Si të bllokoni vizitorë bazuar në IP - Guida | Tutoriale

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Si të bllokoni vizitorë bazuar në IP

Si të bllokoni vizitorë bazuar në IP

· 1 · 863

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-09-2009, 20:23:05
Për të bllokuar vizitorë nëpërmjet IPve është tepër e thjeshtë

Kodi është pak a shumë si më poshtë:

Order allow, deny

Deny from 200.223.

Deny from 78.161.121.250

Deny from 1.2.3.4 5.6.7.8

Allow from all

Rrjeshti i parë i kodit “Order allow, deny” i tregon webserverit rendin në të cilin do të konsiderohet Lejimi “Allow” dhe Ndalimi “Deny”. Nëse do e trajtonim kodin më sipër do thonim: “Jepu access të gjithë hosteve të cilët nuk janë në direktivat Ndalo dhe gjenden në direktivat Lejo”.


Në rastin më sipër, të gjitha IPtë nën nën/rrjetin 200.223.0.0/16 do të bllokohen, bashkë me IPtë 78.161.121.250, 1.2.3.4, 5.6.7.8.

Nëse do ndryshohej rendi në “ndalo, lejo” (”deny, allow”), atëherë logjikisht vetëm përdorues në listën e të ndaluara do bllokohen, por duke qenë se më pas vjen “lejimi” dhe “Allow from all” (Lejo për të gjithë”, atëherë komandat për ndalim nuk do të ekzekutohen dhe të gjithë do kenë leje vëzhgimi në direktori. (Kodi kthehet në kod të pavlerë)

Apache procedon normalisht (by default) në rendin “ndalo, lejo” (deny,allow). Nëse doni të ruani këtë rend, atëherë mund të shmanget rrjeshti i parë në .htaccess

Deny from IP

Deny from NënRrjet.

Rregullat më sipër mund të përdoren për të bllokuar një përdorues apo disa të kenë qasje në faqen tuaj, duke ndarë IPtë me TAB

Deny from 1.2.3.4 5.6.7.9

por mund të bllokoni dhe një rrjet të tërë, psh:

Deny from 189.


Për të bllokuar çdo kënd nga qasja në faqen tuaj

Deny from all

dhe mund të shtoni një rrjesht për të lejuar vetëm veten tuaj:

Allow from 80.78.80.xx

ku xx janë numrat e fundit të IPsë suaj.

Burimi: http://www.albforumi.com/ubb/ubbthreads.php/topics/1003686/StillM.html#Post1003686

Temat e fundit