Vdekja! - Habia Filozofike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Vdekja!

Vdekja!

· 42 · 6767

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-05-2004, 09:20:49
Cfare eshte?!

  • Postime: 1609
  • Karma: +10/-0

#1 ne: 08-05-2004, 23:18:51
Vdekja i jep kuptim jetes. Vdekja ne saje te nje procesi natyral, qe thote; ' cdo gje qe lind vdes', e nese kjo vdekje te konsideroj fundi absolut i ekistences se tij, do ishte edhe me i pakuptimte edhe vet jeta jone. Do ishte i bukur dhe i thjeshte sikur te ilustronim rastin e vdekjes se njeriut me ate te botes bimore. Ato lindin ne pranvere, e zhvillohen ne vere, e plaken ne vjeshte e vdesin me ne fund ne dimer - kshtu mund te veshtrohej edhe jeta e njeriut - i cili kalon nga nje shkalle ne tjetren, por pa harruar se edhe ajo bime qe lindi dhe vdiq - nuk ishte fundi - nuk u zhduk, por iu pershtaten kushtet e rrethanat dhe u paraqit prap ne ekzistenc.  Ky ishte nje ilustrim i thjeshte (sa per te hapur debatin), sepse jeta e njeriut dhe qellimi i saj nuk eshte thjeshte frymemarrje e frymedhenje, por gerthen diku me larg ... ne flasim,  logjikojm - flasim per vdekjen tone!! ..

  • Postime: 553
  • Karma: +1/-0

#2 ne: 11-05-2004, 09:41:34
.
« Editimi i fundit: 17-03-2005, 17:44:33 nga atman »

  • Postime: 1270
  • Karma: +2/-0

#3 ne: 23-06-2004, 01:12:06
Mendimi i vdekjes na genjen, e harrojme te jetojme jeten!
Sekreti i vetem i qenjes sone njerezore eshte se nje dite do vdesim.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-06-2004, 11:43:46
Mendimi i vdekjes na genjen, e harrojme te jetojme jeten!
Sekreti i vetem i qenjes sone njerezore eshte se nje dite do vdesim.

:X

  • Postime: 44
  • Karma: +0/-0

#5 ne: 03-08-2004, 15:53:32

Gjeja me e natyreshme ne bote, mike e ngushte e jetes, por me e rendesishme, me e thelle, me e sinqerte dhe me njerezore se ajo.

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 09-08-2004, 17:08:41
 Vdekja... ><

Po te mos ishte vdekja - jeta a s'do te ishte nje vdekje e perhershme...?

  • Postime: 27
  • Karma: +0/-0

#7 ne: 19-08-2004, 14:54:03
 Duhet te kemi frike vdekjen?

 Filozofi i madh Grek Epikuros,thekson se nuk duhet,sepse "sa jeton njeriu,vdekja nuk ekziston dhe kur ekziston vdekja,ky njeri nuk eshte  me".
E pra,pse duhet te kemi frike perderisa kurre nuk do kemi eksperiencen e saj?
Ne realitet,ajo qe na lind friken,nuk eshte se cfare do te ndodh pas vdekjes,por "kalimi" torturues nga jeta ne mosekzistence..Per kete teme japin lajme te mira .
Sot rastet me te shumta te vdekjes jane me pak te dhimbshme nga sa fantazojme,pasi mjekesia ka arritur qe te shmang dhimbjen.
Jane te pakte ata doktore qe njohin ose qe  mund ta bejne,dhe akoma me keq,kur e bejne askush nuk flet.
Jemi zhytur kaq shume dhe kemi pranuar dhunen,dhe vazhdimisht vdekjen e stisur neper lajme,videogame,kinema,.
Vdekja e vertet perben nje tabu paradokse.
Pse valle?
Ndoshta sepse nuk na intereson  se si eshte ne realitet.Gjithnje e me rralle na lejohet pothuajse ta shohim neper shtepite tona,dhe kjo padituri e jona ka si rezultat te zmadhoje friken tone.
Ndoshta per kete do ishte e vlefshme te kuptojme se cfare eshte,cfare ndodh dhe cila eshte "forma" e vdekjes kur asgje nuk mund te na mbaje ne kete jete.

Miqesisht dreamland


  • Postime: 26
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 19-08-2004, 22:16:24
Vdekja ,Procesi i transformimit te natyrshem te materies tone , proces te cilin asnjehere nuk e marrim seriozisht duke menduar qe kjo jete (qe eshte per tu meshiruar) do te jete e perjetshme. Cudi pse ti pelqeje qenies humane kaq shume vuajtja......?

  • Postime: 6
  • Karma: +0/-0

#9 ne: 21-08-2004, 05:57:49
Meqe s'munda VDEKJEN ta ndaloj,
Ndaloi AJO njerezisht per MUA.
Ne karroce vetem per NE kishte HAPESIRE
Dhe per PERJETESINE...

Emily DICKINSON.



Emily Dickinson te kall daten me poezite e saj....Kam marre nje klase intensive mbi poezite e saj.Pa ekzagjerim ate semester kam patur probleme kur flija sepse me kujtoheshin poezite e saj....sidomos ajo e titulluar "Alabaster Chambers"...

L.S:Etamolpid

  • Postime: 553
  • Karma: +1/-0

#10 ne: 21-08-2004, 08:02:51
.
« Editimi i fundit: 17-03-2005, 17:44:55 nga atman »

  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

#11 ne: 21-08-2004, 17:42:18
Jeta pa kurajon per vdekjen eshte skllaveri.
Ashtu sikurse, e gjithe bota eshte nje enderr, dhe vdekja interpretuesja.

#12 ne: 24-08-2004, 00:58:52
 hmmmm:
« Editimi i fundit: 18-04-2005, 19:22:29 nga Gjumashi »

#13 ne: 24-08-2004, 01:01:01
 hmmmm:
« Editimi i fundit: 18-04-2005, 19:22:44 nga Gjumashi »

  • Postime: 26
  • Karma: +0/-0

#14 ne: 24-08-2004, 15:15:37
Vdekja e vërteta më e papranueshme...

Pse nuk bindemi njëherë që të dy këto fenomene t'i konsiderojmë të njëjta kur vetë pajtohemi se që të dyja janë një domosdoshmëri e ngadhënjyeshme? Pse nuk qeshemi në vdekje siç qeshemi në lindje apo pse nuk vuanë në lindje siç vuajmë në vdekje?



Gjumashi urime per shkrimet i gjej me interes per ti lexuar.

Per sa i perket temes , eshte mese e natyrshme qe nuk mund ti konsiderojme te njejta , pasi nese te paren e njohim ne kete rast lindjen dhe bota neper te cilen ne kalojme gjate lindjes eshte prekshme , vdekja eshte bote e panjohur aq me teper qe procesi per te kaluar tek ajo kalon nepermjet dhimbjesh , prandaj eshte e  frikshme ..... dhe si rrjedhim vjen ajo shprehja kur njerzit kalojne dhimbje te medha fizike e shpirterore " vuajta sa desh me mori vdekja"  gjithsesi vdekja mbetet  frikshme....

  • Postime: 440
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 25-08-2004, 00:24:34
Me pelqyen shkrimet e tua Gjumash, dhe e vleresoj seriozitetin me te cilin ti e merr ne konsiderat fundin e jetes.
Ajo qe nuk me pelqen ne menyren se si majf njerez diskutojne per vdekjen jane teoriçkat e Epikurit, te rritura si barera te keqia ne mendjen e mjaft njerezve. Perpiqem t’a marr me mend si si do t’i kete zgurdulluar syte (si topa ping-pongu) ne momentin kur ka dhene shpirt (ne fakt ai as vete shpirtin nuk e ka njohur dot) dhe perpiqem te imagjinoj c’zhgenjim te tmerrshem mund te pesoje njeriu ne kete rast. Ajo qe me trishton edhe me teper eshte kur shoh se sa te perhapura jane â€Å“epikuriçka” te tilla, te cilat ndodhen ne themel te jetes kallpe te mjaft njerezve. C’ti besh? Jetojme ne epoken e hip-hopit, dhe natyrisht qe gjerat serioze sot, patjeter qe do te merren me shaka, pasi grami ne trute e njerezimit ka zene rrenje mire dhe nuk e le te marre fryme lirshem. Eshte per te qeshur tek sheh se sa harxhojne sot njerezit per kozmetiken p.sh., per llustren ne pergjithesi, dhe kur mendon qe askush nuk e vret mendjen per â€Å“mobilimin” e varrit te vet....vrtete qe eshte e trishtueshme. Me kujtohet shekspiri qe thoshte ne gojen e Hamletit: â€Å“Krimbi eshte i vetmi perandor qe do te sundoje boten”. E me pas: â€Å“ti sot ha nje peshk, qe pat ngrene nje krimb, i cili me pare pat ngrene nje perandor”. Domethene ti ke ngrene nje perandor. Riciklimi eshte ironia me e bukur e jetes. Nganjehere fillon t’u japesh te drejte nazisteve qe me eshtrat e njerezve benin sapun dhe kopsa!!!! Fundja ne njefare kuptimi trupi yt mbetet i vlefshem!!! Ndoshta neser, ndonje madame e kaperdisur do te shplaje zhulin e vet me kockat e tua, ne vasken e saj!!! Po te ndodhte vertete keshtu, do te deshiroja t’i ulerisja qe nga lavamani, e ti tregoja per per kercenimin tragjik qe e pret, por ......

Duhet menduar vertete seriozisht per fundin tone.
Problemi qendron se njeriu eshte nje harraq i perkryer. Harron mrekulline e ardhjes se tij ne jete, si dhe misterin determinues te largimit prej saj. Dhe ja tek e sheh me faqet e kuqe prej gezimit, duke lozur e duke u harbuar i kenaqur. Duket sikur gjithcka ne qytetet tona te mbushura me reklama te fton embelsisht ne harrese. Nje harrese qe e paguajme mjaft shtrenjte. Ekzistencialistet p.sh. kane qene aq te zgjuar dhe e kane kuptuar mire kete. Ata kane qene nder te paktet qe kane menduar seriozisht per vdekjen, por fatkeqesisht nuk kane shpresuar ne nje vijimsi te pertejme, ndaj dhe i sheh sa te trishtuar qe jane. Sizifi eshte vertete sot emblema e njeriut te mencur, por pa Zot. Njerez te tille jane vertete Sizife.

Per mua vdekja eshte ora e te vertetes se madhe, te qarte e te kthjellet ku dyshimi gjendet i shtrire perdhe bashke me trupin. Eshte ora kur syri yne qe sot sheh vec dukjen do te jete cliruar nga verberia. Eshte ora kur bie perdja e kesaj verberie, kur bie zhrmshem e plot buje perdja e harreses, kur bie perdja e gjithe mistereve te botes dhe ti e sheh veten ne njeren nga dy gjendje: ose perballe deshtimit te madh, ose perballe suksesit te madh. E bashke me ate perde bien te gjitha pikepyetjet e saj qe qendrojne varur si cengel mbi trurin e njeriut.
E verteta qendron atje, pas asaj perdeje dhe pret me durim oren e vet.

  • Postime: 27
  • Karma: +0/-0

#16 ne: 25-08-2004, 14:54:14
Nese "epikurickat" te duken barera te keqija,atehere nuk ke pse i komenton,ben mire te mos i lexosh dhe ti shkulesh nga mendja sepse do zene vend krimbat,sepse te them te verteten as Shekspiri nuk ma mbush mendjen aq me te thenat e tij shekspiriane.Sheksp iri kur shkruante ,ishte i zhytur ne boten e dehjes,qe nje i pire,dhe nje i pire vetem marrezira mund te shkruaj qe sot njerezit e kane ngritur ne piedestal,nje nga ata jam edhe une,nuk e perjashtoj veten,sepse na pelqen te lexojme marrezite e te tjereve.Por mqs ke shprehur dhe mendimin tend,me duket pak absurd ne lidhje me vdekjen.Dihet kush eshte e verteta,ardhja ne jete dhe vdekja,pra nuk me duket dicka interesante qe keni thene.Jo se nuk respektoj c'keni thene,sepse secili ka nje filozofi per jeten,por mire eshte te mesoheni te respektoni dhe mendimin e tjetrit dhe jo ti komentoni ne kete menyre jo dhe aq modeste nga ana juaj.

  • Postime: 440
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 25-08-2004, 17:00:12
Mos je gje hip-hopist ti lali?

Lexoji me me vemendje shkrimet e mesiperme dhe perpiqu t’i kuptosh drejt.

Cituar nga Dreamland
"Por mqs ke shprehur dhe mendimin tend,me duket pak absurd ne lidhje me vdekjen.Dihet kush eshte e verteta,ardhja ne jete dhe vdekja,pra nuk me duket dicka interesante qe keni thene."

Kam njohur mjaft njerez qe i kane gjerat teresisht te qarta, ndaj dhe nuk perben cudi aspak kjo per mua. Ky eshte verbimi me i plote qe mund te pesoje njeriu. Ku ai eshte teresisht i qarte. Dhe kjo eshte e keqe pasi as nuk te shtyn te shohesh me tej, pasi per te nuk ka asgje me tej. Pikerisht kjo esthe harresa per te cilen fola pak me lart.
Keshtu â€Å“epikurickat”, barerat e keqia, une perpiqem t’i ti shkul si nga mendja ime ashtu edhe nga te tjeret, por sigurisht qe t’i lexosh nuk ben apak keq. Pasi keshtu i njeh me mire. Por sa per krimbar, keto barera jane ushqimi me i mire per ta. Pasi e lene trurin te zere dhjame gje qe e ben mjaft te shijshem.

Dream, une mund te komentoj cfare te dua. Dhe mos mendo se ti e respekton me shume se une Epikurin (megjithese nuk jam shume dakort me mjaft ide te tij). Kam bindjen se po te ishte gjalle tani dhe do te lexonte shkrimet tona, ty do te te kundervihej te parit. Madje besoj se po te shihte realitetin ku po shket sot bota do te nderronte krejtesisht pikepamjet e veta, nuk po them, sikur te kishte lexuar filozofet qe do te pasonin historine e filozofise. Perpiqu t’a kuptosh ironine time, qe nuk besoj se e ul figuren e Epikurit. Te pakten nuk eshte ky qellimi i saj.
« Editimi i fundit: 25-08-2004, 17:04:05 nga gysi »

  • Postime: 27
  • Karma: +0/-0

#18 ne: 25-08-2004, 18:17:20
Hej Gysi,sinqerisht kam qeshur,mua vertet me pelqen hip-hopi,por qe te jem fanatike e kesaj rryme dhe te mendoj dhe hip-hop-ce,kete se kam percaktuar akoma.
Je egoist,pranoje.Nuk dua te bej polemika me asnjeri te kesaj natyre,rreth filozofise,nuk me pelqen,dua t'i shmangem.Se nuk do ja gjejme dot fillin kesaj bisede.Dhe saper kundervenjen e Epikurit karshi meje,mos u merakos,ne u perballofsha me te ne ate bote,nuk do ti fshihem,por do t'i ulem ne gjunje.

  • Postime: 440
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 25-08-2004, 20:28:56
E leme pra lal, megjithese une nuk i shkrova per sfide rrjeshtat e mesiperme, dhe as qe kam ndonje deshire per sfida. Por une besoj se i ke keqinterpretuar ato qe jane shkruar me siper dhe prandaj nderhyra. Megjithate edhe te keqkuptohesh eshte njerezore. :pafshim

#20 ne: 07-09-2004, 18:15:18
 hmmmm:
« Editimi i fundit: 18-04-2005, 19:23:10 nga Gjumashi »

  • Postime: 45
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 08-09-2004, 16:46:24
Cfare eshte?!

Biologjikisht, shpirterisht, apo filozofikisht?

  • Postime: 107
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#22 ne: 08-09-2004, 20:26:07
Vete vdekja ka seriozitet,por serioziteti nuk qendron ne ate qe ndodh,ne faktin e jashtemqe nje tjeter person vdiq;dhe ajo qe e dallon seriozitetin,nuk eshte as numri I makinave e njerezve qe shoqerojne kortezhin,dhe aq me pak ne ate gjendje letargjike shpirterore,qe nuk kenaq askend qe mendon thelle rreth vdekjes se tij.
Pikerisht vdekja,mund te na mesoje,qe serioziteti qendron ne intimitetin,ne mendimin;
na meson qe eshte thjesht iluzion veshtrimi malinkonik apo indiferent i se jashtmes,apo te zhytemi thelle ne faktin e â€Å“vdekjes”,duke harruar keshtu te mendojme per vete vdekjen tone,e te reflektojme mbi te.
Te mendojme veten si te vdekur..eshte serioziteti.......t e jemi pra deshmitare,te vdekjes se nje gjendjeje shpirterore......
Sepse te mendosh per vdekjen e te tjereve,eshte vetem nje gjendje shpirterore,dhe edhe fakti sikur ti ke vdekur ne vend te atij personi..........
Te shohesh nje kortezh,eshte thjesht nje peshtjellim....
Personalisht me vjen per te vjelle,kur shoh qe shendeti dhe rinia,jane pre e vdekjes,dhe statujeza e bukur mbi monumentin mortor eshte mbuluar me barera te keqia..........
Nje frymemarrje mbi ironine e jetes   .qe na ofron si te vetmen gje te sigurte,faktin qe nje dite do vdesim   
Eshte mall per te perjetshmen.......k ur vdekja,te shkul nje pas nje,shpirtrat e larte qe njihje ..
Eshte dhimbje,nese i shkuluri,ishte gjak nga gjaku yt....
Jane dhimbjet e ikjes se shpreses se perjetesise,dhe papritmas vdekja,behet endrra jote...
Ne jete merren qindra vendime, por asnje s’eshte aq vendimtar sa ai mbi vdekjen.
Forcat tona jetesore,te mbedhura te gjitha bashke,nuk jane aspak ne gjendje ti rezistojne kohes,qe na terqez zvarre pas vetes.
Jetuesi nuk ka kohe per te ndaluar kohen,te gjeje skuta te jashtekohshme,ne nje permbushje fantastike gezimi,sikur te mos qe fare nje e neserme,apo dhimbjeje----sikur e nesermja te mos behej akoma me e hidhur.
Vdekja e ka kete pushtet,ajo as qe e mendon sikur te perparoje edhe pak me shume ne kohe,ajo nuk e ndjek vendimin sic ben i gjalli;ajo vepron me shume seriozitet...
Dhe kur vjen,thote: â€Å“deri ketu,dhe as nnje hap me teper,gjithcka mbaroi.”
Deri edhe menyren e vdekjes me te mbinatyrshme qe ka ndodhur ne rrjedhen e shekujve,ajo e ka pare  ..Ndersa vdekatari,s’e ka parre kurre vdekjen te nderroje ngjyre,nuk e ka pare kurre draperin te dridhet ne doren e saj   .
Ah,nese dikush do te mund te mburrej me faktin se s’ka ndyshuar kurre,dikush do te qe pikerisht vdekja â€" ajo kurre nuk venitet dhe as mplaket.
Qe vdekja vendos te te marre,eshte nje fakt i pamohueshem,
Por  kerkesa serioze qe I drejtohet jetuesit-eshteqe ai te mendoje se MBAROI,te mendoje qe vjen nje kohe kur gjithcka mbaron.
Ja c’eshte e veshtire;te te njejtin fragment kalim â€" kufiri,vdekatari mendon se mund  akoma kohe per te jetuar,ai ka frike te pranoje qe MBAROI.
Eshte ne jete dicka qe ngushellon,qe mbron,nje mashtim i madh qe quhet Rinisje.
Nuk ka gje tjeter,pervecseriozitetit te vdekjes,qe tem und ten a mesoje kaq mire,ten a vije peshtire nga ky mashtrim I madh.Vdekja dhe Rinisja 2 paralele patakueshme,por serioziteti e segmenton deri diku te dyten,dhe e bent e pafundme drejtezen e vdekjes.
Asgje,absolutisht asgje nuk e shqeteson me te varrosurin;dhe edhe pse ajo fjalez e fundit ngelur pergjysem,ai cast i munguar arriti ndoshta te mbushe agonine e vdekatarit,tashme asgje nuk e shqeteson te varrosurin;edhe pse ajo rrokje-fjalez arriti te shqetesoje jeten e shume veteve,edhe pse kjo veper enigmatike e natyres,do te vazhdoje tu haje kohe studiuesve, asgje nuk e shqeteson te varrosurin.

Eshte lehtesues,kur jemi ne nje periudhe te veshtire te jetes,mendimi se ne te ardhmen do te gjejme paqen     

  • Postime: 6975
  • Karma: +6/-12

#23 ne: 19-09-2004, 21:48:51
Cfare eshte?!
vdekja eshte shije

vdekja eshte  shfaqje   e orgjinalitetit tend,

  • Postime: 223
  • Karma: +0/-0

#24 ne: 04-10-2004, 18:15:06
Sa bukur e thene - mor Machor

Temat e fundit