai person, i cili është në dyshim nëse e ka prishur abdesin apo jo?

    Përgjigje: Nëse dikush është në mëdyshje, nëse e ka prishur abdesin apo jo, atëherë abdesi i tij konsiderohet i saktë, sepse njeriu, në esencë, është i pastër, ndaj dhe dyshimi nuk mund të bëhet shkak për prishjen e abdesit. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të), kur u pyet për dyshimin e prishjes së abdesit gjatë faljes, tha:
    "Mos u largo nga namazi, derisa të dëgjosh zhurmën apo të ndiesh erën."
    Ndaj abdesi i tij është i saktë dhe ai mund të falet, të bëjë tavaf rreth Qabes, të lexojë në Kuran etj.

    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #21 ne: 30-10-2005, 17:45:34
    14. MËNYRA E FËRKIMIT TË KOKËS GJATË ABDESIT

    Pyetje: Si duhet ta fërkojë gruaja kokën e saj gjatë marrjes së abdesit? A është i mjaftueshëm fërkimi i një pjese të saj?

    Përgjigje: Mënyra e fërkimit të kokës për gratë është e njëjtë si ajo e burrave: fërkohet e gjithë koka me dorë të lagur, duke filluar që nga vendi ku dalin flokët e deri në zverk, së bashku me veshët. Ndërsa gërshetat nuk ka nevojë që t'i fërkojë. Në disa hadithe të saktë thuhet se Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) e fërkonte kokën duke filluar nga ana e përparme deri në zverk, së bashku me veshët.
    Në esencë, burrat dhe gratë janë të barabartë para rregullave të Sheriatit Islam, me përjashtim të atyre rregullave, për të cilat janë transmetuar argumente të saktë.

    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #22 ne: 30-10-2005, 17:47:10
    15. DHENIA MES'H MBI çORAPET E TEJDUKSHME

    Pyetje: A lejohet t'u japim mes'h13 çorapeve të tejdukshme, gjatë abdesit?

    Përgjigje: çorapet, të cilave lejohet t'u jepet mes'h, duhet të jenë të trasha dhe të dendura. Nëse janë të tejdukshme nuk lejohet t'u japësh mes'h, sepse këmba konsiderohet e zbuluar.

    Ibn Bazi

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #23 ne: 30-10-2005, 17:47:28
    16. PAPASTERTIA E THATE

    Pyetje: A bëhen pis rrobat e atij personi, i cili ulet në një vend ku ka urinuar një fëmijë i vogël, pas tharjes së vendit?

    Përgjigje: Prekja e diçkaje të papastër me një pjesë të trupit apo rrobave, pasi është tharë, nuk e bën të pisët vendin e prekur, sepse papastërtia depërton vetëm kur është e lagur. Në bazë të kësaj, është e lejueshme hyrja këmbëzbathur në banjo, nëse këmba dhe dyshemeja e banjos janë janë të thata.

    Ibn Xhibrini

    • Postime: 129
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #24 ne: 30-10-2005, 17:47:48
    17. MBETURINAT E MBETURA MIDIS DHËMBËVE DHE ABDESI

    Pyetje: A duhet të pastrohen mbeturinat e ushqimit të mbetura midis dhëmbëve, para marrjes së abdesit?

    Përgjigje: Heqja e mbeturinave të mbetura midis dhëmbëve nuk është detyrë, por s'ka dyshim se mbajtja pastër e dhëmbëve është në të mirë të shëndetit të njeriut, pasi kalbëzimi i këtyre mbeturinave është burimi kryesor i shumë sëmundjeve. Ndaj, është mirë që muslimani, pasi të mbarojë ushqimin, t'i lajë dhëmbët e tij
    me furçë apo me misvak14, në mënyrë që të pastrojë mbeturinat e ushqimit, pasi lënia pas dore e kësaj gjëje shkakton ndërrimin e erës së gojës. Pejgamberi (paqja qoftë mbi të) ka thënë për misvakun:"Ai mban gojën të pastër dhe kënaq Allahun."

    Ibn Uthejmin

    Temat e fundit