×

Historia e Suedisë

Historia e Suedisë

· 2 · 255

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 10-04-2020, 10:51:21
 

Historia e Suedisë zë fill me ardhjen e parë të njerëzve në gadishullin Skandinav para më shumë se 14 000 vitesh. Ka mendime se edhe gjatë kohës së akullit në Suedi kishte pasë njerëz por kjo nuk është dëshmuar deri më tash. Popullzimi i territorit të Suedisë ka ndodhë së pari në afërsi të qytetit jugor Malmë në kohën e shkrirjes së akullit. Konsiderohet që periudha parahistorike e Suedisë mbaron me mbarimin e epokës së vikingve rreth vitit 1050 pas e.r.

Vendi ishte i përçarë në qendra të ndryshme por kryesisht dalloheshin pushtetet me ndikim më të madh në Svealand dhe Jëtaland.

Vënja e kufijve të parë me një vend tjetër (Danimarkën) ka ndodhur në vitet 1000.

Si shtet Suedia forcohet veçanërisht gjatë viteve 1 300.

Pas një lufte qytetare Gustaf Vasa fitoi kundër danezve më 1523 dhe mori pushtetin në Suedi. Ai zgjidhet mbret më 6 qershor të atij viti dhe kjo datë festohet si ditë kombëtare e Suedisë.

Gjatë viteve 1600 në saje të përvojave luftarake Suedia u shndërrua në fuqi evropiane. Por pas qindvjetshit pasues Suedisë i mungojnë shumë resurse për të mbajtur epitetin e një shteti të fuqishëm. Më 1809 Rusia ia merr afër gjysmën e territorit të një madhësie sa Finlanda e sotme.

Më 1814 Suedia sulmon Norvegjinë dhe detyron Danimarkën që Norvegjinë t´ia lë Suedisë duke marrë si kompenzim disa pjesë të Suedisë në Gjermani. Pas kësaj Suedia nuk ka qenë më si palë kryesore në nodnjë luftë.

Industrializimi gjatë viteve 1800 në Suedi erdhi më vonë se në Britaninë e Madhe. Ndërtimi hekurudhës nga viti 1860 shënon etapë të re zhvillimore për Suedinë. Ndërmarrjet në kuadrin e elektronikës dhe kimisë si L.M. Ericsson dhe Nitroglycerin AB morën rëndësi ndërkombëtare kah fundi i shekullit nëntëmbëdhjetë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore Suedia ishte neutrale. Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore mendohej se vendet nordike do të qëndronin neutrale por kjo shpresë u thye për shkak të sulmit që i bëri Rusia Finlandës dhe sulmeve të Gjermanisë naziste kundër Danimarkës dhe Norvegjisë gjë që e detyruan Suedinë të aplikojë politikë pragmatike ndaj botës.

Politika suedeze e sigurisë është ndërtuar në baza të neutralitetit ndaj luftrave. Më vonë është vrejtur që neutraliteti formal nuk e ka penguar bashkëpunimin teknik me Nato-n. Kryeministri i Suedisë Olof Palme ka zhvilluar ndërkaq një politikë të jashtme ofensive duke kritikuar ndër të tjera Luftën në Vietnam dhe aparteidin në Afrikën e Jugut.

Rënja e murit të Berlinit më 1989, rënja e Bashkimit Sovjetik 1991 dhe fundi i luftës së ftohtë ndikuan që Suedia ti afrohet më shumë Evropës duke u integruar në UE pasi kishte qenë anëtare e EFTA-s që nga themelimi i saj më 1960. Suedia bëhet anëtare e UE me 1 janar 1995 pas mbajtjes së referendumit për këte. Por ende nuk është futur në Unioni Valutor Evropian dhe valutë monetare ka krunën suedeze.

Burime: Enciklopedia e Suedisë, Instituti i Suedisë dhe faqe zyrtare në internet.

Autor: Shuquri Sejdijaj

https://www.gjiganti.com/diaspora/suedi/suedia/historia.html

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 10-04-2020, 10:54:06
Suedia nga statistikat e këtij viti thuhet se ka rreth 9.5 milion banorë. Ky është vetëm si fillim i kësaj kategore ndërsa në verzionin tjetër do mundohemi të sjellim statistika më të detajuara duke i kategorizuar në bazë të moshave, gjinive, të huajve dhe disa gjëra tjera që kanë të bëjn me popullsinë.

*******

Suedia dhe 20 fakte të njohura që e bëjnë të veçantë nga shtetet tjera
Shpesh kemi ndëgjuar rreth të mirave socio-ekonomike nga shtetet nordike ku edhe Suedia pothuajse në shumicën e rasteve përmendet si një shtet që sjell mundësi të ndryshme për të gjithë banorët që jetojn atje. Prej shumë gjërave të cilat nuk mund ti përmbledhim me një vend, ne kemi vendosur tju sjellim juve disa fakte interesante të cilat kanë të bëjn me Suedinë.

1. Qysh nga vitet 1800-ta karkaleci i detit (se: kräftskiva) ka qenë i njohur në Suedi. Peshkatarët në vitin 2013 kanë kapur 186 000 kg ku shumica prej tyre është ngrënë në festimin tradicional gjatë muajit Gusht.

2. Në Suedi jetojn 20 000 banorë të minoritetit Sami ku që nga viti 1993 ata kanë parlamentin e tyre dhe në vitin 2000 gjuha Sami është pranuar zyrtarisht.

3. Çdo ditë në 313 dyqanet e mobiljeve të IKEA-s në mbarë botën janë ngrënë rreth 1 836 000 qofte ku më së shumti janë ngrënë nga gjermanët pasi ata janë edhe frekuentuesit më të shpeshtë të këtij rrjeti dyqanesh.

4. Që nga viti 1901 janë dhënë 561 çmime nobel, çmimi është si trashëgimi i shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.

5. Në Suedi 48 % e prodhimit të energjisë vjen prej burimeve të ripërtëritëshme ku gati 95% e saj vjen nga hidrocentralet.

6. Suedia ka fituar 625.5 medalje olimpike ku 475.5 vijn nga lojërat olimpike verore ndërsa 150 nga ato dimërore. Një medalje e artë është ndarë me Danimarkën.

7. Çdo muaj nga qyteti i Stockholm-it mblidhen rreth 993 000 kg meturina të ushqimit dhe ky ushqim shëndrrohet në lëndë djegëse (gaz) duke prodhuar 115 000 m3 të cilën e shfrytëzojn autobusat dhe taksit e Stockholmit si karburant.

8. Suedia ka rreth 9.7 milion banorë ku 23% prej tyre janë nën moshën 20 vjeçare dhe 15% kanë lindur në një vend tjetër.

9. Rreth 300 000 deri 400 000 drerë enden nëpër pyjet suedeze, pavarësisht nga fakti se 100 000 prej tyre vriten gjatë gjuetisë vjetore ku marrin pjesë rreth 250 000 njerëz.

10. Prindërit suedez kanë të drejtë ti shfrytëzojn 480 ditë pushim të paguar për kujdesjen e fëmijës ku 60 ditë janë të rezervuara për baba. Në vitin 2012 për babanë janë marrë 24% nga numri i përgjithshëm.

11. Rripi i sigurisë nëpët automjete pretendohet të ketë shpëtuar 1 miljon jetë i cili është lëshuar në qarkullim në vitin 1959 nga kompania suedeze Volvo. Ky rryp i sigurisë gjendet në 1 miliardë automjete të ndryshme.

12. Në vitin 1944 në Suedi është legalizuar mardhënia e gjinisë së njëjtë. Një pjesë të kësaj e ka meritu një shoqatë për edukimin seksual e formuar në vitin 1933.

13. Në Suedi janë 95 700 liqenjë më të mëdhenjë se 100m x 100m. Kjo mbulon 9% nga sipërfaqja e përgjithëshme ku disa liqenjë kanë emra qesharak si psh "lördagsträsk" që dmth përmbytjet e të shtunës.

14. Mesatarja që një turist shpenzon për një ditë në Suedi është 800 SEK (86 €). Në vitin 2012 turistët kanë shpenzuar rreth 11 miliardë euro. Shumica e turistëve thonë se vijnë të blejnë.

15. Vetëm 1 % e mbeturinave shtepiake në Suedi përfundojn në vendet ku hedhen pleherat. 90 % e kanaçeve të aluminit riciklohen.

16. Në Suedi rreth 85 % e banorëve jetojnë në qytete ku Stockholmi si kryeqytet ka numrin më të madh ndërsa në vendin e dytë është Göteborg në perëndim dhe pastaj Malmö në jug.

17. Suedia e ka ndaluar e para rrahjen e fëmijëve në shkollë në vitin 1979 dhe nga ajo kohë e kan bërë njëjtë edhe 35 shtete tjera.

18. Puna mesatare e një suedezi në vit është 1644 orë duke e krahasuar me mesatarën nga organizata OECD në rank botëror që është 1776 orë. Në këtë list Suedia renditet e 6 në rank botëror.

19. Suedia është e gjatë 1574 km e cila çon në temperatura ekstreme. Më e ulëta është regjistruar në veri gjatë muajit Shkurt -53 gradë ndërsa më e larta në jug gjatë muajit Qershorë +38 gradë.

20. Selma Lagerlëf është një nga 7 fituesit suedez të çmimit nobel në literaturë si dhe femra e parë në botë që ka fitu çmimin në këtë lëmi. Libri i saj "Gösta Berling's Saga" është në dispozicion në 50 gjuhë të ndryshme.

Fotografitë janë marrë nga portali www.imagebank.swede n.se


https://www.gjiganti.com/diaspora/suedi/suedia/fakte.html
 

Historia e panjohur e Sandër Prosit

Nisur nga InfoZRubrika Filmi Shqiptar

Postimi i fundit 25-05-2020, 12:50:27
nga InfoZ
Historia e panjohur e Vasil Laçit, të riut që qëlloi mbi Viktor Emanuel III

Nisur nga InfoZRubrika Historia

Postimi i fundit 25-05-2020, 12:47:54
nga InfoZ
Historia e shejtanit

Nisur nga M A XRubrika Libraria Islame

Postimi i fundit 07-05-2020, 14:08:32
nga M A X
Cfare eshte Historia?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 16:34:30
nga M A X
Historia e Zvicrës

Nisur nga M A XRubrika Historia Bashkekohore

Postimi i fundit 10-04-2020, 10:46:44
nga M A X