Unë, mësuesja me shami - Gruaja dhe Familja në Islam

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Unë, mësuesja me shami

· 1 · 916

Unë, mësuesja me shami

· 1 · 916

  • Postime: 3079
  • Karma: +22/-4
  • Gjinia: Femer
  • i identifikuar

    ne: 02-02-2009, 16:37:48

    Unë, mësuesja me shami
    Që nga një dhjetori 2008 nuk më lejohet të vazhdoj punën si mësuese për shkak se e kam vënë shaminë
    Shkruan: Minire Pantina
    E mërkurë, 28 Janar 2009 13:49

     



    Që nga një dhjetori 2008 nuk më lejohet të vazhdoj punën si mësuese për shkak se e kam vënë shaminë. Moslejimi për të punuar nuk është e gjitha ajo, që, unë, të paktën deri sa po i shkruaj këta rreshta në kompjuterin tim, më bën të ndiej një nostalgji për një shtet ligjor dhe demokratik. Kam dëgjuar dhe parë shumë fyerje për shaminë, dhe, natyrisht, më shumë fjalë të mira dhe krenari. Që nga një dhjetori 2008 e deri më sot (22 janar 2009), përveç një dokumenti që më tregohet që të mos lajmërohem në punë, derisa DKAK-ja të merrë një vendim, nuk më jepet asnjë shpjegim konkret me shkrim dhe, çuditërisht, vetëm fjalë dhe premtim se së shpejti do ta kesh një vendim me shkrim. Të gjitha adresat e kërkuara që të kërkoj drejtësi ligjore, që nga shkolla ku kam dhënë kontributin tim, në Ministrinë e Arsimit, tek kryetari i komunës, më dërgojnë në një adresë të vetme: Drejtoratoria e Arsimit dhe Kulturës në Klinë dhe tek drejtoresha e saj, Tushë Mehmetaj janë përgjegjëse për të pranuar ose për të përjashtuar nga puna. Të një zëri të gjithë. Asgjë më tepër nuk kërkova përveç një vendimi me shkrim ku të më sqarohej se çfarë shkelje ligjore bëra që s'kam të drejtë të punoj. Dhe, sot, (22 janar 2009), pra, vetëm sot më vjen vendimi me shkrim i shumëpritur. Pas një telefonate të bërë dje në këtë drejtori, përfundimisht na premton një zyrtarë se nesër do ta keni dokumentin gjithsesi. Meqenëse nuk isha e pranishme vetë për ta marrë këtë dokument, ma sjell burri im, i cili ishte në punë atje. Dhe, tani, dukumentin e kam, por, me një datë tjetër. Madje, asnjëherë nuk kam parë një dokument zyrtarë të ndonjë institucioni që nuk shkruan datën e saktë të lëshimit. Dhe, pikërisht këtu edhe fillon nostalgjia ime për shtetin ligjor. Kushdo mund ta shikojë këtë dokument dhe ta interpretojë si të dojë. Por, aty është e shënuar data 2. 12. 2008, dhe, drejtoresha nuk pranon të nënshkruajë (e përsëris, ishte burri im për ta marrë) se këtë e mora sot (më 22. 01. 2009) dhe jo me datën 02. 12. 2008.
    Atëherë, lexuesit e këtyre rreshtave do të pyesin: Përse drejtoresha nuk pranon të nënshkruajë datën e saktë të lëshimit të dokumentit. Përgjigjen, të paktën unë mendoj ashtu, e gjeta në fundin e këtij dokumenti. Këtu shkruan:" KËSHILLA JURIDIKE: Ndaj këtij aktvendimi mësimdhënësja mund të parashtrojë ankesë në afat pre 30 ditësh Komisionit......" Unë, nuk dua të bëhem avokate për ta interpretuar këtë dokument, ngase, edhe këta rreshta po i shkruaj në nguti dhe aspak s'kam dëshirë që çështja e shamisë sime të bëhet hit medial. Por, tridhjetëditëshi që shënohet në këtë dokument për t'u ankuar kaloi akoma pa e marrë. Kështu është sipas matematikës sime. Këtë e dëshmoj me shumë dëshmitarë se ky dokument është dhënë sot. Nëse ka nevojë do t'i përmendim. Madje, kam edhe dëshminë tjetër, që më datën 14. 01. 2009 ju drejtohem Drejtorisë së arsimit dhe kryetarit të komunës, me shkrim, (i kam të protokoluara shkresat) pikërisht për të kërkuar një vendim me shkrim për statusin tim të punës.

    Tani, ju drejtohem me emër të përgjithshëm: Pushtetarë! Ndonëse kam votuar për këtë pushtet, kam punuar edhe pa pagesë kur ka qenë nevoja e kontributit tim për të fituar pikërisht këta që sot janë në pushtet. Sot, nuk e di se cili është kufiri për t'u quajtur diçka diskriminim. Heshta për gati dy muaj. Asnjë gazetari nuk ia hapa telefonin sepse nuk doja ta bëja publike se jam diskriminuar në shtetin tim për shkak të bindjeve të mia fetare. Jam larguar nga shkolla me fjalë goje. Pas pesë ditësh ma japin një dokument për të mos u lajmëruar në punë, ndërsa tani, dokumentin tjetër, se jam suspenduar. Të dy dokumentet janë të një date. Të dy dokumentet në kundërthënie me njëri-tjetrin. Në bazë të cilit dokument të ankohem! Nuk besoj se dikush nga ju mund të mendojë se shkeljet e tilla të detyrës janë të rregullta. Apo, ndoshta koha e tranzicionit i lejon?!

    Unë do t'i drejtohem përsëri organeve kompetente dhe, të paktën, kësaj radhe, shpresoj se nuk do ta ndiejë më kurrë vetën të pa mbrojtur nga ligji. Ama ligji, çfarëdo çoftë ai.

    Ofertë për ta mohuar vetveten

    Drejtoresha e DKAK-së në Klinë, më herët më dha këtë ofertë: Heqe shaminë dhe mund të shkosh në mësim për të vazhduar punën. Nga ky kontekst unë publikisht shtroj këtë pyetje: Nëse kushti për të punuar si mësuese është heqja e shamisë, atëherë, më tregoni se çfarë vlere ka reklamimi i flokëve në cilësinë e mësimdhënies? Pra, cili është kriteri për një mësuese? Ajo që është brenda në kokë apo ajo jashtë saj?!

    Në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, në nenin 38, paragrafi 2 shprehimisht thuhet: Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë ngërthen të drejtën për të pranuar dhe për të manifestuar fenë, të drejtën për të shfaqur bindjet personale dhe të drejtën për të pranuar ose refuzuar për të qenë anëtarë i një bashkësie ose grupi fetar. Gjithashtu, unë nuk kam gjetur asnjë ligj që e ndalon qytetarin nga manifestimi dhe shfaqja e bindjeve fetare. Mirëpo, në shtetin tonë kjo ndalesë ndodh për nxënëset dhe mësueset, në mos në një rrafsh më të gjerë. Përderisa shamia është obligim fetar sipas besimit mysliman, atëherë ndalesa e saj në vendin e punës domosdo bie në kundërshtim me këtë që thuhet në kushtetutë, në paragrafin që cekëm dhe në paragrafët 1 dhe 3 të këtij neni, ku thuhet: 1. Liria e besimit, e ndërgjegjes dhe e fesë, është e garantuar. 3. Askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim me ndërgjegjen e vet, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj. Nga ky kontekst, përsëri pyes: Përse femra myslimane kufizohet në shfaqjen e lirisë së besimit? Mandej, ku është liria e veshjes? Ku dhe në cilin nen të ndonjë ligji shkruan se si duhet të vishesh për të qenë mësuese? Në emër të lirisë së veshjes vesh kushdo çfarë të dojë, por, mjerisht kjo nuk bëhet edhe për fëmren e cila shaminë e ndien si obligim të vetin fetar.

    Integrim apo lëndim i demokracisë?!

    Shamia quhet propagandë fetare, por, quditërish, ata që e quajnë, sikur nuk i shohin vetë nënat e tyre me shami. Pra, ta mohosh një gjë që vetë nënat dhe gjyshet tona e kanë dhe e kanë pasur, në radhë të parë, mendoj unë, është mohim i traditës dhe qenies sonë kulturore dhe fetare. Unë nuk e di një gjë e tillë sot të ndodhë ndokund në botë. Të gjitha qeveritë tona që kanë kaluar nëpër këtë kohë tranzicioni, i kanë trumbetuar thënies se ne jemi nisur drejt rrugës për në integrimin evropian. Por, mohimi i të drejtës për të punuar me shami bie ndesh me këtë pohim. Në Evropë askush nuk e mohon asnjë pjesë të fesë dhe traditës së vet. E kanë mësimin fetar nëpër shkolla, madje, në Gjermani, kam familjarë që në bankat e shkollave të tyre ka plot nxënëse me shami. Ndërsa, në Angli, këto ditë kam gjetur lajmin se ka edhe police të uniformuara me shami. Kurse, Barak Obama, kur e dha betimin si president e vuri dorën mbi Bibël dhe u betua. Atij nuk i erdhi turp nga kjo sepse ajo që është e popullit të tij e manifestoi me krenari.

    Tek ne, pushtetarët akoma nuk duan ta kuptojnë se qindra vjet traditë nuk shlyhen. Ky zë kundër shamisë a nuk është zë kundër nderit të nënave dhe gjysheve tona?! A nuk jemi mësuar që pamjet e shamisë t'i shohim që nga lindja?! Në shtëpi, në rrugë, afër qendrës së Klinës gjendet shtatorja "Nënë Tereza" me simbolin e shamisë në kokë. Madje, do të jetë e vështirë të gjendet një nënë dëshmori që të mos ketë shami.

    Në vend të zërit kundër shamisë, pushtetarë, ndërtojeni infrastrukturën e demokracisë. Respektojeni manifestimin e besimit të secilës qytetare, edhe kur ajo është mësuese, mjeke, inxhiniere. Mos ia ngulfatni energjinë dhe vullnetin për të punuar vetëm për shkak se mbajnë shami, por, filloni t'i vlerësoni në bazë të profesionalizmit sepse shteti ynë ka nevojë për të gjithë.

    Dhe, mbi të gjitha ……….

    Shaminë e kam vënë sipas preferencës sime personale të veshjes dhe të shprehjes së lirë të besimit tim. Krenohem që e mbaj. Gjatë punës sime më se pesëvjeçare si mësuese, mendoj, se kam dhënë kontributin tim profesional dhe, kur kjo gjeneratë nxënësish të integrohet në botën e zhvilluar, do t'i kujtojë me habi njerëzit që një ditë e larguan mësuesen e tyre vetëm për shkak se mbante shami.


    Marrur nga: www.mesazhi.com

    Temat e fundit