IP Notebook: Gjeni dhe ruani IP adresat tuaja - Guida & Tutoriale

×
Hyrja
Profili

IP Notebook: Gjeni dhe ruani IP adresat tuaja

IP Notebook: Gjeni dhe ruani IP adresat tuaja

· 1 · 434

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-10-2011, 15:30:52
Gjetja e IP adresës tuaj është një hap i rëndësishëm në nisjen e kontrollimit të lidhjeve të desktopëve dhe kryerjen e punëve të tjera me kompjuterë të lidhur në një rrjet. Specialistët e rrjetit me çështje të caktuara mund të dëshirojnë që të përcjellin të gjitha IP adresat të cilat janë përcjellur nga kompjuteri i tyre. Për ta bërë këtë, ekziston një aplikacion mjaft i mirë i quajtur IP Notebook, i cili ndihmon në gjetjen dhe ruajtjen e IP adresave në të njëjtin aplikacion.
Për ta parë IP adresën tuaj, thjesht vizitoni ballinën e faqes ku IP adresa juaj do të jetë qartësisht e paraqitur. Duke e përdorur butonin “Save” nën adresë, ju mund të kyçeni në shërbim duke përdorur llogarinë tuaj në Google ose Yahoo dhe të filloni të kyçni IP adresën tuaj. Secilën here që jeni në një rrjet tjetër ose e ndryshoni IP adresën tuaj dinamikisht, thjesht vizitojeni faqen dhe ruajeni sërish IP adresën. Një listë e IP adresave mund të shihen më vonë në çdo kohë.

Veçoritë:

-Një ueb-shërbim i përshtatshëm për përdoruesin

-Ju ndihmon ta gjeni IP adresën tuaj

-Lidhet me Google ose Yahoo

-Ju mundëson në incizimin e IP adresave tuaja

Shikoni ipNotebook në http://www.ipnotebook.net
/pcworldalbanian

Temat e fundit