×
Hyrja
Profili

Lexoni "feeds" me Bamboo Reader në Firefox

Lexoni "feeds" me Bamboo Reader në Firefox

· 1 · 439

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-11-2011, 23:29:26
Bamboo Feed Reader është një shtojcë për shfletuesin Firefox që ua mundëson vëzhgimin dhe kontrollimin e furnizuesve tuaj me RSS, duke ofruar formatet Atom dhe RSS. Ju lehtësisht mund të shtoni furnizues duke i kopjuar dhe vendosur URL-të. Për më tepër, ai ua mundëson bllokimin e reklamve për përmbajtjen HTML dhe ofron përditësime automatike. Shtojca ofron dy lloje për t’i parë lajmet: ato mund të paraqiten si Listë ose si Përmbajtje. Ju mund t’i filtroni lajmet duke zgjedhur opsionet All ose Unread.
Bamboo Feed Reader ka një meny kryesore në anën e djathtë të faqes. Lajmet  mund të shtohen duke përdorur opsionin Add. Për më tepër, ju mund të përdorni opsionin Import për të importuar dhe eksportuar lajme me një format OPML. Lajmet mund të paraqiten si lista, ose si përmbajtje, varësisht nga përzgjedhja juaj. Mënyra për përmbajtje paraqet tërë lajmin me fotografi dhe ua mundëson që në hollësi ta lexoni. Ju gjithashtu mund të përditësoni, shtoni ose fshini një grup të caktuar të lajmeve.

Shtojca ua mundëson që të zgjedhni nëse doni t’i hapni lidhjet në tabe të reja, t’i bëni faqet e caktuara si të lexuara gjatë kalimit në faqen tjetër, ose ta aktivizoni bllokuesin e reklamave. Bllokuesi i reklamave bazohet në një listë të zezë që mund të ndryshohet, kështu që ju keni më shumë kontroll mbi atë se çfarë dëshironi të shihni dhe çfarë nuk dëshironi. Për të kufizuar numrin e gjërave që paraqiten, zgjedhni një numër që doni në panelin e opsioneve. Display settings ua mundësojnë ndryshimin e menysë së lexuesit kryesor, derisa ju mund të kontrolloni opsionin e Activate automatic update për të marrë lajme të përditësuara.

Kjo shtojcë është mjaft e dobishme dhe ua mundëson përdoruesve që t’i menaxhojnë lajmet e tyre pa i hapur në tabe apo dritare të reja. Për ta instaluar këtë shtojcë për Firefox, klikoni këtu./pcworldalbanian

Temat e fundit