Lidhja me websitin nepermjet telefonit - Guida | Tutoriale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lidhja me websitin nepermjet telefonit

Lidhja me websitin nepermjet telefonit

· 8 · 1486

  • Postime: 955
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-12-2010, 00:54:47
Nje klient i imi me kerkon qe te ve nje lloj aplikacioni qe komunikon me perdoruesin me ze pra perdoruesi te kete lidhje me websitin nepermjet telefonit!

Thjesht eshte si puna e kompanive celulare AMC, Vodafone apo Eagle kur i bie 141 dhe te flet sekretaria telefonike.Ashtu do te jete edhe ky aplikacion pak a shume, ideja eshte qe fjalet kyc qe do te degjohen nga telefonuesi te jene te vendosura ne aplikacion dhe anasjelltas fjalet qe do te thote telefonuesi ( me ze) do te konverton ne text qe ia dergon me pas serverit apo hostit tone.

Me poshte keni edhe nje tutorial!


Ju lutem na jepni ndonje mendim rreth ketij aplikacioni cfare mund te bej me mire apo te me thoni ndonje material/reference...etj.

« Editimi i fundit: 01-12-2010, 01:17:01 nga M A X »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 02-12-2010, 01:27:31
Duket si dicka qe kerkon shume pune dhe resurse. Dhe tejet e komplikuar po ashtu.

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 02-12-2010, 20:05:31
ideja eshte qe fjalet kyc qe do te degjohen nga telefonuesi te jene te vendosura ne aplikacion dhe anasjelltas fjalet qe do te thote telefonuesi ( me ze) do te konverton ne text qe ia dergon me pas serverit apo hostit tone.

Ti kërkon funksionalitet speech-to-text, pra kthimin e zërit në tekst. Shqiptimin e disave (pa dashur të fyej njeri) e kemi ca vështirë ta kuptojmë ne njerëzit, le pastaj makinat! Për të mos përmendur pastaj nevojën e filtrimit të zhurmave në sfond etj.

Ka programe për PC për këtë punë, por shumica e tyre, në mos të gjitha, kanë nevojë që të trajnohen nga vetë përdoruesi përpara se të punojnë në nivel të kënaqshëm saktësie, që gjithsesi s'është asnjëherë 100%. Trajnimi bëhet zakonisht duke i dhënë përdoruesit një tekst të gatshëm që ta lexojë; pra, programi analizon shqiptimin duke e ditur paraprakisht se cili është rezultati i pritur. Programet që kuptojnë shqiptime të çfarëdoshme pa asnjë përgatitje paraprake unë nuk di të ketë, të paktën jo publikisht. (Se çfarë mund të përdorin CIA, NSA, MI-6 etj. është punë tjetër...)

Shkurt fjala, ndoshta gabohem por më duket se ai klienti yt po kërkon qiqra në hell. :) Bjeri shkurt dhe thuaji se ajo që kërkon ai mund të bëhet me zgjedhje me butona ("Shtypni 2 për ..."), por jo me zë.

Text-to-speech s'është shumë problem, ndërsa speech-to-text nuk besoj se është i mundshëm sot për sot, të paktën jo pa harxhuar qimet e kokës.

  • Postime: 955
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 02-12-2010, 21:28:37
Ne fakt Syrgjyn ke shume te drejte, kam 2 dite qe ia kam bere websitin ne WP kurse per kete gjene i thashe qe nuk mundem ta bej dot, te pakten une, dhe nuk kam pare ndonje websit shqiptar qe ta kete zhvilluar si ide i thashe.

  • Postime: 406
  • Karma: +1/-0

#4 ne: 05-12-2010, 12:36:28
whitesnake, Syrgjyn speech-to-text eshte arritur shume mire nga google voice Google Voice - Transcription Test: Pledge of Allegiance

apo ne aplikacionet per android Nexus One Review :: Voice Recognition / Speech-to-text Function Demonstration

por google ka perdour per me shume se 3 vjet GOOG-411 qe ishte speech-to-text, i perdorur nga miliarda njerez per te arritur ne te anasjellten.... jashte tyre nuk kam pare ndo1 app tjeter :)

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 05-12-2010, 14:02:10
Puna eshte se sa kohe duhet te arrihet qe te regjistrohen te gjitha fjalet e shqipes, me gjithe dialektet, nendialektet dhe variacinet e saj? :) Ne Shqiperi dhe lagjet nga lagjet, fshatrat nga fshatrat kane ndryshime ne te folme, pa futur ketu dhe ndryshimet per cdo individ.

  • Postime: 3782
  • Karma: +16/-2
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 05-12-2010, 15:43:25
Joni, unë duhet ta kisha sqaruar që në fillim që kisha parasysh speech-to-text në shqip. Për anglisht e di që ekzistojnë shërbime të tilla, por për shqip?... s'besoj të ketë.

  • Postime: 406
  • Karma: +1/-0

#7 ne: 05-12-2010, 16:04:42
Joni, unë duhet ta kisha sqaruar që në fillim që kisha parasysh speech-to-text në shqip. Për anglisht e di që ekzistojnë shërbime të tilla, por për shqip?... s'besoj të ketë.
nuk behet fjale per shqip :D

Temat e fundit