Historia e artit boteror. - Historia e Artit

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Historia e artit boteror.

Historia e artit boteror.

· 19 · 14999

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

ne: 27-04-2004, 22:37:11
Arti perben nje pjese te rendesishme te evolimit te kultures edhe jetes se njeriut.
Fillimet e artit ose me sakte ato qe njihen si me te vjetrat e zbuluara jane ato vepra te cilat perfaqesojne artin Egjyptina.
Objekti antik me i vjeter qe eshte gjetur eshte Pllaketa e Narmerit. Fig [1]

ne abjekt paraqiten te dyja anet e pllaketes.
Ana e djathte e saj perfaqson Narmerin faraonin e viteve 3000 p.e.r (para eres se re). Ne maj te pllaketes gjenden 2 koke buajsh midis te cilave shikohen hieroglife qe mendohen te jene emri i artistit qe ka bere pllaketen.
Narmer jepet si nje mbret i plotfuqishem me kuroren e dyfishte te Egjiptit te Jugut edhe te Veriut. anash Narmerit jepet Zoti Horus (Shqiponja me koke njeriu edhe me lulet e papirusit.) i cili eshte per egjyptin zoti i qiellit.
Poshte ose ne shtresen e trete jepen figura njerezore qe simbolizojne boten tjeter.
Ana tjeter e pllakates tregon perseri narmerin si simbol i bashkimit te 2 egjypteve(jug edhe veri.) Ky unifikim i egjyptit jepet edhe nepermjet 2 krijesave me qafe te gjate qe nderlidhen me njera tjetren.
Pamja tregon nje skice tjeter te pllaketes: fig [2]

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#1 ne: 02-05-2004, 15:10:57
Koka e Senusret-it:
Fig[3]

Ndodhet ne museun metropolitan te artit ne New York.
Kisha fatin edhe kenaqesine ta shikoja me sute e mi. Nje master peace qe shkon 4000 vjet perpara.
Kjo pjese i perket dinastise XII te Egjiptit. Ajo eshte ne gur e germuar.

Mrekullia e kesaj vepre arti qendron tek fakti qe Senunret III nuk jepet ne karakteristiken e qeshur te Faraoneve sic shikohet tek punime te tjera ose sic e pate tek pllakata e Narmerit.

Senusret megjithese ishte lider fitimtar edhe karizmatik i Egjiptit ai jepet si i regjur edhe i lodhur nga lufterat. Fytyra e tij jepet me shenja pesimizmi. Ai eshte i vuajtur edhe ne fytyren e tij shikohet qarte lodhja. Nqs e veshtroni me kujdes mollezat e syve i ka te fryra nga lodhja edhe syte te impozojne nje tragjedi te papershkruar.
« Editimi i fundit: 02-05-2004, 15:21:30 nga Solist »

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#2 ne: 02-05-2004, 23:00:00
Sapo u ktheva nga Museu Metropolitan i NY-se. Edhe kisha kameren digjitale me vete. Ndalova tek arti Egjiptian edhe bera nje foto te Senusretit per te cilin fola tek posti me siper:
Fig[4]

[attachment[/attachment]

  • Postime: 417
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 03-05-2004, 19:16:24
Shume me ner qofsh mer informacionet.  :)

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 09-05-2004, 19:56:58
Bravo!

PS: Duhet t'i vesh nje shenje (c) asaj fotos mqs e ke bere vete ;)

  • Postime: 1270
  • Karma: +2/-0

#5 ne: 11-05-2004, 00:28:18
Venere di Milo




Shek II para eres sone. Aferdita " Dea e dashurise greke".
Statua eshte nje nga operat me te famshme te Artit Klasik.
Gjindet ne " Louvre Paris".
« Editimi i fundit: 11-05-2004, 00:59:56 nga Seviyorum »

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#6 ne: 11-05-2004, 05:07:18
Archaic Kuros i perket periudhes Arkaike (Rreth 500 para eres se re). Kjo veper gjendet po ne muzeun metropolitan te NY-se ne sektorin e artit grek. Karakteristike e kesaj figure eshte qeshja arkaike pra kuros(Djale nudo) jepet optimist me te qeshur e cila do te karakterizoje menyren arkaike te te perfaqsuarit te imazhit te njeriut. Sic shikohen detajet e statujes jepen paksa te improvizuara pra nuk mund te thuhet se ka perfeksion ne perfaqsimin e kontureve trupore. Duart i ka te ngjitura per te krijuar balancimin e qendrimit te statujes vertikale. Sic thame statuja eshte komplet nudo qe perfaqson metoden e re qe zhvillohet ne skulpture , metode e cila nis po me artin arkaik.
Fig[6]

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#7 ne: 11-05-2004, 05:20:03
I njejti objekt arti por kesaj radhe pare ne objektivin e Solistit.  :)

Fig[7] (c) :-[

kjo foto eshte ekspluzivitet i www.zeriyt.com vetem.  :P

[attachment[/attachment]

  • Postime: 304
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 11-05-2004, 10:32:18
Do te sugjeroja qe fotot me mire t'i ngarkosh ketu, sepse me adresa te tjera nuk jane te sigurta. Ato pas disa kohesh mund te fshihen nga serverat ku jane vendosur, apo thjesht t'u nderrohet pak adresa, duke u bere te padukshme. Duke i ngarkuar ne forum i ke ketu sa te jete dhe vete forumi.

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#9 ne: 24-05-2004, 05:08:36
Llojet e kollonave te perdorura ne kulturen greke:
1)Dorike
2)Korinthjane
3)Jonike

Kollonat Dorike ishin relativisht shume te trashe edhe kane baze te sheshte. Pjesa e siperme ose qafa(entablature) eshte ne forme cilindrike qe anon ne kon.

Kollonat jonike jane me te holla edhe me te gjata. Kanalaet i kane me te thella edhe te ngushta. Po ashtu edhe qafa e tyre eshte ne te dyja anet ne forme spiraleje.

Kolonat korinthjane jane pak a shume si joniket me ndryshimin se tashme qaforja eshte pak me e nderlikuar nga ana strukturale.

Fig poshte tregon kollona te tipit jonik.
Fig(c)

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 24-05-2004, 05:11:08 nga Solist »

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#10 ne: 31-05-2004, 16:35:56
Nje nga shenjat e hershme te perfeksionit njerezor eshte edhe "qyteti ne koder" ose Akropolis. I gjendur ne piken me te larte te Athines ky perbindesh artistik eshte konsideruar si qyteti qe flet me germadhat e tij 2500 vjecare. Projekti eshte nisur nga Pheidas per te nderuar Perendeshen "Athina" me urdher te Perikles ose drejtuesit helen qe fitoi luften. Si kontur i pergjithshen Akropolis eshte ndertuar rreth shekullit te 5-te 4-etr para eres se re. Hyrja gjendet ne pjesen perendimore te kodres. Kjo udhe e hyrjes qe hynte ne qytet quhej "Udha e shenjte". Direkt perballe saj ne krahun e djathte gjendet "Tempulli i Athina Nike(Perendeshe e luftes.)". Me pas kalon nje nje porte madheshtore qe quhet "propylaia" direkt mbas te ciles dikur gjendej nje statuje madheshtore e Athines ne bronx. Kjo statuje quhet Athina Promachos(Athina mbrojtesja). Mbrapa statujes gjendet nje mur i pagdhendur ne ane te te cilet gjendet Erecthion qe sherben si tembull per zoter te tjere te Greqise se lashte. Ne majen me te larte te qytetit mbi koder gjendet madheshtiori "PANTHEON" i cili eshte edhe ndertesa me e madhe e Acropolis.

Fig(Skice e Acropolis)

[attachment[/attachment]

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#11 ne: 15-07-2004, 17:24:28
Parthenoni.
Objekti me madheshtor i qytetin mbi koder. Nje mrekkulli arkitekture qe simbolizon madheshtine e mendjes njerezore. Ky objekt i vendosur ne majen me te larte te Akropolisit eshte tempull dedikuar perendeshes greke Athines. Ne brendesi te akropolit mendohej te ishte nje statuje e Athena Promachos(Athina e Virgjer) . Statuja mendohej te mbulohen me ar te paster edhe diamante te cilet ndriconin ne ujevaren qe rrethonte statujen edhe ky vezullim i arte dukej deri ne portin e Athines.
Si konstrukt kollonat e jashteme te Parthenonit jane te rendit Dorik. Ne trekendeshat e veriut edhe lindjes se nderteses gjenden te skulpturuara lidja e Athines edhe konkursi i saj me perendine e deteve Poseidonin. Brenda nje shtrese e dyte kollonash te rendit ionik perben pjesen e brendeshme te Parthenonit.
Fig.
(Pamje e jashteme e Parthenonit.)


[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 22-07-2004, 15:24:58 nga M A X »

  • Postime: 331
  • Karma: +0/-0

#12 ne: 22-07-2004, 15:14:33
e diiiii  :love:

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#13 ne: 15-08-2004, 06:41:34
Kthehemi mbrapa ne kohe viti 1450 Para eres se re. Tempulli gjendet ne Egjypt ne luginen e Thebes. Ky tempull ose me sakte varri i udheheqeses femer HATSHEPUT jepet ne figure. Karakteristike etij eshte orientimi i hyrjes qe eshte ne dreejtim te lumit Nil. Perbehet nga shkallet e hyrjes qe te dergojne ne serine e pare te kollonave. Shkallet e dyta te dergojne ne panelin kryesor aty ku ruhet dhoma e sarkofagut . Ky sarkofag permban edhe mumien e faraones.

Fig.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 24-01-2005, 00:43:38
Parthenoni.
Objekti me madheshtor i qytetin mbi koder. Nje mrekkulli arkitekture qe simbolizon madheshtine e mendjes njerezore. Ky objekt i vendosur ne majen me te larte te Akropolisit eshte tempull dedikuar perendeshes greke Athines. Ne brendesi te akropolit mendohej te ishte nje statuje e Athena Promachos(Athina e Virgjer) . Statuja mendohej te mbulohen me ar te paster edhe diamante te cilet ndriconin ne ujevaren qe rrethonte statujen edhe ky vezullim i arte dukej deri ne portin e Athines.
Si konstrukt kollonat e jashteme te Parthenonit jane te rendit Dorik. Ne trekendeshat e veriut edhe lindjes se nderteses gjenden te skulpturuara lidja e Athines edhe konkursi i saj me perendine e deteve Poseidonin. Brenda nje shtrese e dyte kollonash te rendit ionik perben pjesen e brendeshme te Parthenonit.
Fig.
(Pamje e jashteme e Parthenonit.)


Perse Parthenoni i Akropolit perngjan shumë në atë të Agrigente në Sicilië?
Kam lexuar dikun qe origjina e gurve të Partenonit është misterioze...
dhe se gjoja ato kolona i kan bartur grekërit pas një ekspedite diku në Azi te Vogël?
Keni njohuri rrethë  ndertimit ?

  • Postime: 1650
  • Karma: +2/-0

#15 ne: 15-03-2005, 19:23:36
Parthenoni eshte ndertuar me mermerin me te mire ne gjithe Greqine e lashte, per vete faktin se simbolizon ate cka ishte kulmi i divinitetit per ta: Perendesha Athina. Statuja e saj gjendej ne brendesi te Parthenonit edhe ishte komplet ar. Interesant eshte fakti qe fytyra e Athines ishte e drejtuar nga porti edhe reflektonte ne agim gje qe ishte si tip bekimi per udhetaret.
Parthenoni eshte demtuar shpesh gjate luftrave madje ka sherbyer edhe si xhami ne kohen e perhapjes se Islamit nga perandoria Otomane. Shtresa e jashtme sic e theksova me pare eshte e rendit dorik edhe kjo e ben ti perngjaje shume tempullit te Aferdites ne Itali, tempull i cili eshte relativisht me i vjeter. E theksova kete per tju pergjigjur peutjes tende: Arti Grek edhe ai Romak kane shume ngjashmeri madje keto 2 rryma kane elemente te perbashket sic eshte edhe fakti qe statujat e te dyjave jane human size(Permasa reale. :))

#16 ne: 10-07-2009, 00:24:22
Shume me ner qofsh mer informacionet.  :)

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 23-11-2009, 00:26:16
paska ngel bosh kjo teme.... gjynaf vertet

  • Postime: 2568
  • Karma: +202/-176

#18 ne: 23-11-2009, 00:28:41
epo dhe skane faj seshte ndonje tem qe na prek ne jeten e perditshme

Temat e fundit