×

Perspektiva polake për 8 majin 1945 (mbarimit të Luftës së dytë botërore)

Perspektiva polake për 8 majin 1945 (mbarimit të Luftës së dytë botërore)

· 1 · 130

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-05-2020, 23:26:47
 

E dini se çfarë po bënte Gjeneral Leopold Okulicki, komandanti i fundit i Home Army, një prej lëvizjeve ushtarake më të mëdha klandestine të Europës së pushtuar, më 8 maj të vitit 1945? Apo çfarë po bënin edhe Zëvendëskryeministr i i qeverisë polake Jan S. Jankowski dhe Presidenti i Parlamentit klandestin Kazimierz Pużak?

Sigurisht që po festonin mbarimin e luftës e cila kishte filluar me një sulm ndaj atdheut të tyre, Polonisë. Prej shumë javësh kishin qenë në Moskë në burgun e NKVD-së në Lubyanka. Të izoluar nga bota përreth, ata po u nënshtroheshin seancave cfilitëse të pyetjve, ndërkohë që po kjo botë përreth kërkonte lajme dhe informata rreth jetëve të tyre gjatë shumë javëve. Sipas Pużak, i vetmi që mbijetoi (dhe jo për shumë kohë, pas vdiq në vitin 1950 në një burg komunist), ata mësuan për mbarimin e luftës vetë në fundin e majit.

Për ta kuptuar këtë situatë, njeriu duhet të kthehet prapa në momentin kur shpërtheu lufta. Hapi final që çoi në shpërthimin e saj qe Pakti i Mossulmimit gjermano – sovjetik, i nënshkruar nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik më 23 gusht 1939. Sipas termave të tij, Polonia dhe disa vende të tjera të Europës Qendrore e Lindore duhej të ndaheshin midis dy shteteve totalitare. Si rezultat, më 1 shtator të 1939, Gjermania pushtoi Poloninë më 17 shtator dhe më pas edhe Bashkimi Sovjetik e pushtoi atë. Në atë kohë, gjysma e Polonisë ra nën pushtimin sovjetik. Midis masave represive që pasuan, më tragjikja qe Masakra e Katinit, ku 22000 robër lufte dhe të burgosur politikë u vranë dhe e deportuan.

Pas shpërthimit të luftës gjermano – sovjetike, marrëdhëniet midis Moskës dhe autoriteteve polake në ekzil u rivendosën për një kohë të shkurtër. Ato u prishën sërish në prillin e 1943, pas zbulimit të varreve të oficerëve polakë të vrarë në katin. Menjëherë më pas, Stalini filloi haptazi të krijojë autoritete të reja dhe totalisht të nënshtruara për t’ju paraqitur Polonisë. Gjithashtu, u bë e qartë se ai nuk kishte ndërmend që ta kthente territorin e madh të tokës që kishte kapur më 1939.

Në korrikun e 1944 u krijua në Moskë Komiteti i Çlirimit Kombëtar Polak për të menaxhuar territoret që Stalini me shpirtmadhësi synonte që t’ia linte Polonisë. Menjëherë më pas, në Varshavë shpërtheu një revoltë antigjermane. Sovjetikët nuk i ndihmuan kryengritësit për javë të tëra, por penguan gjithashtu përpjekjetë për ndihmë të aleatëve perëndimorë. Në territoret e pushtuara nga Ushtria e Kuqe në një shkallë më të gjerë, ushtarët e Home Army, që po luftonin prej vitesh kundër pushtuesve gjermanë, po arrestoheshin; shumë prej tyre do të vriteshin, ndërsa të tjerë u mbyllën nëpër kampe dhe burgje. Ky represion nuk mbaroi me shpërbërjen e Home Army në janarin e 1945.

Në shkurtin e 1945, fati i Polonisë u bë subjekt i konferencës së tri aleatëve të mëdhenj në Jaltë. Kërkesat territoriale të Stalinit u pranuan, duke çuar kështu në zgjerimin e territorit polak në kurriz të Gjermanisë. Qeveria e Përkohshme e Unitetit Kombëtar u formua mbi bazën e autoriteteve të kontrolluara nga Moska me pjesëmarrjen e “liderëve demokratë nga Polonia dhe emigrantëve”. Pas luftës ajo do të mbante zgjedhje të lira.
Vendimet e marra në Konferencën e Jaltës u refuzuan nga qeveria në ekzil, e cila i konsideronte si “një ndarje të re të Polonisë, kësaj radhe e bërë nga aleatët”. Qëndrimi i liderëve të Shtetit Klandestin Polak qe ndryshe. Ata protestuan kundër vendimeve të Jaltës, e cila shkaktoi një “sakrificë të re, jashtëzakonisht të rëndë dhe të dëmshme” për Poloninë. Megjithatë, njëkohësisht ata deklaruan gadishmërinë e tyre për t’ju përmbajtur atyre dhe morën pjesë në bisedimet për formimin e një qeverie të re.

Megjithatë, Stalini nuk kishte ndërmend të lejonte asnjë prej përfaqësuesve klandestinë që gëzonin mbështetjen e polakëve të merrte pjesë në bisedime. Ftesa për të negociiuar që ju dërgua atyre në marsin e 1945 rezultoi të ishte një kurth. 16 përfaqësues të Shtetit Klandestin Polak u arrestuan dhe u dërguan me avion në Moskë, ku u burgosën në Lubyanka dhe ju nënshtruan hetimeve të forta.

Për një kohë të gjatë sovjetikët refuzuan që jepnin informacion lidhur me fatin e të arrestuarve. Ka qenë deri më 3 maj kur Komisari i Punëve të Jashtme Vyacheslav Molotov pranoi se ata qenë burgosur. E bëri këtë gjatë një konference në San Francisco gjatë së cilës po krijoheshin Kombet e Bashkuara. Vendi i vetëm antiHitler që nuk i dërgoi përfaqësuesit e tij qe Polonia. Kjo mungesë është një simbol domethënës e fatit të vendit për territorin e të cilit filloi Lufta e Dytë Botërore. Shpejt pas dorëzimit të Gjermanisë, më 13 maj, pianisti i shquar Artur Rubinstein dha një koncert për delegatët. Kur vërejti mungesën e flamurit polak, ai u kërkoi të pranishmëve të çoheshin në këmbi dhe luajti himnin polak.

Më 8 maj të 1945, të njëjtat ngjarje u zhvilluan në vende të tjera dhe në shumë vende në Poloni, njerëzit shprehën gëzimin e tyre për përfundimin e luftës mizore. Megjithatë, njëkohësisht diçka krejtësisht ndryshe që nuk kishte nbdodhur në vendet e tjera e koalicionit antigjerman po ndodhte. Raportet zyrtare e ceremonisë në kryeqytetin Varshavë nënvizonte mungesën e entuiziazmit e njerëzve të mbledhur aty dhe në raportin klandestin të dërguar në Londër shkruhej: “Përfundimi i luftës u prit me indiferencë në Varshavë. Nuk ndryshon asgjë për ne”. Në ditarët e ruajtur të asaj periudhe mund të gjejmë shprehje të tilla si “gjendje më shumë se pesimiste”, “Po hyjmë në një epokë të re. Për ne kjo është një e panjohur e madhe apo ndoshta do të jetë një periudhë edhe më e vështirë se e mëparshmja?!” ose “e gjithë shoqëria […] po pret çlirimin”. Pavarësisht mbarimit të luftës, shumë njerëz e përshkruanin realitetin e tyre si të ngjashëm me një pushtim tjetër.

Për më tepër. Pavarësisht përfundimit të luftës, luftimet vazhduan në shumë vende. Grajewo u kap nga një prej njësitë partizane natën midis 8 dhe 9 majit 1945. Garnizoni vendor sovjetik u bllokua nga zjarri i mitralozëve dhe në atë kohë disa dhjetëra konspiratorë u liruan nga mbajtja në Zyrën e Sigurimit. Komandant i aksionit qe Majori Jan Tabortowski, me pseudonimin “Bruzda”, një oficer i paraluftës, pjesëmarrës në luftimet e shtatorit 1939, anëtar i lëvizjes klandestine nga janari i 1940 dhe hero i luftës kundër Gjermanisë (vdiq gjatë luftimeve në vitin 1954). Përpara hyrjes në qytet, ai u shpjegoi ushtarëve të tij se lufta nuk kishte mbaruar për polakët, se ata duhej t’i kundërviheshin sovjetizimit të Polonisë.

Liderët e shtetit klandestin patën një pikëpamje të ndryshme. Ata deklaruan se “lufta kishte mbaruar, por luftimet vazhdonin. Lufta për realizimin e idealeve të formuluara në Kartaën e Atlantikut, por liri, demokraci, drejtësi dhe paqe të vërtetë”. Përfundimi i luftës u prit gjithashtu me hidhërim midis polakëve në ekzil, përfshi dhjetëra mijëra ushtarë polakë. E përjavshmja “Polska Walcząca” e botuar në Londër menjëherë bëri një editorial që i pasqyronte këto ndjenja: “Për popullin e këtij vendi është një ditë gëzimi dhe triumfi. Ne ushtarët e forcave të armatosura polake i bashkohemi popullit britanik në ndjenjat e ditës së fitores. […] Por për ne kjo ditë nuk është njëlloj. […] Pas më shumë se 5 vite përpjekjesh të përbashkëta, pas një sakrifice gjaku, […] ne nuk shohim liri për popullin tonë apo për fatin e kthimit në shtëpi”.

Pse vendi që ju kundërvu i pari Hitlerit dhe që pësoi shumë viktima gjatë luftës e pranoi në këtë mënyrë fundin e tij? Kjo për shkak të situatës në të cilën Polonia e gjeti veten. Më 8 maj 1945, Polonia nuk kishte kufij të përcaktuar. Konferenca e Jaltës tregoi se thuajse gjysma e territorit të paraluftës do të bëhej pjesë e Bashkimit Sovjetik. Kjo nuk qe jo vetëm një shkelje e qartë e Kartës së Atlantikut, por edhe implementimi aktual i vendimeve të aneksit sekret të Paktit të Mossulmimit Gjermano – Sovjetik. Megjithatë, kursi i kufirit të ri u shënua vetëm në fundin e 1946. Fitimet e premtuara në shkëmbim në kurriz të Gjermanisë mbetën të papërcaktuara në atë kohë, forma e tyre u përcaktua në Konferencën e Potsdamit.

Më 8 maj të 1945 ekzistonin dy qeveri polake. Ajo legale, që drejtonte luftën kundër pushtuesit qysh nga viti 1939, dhe ajo uzurpatore, e emëruar prej vullnetit të Stalinit. Megjithatë, e para operonte në ekzil, ndërsa e dyta ushtronte kontroll real mbi territor, e mbështetur kryesisht tek mbështetja sovjetike. Kështu që kishte dy ushtri – gjysma e oficerëve në ushtrinë e nënshtruar komunistëve qenë sovjetikë dhe përqindja e dezertimeve qe 30%. Represioni vazhdoi kundër ushtarëve të Home Army. Pas arrestimit të 16 liderëve, shanset e formimit të një qeverie jo të kontrolluar plotësisht nga Kremlini dukeshin të pakta.

Në të njëjtën kohë, humbjet e luftës qenë të mëdha. Simboli i dëmit material qe ana e majtë e Varshavës, pas rënies se kryengritjes heroike antigjermane qyteti thuajse qe bërë rrafsh me tokën me urdhër të Hitlerit. Shkalla e humbjeve njerëzore qe tragjike: 5.5 milion të vrarë e të vdekur, përfshi 3 milion hebrenj polakë. Disa milion polakë qenë gjithashtu shumë larg nga atdheu i tyre: refugjatë lufte, robër lufte, të burgosur në kampet e përqëndrimit, punëtorë në punë të detyruar dhe të deportuar.

Ndjenjat e pasigurisë dhe frikës u thelluan nga thashetheme që qarkullonin në shoqëri në atë kohë. Preokupimi më i përhapur kishte të bënte me luftën e re të pritshme, kësaj radhe midis aleatëve perëndimorë dhe Bashkimit Sovjetik. Nga njëra anë, ajo qe një shprehje e frikës së një lufte të përgjakshme, nga ana tjetër, për shumë, këto thashetheme qenë një burim shprese për ndryshimin e fatit të Polonisë.

Së fundmi, Stalini vendosi të lejojë një politikan të pavarur – Stanisław Mikołajczyk, Kryeministri në ekzil deri në vjeshtën e 1944 – që të merrte pjesë në bisedimet për krijimin e një qeverie të re. Ngociatat filluan në Moskë më 17 qershor 1945. Domethënia e vërtetë e tyre u përcaktua shpejt nga një prej liderëve komunistë, Władysław Gomułka: “Sapo ta kemi marrë pushtetin, nuk do ta lëshojmë kurrë atë… […] Mund të vazhdoni të ulërini se po derdhet gjaku i kombit polak, se NKVD-ja po sundon Poloninë, por nuk do të kthehemi prapa”. Nuk qe aspak rastësi që të nesërmen filloi gjyqi i liderëve të lëvizjes klandestine polake. Ai qe njëherazi një formë presioni ndaj Mikołajczyk dhe një simbol i kontrollit të plotë të Moskës mbi fatin e Polonisë.

U dhanë vendime të lehta, sipas standardeve sovjetike, me deri 10 vite burg. Megjithatë, tri polakë, përfshi Okulicki dhe Jankowski, nuk e lanë kurrë burgun, pasi vdiqën në rrethana të pashpjeguara. Shpejt pas kësaj u krijua Qeveria e Përkohshme e Unitetit Kombëtar, në të cilën komunistët morën kontrollin e plotë e ministrive kyçe. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e hoqën mbështetjen e tyre për autoritetet polake në ekzil dhe këtë vendim e pasuan edhe vende të tjera. Pavarësisht kësaj, qeveria dhe Presidenti në ekzil e vazhduan aktivitetin (tejet simbolik) të tyre deri më 1990.

Në dukje, pak ndryshoi, por pas ardhjes së Mikołajczyk në Poloni, pati një entuziazëm të madh. Për herë të parë në një kohë të gjatë, polakët shpresuan që fati i vendit të tyre do të ndryshonte për mirë. Kjo ishte e lidhur me “zgjedhje të lira të bazuara mbi votimin universal dhe të fshehtë” të premtuar në Jaltë. Muajt në vazhdim do të tregonin se këto shpresa qenë të kota.

Tashmë pas vendosjes së qeverisë së re ndodhi krimi më i madh sovjetik i passluftës kundër polakëve. Në korrikun e 1945 mijëra ushtarë të Ushtrisë së Kuqe dhe divizioni i NKVD-së që vepronte në Poloni realizuan një operacion të madh, i cili kujtohet në histori si Grumbullimi Augustów. Gjatë këtij operacioni, 7000 njerëz të dyshuar për bashkëpunim me lëvizjen klandestine polake u arrestuan, prej të cilëve 600 u vranë në një vend të panjohur deri më sot.

Këshilli i Unitetit Kombëtar, një formë parlamenti klandestin, u shkri më 1 korrik. Në proklamatën e tij të fundit, ai kujtonte përpjekjet luftarake të polakëve, ashtu si edhe politikën e Bashkimit Sovjetik ndaj Polonisë. Duke ju referuar luftës me Gjermaninë, deklarohej se e gjeti Poloninë “në një situatë jashtëzakonisht të vështirë dhe der tragjike. Kur vendet e tjera, sidomos ato perëndimore, pas përfundimit të pushtimit gjerman rifituan liri reale dhe qenë në gjendje t’i rregullonin jetët e tyre, Polonia, si rezultat i luftës në të cilën pësoi viktimat më të shumta, ndodhej nën pushtim, me një qeveri të imponuar nga shteti fqinj dhe pa pikëpamje të qarta lidhur me ndihmën e aleatëve të saj perëndimorë”. Ndërsa ishte marrë vendimi për shkrirjen e Këshillit, theksohej se kjo nuk donte të thoshte “dorëzim shpirtëror i kombit”. Pjesa finale e dokumentit titullohej “Testamenti i Polonisë luftarake”. Ajo konsistonte në 12 kërkesa, përfshi atë që Ushtria e Kuqe dhe policia politike sovjetike e linin Poloninë, pushimin e persekutimit, zgjedhjet e lira dhe mundësinë e pasjes së sindikatave.

Pavarësisht apeleve të mëtejshme për t’i ndaluar luftimet, represioni në zhvillim e sipër dhe mungesa e lirisë i detyroi mijëra ushtarë që ta vazhdonin atë. Aktiviteti klandestin filloi të bjerë pas “zgjedhjeve” të janarit 1947, në të cilat komunistët shpallën fitoren e përcaktuar më përpara. Megjithatë, grupe individuale e vazhduan luftëm e tyre të paepur dhe partizani i fundit vdiq në vitin 1963.

Pseudozgjedhjet i varrosën përfundimisht shpresat tek Mikołajczyk, të cilit ju desh ta linte vendin. Shumë kolegë të tij u vranë dhe mijëra u futën nëpër burgje. Në total, instalimi i sistemit komunist mori jetët e rreth 50000 njerëzve, përfshi shumë heronj të Luftës së Dytë Botërore.

Në vitet që pasuan, polakët në mënyrë të përsëritur ju kundërvunë komunizmit. Valët më të mëdha të protestave u zhvilluan më 1956, 1968, 1970, 1976 dhe 1980. Si rezultat i kësaj të fundit u formua Solidarnosh, e cila mblodhi bashkë afërsisht 10 milion anëtarë. Midis tyre ishte një grup i konsiderueshëm i ish ushtarëve të Home Army. Pavarësisht vendosjes së gjendjes së jashtëzakonshme në dhjetorin e 1981, Solidarnoshi mbijetoi në mënyrë klandestine dhe më 1989 fitoi zgjedhjet pjesërisht të lira.

Qe vetëm atëhere që u plotësua “Testamenti i Polonisë luftarake”, teksa Polonia rifitoi pavarësinë e saj dhe polakët lirinë e tyre. Në një farë kuptimi, ka qenë vetëm atëhere që për ne përfundoi realisht Lufta e Dytë Botërore.

(Dr. Łukasz Kamiński është President i Platformës së Kujtesës dhe Vetëdijes Europiane, si edhe ish President i Institutit Kombëtar të Kujtesës Kombëtare nga 2011 deri më 2016)

Përgatiti
ARMIN TIRANA