Korruptimi i shpirtit - Habia Filozofike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Korruptimi i shpirtit

Korruptimi i shpirtit

· 2 · 834

  • Postime: 3
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-05-2005, 12:14:00
Prej kohesh ne Shqiperi, ndoshta prej nje dekade, aludohet nje lufte ndaj korrupsionit, nderkohe qe ajo qe me ben me shume pershtypje, te pakten ashtu si e shoh une, eshte se shqiptaret, n e vetevete jane te korruptuar ne shpirt. Larg idealizmave, te jemi sa me realiste, shoh se thelbi materialist eshte bere pjese integrale e te gjitheve, pa perjashtim. Pretendohet drejtesi, kerkohet miresi, por prej kohesh "Giustizia" e Giottos eshte hedhur ne kosh, Soloni eshte peshtyre, dhe ikonat e balancimit jane fshire paturpesisht, per te arritur ne nje sistem te qelbur monetaro - centrik.ajo qe me ben pershtypje me shume, ndoshta duke gjykuar edhe nga pozicioni ne te cilin ndodhem, eshte opakesia e rinise shqiptare. nje rini pa ide, pa iniciative dhe per me teper pa shpirt oponence, duke pranuar si te pakundershtueshme ate qe i imponohet shumicen e rasteve diktatorialisht dhe pa te drejte. eshte nje rini qe per mua ndjek parimin e dhive: diku i thone se ka bar, dhe te gjithe sulen aty, pastaj i thone se bari eshte diku tjeter dhe perseri sulen atje. inteligjencia shqiptare me duket me shume nje fjale arkaike, sepse ende jemi ne stade primitive te zhvillimit te mentalitetit, duke harruar se rinia ka nje pushtet te pallogaritshem ne dore, dhe e gjithe kjo situate per mua eshte derivim i korruptimit thelle ne shpirt. nje zemer dhe nje mendje e semure nuk mund  kurresesi te dale kunder asaj qe shpreha me larte...

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-05-2005, 06:35:26
Kete e shoh dhe une si problemin tone te vertete, korruptimi i shpirtit te shqiptareve ne kuptimin e mirefillte te fjales. Me shume se sa te keqiat qe ndodhin cdo dite ne vendin tone e keqja me e madhe eshte pranimi nga te gjithe, berja e te keqes normale dhe shume shpesh kontributi per ta justifikuar apo dhe cuar perpara te keqen tone. Fatkeqsisht!

Temat e fundit