SHEJTANI MË SHTYRI NË PROSTITUCION - Gruaja dhe Familja në Islam

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

SHEJTANI MË SHTYRI NË PROSTITUCION

· 30 · 8157

SHEJTANI MË SHTYRI NË PROSTITUCION

· 30 · 8157

  • Postime: 455
  • Karma: +4/-0
  • i identifikuar

    ne: 15-02-2006, 02:03:27
    SHEJTANI MË SHTYRI NË PROSTITUCION

    Jam 18 vjeçare dhe jam studente ne Fakultetin Juridik. Kam qene e dashuruar ne një djalosh 25 vjeçar, i cili për mua ishte çdo gjë. Paraqitej si i turpshëm dhe i ndershëm derisa edhe ndodhi ajo qe nuk e prisja: Bëra prostitucion me te dhe vazhdova kështu për 8 muaj me radhe kur edhe mbeta me barre.
    E lajmërova te dashurin për këtë ndërsa ai me tha se patjetër duhet ta abortosh. Tentoi disa here për këtë porse unë e gënjeva dhe i thashë se e kam abortuar. Lotët e mi nuk ndaleshin ngase unë i kam bere mëkat Allahut, subhanehu ve teala…
    Ajo qe me shkaktoi dhimbje edhe me shume është rasti vijues, ku familja e tij kishin kuptuar lidhjet tona dhe motra e tij me erdhi duke me thënë: Oj hafidhe e Kur'anit Kerim! Si e bere këtë?! Si e bën këtë sytë tu, te cilët kane lexuar fjalën e Allahut?!
    Unë nuk e zbulova gabimin tim përveç se kur kaloi koha dhe ishte vone. Djaloshi im e fejoi një vajze tjetër u largua prej meje duke me thënë fjalët me banale, te cilat me detyruan te kthehem dhe te pendohem: "Nëse unë martohem me ty, Zoti e di se çka bën ti kur unë nuk jam ne shtëpi". E lashë qe ta marre shpërblimin (ndëshkimin) tek Allahu, subhanehu ve teala…
    Familja ime u njoftuan për rastin keshtuqe babai im me dërgoi tek mjeku dhe e abortova foshnjën. Me pas e kreva edhe operacionin e kthimit te beqarisë por u ndjeva shume e turpëruar sepse unë humba Zotin tim dhe moralin time. Unë pendohem tek Ti o Mëshirues, Mëshirëplote! Këshillën time ia kushtoje çdo te riu dhe te reje qe te largohen nga gjerat e ndaluara si dhe e falënderoj Allahun për çdo gjë. Lutem për atë djalosh qe ta udhëzojë Allahu ashtu siç me udhëzoi mua!!!
    www.twbh.com
    Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
    15-2-2006, e mërkurë
    Brunei Darussalam

    • Postime: 1533
    • Karma: +6/-0
  • i identifikuar

    #1 ne: 15-02-2006, 12:05:35
    Shejtani ka force vetem mbi labilet dhe ata qe skan iman te forte.

    • Postime: 440
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #2 ne: 15-02-2006, 12:19:36
    Po mire mor Sedat, duhet te mbetesh me barre per te kuptu qe marredheniet seksuale jashtemartesore jane te ndaluara tek Zoti?

    Per mendimin kjo histori ishte jo vetem e shemtuar, por edhe pa vlere. Vajza ne fjale, psaka kryer nje gabim, eshte genjyer, dhe pasi paska mbetur me barre e psaka kuptuar gabimin.
    Dhe cfare paska bere? Ne vet qe thjehst ti drejtohet Zotit me pendim te sinqerte, i paska fut dhe i abort, duke e ngarkuar veten me nje gjynah edhe me te madh duke vrare foshnjen e vet ne barkun e saj, dhe si te mos mjaftonte gjithe kjo i paska fut edhe nje te qepme organit, ne menyre qe burri i ardhshem i mundshem te flere i qete ne darke duke menduar se gruan e ka te virgjer. Ne kete mnyre i ka pastruar edhe gjurmet e krimit, te dy krimeve dhe tani merr persiper te rrefehet ne anonimitet neper internete.

    Ky eshte nje makabritet.  E bejme fajin, e mbulojme me nje krim shume me te rende, dhe pastaj pasi kemi fshehur te gjitha provat, mendojme per pendesen. Nuk dua te hyj ne ceshtjet e Zotit. Uroj qe vertete Ai ta fale (nese kjo histori eshte e vertete, pasi nuk besoj se eshte e tille). Por kjo histori nuk deshmon asgje te vyer, asnje shembull sinqeriteti dhe devocioni, ose permiresimi. Ne kete histori, vajza ne fjale deshmon se ka shume me frike opinionin se sa Zotin. Pasi vret foshnjen e vet, per te mos dale e felliqur ne sy te njerezve. Kjo eshte vertete makbritet.
    Po keshtu lan edhe duart si Ponc Pilati pas krimit duke qepur organin, qe te "rikthehet" perseri ne virgjeri dhe i shoqi i ardheshem mund te kenaqet naten e pare te marteses duke pare gjakun e virgjerise se rreme te rrjedhe nder carcafe.
    Dhe krimi i fundit eshte ai i hipokrizise se vazhdueshme. Ajo hipokrizi e cila do ta shoqeroje cdo nate me te shoqin ne krevat, duke e bere ate te besoje se trupi i gruas se tij nuk eshte prekur nga askush tjeter pervec tij.

    Kjo e fundit me duket akoma me teper TURP!

    • Postime: 5949
    • Karma: +9/-0
  • i identifikuar

    #3 ne: 15-02-2006, 12:23:57
    Familja ime u njoftuan për rastin kështuqë babai im me dërgoi tek mjeku dhe e abortova foshnjën. Me pas e kreva edhe operacionin e kthimit te beqarisë por u ndjeva shumë e turpëruar sepse unë humba Zotin tim dhe moralin time. Unë pendohem tek Ti o Mëshirues, Mëshirëplotë!

    E-he posi posi shejtani e ktheu ne prostitucion ^o)
    Sigurisht qe do perfundonte sikurse perfundoi, prindërit i paska goxhaaaaa te ndergjegjesuar e me shpirt shuuuume te pastër :@... e dergokan dhe tek mjeku për abort & shqepjet na i kthejnë ne qepje. Kulmi!!!! O ZOOOOOTTTT çfarë mashtruesash e njerëz te pashpirt qe mban kjo toke! Jam pa fjale fare, SPEECHLESS!!!
     Duket sa qenka penduar, posi... :O

    Nesër pas nesër kjo do të mashtroj akoma me shumë një mashkull tjetër... HIC FARE nuk është penduar! HICCCCC! Po të ishte penduar nuk do të bëhej bashkepunetore e krimeve te tjera edhe akoma me te renda. Femer pa pikë karakteri!
    « Editimi i fundit: 15-02-2006, 12:30:56 nga SmiLey »

    • Postime: 5949
    • Karma: +9/-0
  • i identifikuar

    #4 ne: 15-02-2006, 12:39:57

    Ky është një makabritet.  E bëjmë fajin, e mbulojme me një krim shumë me te rëndë, dhe pastaj pasi kemi fshehur të gjitha provat, mendojmë për pendesen. Nuk dua te hyj ne çështjet e Zotit. Uroj qe vërtetë Ai ta fale (nëse kjo histori është e vërtetë, pasi nuk besoj se është e tillë). Por kjo histori nuk dëshmon asgjë te vyer, asnjë shembull sinqeriteti dhe devocioni, ose përmirësimi. Ne këtë histori, vajza ne fjale dëshmon se ka shumë me frikë opinionin se sa Zotin. Pasi vret foshnjen e vet, për të mos dalë e felliqur ne sy te njerëzve. Kjo është vërtetë makbritet.
    Po kështu lan edhe duart si Ponc Pilati pas krimit duke qepur organin, qe te "rikthehet" përsëri ne virgjeri dhe i shoqi i ardheshem mund te kenaqet naten e pare te marteses duke pare gjakun e virgjerise se rreme te rrjedhe nder çarçafe.
    Dhe krimi i fundit është ai i hipokrizise se vazhdueshme. Ajo hipokrizi e cila do ta shoqeroje çdo nate me te shoqin ne krevat, duke e bërë atë te besoje se trupi i gruas se tij nuk është prekur nga askush tjetër përveç tij.

    Kjo e fundit me duket akoma me tepër TURP!


    Faleminderit se me ke rrembyer mendimet. Me dridheshin duart nga tmerri per ate qe lexova e nuk munda te vazhdoja rrjedhshem. Ke thene gjithcka :)

    Mjere ju qe jeni meshkuj! (se kisha menduar kurre se do te arrija te thoja kete, sinqerisht). Hapni syte, ja ate te beni! :O

    • Postime: 5460
    • Karma: +3/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #5 ne: 15-02-2006, 12:47:24
    Ne te gjithe, ne mos shume, ngapak jemi fetar... mir ama, te besh marredhenie 8 muaj, dhe tek ta kuptosh se te ka mashtruar shejtani... mos eshte pak si vone??
    po te ishte ajo hafidhe e kur'anit... as qe do fillonte te bente ate qe ka bere, e lere me me shume...
    dhe mbase na qenka hafidhe... prinderit e cuan dhe e qepen... >< ja dhe nje mekat tjeter... po aborti >< edhe me shume mekat... dhe c'bene ajo...  ^o)

    • Postime: 350
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #6 ne: 15-02-2006, 12:53:54





    Ka ngelur shtatezane duke ushtruar profesionin e prostitutes ????

    Gjeja e pare qe duhet te bej; ushtrimi i nje kontrolli  medik, per tu kontrulluar gjendjen fisike dhe per tu siguruar per marrjen ipotetike te ndonje virusi.

    Sa per djallin mos shqetesoheni sepse ne kete moment nuk i ka idete e qarte.










    • Postime: 5949
    • Karma: +9/-0
  • i identifikuar

    #7 ne: 15-02-2006, 13:00:23
    Po cfare virusi aman... nuk e lexon qe thuhet se ka shkuar direkt me abortu dhe me na u qep?!?!??!?!?!?!?!?!?!?!?
    Po të ishte aq e kujdesshme per veten, aq me ndergjegjje te paster apo dhe me aq horizont si ajo por dhe prindërit e saj... nuk shkonin direkt për shqepje e qepje, por kujdeseshin për vajzen e tyre qe ne fillim!!!!
    Por gjeja e pare qe kanë bërë... preokupimi i tyre ME I MADH me sa shihet tepër qartë ka qenë për TE FSHEHUR sa me shpejt GJURMET e FAJTORES!!!!! Kaq!!!!!
    Është një ekuacion mjaft i lehtë, njihen te gjithë variablat dhe funksionet e tyre! Mjafton të shikosh qartë ;)

    Sa për atë titullin... mendoj se ke te drejtë... nuk tingellon as korrekt ne gjuhën shqipe por as nuk është e drejtë te vendoset ashtu. Mgjth, është ne dorë te administratës ose vet hapesit te temës te marr përsipër korrigjimet (?)

    • Postime: 3712
    • Karma: +3/-2
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #8 ne: 15-02-2006, 13:06:50
    Ne te gjithë, ne mos shumë, ngapak jemi fetar... mir ama, te besh marredhenie 8 muaj, dhe tek ta kuptosh se te ka mashtruar shejtani... mos është pak si vonë??
    po të ishte ajo hafidhe e kur'anit... as qe do fillonte te bënte atë qe ka bërë, e lere më me shumë...
    dhe mbase na qenka hafidhe... prindërit e cuan dhe e qepen...  ja dhe një mëkat tjetër... po aborti >< edhe me shumë mëkat... dhe c'bene ajo...  ^o)


    Ibraim,vajza ka qene e mashtruar nga"sinqeriteti"i atij idiotit...E sa i perket"qepjes",nese ajo s'do e bente ate"qepje"sigurisht se edhe nje tjeter do luante me te.Prandaj,ndonjehere detyrohesh te shkelesh rregullat qofshin ato edhe fetare ne emer te moralit.Une plotesosht e arsyetoj vajzen.Te gjithe jemi njerez qe gabojme,andaj me duket i arsyeshem veprimi i saj.Djaloshi ne kete rast mendoj se e mban mekatin!!!

    • Postime: 5460
    • Karma: +3/-5
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #9 ne: 15-02-2006, 13:22:41
    elektra:
    tash si eshte qepur nuk do luaj askush me te... jo jo...se e ka qepur, s'ka shkepje me jo.
    respekt.

    smiley mjaft mire kishte thene: rnua o zot nga ky lloj i vajzave...
    si thot nje humorist kosovar: kep e shkep.

    • Postime: 350
    • Karma: +1/-0
  • i identifikuar

    #10 ne: 15-02-2006, 13:22:56



    Nuk e lexova deri ne fund temen e hapur u ndalova vetem ne rrjeshtat e pare.

    Aman ku merret vesh sot, kjo vajza ka bere nje nderhyrje kirurgjike per hir te etikes, dhe te perendise, te ruajtjes dhe konservimit kanunor islamik.

                                               dhe

    ka te tjere qe bejne po te njeten nderhyrje, per hir te progresit, horizontit, ndryshimit,  dhe te trasformimit totalisht ne identitete, ku parimi themelor eshte EMOZIONI DHE SHIJIMI I TIJ DERI NE ILIMIT.

    UNE DO ZGJIDHJA RRUGEN E MESME.



    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #11 ne: 15-02-2006, 15:24:21
    Ibraim,vajza ka qenë e mashtruar nga"sinqeriteti"i atij idiotit...E sa i përket"qepjes",nëse ajo s'do e bënte atë"qepje"sigurisht se edhe një tjetër do luante me te.Prandaj,ndonjëherë detyrohesh te shkelesh rregullat qofshin ato edhe fetare ne emër te moralit.Unë plotesosht e arsyetoj vajzen.Të gjithë jemi njerëz qe gabojme,andaj me duket i arsyeshem veprimi i saj.Djaloshi ne këtë rast mendoj se e mban mëkatin!!!

    Elektra, nuk e kuptoj si mund ta arsyetojsh veprimin e vajzes!
    Nuk shoh asnjë pik morali tek ajo të jetosh me një gënjeshtër dhe ta genjejsh personin me te cilin do ta ndajsh një ardhmëri se bashku!!!
     
    Pa mar parasysh ne cfar rrethana ndodhin gabimet, pendimi bëhet ne menyr tjetër e jo te ecet ksaj rrugë qe është pershkruajtur me lartë. Një her abortim e pastaj rikthimin e virgjinitetit. Nc nc nc ...
    Përse jeton njeriu sot?
    Për njerzit dhe çka do thotë rrethi apo për cfar? A vlejne "njerzit" dhe "thash e thenmet" qe ti te hysh ne mëkat dhe te vrasish femijun tënd?
    Sa për fajin tek ne ekziston një shprehje te cilën e përdorin pleqet:"Faji është çdo herë jetim!" d.m.th. askush se merr mbi vehte. Ne rradhë të parë prindet duhet tu japin edukate fëmijëve qe mos vijë deri aty. Dhe në rast se ndodh një gjë e tillë, femiju duhet te ballafaqohet me pasojat dhe të merr përsipër pergjegjesine!!! 


    Gysi ka shkruajt gjith ate qe do kisha thënë në lidhje me temën.

    « Editimi i fundit: 15-02-2006, 15:40:41 nga Aida »

    • Postime: 5949
    • Karma: +9/-0
  • i identifikuar

    #12 ne: 15-02-2006, 15:56:00
    Ibraim,vajza ka qenë e mashtruar nga"sinqeriteti"i atij idiotit...E sa i përket"qepjes",nëse ajo s'do e bënte atë"qepje"sigurisht se edhe një tjetër do luante me te.Prandaj,ndonjëherë detyrohesh te shkelesh rregullat qofshin ato edhe fetare ne emër te moralit.Unë plotesosht e arsyetoj vajzen.Të gjithë jemi njerëz qe gabojme,andaj me duket i arsyeshem veprimi i saj.Djaloshi ne këtë rast mendoj se e mban mëkatin!!!

    Jam shume kurioze te di nese ke vella, apo ndonje mashkull ne farefis akoma te pamartuar... se nuk e di, por me menyren sesi arsyeton duket sikur s'ke! (?)
    Perse mendoni kaq ngushte mi aman, se po na luni menc ne kete forum me keto gjera qe lexojme perdite.... moj, po cfare arsyetimi eshte ky... ''e beri ate qepje medemek qe te mos luaj ndonje mashkull tjeter me te''. Pse gjasme keshtu po mbrohet ajo ndaj tyre???? Dmth sipas llogjikes tuaj, meqenese me mashtruan nje here... une kam te drejten morale te mashtroj 10 here.... eeee keshtu thua ti???
    Mua me habit shume fakti qe mendoni ne menyre kaq siperfaqesore. Sepse per mendimin tim ndoshta per te do te ishte me mire ta vleresonte dikush per ATE QE ESHTE sesa per ate qe do te behet fshehurazi!
    Pastaj, mendohini pak gjerat me gjere... perse ngushtoheni kaq shume. Po sikur te gjitha ato vajza qe shkojne perpara marteses te ecin me justifikimin tuaj per t'u qepur gjithmone...se demek nje djale tjeter s'do t'i doj ashtu sic jane... po cu pa pastaj, na dolen te gjitha Shen Meria???? Pse s'thua ti, lum ato doktore qe do te bejne keto gjera... se kushedi sa do te shtohet radha. Kulmi!!!!! :O

    Une vet kam vella, e ta marr vesh qe ajo vajze qe ai do te lidhet neser pas neser ka qene nje MASHTRUESE & MANIPULUSE e paskrupullt si kjo me siper... vallaj do ta kisha nxjerr jashte nga shtepia me shqelma. Se kur nje vajze mesohet te genjej per gjera te tilla qe e re... vaj halli c'behet me te kur rritet ;)

    Nuk e meritojne as te gjithe meshkujt t'iu genjesh ne menyre kaq vulgare por dhe te pashpirt! NUK E MERITOJNE!!!!  Sepse ndoshta ai djale i ardhshem eshte njeri shume i mire... c'taksirat ka ai, te marr dike qe genjen krye e keput si kjo me siper, heeeee???? Mendoni dhe per kete!

    • Postime: 432
    • Karma: +8/-6
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #13 ne: 15-02-2006, 16:08:55
    Per mua si per shume te tjere qe shoh ketu, kjo storje eshte turp i llojit te vet, dhe ne asnje menyre nuk sherben si nje ekzemplar i dobishem. Nuk e di cka mesojme nga storje te ketilla, pervecse mesojme se si njerezit i fshehin felliqesirat dhe krimet e tyre, dhe pas gjithe kesaj - kinse pendohen. Dokrra!

    Ne anen tjeter, nuk duhet asnjeri nga ne te harrojme se edhe po ta perserisim 100 here nje mekat, prape e kemi deren hapur te Zoti per pendim.

    Fatkeqesisht, ne shoqerine tone ndodhin shpesh shume ksi lloj rastesh, dhe shumica jen te fjetur ne parandalimin dhe luftimin e ketyre dukurive. Pse? Sepse ka filluar procesi i "normalizimit" te ketyre dukurive te shemtuara, i.e. njerezit i konceptojne si gjera normale ceshtjen e abortit dhe qepjes (me larte nje forumiste keshtu u prononcua).

    Zoti na ruajt!

    • Postime: 104
    • Karma: +0/-0
  • i identifikuar

    #14 ne: 16-02-2006, 07:24:35
    por-edhe-familja-e-djalit-nuk-eshte-pa-faj.ata-moren-vesh-lidhjen,qe-keshtu-duhet-te-kishin-nderhyre-per-te-zgjidhur-kete-situate.

    • Postime: 2800
    • Karma: +21/-19
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #15 ne: 16-02-2006, 07:31:50
    Ashtu jemi ne  derisa nuk e kemi barrën mbi shpine folim qka duam .
    Derisa nuk na ka ndodhur neve folim qka na don zemra , por nuk ja dim hallin te tjerve .
    Pse valle ajo vajza dhe shume vajza tjera siq eshte ky rasti i kesaj sepse ee di qe nuk eshte i vetmi rast , pse valle e ka pas lehte kjo <
    Por duke keqpedorur miresia dhe sinqeriteti vjen deri te kjo gjendje ...

    • Postime: 3079
    • Karma: +22/-4
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #16 ne: 16-02-2006, 08:33:26
    Adhurues, nje besimtare muslimane e cila e lexon rregullisht Kur'anin e din shume mire se sexi paramartesor eshte i ndaluar!

    Tash natyrisht mund te gaboj nje femer, vetem mos thuaj se do ta kishe pranuar ne shtepi nje femer e cila ka abortuar, eshte qep dhe luan rolin e vet perfekt qe ti te flejsh qete se ke marr nje 'virgjereshe'?!
    Une personalisht kam me shume respekt ndaj tyre te cilet i pranojne gabimet, pendohen dhe mundohen te mos i perseritin. Tek e fundit mekatet sduhet njerzit ti gjykojne dhe falin, se ajo eshte puna e Zotit!

    Te na eshte be mode vajzat ta blejne virgjinitetin te mjeku...eshte metevertet per tet ardhur keq!
    Kane humb vlerat si "morali" dhe "sinqeriteti"!!!

    • Postime: 2800
    • Karma: +21/-19
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #17 ne: 16-02-2006, 09:02:49
    Po ashtu eshte pajtohem plotesisht me ju por ndonjehere ka raste qe femrat mashtrohen nga persona te pandergjegjshem apo kjo nuk eshte e vertete si thua ?
    Une nuk do pranoja nje gje te tille nese ajo e ka bere me deshiren e saj , por nese eshte mashtruar apo eshte dhunuar pa deshiren e asaj pse jo , nese ashtu e ka shkruar Zoti i madh te kaloj jeten me nje nder ato femrat e rrezikuara dhe te maltretuara .
    Sepse siq tha edhe vet ka kush i paguan dhe kush i shperblen njerzit ne kete bote , ai qe na ka derguar ai edhe do na gjykoje dhe do na shperbleje ate qka e meritojme ,

    • Postime: 6975
    • Karma: +6/-12
  • i identifikuar

    #18 ne: 16-02-2006, 20:40:17
    Adhurues, një besimtare muslimane e cila e lexon rregullisht Kur'anin e din shumë mirë se sexi paramartesor është i ndaluar!



    ku e ndalon Kurani ,,sexin paramartesor,,?

    gabim nuk i thuhet sexit paramartesor  apo mekat ,,mekat apo gabimi eshte ne te menduarit keshtu,,  mekat eshte kur genjen ,,mekat eshte kur tradheton ,, hajt mos ta zgjase me teper se bash mire e paska be ,,normal kete e them po te ishte dhe motra jem,,,,,goca paska dhuru nje kenaqesi ,te cilen kenaqesi dhe cuni ja ka dhuru,dhe tani ajo detyron qe cuni  te vazhdoje kete kenaqesi,, LOL hajt bre goca mos na shitni engjujt kaq lire ;)

    • Postime: 370
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #19 ne: 17-02-2006, 07:17:20
    eshte normale te reagosh para nje situate a ngjarje te tille, te cile une uroj te mos jete e vertete, edhe pse nuk me duket cudi, sepse sot cfare nuk po na degjojne veshet dhe c'nuk po na shohin syte..
    eshte kollaj te gjykosh tjetrin kur nuk te ka rene vete persiper, por sigurisht edhe pse nuk e mbroj veprimin e saj...

    eshte anormale ta mendosh qe te jesh ne kontakt te vazhdueshem intim me dike qe akoma nuk je martuar ose nuk ke finalizuar gje, (po flasim per muslimane) .
    te dyja familjet kane pergjegjesite e tyre por pergjegjesia kryesore eshte e te rinjve si e vajzes dhe e djalit..
    gabimi fatal i dyte i saj eshte aborti (edhe pse nuk e ka pasur te lehte ta mbaje ate femi) dhe i treti mashtrimi me i madh "qepja", te cilen se kuptoj pse e ka bere...
    Sepse nuk eshte me e rendesishme mekati ne trupin e saj sesa ajo qe ka ajo ne shpirt..pra qellimi ka me shume vlere se virgjeria...

    ate vazje zoti e falte dhe udhezofte ne rugen e drejte..

    por ju te mos ju duket cudi qe shejtani nuk e paska mashtruar, sepse ai i mallkuar ka mashtruar njerez te devotshem, te njohur ne historin islame dhe jo me nje njeri te thjeshte...

    Besoj se e dini historin e priftit te devotshem, te cilit iu ngarkua nga tre vellezer ti mbante motren ne tempull pa e takuar fare, vetem duke i sherbyer ushqimin, derisa te ktheheshin ata nga lufta..
    Ai nuk e shihte fare vajzen vetem i conte ushqimin tek dera, derisa nje dite, shejtani e cyste, :- he te pakten pershendete se ajo merzitet, nje fjale vetem"
    Ai e pershendeti dhe ajo ia ktheu selamin..
    Nje dite tjeter shejtani e cyste vetem sa te bente fare pak muhabet se ajo ishte merzitur aq shume kohe vetem..
    Ai e hapi deren , dhe bisedonte me te per tia hequr merzni, derisa nje dite shejtani e cyti te kryente marrdhenie, ajo mbeti shtatzane.
    prifti ngaqe e ndjeu se beri mekat dhe i kishte prere ne bese vellezerit e saj, u ndje fajtor dhe skishte fytyre tu dilet perpara, ndaj shejtani e cyti qe me mire ta varroste motren e tyre bashke me femijen te gjalle sepse keshtu do merrte fund mekati, (mos te harrojme se ai kishte qene gjate gjithe jetes se tij asket dhe mjaft adhurues i Zotit)
    keshtu prifti u bind dhe e varrosi motren e tyre bashke me femijen te gjalle..
    kur vellezerit erdhen ata pyeten se ku e kishin motren, por ai u tha se kishte vdekur dhe e kishte varrosur..

    vellezerit nuk ishin te bindur megjithese i besuan fjaleve te tij..
    Nje nate ne enderr atyre u doli se motra e tyre ishte varrosur bashke me femijen e vet.Shkuan ne filan vend dhe hapen varrin ku kishin pare endrren..
    Ku cte shohin, motra bashke me femijen..
    si perfundim e moren priftin dhe vendosen ta kryqezojne para popullit.
    prifti i penduar nuk dinte cte bente qe zoti ti falte mekatin e madh.
    ne kohen kur ishte i kryqezuar, shejtani i tha se do shpetonte nese do i bente sexhde atij.
    prifti i tha se nuk mundej te perkulej, atehere shejtani i tha/:
    -mjafton nje perkulje me sy dhe do shpetosh nga ferri..
    ai mbylli syte ne forme sexhdeje dhe shejtani i kenaqur
    qe e coi ne shkaterrim njeriun iku i gezuar dhe duke qeshur..

    keshtu qe, zoti na ruajte nga dredhite e te mallkuarit...

    • Postime: 12
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    #20 ne: 17-02-2006, 08:23:57
    kam nje pyetje ne lidhje me temen se nuk e kam kuptuar !!!!!
    Quhet prostitucion te kesh lidhje me nje mashkull ose nje femer  8 muaj ose me shume a me pak ?

    Pershendetje !!!!!!!!!

    • Postime: 440
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #21 ne: 17-02-2006, 14:40:46
    Jo, kati nuk behet llaf per prostitucion.
    Thjeshte eshte gabim i sedatit ne perkthim. Mund te thuash thjeshte marredhenie jashtemartesore, ose te pakten imoralitet.
    Eshte thjesht gabim ne gjetjen e fjales se duhur.

    • Postime: 440
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #22 ne: 17-02-2006, 14:48:21
    Isra, une e kam degjuar ate historine qe ti tregove me siper dhe nuk e di se sa e vertete eshte, por mua nuk me duket ndonje histori e bukur apo me ndonje baze reale.

    Pastaj, shejtani nuk ka nxjerre gje tjeter tek perzonazhi ne fjale vetem ate qe ai ka pasur ne thellesi te zemres, dhe qe Zoti ka dashur t'ia paraqese.
    Fakti qe ai vdiq qafir, tregon se atij Zoti ia ka marre dhuraten e vyer, besimin. Pra shejtani thjesht e sprovoi dhe me kete vetem sa i nxorri ne shesh te verteten.

    Gjithsesi, mua keto historite nuk me duken as te bukura dhe as me ndonje vlere reale. Vlejne per tu konfirmuar se nga vijne dhe sa autentike jane.

    E kam theksuar edhe njehere tjeter lidhur me ate historine e videokasetes. Keto histori me duken vetem prirje per telenovelka islamike, dhe aspak te bukura artistikisht, apo me ndonje urtesi te madhe te shprehur brenda. Me duken mjaft te thata, bajate, dhe sikur u drejtohen femijeve te kopshtit. Islami merret me parime, me rregulla, me ligje, me dije dhe jo domosdoshmerisht me historira te tilla pa ndonje vlere.

    Per me teper, keto histori, per mua vetem sa deshmojne per mentalitetin e prapambetur, te mykur, fanatik qe mbreteron ne shume shoqeri arabe.

    Ajo qe eshte e dukshme, eshte fakti qe vajza u qep, pasi e ka te qarte qe askush nuk do te martohet me te. Sigurisht vajza me kete akt deshmon fort per hipokrizine ndaj burrit te saj te ardhshem, por nga ana tjeter deshmon edhe per nje shoqeri fanatike qe nuk shikon zemren e njeriut, por cipen e virgjerise.

    • Postime: 455
    • Karma: +4/-0
  • i identifikuar

    #23 ne: 18-02-2006, 00:26:47
    Vella Gysi! Me keto pergjijget tuaja mjaft te ngutshme vetem sa me ben te dyshoj ne ty se ke njohuri siperfaqesore per Islam dhe aspak me shume.
    Nuk behet fjale per asnje gabim ne perkthim ngase une ne raste te tilla i mbetem besnik tekstit, pastaj shprehja marredhenie jashtemartesore dhe prostitcion jane sikurse buka dhe kulaqi, siq themi ne ne Kosove, andaj, nese diq nuk te pelqen ose nuk te duket se eshte islame % pyet ngase keto gjera une nuk i bej shkel e shko porse i marr nga sajte shume te perpikta.
    Nese ty te duken tregimet e tilla sit e perpunuara ose imagjinuara ose…te them se ky eshte problem yti personal ndersa keto tregime jane te verteta ne shumices e rasteve. Nuk mund te gjykojme per diq vetem ng nje aspect e ta harrojme aspektin apo te themi aspektet tjera. Kur'ani kerim, nuk ehste liber vetem I dispozitave por eshte liber I moralit, liber udhezue, I cili krahas shume gjerave permban edhe tregime, madje tregime te shumta dhe siq thuhet ne Kur'an se Allahu Pejgamberit ia ka shpallur keto tregime qe te jene si perforcuese per te, andaj edhe ne ME KETO TREGIME KEMI PER QELLIM QE TUA TREGOJME NJERZVE E TE MOS BIEN NE GRACKA TE TILLA DHE TE MARRIN MESIM!
    Me plot respect per te gjithe vetem se ngutia eshte nena e pishmanllekut.

    • Postime: 440
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar

    #24 ne: 18-02-2006, 09:12:07
    Sedat, ketu duket se sa mire e merrni fene juve!
    Sipas teje ke duhet te pyes une se c'do te thote prostitucion?
    Shejh Albanin, Ibn Bazin, apo Kardavin?

    Ne qofte se ti ende nuk e di se ku ndryshon prostituioni nga marredheniet seksuale jashtemartesore, atehere me vjen keq, por nuk kam asnje fare shprese qe ti te kuptosh se sa e shemtuar ishte historia qe ti na solle me siper. Dhe aq me pak shpresa mund te kem qe juve te kuptoni fene ne pergjithesi, apo edhe detaje te vecanta te saj.

    Po keshtu nuk mund ta kuptoni as dallimin ndermjet tregimeve Kuranore, me historickat banale, apo edhe mistike qe sillni juve.
    Per historite ne Kuran une kam shkruar tek tema e videokasetes, dhe nuk po ta riperseris. Aq me teper kur nuk kam ndonje lloj shprese se do te me kuptosh.

    Qe keto tregime jane te sajuara, nuk ka shume rendesi. Rendesi ka qe jane pa vlere. Tek e fundit une kam te drejte te jem skeptik ne lidhje me autenticitetin e nje historie dhe te mbetet ty ta provosh qe eshte e vertete.  Pra s'kam asnje lloj problemi une ne kete mes. Problemin e ke ti qe flet me siguri qe keto histori jane te verteta. Tek e fundit feja jone eshte shehade lal. Ajo ecen me deshmi dhe me kritere te percaktuara. Po te ishte keshtu nuk do ishte sot me keme tere ajo shkence e hadithit.

    Temat e fundit