...
Mendojnë për një çast se ata janë ndryshe, por le të shohim deklaratën e tyre të betimit, e cila pak a shumë thot kështu; "Sokrati është fajtorë, sepse korrupton të rinjtë, sepse nuk beson në perënditë e Atdheut, por në hyjni të reja". Kjo është akuza e tyre. Duke arsyetuar rreth pjesës të parë të kësaj akuze Sokrati i dëshmon, të korryptosh don të thotë të bësh tjetrin më të keq, pra vetë veprimi në vetvete është i dëmshëm dhe për korruptuesin, sepse në këtë rast ai vepron kundra vetvetes.
Tani do të desha të dij se kush është ai njeri që pinon kundra vetvetës? Prandaj, një veprimtari me mundshme korruptuese është një krim i pavullnetshëm dhe si i tillë duhet të dënohet në riedukim dhe jo me ndëshkim.
"Dhe tani o athinas dëgjoni vetë se si ai do të pohojë gjithçka". Ndërsa ti Melet të lutem përgjigjmu drejt.
A është ndokush o Melet që beson në ekzistencën e atyre faktëve që kanë të bëjnë me ekzistencën e njeriut dhe më pas nuk u beson në ekzistencën e njeriut?
Ti të paktën përgjigjmu vetëm për këtë! "A mundet ndokush tju besojë veprave hyjnore, por që nuk beson në hyjni?". "Sigurisht që nuk mundet". Kështu pra, ti vetë e pranon se unë besoj në veprat hyjnore dhe jap mësim për to, si për ato të lashta dhe ato të reja, gjë të cilën ti vet e ke pohuar, në aktakuzën tënde. E, nëse unë besoj në veprat hyjnore, patjetër, që u besoj edhe hyjnive apo jo? Sigurisht, që edhe ti të njejtën gjë mendon, derisa nuk përgjigjesh. Mos vallë këto qenje të mbynatyrshme nuk janë perëndi o bij perëndish? Më thuaj? "Eh sigurisht që po" "Pra nëse unë besoj në këto qenje, siç pranon edhe vetë dhe se ato qenkan perëndi atëherë del pikërisht siç thash un, që ti na propozon të tilla rebuse dhe nis të tallesh me ne duke herë se un nuk u besoj, vetëm për faktin se i pranojm qenjet hyjnore.
Përkundrazi, është e vërtetë se mbi mua rëndon urrejtja e shumë njerëzve, gjë e cila mundë edhe të më shkatrrojë. Nëse unë dënohem, kjo nuk më vjen as nga Meleti dhe as nga Aniti, por vetëm nga zilitë dhe shpifjet e shumta.
Janë pikrisht këta që shkatrrojnë shum njerëz të ndershëm e dotë vazhdojnë të dëmtojnë edhe shumë të tjerë, e me siguri un nuk do të jem i fundit. Ndërsa qqëndroja në Potideo, në Antipoli dhe në Delfi si gjith të tjerët, në atë vend ku më kishin caktuar, ata që ju i kishit zgjedhur, si komandantë, në atë vend ku po kaloja bri rrezikut të vdekjes perëndia më urdhëroi, ashtu siç mendoja dhe besoja ti përkushtohem filozofisë, pra të gjurmoja mbi vetvetën dhe të tjerët, e nëse unë do të isha sjellë keq nga frika e vdekjes, apo e ndonjë rreziku tjetër, do të kisha braktisur vendin tim të luftës.
Por ah! Ky do të kishte qenë një veprim i shëmtuar dhe me plot të drejt dikush do të më çonte në gjygj dhe me baza të më akuzonte se nuk besoja në perënditë, ngaqë nuk ju binda parathënjes së Arakullit, ngaqë i frikësha vdekjes dhe besoja se isha i ditur pa qenë i tillë. Kështu o athinas, të kesh frikë nga vdekja, nuk është gjë tjetër veçse të besosh që je i ditur pa qenë i tillë, të pretendosh pë diçka që nuk e di.
Në të vërtetë ashtu nuk e di se çështë vdekja e kjo është një e mirë e madhe për njeriun.
Megjithatë shumë i frikon asaj të sigurtë se ajo është një prej të këqijave më të mdha. Anuk është padituria më e qortueshme; të besosh se e di atë qëë se di?.
Pikërisht për këtë gjë unë ndjehem ndryshe nga të tjerët. E nëse besoj se di diçka më shumë nga tëtjerët, kjo rrjedh nga fakti se duke mos ditur asgjë për botën e përtejmë, nuk pretendoj se di diçka. Kështuqë unë kurrë nuk do tu trembem, e nuk do tu largohem atyre gjërave që nuk i di, nëse janë të mira, por vetëm atyre që i njoh mirë që janë të kqija.
Edhe nëse ju tani më lironi në kundërshtim më propozimin e Anitit, i cili kërkon dëbimin tim ose pas daljes në gjygj, dënimin tim me vdekje, duke ju thënë se: nëse unë nuk ndëshkohem, bijtë tuaj, duke ndjekur mësimet e mia, do të korruptohen të gjithtë, edhe ju nëse do të thoni fjala vjen: "Sokrat ne nuk besojmë aspak në ato që thotë Aniti, prandaj do të lirojmë veç me një kusht, që ti të heqësh dorë një herë e përgjithmonë nga kërkimet e tua, yë mos merresh me filozofi, përndryshe të prêt vdekja"; nëse ju më lini të lirë me kto kushte unë do tju përgjigjem:
"O athinasit e mi unë ju nderoj, dhe ju dua, por përpara jush më duhet ti bindem zotit, kur të më ketë mbetë edhe qoftë një fill frymë e fundit, unë nuk do të heqë dorë nga misioni im i nisur për filozofi, nuk do të rresht për asnjë çast tju nxis e tju këshilloj siç kamë bërë gjithmonë me ju".
Ky është urdhër i perëndisë dhe dijeni mirë : un mendoj se e mira më e madhe që i ka ardhur atdheut tim është pikërisht kjo bindja ime ndaj urdhërave të zotit.
Kjo është në fund të fundit detyra ime, tju bind të rinjë a pleq qofshi, të mos i jepni shumë rëndsi trupit dhe të mirave materiale, por shpirtit tuaj, të cilin duhet ta përsosni vazhdimisht. Un mund tju them se nga pasuria nuk lind vyrtiti, por është pikërisht vyrtiti prej të cilit lind çdo e mirë dhe begati, si për individin, ashtu edhe për shtetin .
Nëse më dënoni me vdekje për gjithçka un iu paskam thënë, më shumë se mua ju dënoni vetvetën . Asnjë dëm nuk mundë të më sjell mua as Meleti dhe as Aniti. Nuk mundem sepse besoj që njëm keqbërës nuk mundë ti bëj keq një njeriu të mirë.
Për mua e keqja më e madhe është pikërisht ajo që bëjnë ata; vrasin një njeri me të padrejtë. Pra, un nuk po mbroj këtu vetvetën siç mundë të mendojë ndokush nga ju, por ju mbroj juve o qytetarë, sepse duke u dënuar un ju bëheni fajtorë nga një dhuratë hyjnore. BNëse ju më vrisni, nuk do ta keni të lehtë, të gjeni një tjetër si unë, të cilin vetë vullneti i perëndisë e dërgoi në qytetin tuaj.
Në fakt ndryshe nga zakoni i njerëzve, që se çajnë kokën për asgjë, unë i braktisa të gjitha interesat e mia; e për shumë vite me rradhë unë e lash familjen time pas dore duke u marrë vetëm me ju, duke ju ardhur pas si një baba i kujdesshëm, a si një vëlla i madh, vetëm e vetëm që tju bëja njerëz të vyrtitshëm. Egjitha kjo mundë të kishte një shpjegim nëse unë do të kisha nxjerë përfitime, apo tju kisha kërkuar para si shpërblim.
Ju vetë po e shihni se akuzuesit e mi, të cilët kanë grumbulluar kundër meje një mori akuzash nga më të turpshmet, nuk janë të zotë të gjejnë qoft një dëshmitarë të vetëm që do tju thot se un jam i paguar, qoftë edhe një herë të vetme, apo tju kem kërkuar gjësendi, përkundrazi jam unë që mund tju paraqes një dëshmitarë të pakundërshtueshëm, i cili mundë të dëshmojë të vërtetën që po u them; varfërin time.
Ndoshta mund tu duket disi e çuditshme përpjekja dhe mundi im për të dhënë këshilla private, më pas të mos guxoj të marr pjes në jetën qytetare e të mos jap kontributin tim për atdheun. Siç më keni dëgjuar shpesh në vende të tjera një gjë e tillë lindka nga fakti se në vete paskam diçka hyjnore,diçka të mbinatyrshme, të cilën Meleti e përmend në akuzën e tij...
...