Lexime filozofike që zgjidhin problemet e njerëzve - Habia Filozofike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lexime filozofike që zgjidhin problemet e njerëzve

Lexime filozofike që zgjidhin problemet e njerëzve

· 2 · 2252

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-09-2004, 05:05:31
Lexime filozofike që zgjidhin problemet e njerëzve

Një seri leximesh filozofike me tituj tepër domethenes, vijnë tek lexuesi shqiptar përmes perkthimeve te te riut Erion Kristo. Librat qe mbajnë si autore emrat e disa prej filozofeve me te njohur botërore, do të mund te zgjojne tek lexuesi një kersheri te vërtetë, për vete faktin qe gjuha e perdorur është e përshtatshme për kedo. Behet fjale për filozofi divulgative, një lloj letrar qe filozofet e kanë perdorur për te zgjuar interesin e pergjithshem te masave te lexuesve, pavarësisht nga njohja ose e jo e filozofise. Pikërisht kjo ka qenë arsyeja kryesore qe e ka nxitur perkthyesin e Filozofise dhe Letersise Erjon Kristo, te botoje këtë seri leximesh filozofike. Erjoni thotë se vete fjala filozofi, perkthehet "dashuri për dijen", dhe është perpjekja njerëzore për te gjykuar përmes arsyetimit mbi gjithçka, edhe mbi vete arsyetimin. Por sipas tij, lexuesi shqiptar ka boshlleqe ne këtë drejtim, qe nuk janë krijuar vetëm nga diktatura, por brezat e meparshem, nuk u kanë lënë shumë brezave te sotëm. "Ndryshimi vjen duke ndryshuar mendjen dhe filozofia është një serum tepër efikas, ne rastin e prapambetjes për te cilën fola"- thotë ai.

- Si ju lindi ideja për te botuar këtë seri leximesh filozofike dhe cila është permbatja e tyre?

- Së pari, dua te sqaroj pse unë dhe së dyti, pse filozofia? Ne një nga pasazhet me te bukura te vepres se Shopenhauerit, "Këshilla për jetën", thuhet se te njeriu ka diçka me te mencur se truri. Ne kryejme herë pas herë një hap thelbesor, jo dhe aq nga një njohje e qartë e te vërtetës, sesa nga një shtyse e brendshme. Kjo shtyse vepron nën udhëheqjen e endrrave profetike, te pavetedijshme. Kush është thirrur te kryeje vepra te caktuara, i ndjek idealet e tij se brendshmi, qysh ne rini. Ne mbështetje te kësaj ideje, më kujtohet një ngjarje e vitit 1989, kur kryeja gjimnazin ne qytetin tim te lindjes ne Vlore.

Një nga shoket e mi te klases, krejt rastesisht, shkroi ne një leter sikur unë i kisha kryer studimet ne Rome dhe për me tepër, jepeshin hollesi te pamendueshme ne atë kohe, te cilat unë me vonë do t'i perjetoja me shumë emocion. Fati e solli qe pas jo me shumë se dy vjetësh unë te studioja për filozofi, ne "qytetin e perjetshem". Ishte dashuria e dytë e madhe e jetës sime, pas letersise, një dashuri qe modifikoi thellesisht qendrimet e mia dhe strukturen shpirtërore. Shkurt, studimet e mia me bene te njoh diçka qe nuk mund ta njihja ne vendin tim, te paktën ne aspektin metodologjik. Prej kësaj njohjeje, vjen fare lehtë dëshira për ta ndare diturine me te tjerët. Një mënyrë shumë e mirë për këtë është perkthimtaria, një nga artet me te vjetra te botës, qe lindi qysh kur linden gjuhët. E fillova me autoret qe kishin qenë frymezuesit e mi gjatë viteve shkollore: Fromi, Shopenhaueri, Bergsoni. Mirepritja qe u bëri lexuesi ketye autoreve, si dhe vlerësimet ne adresen time, ma hapen oreksin, dhe fillova te mendoja për diçka me te prekshme, për diçka me jetegjate. Kështu, lindi seria e Leximeve Filozofike, ku autore te vjetër e te rinj, tanime do t'i drejtoheshin drejtperdrejt lexuesit shqiptar, përmes titujve me domethenes.

- Filozofia duket disi e vështirë për t'u thithur nga masa e gjerë e lexuesve. Librat e perkthyer prej jush janë te destinuar për t'u lexuar vetëm nga një shtrese e caktuar e popullsise apo tek kjo seri leximesh mund ta gjejne veten edhe njerëzitë e thjeshtë?

- Ne përgjithësi, nisur edhe nga njohja vetjake e filozofise, qe është një perparesi absolute, unë jam perpjekur te perzgjedh një lloj te veçantë librash filozofike, libra qe zgjojne një kersheri te vërtetë tek lexuesi, ku nuk mungojnë temat e mëdha, por ku gjuha e autoreve është e përshtatshme për lexuesin e gjerë. Pra, bëhet fjale për filozofi divulgative, një lloj letrar qe filozofet e kanë perdorur për te zgjuar interesin e pergjithshem te masave te lexuesve, pavarësisht nga njohja ose e jo e filozofise. Shopenhaueri ishte një filozof krejt i panjohur me kryeveprat e tij te mëdha, por u njoh ne botën mbarë kur shkroi vepra si ato qe përmenda. Aq shumë ia rriti famen kjo, saqë ne shumë rrethe akademike, njerëzitë filluan te mbanin qen leshatore, sikurse filozofi i madh. Të merresh me filozofi, është si të merresh me fizike berthamore, kërkohet një njohje paraprake e logjikes, gnoseologjise, etj. Kjo mënyrë procedimi do ta mbante larg lexuesin e etur për dije te qarta. Dhe kjo është pikërisht ajo qe kam dashur te shmang përmes kësaj serie botimesh, qe janë te lehta për t'u kuptuar dhe e mbajnë te gjallë kureshtjen për me tej.

- Cilat janë temat qe trajtohen ne këto libra dhe a paraqesin ata zgjidhje te problemeve praktike qe mund te kenë njerëzitë apo ka thjesht teori?

- Librat e kësaj serie janë tejet praktike. Ata persillen rreth çeshtjeve jetësore, për te cilat jepen këshilla dhe ngushëllime. Filozofia pa medyshje qe është një teori, por kjo teori ngrihet nga studimi i praktikes se jetës. Nëse ndokush do të fillonte te lexonte për çështjet e metafizikes, siç i ka trajtuar Kanti apo Hajdegeri, do ta urrente përfundimisht filozofine, gjë qe nuk duhet të ndodhë. Vete fjala filozofi, do të thotë "dashuri për dijen", pra, ne qëndrimin ndaj kësaj lloj dijeje, përfshihet edhe elementi dashuri. Është perpjekja njerëzore për te gjykuar përmes arsyetimit mbi gjithçka, edhe mbi vete arsyetimin. Meqenëse kjo përpjekje ka nisur mbi 2500 vjet më parë, lexuesi shqiptar ka boshlleqe, qe nuk janë krijuar vetëm nga diktatura. Brezat e meparshem, pak u kanë lënë brezave. Ndryshimi vjen duke ndryshuar mendjen dhe filozofia është një serum tepër efikas, ne rastin e prapambetjes për te cilën fola.

- Cili është raporti qe ekziston mes filozofise dhe lexuesit shqiptar sot?

- Besoj se është një marredhenie dashurie, e cila ka pak vite qe ka nisur dhe për te cilën unë parashikoj një te ardhme shumë te mirë. Pa medyshje, nuk ka se si te jetë e keqe. Fakti i hapjes se shoqerise dhe shumefishimi i numrit te njerëzve qe merren me filozofi, përveçse fryte do të sjelle. Megjithatë, u takon njerëzve te dijës te luajnë rolin e pedagogut, dhe ta mekojne me kujdes dashurinë për te. Nuk duhet ngjallur ndjenja e veljes, a ndjenja e ploterise. Ka boll pune për te bërë dhe këtë mund ta bëjnë vetëm njerëz me mendje të hapur. Interesi për filozofine është shtuar, numri i perkthimeve gjithashtu, cilësia e tyre po vjen ne rritje.

I mbetet Universitetit te Tiranës, qe te tregoje se cilat janë kapacitetet qe punojnë aty, nëse janë vërtetë te pershtatshem për këtë pune, apo nëse ka nevojë te metejshme për reformim. Universiteti duhet te hapet për pedagoge te rinj, me mendesi të reja, por edhe qe tregojnë katerciperisht se janë te aftë për pune shkencore, qe janë ne gjendje te prodhojne lende për studentet e tyre, dhe jo te vijojmë te jemi humbesit me te medhenj te kohës ne Evrope, si aktualisht.

- Si do t'i keshillonit te rinjtë shqiptare qe deshirojne te studiojne për filozofi?

- Janë te dhimbshme skenat e te rinjve qe protestojne përpara ambasadave, qe kërkojnë dege te mira nëpër fakultetet shqiptare, qe shqetesohen për mungesen e korrektesise nëpër provimet e pranimit. Për mua nuk ka krim me të madh se sa mohimi i dijës. Njerezit me sy te mbyllur nuk mund të mos përplasen dhe dhimbja doemos do të vijë. Kur je sycelet, nuk ta shkasin dot kollaj dhe kjo do të thotë se parapelqej qe e gjithë shoqëria jonë te kërkoje një arsimim me te mirë për bijte e vet. Kjo do të thotë një numer me i madh shkollash publike e private, programe alternative, universitete te hapura për pedagoge te rinj, qe kanë studiuar ne vende me te zhvilluara, e shumë te tilla. Këshilla ime e vetme për metonjesit e dijës nuk ka se si të mos jetë leximi, leximi i veprave te mira. Ka shumë nxënës qe duan te shkollohen për filozofi, shkenca shoqërore, shkenca politike, psikologji "të gjitha janë bija te filozofise), por qe gjatë gjithë jetës se tyre shkollore nuk i kanë marrë ere asnjë libri. Atëherë, kur te gjenden përballë universit te dijës, ndoshta mund te pesojne ndonjë qark te shkurter.

Mendja stervitet përditë nga pak. Kurse për prindërit do të kisha diçka tjetër, sidomos për ata qe blejne apartamente milioneshe. Ne vend qe ne dhomen e pritjes te instaloni ndonjë bar, me mirë blini një biblioteke te vogël. Nëse nuk do t'ju hyjë juve ne pune, mund ta përdorin fëmijët tuaj. Brezave mund t'u lemë trashegim edhe dije, përveçse prona e pasuri. Pa njerëz te mencur, gjërat nuk mund te ecin përpara me shpejtesi. Sa me shumë dije, aq me shumë zgjidhje, aq me tepër laryshi, dhe siç kanë thënë latinet: larmia te kenaq.


KohaJone
« Editimi i fundit: 28-01-2006, 09:22:25 nga BESIM »

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 17-11-2004, 13:56:34
Mirëdita !

Desha te them dy fjale në lidhje me atë çka është thënë me lart. Ka aty diçka qe me vret veshin. Qe perkthyesi i ri Kristo duhet pergezuar për punën fisnike qe ai kryen, kjo nuk diskutohet. Por, ajo çka me shqeteson, kjo është qe aty filozofia mendohet si mode. Fakti qe disa akademike kanë filluar te mbajnë pas vetes nga një qen leshator siç Schopenhauer tregon qartë një mjerim te thelle shpirtëror dhe një skamje te padurueshme intelektuale. Filozofet nuk zgjidhen ne baze te lehtesise se tyre për t'u lexuar. Kështu, sot, ne mund te gjejmë filozofe pak a shumë ngado, bile dhe tek autoret e BD-ve (bande dessinge). Është e vërtetë qe filozofia e Kant është e tejet ngarkuar me terma te nderlikuara, por kjo nuk është një arsye qe lexuesi duhet t'a urreje filozofine. E përsa i përket Heideggerit, është krejt e paqene qe filozofia e tij është e pakuptueshme dhe e merzitshme. Të lexosh Heideggerin, te hysh tek qenia e mendimit te tij, është kushti i nevojshem dhe i domosdoshem për qe te fillohet te filozofohet. Ështe e pamundur sot te pretendohet qe merremi me filozofi nëse nuk kemi kaluar nga "mbreti i mendimit" Heidegger. Vepra e tij "Qenie dhe Kohe" është vepra me madhore e shekullit te XX-te, dhe nder me te rendesishmet ne historinë e filozofise. Të lexosh Heideggerin do të thotë të mos ndahesh me prej tij dhe prej filozofise, dhe jo e kundërta siç pretendohet me lart.

Gjithë te mirat.    
« Editimi i fundit: 28-01-2006, 09:22:55 nga BESIM »

Temat e fundit