Facebook tashmë është bërë goxha i njohur në të gjithë botën, prandaj edhe të dhënat tuaja që i keni atje si : Fotografitë, Videot e të tjera nëse dëshironi qe ato t’i keni në kompjuterin tuaj atëherë ndiqni hap pas hapi kete udhëzim…
Të dhënat tuaja pasi shkarkohen në kompjuterin tuaj atëherë ato ruhen në një Zip file

, kështu që programi që mundëson hapjen e fajlleve të tillë është WinRar (nese perdorini Windows), 7Zip etj.
Si të shkarkoni të dhënat tuaja nga Facebook ne Kompjuter..
Së pari duhet të kyçeni tek llogari juaj, me pas shtypni tek menyja kryesore Account dhe më pas shtypeni edhe Account Settings (shikoni fotografinë për me shumë):

Pasi që të keni hyrë tek Account Settings poshtë do t’ju shfaqet një nën meny e cila thotë: Download your Information shtypni Learn More (foto):

Pastaj do you shfaqet nje faqe e re per informacionin e shkarkimit te dhenave tuaja ju duhet te klikoni Download (shih foto)

Përsëri ju duhet të shtypni butonin Download që do shfaqet në një nën dritare të re:

Ndërkohe do t’ju shfaqet një nën-dritare tjetër ku ju duhet të shtypni butonin Okay (që ju pranoni se do të merrni nje email kur te jenë gati për shkarkim)

Do të kaloje pak kohë me pas ju do të merrni një letër në emailin tuaj nga Facebook që ju duhet te shtypni lidhjen që shfaqet në email :

Pasi që të keni hapur lidhjen që Facebook dërgoi tek ju atëherë do shfaqet një faqe në të cilën kërkohet që ta vendosni fjalëkalimin tuaj te llogarisë në Facebook.
Shkoni tek Kutia Verify Password edhe shkruani Fjalëkalimin tuaj dhe më pas shtypni Continue:

Pastaj vetëm shtypni butonin Download Now dhe automatikisht do të mund t’ shkarkoni të dhënat në Kompjuterin tuaj:

Pasi që ta keni bërë këto gjëra, nuk ju mbetet gjë tjetër veç se ta shikoni Folderin me Informacionin tuaj nga Facebook-u…
Download Your Information from FacebookMesim i shkruar nga une per
http://www.kosovabyte.net/guide-si-ti-shkarkoni-te-dhenat-tuaja-ne-facebook/KosovaByte.net