çdo njeri merr një laps në dorë.. - Habia Filozofike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

çdo njeri merr një laps në dorë..

çdo njeri merr një laps në dorë..

· 1 · 713

  • Postime: 2026
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-05-2005, 17:45:36
çdo njeri merr një laps në dorë disa herë në ditë dhe shkruan diçka në letër. Kjo veprimtari, të cilën njeriu e sheh si normale, në të vërtetëë është një rast i jashzakonshëm. çdo njeri shkruan një shkrim me laps brenda trurit të tij, në "letren" e cila po ashtu gjendet brenda trurit të tij.

Ngacmimet që arrijin në majat e gishtrinjëve tanë, nëse e prekim lapsin, përmes nervave dërgohen në tru. Ne, këtë ngacmim, e marrim si prekje në qendrer trurore të shqises së prekjes. Në trurin tonë një ekzistencë, që nuk posedon as gishtrinjë, as eshtra, as muskuj e as lëkurë, ndjen strukturen e fortë dhe të lëmuar të lapsit. Kjo ekzistencë brenda trurit tonë, e cila ndjen të gjitha detajet e lapsit pa e prekur origjinalin, është shpirti.

Gjërat të cilat ne i njohim si laps apo letër, në të vërtetëë rrjedhin nga ekzistenca që shpirti ynë e sheh dhe këto gjëra në të vërtetëë janë vetëm kopje të origjinalit. Por njeriu nuk e vëren se ai nuk është i konfrontuar me origjinalin e lapsit dhe të letrës dhe që ndjehen vetëm si kopje në trurin tonë të ardhura nga shpirti. Për shembull; kur njeriu e merr lapsin në dorë, gabohet kur bëson se prek origjinalin e lapsit, veç se ndjen plotësisht materialin që paraqitet si laps, fortësinë e sipërfaqes së tij dhe strukturën e lëmuar. Këtë të vërtetëë ai nuk e kupton ose nuk e vëren. Edhe pse kjo e vërtetëë është sqaruar në libra dhe artikuj, ai largohet dhe nuk e pranon.

Milliarda njerëz të cilën kanë jetuar para qindra vjetësh dhe njerëz të cilët edhe sot jetojnë, e përjetojnë këtë mrekulli çdo moment panderprerë. Ky është një realitet i qartë për të cilin shumë mirë duhet të mendojmë. Prandaj ju lutemi mendoni edhe ju për këtë temë dhe mos iu shmangeni të vërtetëës.

« Editimi i fundit: 28-01-2006, 08:57:39 nga BESIM »

Temat e fundit