Infografikat janë duke e ndërruar mënyrën se si njerëzit i bëjnë kërkimet dhe i përjetojnë shumë ngjarje, duke krijuar një rrugë të re të vëzhgimit të botës me të dhëna. Ato ndihmojnë komunikimin që idetë të jenë të qarta, të thjeshta dhe të kenë një pamje tërheqëse për sy, duke i nxjerrur të dhënat nga thellësia dhe duke i paraqitur në një pamje virtuale. Visual.ly është një shërbim i ri online që ndihmon në krijimin e infografikave të çastit online.
Si të krijoni infografika?
Nëse jeni të interesuar që të krijoni infografikën tuaj, Visual.ly ju ofron veglat për ta bërë këtë gjë. Twitterize Yourself është një vegël që ju ndihmon në krahasimin e vetes me ndonjë përdorues tjetër të rrjetit Twitter. Faqja do të shtojë shabllone shtesë për të ndihmuar grupet me të dhëna që t’i paraqesin hulumtimet e tyre në rrugë interesante.
“Veshjet” dhe “shtojcat” zgjedhen duke u bazuar në fjalëkyçe që janë të lidhur me profilin tuaj. Në këtë faqe ofrohen disa diagrame të të dhënave që përshkruajnë sasinë e cicërimave, përcjellësve, njerëzve të cilët ju jeni duke i përcjellur dhe sasinë e cicërimave që i shihni çdo ditë dhe mund të gjeni se kush është ricicërues më i madh, kush është më i shoqërueshëm, kush është më interesant dhe çfarë vlera të krahasueshmërisë zotëroni, po ashtu edhe potencialin tuaj në tema të ndryshme.
Posa që e keni krijuar infografikën tuaj me Visual.ly, ju mund ta shpërndani me shokët tuaj përgjatë rrjetit Facebook ose Twitter dhe, lehtësisht, edhe në blogun tuaj.
Provojeni
http://visual.ly për të krijuar infografika online./pcworldalbanian
What is Visual.ly?