×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: erlehta
« ne: 18-10-2012, 09:10:57 »

Ekspozita ikonografike sjell përpara publikut vlerat më të mira të ikonografisë shqiptare

Ikonografia shqiptare e gjashtë shekujve në Galerinë e Arteve

Galeria Kombëtare e Arteve çeli dje, ekspozitën e saj të radhës të këtij sezoni artistik, "Ikona shqiptare". Ekspozita ikonografike, me kurator Rubens Shimën, sjell përpara publikut vlerat më të mira të ikonografisë shqiptare dhe për herë të parë në një bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë dhe Muzeun Kombëtar "Onufri", Berat, do të ekspozojë pesëdhjetë vepra, nga më të rëndësishmet prej tre koleksioneve. Ikonat në ekspozitë i përkasin shekujve XIV deri XX, duke bërë edhe një retrospektivë të historisë së ikonografisë në vendin tonë, duke filluar nga autorë anonimë të shek.XIV deri tek një ikonë e vitit 1920, pikturuar nga Spiro Xega. Autorët në ekspozitë janë: Onufri, Nikolla, i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, Kostandin Shpataraku, Kostandin Jeromonaku, Kostandi dhe Athanas Zografi, Johan Çetiri, Vangjel Zengo, Spiro Xega dhe anonimë. Dymbëdhjetë ikona vijnë nga Muzeu Kombëtar "Onufri", Berat, tetëmbëdhjetë ikona dhe një kapak ungjilli nga Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Korçë, ndërsa pjesa tjetër është fond i Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë.
Ky vit, duke qenë dhe përvjetor i 100-të i shtetit shqiptar është konsideruar i rëndësishëm nga GKA për prezantimin e vlerave dhe pasurive historike dhe shpirtërore të vendit. Galeria Kombëtare e Arteve ka në fondin e saj një koleksion të rëndësishëm ikonash, kryesisht pasbizantine, të cilat datojnë prej shek.XIV deri në shek.XX. Shqipëria ka qenë një qendër e rëndësishme e ikonografisë në Ballkan. Ikonografia njeh një lulëzim në periudhën pasbizantine në këtë territor. Kësaj periudhe (nga shek.XV eri shek. XIX) i përkasin edhe autorët e shquar ikonografë si Onufri në shek.XVI, Onufër Qiprioti në shek. XVI-XVII, David Selenicasi në shek.XVII-XVIII, Konstandin Jeromonaku, vëllezërit Zografi dhe Kostandin Shpataraku në shek. XVIII, familja Çetiri në shek. XVIII-XIX, që dekorojnë kishat e vendit, për të ardhur deri në shek. XX me familjen Zengo. Tradita e artit ikonografik në Shqipëri vazhdoi deri në vitin 1964, kohë kur aktiviteti fetar në vend mori fund.