×
Hyrja
Profili

Teoria e Platonit mbi njohjen

Teoria e Platonit mbi njohjen

· 2 · 6292

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-09-2009, 19:52:31
Platoni mbi njohjen foli duke marrur shembull alegorinë e shpellës, metaforen e linjës së ndarë dhe doktrinës së formave.

Duke krahasuar kete me shpellen, ne mund të mendojmë se te x-i i vijës është fillimi i botës së errësirës dhe të hijes dhe duke u ngjitur lart, tek y-i arrin dirta. Kalimi nga x-i te y-i përfaqëson një proces të vazhdueshëm të ndriçimit të mendjes. Objektet që i paraqiten mendjes në çdo nivel nuk janë lloje të ndryshme objektesh, por ato përfaësojnë katër mënyra të ndryshme të shikimit të të njëjtit objekt.

 

Të imagjinuarit – Këtu mendja ndeshet me imazhet ose me nivelin më të ulët të dijes. Një shembull i qartë është hija e cila mund të ngatërrohet me diçka reale. Në të vërtetë, hija është dicka rele; ajo është një hije reale. Por ajo që e bënë të imagjinuarit formën më të lulët të njohjes, është fakti se, në këtë etapë mendja nuk e di se çfarë është një hije ose një imazh që ajo ndesh. Përveç hijeve, ka edhe lloje të tjera imazhesh të cilat Platoni i konsideron mashtruese. Të tilla imashesh janë imazhet e dhëna nga artistët dhe poetët. Artisti paraqet imzhe që janë të paktën dy hapa larg realitetit të vërtetë.  Për shembull porterti i Solratit: 1. Ideja e njeriut 2. Trupëzimi i kësaj ideje tek Sokrati dhe 3. imazhi i Sokratit i paraqitur. Ajo që e shqetëson më tepër Platonin, janë imazhet që krijohen nga arti i përdorimit të fjalëve. Fjalët kanë forcë të krijojnë imazhe më përpara se mendja, prandaj poezia dhe retorika kanë mundësi të mëdha që duke përdorur fjalët të krijojnë imazhe të tilla. Në mënyrë të veçantë Platoni kritikon sofistët të cilët mund të bënin që sejcila anë e argumentit të duket po aq e njejtë sa ana tjetër.

Të besuarit – Etapa tjetër pas të imagjinuarit është të besuarit. Të parët përbëhet nga të besuarit. Mund të duket e sigurt se të gjitha trupat kanë peshë sepse ne i shohim që bien. Por edhe pse të besuarit bazohet në të parit, ende është në etapën e opinionit. Gjendja e mendjes që krijohet nga objektet e fukshëm është në një nivel më të lartë se të imagjinuarit.

Të menduarit – Kur një person lëviz nga të besuarit në të menduarit, ai lëviz nga bota e dukshme në botën e kuptueshme. Kjo gjendje është karakteristikë për shkencëtarët. Shkenca të detyron të mendosh sepse shkencëtari është gjithmonë në kërkim të ligjeve dhe parimeve. Edhe pse shkencëtari mund të shikojë një objekt të veçantë, një trekëndësh ose tru, ai shkon përtej trekëndëshit ose trurit të veçantë dhe mendon rreth trekëndëshit dhe trurit në përgjithësi. Mendja e din se dy dhe dy bëjnë katër, pavarsisht se ç‘janë dy.

Inteligjenca e përkryer – Në këtë nivel mendja merret direkt me format. Niveli më i lartë i dijes arrihet kur mendja është e aftë të kalojë përtej kufizimeve të hipotezave drejt unitetit të të gjitha formave. Platoni ep ërfundooi diksutimin e tij për vijat e ndarjes me një deklaratë përmbledhëse: “Tani ju mund të keni këto katër etapa të mendjes: inteligjenca si më e larta, të menduarit si e dyta, të besuarit si e treta dhe të imagjinuarit si e fundit.

Doktrina platonike e formave ose ideve – Format sipas Platonit janë modele të pandryshueshëm, të përjetshëm dhe jomaterial. Ekziston forma e trekëndëshit dhe të gjithë trekëndëshat e tjerë që ne i shohim janë kopje të dobëta të kësaj forme. Platoni argumentoi se dija është absolute sepse objektet e vërteta  të mendimit nuk janë material, por janë ide ose forma të pandryshueshme dhe të përjetshme. Sendet e dukshme krijohen dhe zhduken. Ekzistenca e tyre është e shkrurtër. Idetë siç është e mira dhe e bukura duken të përjetshme. Bota reale nuk është bota e dukshme, por bota e kuptueshme. Bota e kuptueshme është më reale thotë Platoni sepse ajo përbëhet nga format e përjetshme.

Çfarë janë format – Forma janë modele të përjetshme, ndërsa objektet që ne i shohim janë vetëm kopje e tyre. Bukuria është në Formë ose Ide. Sendet bëhen të bukur por bukuria ekziston gjithmonë. Përveç formave të bukurisë dhe mirësisë ka edhe forma të tjera. Paltoni flet për idenë e së keqes nga e cila të këqijat që ne i shohim janë thjesht kopje. Në qoftëse do të kishim formë ose ide për çdo send atëherë do të kishim një botë të dytë duplikat.

Ku ekzistojnë format – Platoni mendon se format janë ‘të ndara’, ‘të shkëputura’ nga sendet që ne shohim. Ato kanë ekzistencë të pavarur, vazhdojnë të ekzistojnë edhe pse sendet zhduken. Shpirti i njeriut ka njohje për format përpara se ai të bashkohet me trupin. Demijurgu, ose Zoti, përdor format në formimin e sendeve të veçantë, duke nënkuptuar se format kanë ekzistencë para se të trupëzohen tek sendet. Duket se këto forma e kanë origjinën e tyre të ekzistencës më ‘mendjen e Zotit’.

Cilat janë marrëdhëniet e formave me sendet -  Një formë mund të lidhet me nj send në tri mënyra: 1. forma është shkaku i thelbit të sendit, 2. një send mund të thuhet se merr pjesë në formë dhe 3. një send mund të thuhet se imiton ose kopjon një formë.

Cila është lidhja e formave me njëra-tjetrën – Format janë të lidhura me njëra tjetrën ashtu si gjinia me speciet e veçanta. Forma kafshë mund të duket prezente edhe në formën kalë. Sa më poshtë gjendesh në hierarkinë e formave, aq më afër sendeve të dukshme je. Si rezultat, dijet e tua do të jenë më pak universale, ashtu sikurse një person fliste për diçka të veçantë, si ‘mollë e kuqe’. Sa më lart që të ngjitesh, ose sa më abstrakte të jenë format, aq më të gjëra do të jenë dijet e tua, ashtu sikurse një person të fliste për mollën në përgjithësi. Shkenca është më abstraktja, ajo zotëron formën më të lartë të dijes.

Si i njohim format – Paltoni tregon së paku 3 mënyra sipas të cilave mendja mund të zbulojë format: Së pari të rikujtuarit që bën shpirti për format që ka njohur përpara se ai të bashkohet me trupin. Së dyti, njeriu arin tek njohja e formave nëpërmjet veprimit të dialektikës, e cila është fuqia e dëshirës, dashurisë (erosit) e cila udhëheq njeriun hap pas hapi nga objektet e bukura tek mendimet e bukura dhe pastaj thelbi i vërtetë i bukurisë në vetvete.

Doktrina e formave lë shumë pyetje dhe probleme – Gjuha që përdor Platoni, të lë përshtypjen se janë dy bota të ndryshme poër marrëdhëniet midis këtyre botëve është vështirë të merret me mend.

FILOZOFIA MORALE E PLATONIT – Kundër mësimeve të rrezikshme të sofistëve, Platoni solli nocionin e Sokratit së ‘dija është virtyt’ të cilin e mbështeti me një përpunim filozofik ku bazat themelore ishin 1. koncepti i shpirtit dhe 2. teoria e virtytit si funksion.

Koncepti i shpirtit – Në veprën Republika, Platoni përshkruan se Shpirti ka tri pjesë të cilat i quan arsyeja, shpirti dhe oreksi. E para është ndërgjegjësimi për një qëllim ose për një vlerë. Ky është veprimi i arsyes. Së dyti, është drejtimi drejt veprimit, drejt shpirtit por që i përgjigjet arsyes. E fundit është dëshira për sendet e trupit, oreksi. Shpirti është parimi i jetës dhe i lëvizjes. Trupi nga vetvetja është i pajetë, kështuqë ai vepron ose lëviz nga parimi i jetës, nga shpirti.

Të tre pjesët janë të lidhura njëra me tjetrën dhe duhet të punojnë së bashku që të arrijnë qëllimet e tyre. Këtë Platoni e sqaron me shembullin e Karocierit me dy kuaj ku njëri është i dëgjueshëm dhe shkon në rrugë të duhur, ndërsa tjetri është i padëgjueshëm dhe shkon në rrugë të gabuar.

Pasionet ose orekset mund të na çojnë në një botë të fantazisë dhe të na gënjejnë neve duke na bërë të besojmë se disa lloj të kënaqësive na sjellin lumturi, roli i arsys është që të depërtoj në botën e fantazisë dhe ta zbulojë botën e vërtetë. Fatkeqësia dhe çrregullimi i përgjithshëm i Shpirtit njerëzor, janë rezultat i konfuizonit të dukjes me relaitetin. Ky konfuzion ndodh kur pasionet sundojnë mbi arsyen. E keqja ose vesi shkaktohet nga injoranca, nga dija false. Kur oreksi sundon mbi arsyen uniteti i Shpirtit është i pavolitshëm.

Cili është shkaku i të keqes morale – Platoni thotë se Shpirti ka dy pjesë: Racionalen dhe Iracionalen. Pjesa Iracionale ka shpirtin dhe orekset. Pjesa racionale është krijuar nga Demijurgu (Krijuesi) ndërsa pjesa iracionale nga perënditë hyjnore të cilët gjithashtu krijuan edhe trupin. Në ekzistencën e mëparshme  të Shpirtit, pjesa racionale ka një vizion të qartë të formave. Shpirti zbret tek trupi meqë pjesa iracionale e shpirtit nuk është e përkryer. Sikur të ishte i përkryer, shpirti do të fluturonte lart në qiell, por Shpirti i papërkryer duke humbur krahët e tij duke u dobësuar në fluturimin e tij, ai zbret në tokë, dhe kjo përzierje e trupit dhe shpirtit quhet krijesë e vdekshme. Shpirti “bie”, kjo është rruga se si ai vjen tek trupi. Shpirti ka brenda vetes mundëinë e çrregullimit, kështuqë kur ndodh çrregullimi, shkaku i së keqes duhet të gjendet brenda shpirtit. Me hyrjen në trup vështirësitë e trupit rriten shumë. Kur shpirti largohet nga realiteti i formave dhe hyn në trup, ai kalon nga realiteti i njëshit në realitetin e shumtës. Trupi nxit aktivitete të tilla në pjesën  iracionale të shpirtit siç janë kërkimi pa kufizim i kënaqësive, egzagjerimi i dëshirave  si uria, etja, dëshira për të krijuar pasardhës e cila mund të kalojë në epsh. Tek trupi, shpirti provon ndjenjat, dëshirat, kënaqësitë dhe dhembjet ashtu sikurse frikën dhe ankthin. Trupi prish harmoninë e shpirtit, sepse trupi stimulon shpirtin të shmangë arsyen nga dija e vërtetë, ose e pengon arsyen që të gjejë të vërtetën që ka njohur dikur.

Po të hedhim një vështrim mbi kuptimin e kushteve të moralit ne shohim se ai fillon me konceptin e Shpirtit si ekzistenca e parë e çdo gjëje pavarsisht nga trupi. Shpirti ka një harmoni të bzuar midis pjesës racionale dhe iracionale. Kjo është një harmoni ku arsyeja kontrollon shpirtin dhe dëshirat nëpërmjet njohurive të saj mbi të vërtetën.

Vetëm dija mund të sjell virtyt sepse injoranca ose dija false është ajo që sjell të keqen. Njerëzit mendojnë, thotë Platoni, se çfarëdo që të bëjnë, ajo do tu sjellë kënaqësi dhe lumturi. Asnjëri nuk mund të bëj një veprim duke pasur dijeni se do të dëmtojë veten. Ndonjëri mund të bëj veprime të gabuara, ndoshta edhe të vrasë njeri, por gjithmonë mendon se ai vetë do të ketë ndonjë përfitim prej tyre. Të thuash se dija është virtyt do të thotë se dija e gabuar duhet të zëvendësohet me një vlerësim të kujdesshëm të sendeve ose të veprimeve dhe të vlerave të tyre.

Virtyti si realizim i funksionit – Fjalët kyç të moralit, të quajtura virtyt dhe mirësi kishin qenë të errësuara nga sofistët të cilët mendonin se çdo kulturë  mund t’i jepte çfarëdo kuptimi që të dëshironte. Për Platonin, virtyti dhe mirësia ishin të lidhura ngusht me mënyrën e të sjellurit e ila sjell mirëqenie dhe harmoni. Platoni thoshte se virtyti nuk është çështje zakoni ose opinioni por është një çështje e natyrës së vërtetë të shpirtit. Është pikërisht natyra e aryes  që shërben për të njohur dhe drejtuar shirtin dhe oreksin.

Platoni shpesh e krahason jetën e mirë me funksionimin sa më efikas të sendeve. Një thikë është e mirë kur ajo pret sa më mirë, d.m.th kur ajo plotëson funksionin e saj. Një mjek është i mirë kur ai plotëson funksionin si doktor. Funksioni i mjekut është arti i shërimit, i muzikantit të merret me art. Të jetuarit, sipas Platonit është artdhe funksioni i vetëm i shpitit është arti i të jetuarit.

Në përputhje me tri pjesët e shpirtit kemi tre virtyte, të cilat arrihen kur këto pjesë plotësojnë funksionet e tyre. Kështu kur dëshira mbahet brenda kufijve dhe masës së saj, duke shmangur teprimet, ajo nuk zë vendin e pjesëve të tjera të shpirtit. Ky moderacion i kënaqësive dhe i dëshirave të çon në virtytin e maturisë. Kur energjia e vullnetit mbahet brenda kufijve të shpirtit duke shmangur veprimet e nxitura dhe të vrullshme atëherë arrihet virtyti i kurajos. Arsyeja, kur mbetet e pashqetësuar nga sulmet e dëshirave, dhe kur vazhdon të shikojë idealet e vërteta në vend të ndryshimeve të vazhdueshme të jetës së përditshme bënë që t arihet virtyti i urtësisë. Kur të tre këto virtyte (maturia, kurajo dhe urtësia) janë në plotësim të funksionit që kanë, arrihet virtyti i veçantë – drejtësia. Kjo ndodh sepse me drejtësi kuptohet që secilit t’i jepet e drejta që i takon. Pra drejtësia është një virtyt i përgjithshëm që arihet vetëm vetëm kur çdo pjesë e frymës plotëson funksionin e saj.

FILOZOFIA POLITIKE E PLATONIT – Platoni shtetin e konsideronte si “Njeri me përmasa të mëdha”.

Shteti si njeri me përmasa të mëdha – Shteti, thotë Platoni, është një institucion natyror, sepse ai reflekton natyrën njerëzore. Një shtet fillon të ekzistojë sepse asnjë individ nuk është i vetëmjaftueshëm; ne të gjithë kemi shumë nevoja. Nevojat tona të shumta kërkojnë shumë aftësi dhe asnjë nuk i zotëron të gjitha aftësitë që nevojiten për të prodhuar ushqim, strehë dhe veshmbathje, duke mos përmendur artet e ndryshme. Prandaj duhet një ndarje e punës, sepse “më shumë gjera do të prodhoheshin dhe puna do të ishte më e lehtë, kur çdo njeri do të ishte i lirë nga të gjitha okupimet e tjera, dhe do të bënte në kohën e duhur vetëm një punë për të cilën ai zotëronte aftësi natyrore. Do të gjenden gjahtar dhe peshkatar, skulptor, piktor e muzikant; poet të pasur dhe recitues profesional, aktor e valltar regjisor dhe bërësit e të gjitha lojeve të pajisjeve shtëpiake duke mos harruar edhe zbukurimet  e grave. Do të donim edhe shërbëtorë…parukierë, berber, kuzhinierë dhe pastiçierë. Kjo dëshirë për më shumë gjëra, shpejt do të shterrojë burimet e bashkësisë, dhe më parë, thotë Platoni, ne do të duhet të këpusim një copë nga e jona. Në këtë rast fqinjët në mënyrë të paevitueshme do të jenë në luftë me njëri tjetrin. Me paevitueshmërinë e luftës, tani do të jetë e nevojshme të kesh “një ushtri të tërë për të shkuar në betejë me një pushtues, në mbrojtje të pasurisë dhe qytetarëve…” Kështu shfaqen rojet e shtetit që përfaqësojnë njerëzit më të fuqishëm të cilët do të zmbrapsin pushtuesin dhe do të ruajnë rregullin e brendshëm. Tani gjenden dy klasa të dallueshme njerëzish: ata që kryjnë të gjitha zejet – fermerët, artizanët dhe tregtarët – dhe ata që ruajnë bashkësinë. Nga klasa e fundit (rojtarët) zgjedhen rojet më të stërvitur të cilët do të bëhen drejtuesit e shtetit dhe do të përfaqësojnë klasën e tretë të elitës. Tani lidhja midis shtetit dhe individit bëhet më e thjeshtë sepse tri klasat brenda shtetit janë një zgjerim i tri pjesëve të shpirtit. Zejtarët ose artizanët përfaqësojnë pjesën më të ulët të shpirtit – dëshirën. Rojet personifikojnë elementin shpirtëror të Shpirtit, dhe klasa më e lartë, drejtuesit përfaqësojnë elemntin racional të shpirtit.  Platoni e dinte se do të ishte e vështirë të bindte njerëzit për të pranuar këtë sistem të shtetit veçanërisht kur njerëzit fusin veten në njërën prej klasave, andaj ai tha se detyra e gjithë personave  do të ishte caktimi nëpër klasa vetëm pas një stëritjeje të zgjeruar, ku vetëm ata që janë të aftë  mund të përparojnë në nivelet më të larta. Më e rëndësishme nga të gjitha, mendonte Platoni, është që çdo njeri të ishte dakort me atë që do të ishte drejtues dhe gjithashtu me arsyen pse duhej të ishte i bindur me drejtuesin.
« Editimi i fundit: 17-10-2019, 16:22:27 nga M A X »

  • Postime: 26676
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-09-2009, 19:53:04
Mbreti filozof – Drejtuesi i shtetit duhej të ishte një nga ata të cilët të kishte aftësi të veçantë për të realizuar atë funksion. Drejtuei thotë Platoni duhet të jetë ai që ka një edukim të plotë, ai që kupton ndryshimin midis  botës së dukshme dhe botës së padukshme, midis sferës së mendimit dhe sferës së njohjes; midis shfaqjes dhe realitetit. Për të arritur këtë pikë, mbreti filozof do të ketë kaluar nëpër shumë shkallë edukimi. Në kohën kur është 18 vjeç ai do të ketë pasur edukim në letërsi, muzikë dhe në matematikat elementare. Letërsia e tij duhet të jetë e kontrolluar, sepse Platoni akuzoi disa poetë për gënjeshtra të shpallura haptazi dhe për sjellje që tregojnë mosrespektin  karshi Zotit. Muzika duhej të ishte e parashikuar në mënyrë që ajo magjepsëse të zëvendësohej me një më të shëndetshme, nga marshi luftarak. Për disa vite të tjera ai do të kryente stërvitje  fizike dhe ushtarake, dhe në moshën 20 vjeçare pak nga ata do të zgjedheshin për të ndjekur një kurs të avanvuar në matematikë. Në moshën 30 vjeçare, një kurs 5 vjeçar duhej të fillonte në dialektikë dhe në filozofinë e moralit. 15 vite do të kalonin duke mbledhur eksperiencë praktike në shërbimet publike dhe në moshën 50 vjeçare  njeriu më i aftë do të arinte nivelin  më të lartë të njohjes, vizionin e së mirës, dhe më vonë duhej të ishte gati për detyrën  e qeverisjes së shtetit.

Virtytet në shtet – Meqenëse zejtarët mishërojnë elementin e dëshirës, ata gjithashtu ata gjithashtu do të reflektojnë virtytin e durimit. Durimi nuk është i kufizuar vetëm tek zejtarët, por gjendet edhe tek të gjitha klasat e tjera. Kur kjo arrihet, shfaqet vullneti të ulëtit për t’u sunduar nga i larti.  Rojet të cilët mbrojnë shtetin shfaqin virtytin e kurajos. Platoni thotë se rojet do të arrijnë guximin e vërtetë kur ata dijnë nga çfarë të kenë frikë dhe nga çfarë tëmos kenë frikë. I vetmi objekt real i frikës për rojet duhet të jetë frika nga morali i të keqes. Drejtësia në shtet është pikërisht si drejtësia tek individi. Ajo është produkt i qëndrimit të çdo njërit në vendin e tij dhe të bërjes së detyrës që i takon. Drejtësia është harmonia e virtyteve të maturisë, guximit dhe urtësisë. Derisa shteti është i përbërë nga individë, do të jetë gjithashtu e nevojshme për secilin që këto virtyte të arrihen nga çdo person.

Rënia e shtetit ideal – Nëse shteti është “njeri me përmasa të mëdha” atëherë ai do të reflektojë llojin e njerëzve me të cilët është formuar një bashkësi. Nëqoftëse janë psë lloje të përbërjes shpirtërore, pesë format e qeverisë janë: aristokracia, timokracia, plutokracia, demokracia dhe despotizmi.

Platoni e konsideroi kalimin nga aristokracia në despotizëm si një rënie të ngadalshme të cilësisë së shtetit, që lidhej me prishjen graduale të karakterit moral të drejtuesve dhe qytetarëve. Natyrisht, shteti i tij ideal ishte aristokracia, ku elementi racional, i mishëruar në mbretin filozof, ishte suprem dhe ku arsyeja  e personit kontrollonte dëshirat e tij. Nëse ky ideal arrihej (pra aristokracia) atje do të ketë mundësi për ndryshim, derisa asnjë gjë nuk është e përhershme, dhe aristokracia do të binte  para se gjithash në një timokraci. Kjo paraqet një degjenerim sepse timokracia përfaqëson dashurinë për nderimet; dhe derisa një anëtar ambicioz i klasës drejtuese do nderimet e tij më shumë se të mirën e përbashkët, pjesa e dëshirave të tij ka zënë rolin e arsyes. Edhe nën një timokraci do të kishim fillimin e një sistemi të pronës private, dhe kjo dëshirë për pasuri përgatit terrenin për një sistem qeverisjeje të quajtur plutokraci, ku fuqia qëndron në duart e njerëzve, qëllimi i të cilëve është pasuria. Dhe, derisa të pasurit lartësohen në vlerësimin shoqëror, të virtytshmit fundosen. Këtu shteti ndahet në dy klasa: të pasurit dhe të varfërit. Demokracia thotë Platoni është një degjenerim i mëtejmë sepse rangjet e dëshirave kanë liri të barabartë. Shpirti i barazisë sjell legalizimin e të gjitha dëshirave nën plutokraci ku qëllimi i jetës është të bëhesh sa më i pasur që të jetë e mundur. Kjo dëshirë e pangopur do të sjellë në demokraci. Liria dhe fjala e lirë janë shpërndarë kudo; çdo njeri lejohet të bëjë çfar i pëlqen. Në këto kushte ju nuk jeni i detyruar t’i bindeni autoritetit…ose t’i nënshtroheni autoritetit nëqoftëse ju nuk e pëlqeni atë…të gjitha këto barazi dhe liri politike vijnë nga një shpirt, rregulli i të cilit është prishur. Derisa të pasurit rezistojnë, masat kërkojnë një njeri të fortë, i cili do të jetë mbrojtësi i tyre. Por ky njeri kërkon dhe merr pushtet absolut dhe e bënë popullin skllav të tij dhe vetëm më vonë populli e kupton se në çfarë nënshtrimi të thellë ka rënë. Kjo është një shoqëri e padrejtë, është një zmadhim i padrejtë. Fundi natyror i demokracisë është despotizmi.

http://njefjale.com/modules/news/article.php?storyid=40

Temat e fundit