Instalimi WordPress Shqip - Guida | Tutoriale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Instalimi WordPress Shqip

Instalimi WordPress Shqip

· 1 · 607

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-08-2010, 01:32:12
WordPress është njohur më shumë nga instalimi tij pesë minutash. Ka dy rrugë si ta instalojme wordpressin që janë manualisht edhe automatikisht. Instalimi manualisht direkt nga FTP ju kushton pesë minuta, ndërsa në instalimin automatikisht bëhet fjalë me 50 – 60 sekonda. Atëherë le të fillojme me hapat si ta instalojmë wordpressin në faqen tonë.

Automatikisht

Instalimi automatikisht i wordpressit bëhet me Fantastico që ndodhet në kontroll panelin e faqes tuaj. Unë kam kapur një video si ta instalojmë wordpressin në shqip me Fantastico që ndodhet më poshtë. Në këtë rast që ta instaloni wordpressin në shqip do ju duhet FTP. Nëse shikoni videon do e kuptoni pse.

1. Indetifikohu në CPenelin tuaj edhe më poshtë do gjeni opsionin Fantastico (ose Fantastico De Luxe), dhe klikoni në të.

2. Pasi të jeni futur në faqen zyrtare të fantastico në krahun e majtë ndodhen kategoritë, edhe ju do të zgjidhni wordpress.

3. Te ‘WordPress Overview’ klikoni “New Installation”.

4. Mbushi rreshtat e kërkuar me informacionin e duhur edhe vazhdoni më tej.

Kujdes! Te rreshti dytë “Install in directory” unë kam zgjedhur test, edhe automatikisht u krijua test.wpalb(pik)com. Nëse ju e doni wordpressin të instalohet ne www.përshëmbull.com atëherë lireni këtë rresht bosh.

5. C’fare duhet të beni tani shkoni në www.faqjatuaj.com/wp-admin

6. Shoni në sq.wordpress.org edhe shkarkoni wordperssin në gjuhën shqipe.

7. UnZip paketën nëse doni, por në këtë rast ne na duhet vetem dosja ‘languages’ që ndodhet /wp-content/

8. Shkoni në FTP edhe indetifikohuni. Pasi ta keni bërë këtë shkoni në /wp-content/ edhe UPLOAD dosjen ‘languages’ qe shkarkuam nga sq.wordpress(pik)org.

9. Në root të FTP’së tuaj, gjeni wp-config edhe hapeni me Notepad ose dicka e ngjashme. Uluni poshtë në rreshtin 133 besoj se është derisa të kini gjetur këtë define (‘WPLANG’, ”); edhe shtojini një sq ne kllapat e fundit ” si psh. define (‘WPLANG’, ‘sq’);

10. Pasi të kini mbaruar ruajeni këtë, refresh faqen tuaj edhe kaq ishte.

Instalimi Wordpress Shqip Automatikisht

Manualisht

Procesi instalimit të wordpressit manualisht është pak bezdi, merr një kohë të gjatë, edhe disa hërë herë përfundimi del me gabime. Gjithsesi un do ju tregoj hap pas hapi se si ta instalojme wordpressin në gjuhën shqipe manualisht. Nëse kini probleme me procesin shikoni videon në fund të postimit.

1. Shkarkoni wordpressin në gjuhën shqipe nga sq.wordpress.org edhe UNZIP dosjen.

2. Shkoni në CPanel edhe krijoni databaze të re.

3. Shkoni në dosjen e sq.wordpress edhe ndryshoni wp-config-sample.php në wp-config.php . Tani hapeni këtë me një tekst editor që doni ju edhe fusni informacionet e databazes që krijuam në hapin më lart.

Nëse nuk e keni idene si ta vendosni databazën shikoni imazhin më poshtë.



wp-cofig.php



Imazhi marrë nga wordpress.org

4. Indetifikohuni në FTP tuaj, edhe UPLOAD dosjen që sapo bërët unzip. Tani këtu ka 2 mënyra ku ta bëni upload. Në root ( / ) ose në direktori të re. Në këtë rast unë do ta bëj upload në direktori të re psh. /blog/.

5. Pasi ta keni bërë upload sq.wordpress ne FTP-në tuaj vizitoni linkun më poshte
http://shembullwpalb.com/wp-admin/install.php (nëse e instaluat në root)

http://shembullwpalb.com/blog/wp-admin/install.php  (nëse e instaluat në direktori të re)

6. Fusni informacionin e saktë në fushat e duhura. Kur ta keni bërë këtë gjë atëherë wordpress do ju cojë në një faqe tjeter me një username edhe fjalëkalim.
7. Vizitoni faqen tuaj http://www.pershembull.com/blog/wp-admin edhe indetifikohuni me me emrin edhe fjalkalimin që ju dha wordpressi.

8. Kaq ishte e gjitha! Suksese!

Konkluzioni

Nëse doni të instaloni wordperss për faqen tuaj, u sygjeroj të përdorni në mënyrën e parë pra me fantastico, sepse është më shpejtë, dhe më e sigurtë. Shpresoj ta keni kuptuar edhe instalimin manualisht pasi është, mënyra më e gjatë edhe pak më e rënde. Sic e patë edhe vetë i famshi instalimi 5 minutësh akoma ekziton edhe pse ne instaluam wordpress në gjuhën shqipe.

Burimi i Guides: http://wpalb.com/instalimi-wordpress-shqip/

Temat e fundit