Bëjini faqet me AJAX të “mbajnë mend” - Guida | Tutoriale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Bëjini faqet me AJAX të “mbajnë mend”

Bëjini faqet me AJAX të “mbajnë mend”

· 2 · 490

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-10-2010, 23:44:21
AJAX është një teknikë shumë interesante për të shfaqur përmbajtjen në mënyrë asinkrone, por vjen me një problem të madh: nuk mund të ruajë gjendjen. Me një teknikë fare të thjeshtë dhe duke përdorur jQuery do ju tregoj si t’a bëni AJAX të mbajë mend.

Titulli nuk është edhe aq i kuptueshëm, por nuk më vinte ndërmend ndonjë më interesant. Për t’a bërë historinë sa më të shkurtër, ajo që do ju tregoj në këtë guidë ka të bëjë me Javascript, thirrje AJAX dhe disa përpunime adresash për të kuptuar në cilën faqe ndodhet vizitori.

AJAX është ndër teknikat më interesante të viteve të fundit, duke qenë se na lejon të ndërtojmë funksionalitete që më parë i takonin eksluzivisht aplikacioneve për desktop (dmth software-ve jo për web). Tashmë të gjithë janë familiar me AJAX, qoftë nga ana teknike apo thjeshtë e dinë si funksionon. Megjithatë, AJAX ka dy probleme që në kohët e para ishin goxha demotivuese për koduesit:

   1. Të ndërtosh një thirrje AJAX me Javascript është tmerr. Objekti XMLHttpRequest në shfletuesit modern është në rregull, ndërsa në Internet Explorer 5 dhe 6 vjen në formën e një ActiveX. Gjithashtu dërgimi i thirrjeve pas nisjes së objektit dhe marrja e të dhënave nuk është shumë miqësore për ata që e shohin për herë të parë. Për fat të mirë, jQuery është një librari fantastike që krahas shumë gjërave, i bën thirrjet AJAX aq të lehta sa edhe një 5 vjeçar mund t’i shkruajë. Kuptohet që në këtë guidë do përdorim jQuery, që tashmë është libraria de-facto e Javascript.
   2. Thirrjet AJAX kryhen në mënyrë asinkrone dhe normalisht nuk e ruajnë gjendjen. Pra, nëse thërrasim një informacion me AJAX dhe më pas rifreskojmë faqen, informacioni do të humbasë dhe faqja do të kthehet në gjendjen fillestare. Ky është edhe qëllimi i guidës, t’i bëjmë thirrjet AJAX të “mbahen mend”.

Para se të filloj me përmbajtjen e vërtetë, më duhet t’ju them se guida mund të lexohet nga kushdo. Fillestarët mund të ndjekin shpjegimin e kodit për të kuptuar çdo rresht. Koduesit me eksperiencë mund të përftojnë teknikën dhe t’a implementojnë në mënyrën që e shohin më të mirë. Në përgjithësi kodi është i thjeshtë dhe s’duhet të jetë problem të kuptohet.
Pak më teknikisht

Në fjalë të thjeshta ju shpjegova më sipër që do bëjmë një faqe e cila përdor AJA, të mbajë mend. Pra të ketë gjendje. Si ide është në rregull, por po ju shpjegoj pak më teknikisht si do e realizojmë.

Lidhjeve HTML do i vendosim një shënjues në mënyrë që të njohim kujt faqe i referohet një lidhje. Këtë do e bejmë duke i vendosur në “href” një lidhje të brendshme të tipit: #krye, #rreth. Pjesa “#” shtohet në URL dhe nuk bën asgjë tjetër për vizitorin. Për ne është e rëndësishme sepse do i përdorim për të ngarkuar faqen e duhur, qoftë kur klikohet një lidhje apo kur hapet direkt një faqe në formën: faqja.com/#rreth. Në këtë mënyrë i ofrojmë vizitorëve mundësi të ruajnë një faqe dhe mos të humbasin informacionin që ndodhet në të, gjë që është tipike me AJAX.

Vazhdimi dhe burimi ketu: http://www.feniksi.com/web/javascript/bejini-faqet-me-ajax-te-mbajne-mend
Demo: http://www.feniksi.com/demo/ajax-mban-mend/

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 15-10-2010, 09:17:16
Një mënyrë e përparuar për të ruajtur informacion në kompjuterin e vizitorit është përdorimi i localStorage (në shfletuesit si IE6/7 që nuk e mbështetin, localStorage mund të emulohet me Flash). Nuk është mënyra më e lehtë për t'u zbatuar, por është mjaft e fuqishme dhe mund të përdoret për të ruajtur shumë lloje informacioni. Ja edhe një shembull: http://net.tutsplus.com/tutorials/html-css-techniques/building-persistant-sticky-notes-with-local-storage/

Mënyra të tjera janë përdorimi i cookies, sesioneve dhe Flash.

Temat e fundit