Akejtë e vërtetë - Historia Antike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Akejtë e vërtetë

Akejtë e vërtetë

· 2 · 968

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-03-2012, 19:03:10
Akejtë e vërtetë

Ta zëmë se vendosni të shkruani një roman që flet për heronj, për beteja dhe për mbretëresha, gjithçka e kalitur nga një copë magjie (apo ndërhyrje hyjnore, si të doni): Në cilën epokë do ta ambientonit? Ndoshta në një epokë të lashtë e plot përralla, të largët, por jo shumë. Ai që kompozoi "Iliadën" arsyetoi pak a shumë kështu. Për autorin e poemës, që ka jetuar afro 4 shekuj pas luftës së Trojës (që ndodhi afërsisht në vitin 1200 para Krishtit), epoka e lashtë ishte ajo e mikenasve.
Të gjithë grekët që kanë rrethuar muret e Trojës, sipas "Iliadës", janë akej, apo banorë të Akaias. Por, sipas disa studiuesve, prapa atij emri fshihej edhe një popull gjysmë nomad i imigruar në Greqi nga Europa Qendrore në mijëvjeçarin II para Krishtit. Pasi u integruan me indigjenët, ata mendohet se janë vendosur në Argolidë në Peloponez, ku krijuan disa qytete-shtete dhe i dhanë jetë qytetërimit që sot e quajmë mikenas nga qyteti i Mikenës, një prej qendrave më të mëdha bashkë me Argos, Tirinto, Pilo dhe Sparta. Ai qytetërim ishte sfondi i rrëfimit historik të quajtur "Iliadë".

Aristokratë

Arkitektë të zotë, adhurues të së bukurës dhe mbështetës të barazisë mes gjinive, mikenasit kishin një defekt të madh: Ishin luftëdashës. Gjë që shkaktonte tensione me fqinjët, përfshirë bashkëkombasit. Ai lloj karakteri shfaqet në "Iliadë" tek personazhi i Agamemnonit, komandant i të gjithë grekëve në Trojë. Bir i Atreut, mbret i Mikenës, personazhi legjendar ka shumë të përbashkëta me sovranin tipik që qeveriste çdo qytet-shtet mikenas. "Ashtu si sovranët e poemës homeriane, mbretërit mikenas emëroheshin sipas linjës atërore të pasardhjes", konfirmon Masimo Cultraro, arkeolog dhe kërkues në institutin e mallrave arkeologjikë dhe monumentalë në Cnr. Ajo mikenase ishte një shoqëri aristokrate, ku mbretërit visheshin me pushtet absolut, përfaqësuar nga skeptri. "Nuk ekzistonin organe kolegjialë që të frenonin pushtetin mbretëror: sovrani emëronte funksionarët e pallatit, ushtronte një autoritet të plotë mbi administratën dhe kishte funksione gjykatësi", shton eksperti. Përgjithësisht mbante të paprekur madhështinë e tij edhe i vdekur. Si në Lindjen e Afërme, populli mendonte se mbreti i vdekur pritej nga perënditë dhe meritonte të njëjtat ndere. Gjë që nuk i ndodhi Agamemnonit.

Flijime njerëzore

Me rikthimin nga lufta, sovrani gjeti një pritje aspak të ngrohtë: Një vdekje e organizuar nga e shoqja, Klitemnestra. Kjo nuk mund t'ia falte (përveç tradhtisë me trojanen Kasandra) flijimin e të bijës. /rd

Temat e fundit