×

Ke zbuluar qellimin e jetes tende?

Ke zbuluar qellimin e jetes tende?

· 52 · 10161

  • Postime: 610
Muslimanja
ne: 14-05-2004, 01:05:22
Nese e ke zbuluar, cili eshte? Pse dhe si (e zbulove)?

  • Postime: 23433
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 14-05-2004, 16:10:23
Qellimin tim e kam zbuluar me kohe, por se cili eshte?!!!! ;)

Si e zbulova?!

Hmmm! Me duket se qe ne hapat e para ne kete jete e kam kuptuar se cfare duhet te bej. Sa do arrihet ky qellimi?! Varet sa i forte dhe sa do e meritoj une te arrij ate qe dua.

 :detari

  • Postime: 39
mammasita
#2 ne: 18-05-2004, 19:41:36
Mendoj se qellimi i jetes se gjithesecilit eshte te jete ai qe do te behet dhe ta permbushi qellimin e tij ne jete kjo eshte shume e rendesishme ...

  • Postime: 5949
SmiLey
#3 ne: 15-08-2004, 13:42:57
Hmm, pyetje interesante 'nese e kam zbuluar qellimin e jetes time'...?? Besoj se po dhe pse mendoj se do te ishte reale n.q.s do te mendoja se ky qellim dhe mund te mos plotesohet.
Deshirat dhe enderrat jane te medha, por te dyja keto jane te perkufizuara nga mundesite dhe aftesite tona per ti arritur ato ne cdo kohe. P.sh ne kohen prezente mendoj se qellimi im eshte shume i qarte por nese ia kam arritur...???? Mendoj se kesaj pyetje do ti pergjigjet koha dhe veprat e mia te arritura. :occ
Se ndjej eshte paksa heret per te dhene nje konkluzion. :)

Megjithate do te deshiroja te qartesoja se qellimi per te cilin fola me siper eshte me teper profesional sesa personal ose me brendesor. Sepse mendoj nje qellim tjeter po aq te rendesishem per mua do te ishte dhe krijimi i nje familje te mire e te shendoshe ne cdo pikepamje.

Ndersa, persa i perket kohes ne te cilen une personalisht i zbulova keto qellime ndodhi kuptohet ne etapat e krijimit dhe zhvillimit te personalitetit tim si individ ne kete shoqeri. Mendoj se kur njeriu maturohet dhe e njeh vleren e jetes, atehere mund te flitet apo dhe besohet se ai njeh arsyen apo dhe qellimin qe ai ka ne kete jete.

Me kete rast deshiroj, t'iu uroj te gjitheve mbaresi e suksese ne realizimet e tyre  :pafshim

  • Postime: 20
nirloo
#4 ne: 23-08-2004, 13:09:59
te zbulosh???
une nuk besoj se njeriu ka nje qellim pse ka ardhur ne jete.
qellimi eshte diçka qe i ve njeriu vetes.

  • Postime: 15
arbanasi
#5 ne: 23-08-2004, 16:23:17
Qellimi i qe mbulon te gjitha qellimet te njeriu eshte Adhurimi ndaj Zotit.
Ai eshte qellimi kryesor, e tek pastaj, me adhurimin e Zotit, dhe me leximin e Kur'anit Fisnik (muslimanet) dhe te tjeret librat e tyre te shenjta, rregullojne dhe vendosin qellimet sekundare ne jete...

Paqa dhe meshira e Zotit qofshin mbi ju.

  • Postime: 420
  • Gjinia: Mashkull
olsion
#6 ne: 25-09-2004, 16:25:44
Pershendetje!

Mendoj se qellimi i jetes ( dhe vepres ) se nje njeriu eshte i lidhur me qellimin e te gjithe shoqerise bashkekohore ne te cilen ai jeton.

Nje njeri ndihmon me punen e tij ne zhvillimin e shoqerise e cila krijon nje brez me te afte, me modern, me te zgjuar e.t.j.

Dhe per mendimin tim qellimi i njerezimit eshte: te krijoje nje brez i cili ti gjeje kuptimin kesaj bote, kush eshte fillimi e kush eshte fundi ?

Dhe une mendoj se te gjitha idete nga materialistet apo fetaret flasin kot e me kot.
Eshte njelloj si te gjesh se c'fare ka brenda nje kutie te mbyllur pa pare brenda.
Perderisa te gjithe brezat deri me sot kane avancuar ne shkence dhe kane zbuluar plot te panjohura, atehere brezat e tjere me siguri do te zbulojne me shume se kaq.

Nice: Njeriu eshte nje ure mbikalimi per tek mbinjeriu.

  • Postime: 107
  • Gjinia: Femer
bebilogel
#7 ne: 25-09-2004, 23:18:43
Nice: Njeriu eshte nje ure mbikalimi per tek mbinjeriu.

por akoma mbetet shume per te deshiruar..nga ju tek majmuni......
Pse.....valle kujtoni se keni qellime???????????????????
Na flet olsioni per tejcimin e brezave...........
Olsion mbinjeriu e urren turmen....komunitet in....shoqerine.... .ndaj kurre s'duhet ndikuar nga ajo......dhe na meson mosndikimin.......E cjen e natyrshme te nje shpirti te lire...duke shperfillur rrethuesit....

  • Postime: 420
  • Gjinia: Mashkull
olsion
#8 ne: 26-09-2004, 02:46:41
Meqe nuk e di emrin tend po te drejtohem O bebi.

1. Mbinjeriu nuk e urren turmen por e percmon ( eshte dicka tjeter ). Mbinjeriu e perdor turmen dhe oratoret e saj per qellimet e veta ( do te thote qe ka qellime ). Prandaj Nice nuk do te jete as midis deleve e as midis barinjve, por do te jete ujku.

 2. N.q.s Nice nuk do te ishte per nje qellim te njerezimit atehere nuk do te ndante ( sipas tij ) kohen Para dhe Pas Nices, por do te vazhdonte rubairat e Omar Khajam-it e do te zbraste kupa e do te puthte cupa.

3. Per ecjen e natyrshme te nje shpirti te lire qe do ta krahasoja me shqiponjen, do te thoja se pasi e studion "turmen" i duhet qe ndonjehere te ulet poshte dhe te rrembeje dicka.

4. Fjala "e natyrshme" c'fare do te thote? Duhet ti bindemi nje rregulli? d.m.th na qenka nje Natyre qe ne duhet te perkufizojme fenomene me emrin e saj?



  • Postime: 420
  • Gjinia: Mashkull
olsion
#9 ne: 26-09-2004, 03:13:48

Paqa dhe meshira e Zotit qofshin mbi ju.

Arbanasi te lutem po te kontrollosh tek lista e temave ne Zeriyt.com ke nje teme vetem per myslimanet. Keshtu qe mund te shkruash per zotin e kuranin aty sa te duash.

N.q.s deshiron te bisedojme bashke mund te hapesh nje teme te re. Une dua te jap nje keshille te vogel: nderprite nje here leximin e librave te shenjte, shko meso mire shqip ( se ke bere plot gabime drejtshkrimore aty ) e pastaj hajde shkruaj ndonje gje ne forum.

Per ato qe ke shkruar mund te te them se rregullat ne shoqeri i vendos vete shoqeria, ashtu sic vendos cmimet ekonomia e tregut.

Ato rregulla e dokrra qe profetet i mbollen ne perendim dalengadale po shuhen, keshtu qe ushtari i fundit nuk duhet te hidhet ne sulm po duhet te kthehet te rindertoje shtepine.

Omar Khajam!
Mor, Hoxhe, nje gje vetem me dhuro,
Beko pa folur, mos me prediko:
Un' ecij drejt, ti ecen fare shtremberl
Se je i verber, syte cap shero!

  • Postime: 107
  • Gjinia: Femer
bebilogel
#10 ne: 26-09-2004, 19:31:03
Ecjen e natyrshme te nje shpirti te lire...duke shperfillur rrethuesit....

veprohet drejt vetem kur veprohet me instikt __NICE
 pra natyrshem,pa u ndikuar nga askush dhe asgje.....natyrshem ...
shoh qe ke qejf nicen......ke nje teme aty: ZOTI KA VDEKUR......

  • Postime: 420
  • Gjinia: Mashkull
olsion
#11 ne: 26-09-2004, 20:15:05
Meqe edhe ti e ke qejf Nicen

Nice: ZOTI KA VDEKUR.

Zoti: NICE KA VDEKUR.

Megjithate jam kurioz te di ( meqe ti nuk ke nje qellim ). Me c'fare menyre do te jetosh? Vetem te kenaqesh ne kete jete, apo vepra jote te jetoje?

  • Postime: 14
alias
#12 ne: 28-09-2004, 10:59:13
qellimi/ kuptimi i jetes eshte nje nocion qe lidhet shume ngushte me Ekzistencializmin ose me mire kane qene Ekzistencialistet qe per here te pare filluan ta shikonin me seriozisht si nocion, ndoshta nga gjendja qe vete ndodhej bota, dy luftrat Botrore qe  me shume se kurre vune ne diskutim idene e ekzistences se zotit. Megjithate ekzistencialisti ngelet besimtar por edhe reformohet, agnostik per me teper apo ndoshta edhe ateist, eshte pikerisht ky i fundit qe percepton/ ndien absurdin dhe i le atij vendin, si plotesues i qellimit te jetes. Kuptimi i jetes nuk eshte asnjehere absolut,madje shume relativ dhe subjektiv, per njerez te ndryshem jeta ka kuptime te ndryshme, dhe jane te gjitha te respektueshme, qe nga ideja e ekzistences se zotit, tek absurdi, tek jeta profesionale, tek ardhmja, tek arritjete personale... Personalisht mendoj, qe njeriu nuk ka vetem nje qellim ne jete. Jeta e tij mund te kete kuptime/qellime te ndryshme ne etapa te ndryshme te zhvillimit te tij social. Per mua tani eshte shkolla, neser do jete familja, me vone do jete kariera dhe keshtu ne vazhdim....
nuk e di sa e qarte isha, ,por qellimin e jetes e pashe ngushte me individin dhe jo me shoqerin,pavarsishte se eshte shoqeria qe i dikton kushtet per qellimin e jetes.

  • Postime: 114
mision
#13 ne: 28-09-2004, 19:55:11
Ke zbuluar qellimin e jetes tende?

une mendoje qe nuk ka nevoje te zbulohet, ajo dihet fare mire

  • Postime: 14
alias
#14 ne: 28-09-2004, 23:00:45
qellimi i jetes, ndoshta eshte jeta vet...... :-*  :-* <)>  :-[ :-[ ;) ;

  • Postime: 223
Zeri Im
#15 ne: 04-10-2004, 18:00:19
Nese e ke zbuluar, cili eshte? Pse dhe si (e zbulove)?
\


Vizion,a nuk mendon se qeelimi e jetes tone eshte te behem Njerii vertete(pa te meta).
Pse? se kena shume nevoje per te.
Si(e zbulove)? Athere kurr pata nevoje me se tepermi per te.

  • Postime: 2
besi
#16 ne: 04-10-2004, 19:48:07
Të shtrosh pyetjen se a e ke zduluar qëllimin e jetës sate,mendoj se është gabim jo vetëm samantik por,edhe mjaft përmbajtësor në rrafshin e subjektit -cili është subjekti i qëllimit?
Qëllimi i jetës  sime është vet jeta ime .Kjo nuk është aspak tautologji.
Kjo është mjaftueshmërisht esenciale.
 :detari

  • Postime: 23
Aragorn I
#17 ne: 05-10-2004, 21:24:44

Paqa dhe meshira e Zotit qofshin mbi ju.

Arbanasi te lutem po te kontrollosh tek lista e temave ne Zeriyt.com ke nje teme vetem per myslimanet. Keshtu qe mund te shkruash per zotin e kuranin aty sa te duash.

N.q.s deshiron te bisedojme bashke mund te hapesh nje teme te re. Une dua te jap nje keshille te vogel: nderprite nje here leximin e librave te shenjte, shko meso mire shqip ( se ke bere plot gabime drejtshkrimore aty ) e pastaj hajde shkruaj ndonje gje ne forum.

Per ato qe ke shkruar mund te te them se rregullat ne shoqeri i vendos vete shoqeria, ashtu sic vendos cmimet ekonomia e tregut.

Ato rregulla e dokrra qe profetet i mbollen ne perendim dalengadale po shuhen, keshtu qe ushtari i fundit nuk duhet te hidhet ne sulm po duhet te kthehet te rindertoje shtepine.

Omar Khajam!
Mor, Hoxhe, nje gje vetem me dhuro,
Beko pa folur, mos me prediko:
Un' ecij drejt, ti ecen fare shtremberl
Se je i verber, syte cap shero!


O ta befte zoti (ironike kjo) hallall. Se burrash ca njerez kane lexuar nje liber ose me shume mbi zotin, edhe nuk duan t'ja dine me per asnje aleternative tjeter per te shpjeguar jeten. Kta lloj njerezish une i imagjinoj sikur sapo futen ne nje salle te madhe kokteil-i, me nje tavoline ne mes nga njera ane e salles ne tjetren. Tipi me shume i urritur se i cuditur, mbush barkun me gjene e pare qe sheh, e nuk do t'ja di se c'ka me tej.

  • Postime: 47
marioni
#18 ne: 27-10-2004, 11:20:46
e rendesishme nuk eshte thjeshte te keshe nje qellim ne jet e rendesishme eshte dish dhe se ku ke qen.... ku je.... dhe pasataj nese shkon dot atje  ku don te shkosh apo jo...

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#19 ne: 02-11-2004, 19:10:59
qellimi jetes eshte adhurimi i zotit.
kjo eshte asyeja qe zoti e krijoi njeriun adhurimi

  • Postime: 1
  • Gjinia: Mashkull
EXODUS
#20 ne: 05-11-2004, 06:43:45
Qellimi i jetes eshte te njohesh qellimin per te cilin jetohet jeta.

Si realizohet kjo?
Duke njohur vetveten, njohja e te ciles ka lidhje te pashmangshme me kapacitetin e intelektit te cilin cdokush e arrin ne nivele te cilat nuk i ngjajne njera-tjetres, permes edukimit apo zgjerimit te horizontit per jeten dhe fenomenet apo ngjarjet qe bashkeveprojne me te. Hapi tjeter do te ishte zbulimi i aftesive te arritura permes edukimit per te konkretizuar dhe per te vene ne jete qellimin e te jetuarit.

Qellimi i jetes realizohet duke qene kerkues apo pretendues ndaj vetes.

Si arrihet kjo?
Serish permes arsimit dhe disiplines se "prodhimit" te vullnetit per te arritur ate cka kerkohet nga vetvetja.

Qellimi i jetes eshte te jetuarit me qëllimin per te njohur vetveten duke aplikuar gjykimin racional te pa perlyer me subjektivizem mbi menyren e te jetuarit, e ushqyer kjo e fundit me "buken" e arsimit!

« Editimi i fundit: 05-11-2004, 07:12:30 nga EXODUS »

  • Postime: 2028
  • Gjinia: Mashkull
sulltani
#21 ne: 05-11-2004, 23:13:29
sa lokoshent qe je mor burr.

  • Postime: 745
  • Gjinia: Femer
fiona
#22 ne: 07-11-2004, 02:48:58
qellimi jetes time?  te vazhdoj te luftoj per te arritur ate qe dua :pafshim :pafshim :pafshim

  • Postime: 75
  • Gjinia: Femer
Bolka
#23 ne: 07-11-2004, 17:20:47
Qellimi i jetes? Te vazhdoj te jem vetevetja deri ne minutat e fundit te jetes.

  • Postime: 77
  • Gjinia: Mashkull
pajtim pirasi
#24 ne: 07-11-2004, 19:29:16
 ...qe erdhem ne jete e vendosen te tjere pa na "pyetur".
---qellimi i jetes :te jetosh veteveten.
..te arrish nje qellim (te madh)nuk eshte thjeshte ne doren tende.
...kush arriti qellimin e jetes e u largua i kenaqur:realizova qellimet e mia ,tani po iki.
Ne erdhem ne jete ,vendosur nga te tjere.E jetojme jeten jo si duam vete.Ikim pa dashur si dhe vijme.
p.p