Arsyet e islamizimit të vrullshëm të shqiptarëve lidhen edhe me faktin se krishtërimi në Shqipërinë para-islamike nuk ka qënë asnjëherë real. Shqiptarët katolikë dhe ortodoksë, që ishin thellësisht të ndarë si pasojë e luftërave të frikshme të “herezisë latine” përëndimore dhe skimatizmit lindor, zhvilluan një ndjenjë mbijetese politike në këtë pellg teologjik. Pushtimi serb i Shqipërisë dhe politika e dhunshme e serbizimit të heretikëvë latinë nga Dushani, shkatërroi në mënyrë të ndjeshme rolin misionar të priftërinjve katolik, shumë kohë përpara ardhjes se trupave turke në Durrës.[28]
* * *
Në vitin 1479, ndërmjet Portës së Lartë dhe Republikës së mundur të Venedikut u nënshkrua një traktat paqeje. Në këtë marrëveshje, Venediku i frikësuar detyrohej të braktiste të gjithë dominionet e tij në Shqipëri përveç qyteteve të Ulqinit dhe Tivarit, të cilat qëndruan nën pushtetin e tij deri në 1571. Menjëherë pas thyerjes së rrethimit të Vjenës nga veziri i madh me origjinë shqiptare, Kara Mustafa (1683), venedikasit dhe “Lidhja e Shenjtë” pushtuan Ballkanin musliman. Por jeniçerët shqiptarë dhe osmanë i dërmuan ushtritë e krishtera, ndërsa minoritetet katolike refuzuan të mbështesin Dukën e egër të Holstein-it, i cili u arratis në Hungarinë përëndimore të pushtuar nga Habsburgët më 1690. Pas tërheqjes së tij nga Bosnia dhe Serbia, rreth 35.000 serbë, të udhëhequr nga peshkopi Arsen Crnojeviç u larguan nga Kosova, me ftesën e perandorit Habsburg Leopold I. Në tokat e liruara nga serbët u vendosën 12 fise gege që erdhën nga Shqipëria e sipërme.[29]
* * *
Në vitin 1727, muslimanët shqiptarë, boshniakë, pomakë bullgarë dhe turq mundën ushtritë e kombinuara austriake dhe ruse, të cilat kishin pushtuar Rumelinë. Njëzet e pesë vjet më vonë, Mehmet Bushati, një pasha shqiptar nga Shkodra, bashkoi fiset e Shqipërisë veriore dhe qendrore, dhe me ‘to pushtoi Ulqinin (Dulcigno), i cili në atë kohë ishte kthyer në qendër piratësh të krishterë dhe muslimanë. I biri i tij, Kara Mahmuti, nënshtroi pashën me origjinë kurde të Beratit dhe kaçaket malazezë. Ai ishte aq i fuqishëm saqë mundi të pushtojë Republikën e Venedikut, e cila kërkoi ndihmën e sulltanit turk. Ndërsa në Shqipërinë jugore, Ali Tepedeleni Pasha (i njohur më mirë si Ali Pashë Tepelena), “Luani i Janinës” (1740 – 1822), organizoi milicinë e tij islamike, e cila luftoi me trimëri rusët në 1787.
Duke qenë mirënjohëse ndaj fushatës së pamëshirshme (që Ali Pasha kreu) kundër rebelëve grekë, Porta e Lartë e gradoi atë Pasha të Trikallës në Thesali dhe “Dervend Pasha” të Rumelisë. Ndërsa në vitin 1788, ai u emërua Pashai i Janinës (Epir). Por kur republika e Venedikut u pushtua nga ushtritë e Napoleon Bonopartit, Ali Pasha mundi trupat franceze në brigjet e Jonit dhe pushtoi Prevezën, Vonicën dhe Butrintin. Admirali britanik Nelson, e përgëzoi Aliun për këtë, ndërsa sulltan Selimi i III e gradoi guvernator të të gjithë Shqipërisë. Dhjete vite më vonë ai u bë guvernator i Rumelisë. Ndërsa në vitin 1786, kur trupat e Kara Mahmudit të Shkodrës, u përleshën dhe thyen trupat e sulltanit në Kosovë, artileria shqiptare e dërguar nga Ali Pashë Tepelena, dezertoi në krah të Kara Mahmudit. Trupat e Ali Pashës sollën rregull në malësitë shqiptare të Sulit në 1803, pasi të krishterët vendas grabisnin fshatrat muslimane përreth.
Megjithatë projektet për krijimin e një shteti të pamvarur islamik shqiptar nga pashallarët e Gegërisë dhe Toskërisë, do të dështonin kur një snajper malazez do të vriste Kara Mahmud Pashën në një kurth që të fundit i’u ngrit në malësitë e Malit të Zi në 1796. Disa vite më vonë edhe Ali Pasha do të vritej gjithashtu, pas dorëzimit ndaj ushtrisë së përëndimorizuar të sulltan Mahmudit II-të, e cila udhëhiqej nga Khurshid Pasha dhe bejlerë shqiptarë. Ali Pasha do të deklarohej rebel nga sulltan Mahmudi i II-të, kur shqiptari i fuqishëm vendosi lidhje diplomatike dhe ekonomike me Britaninë e Madhe, Rusinë dhe Francën, pa lejen e Stambollit. Rrethimi për të zënë Aliun do të zgjaste tetë muaj. Vrasja në mënyrë të pabesë e liderit të fuqishëm musliman shqiptar në vitin 1822, do t’i jepte kurajo rebelëve grekë që të shpallin pamvarësinë e Greqisë.
* * *
Përpjekjet shqiptare për të krijuar shtetin e tyre do të vazhdojnë edhe pas luftës ruso-turke të viteve 1828 – 29, nga Mustafa Pashë Bushati, aleati shqiptar i shtetit të pamvarur dhe jetëshkurtër islamik boshnjak, që udhëhiqej nga kapedani Husein Aga “Zmay” (“Dragoi”), i cili arriti të mundë trupat e demoralizuara turke të sulltan Mahmudit të II dhe aneksojë Bullgarinë dhe Maqedoninë. Megjithatë, ushtritë e dërguara nga sulltani, dhe komandoheshin nga Reshid Pasha, i mundën shqiptarët në Prilep. Më pas, trupat e Mustafa Pashës do të kapitullojnë pas katër muajsh rrethimi në Shkodrë, dhe çojnë në rivendosjen e pushtetit qëndror turk mbi pjesët më të mira të Shqipërisë.
Politikat centralizuese të Perandorisë Osmane do të bëjnë që në vitin 1847, Ismail Rahmi Pasha i Janinës dhe Ismail Plasë Pasha i Prizrenit (Kosovë), të ndajnë Shqipërinë në katër vilajete administrative. Ato ishin vilajetet e Shkodrës, Janinës, Kosovës dhe Manastirit (Maqedonia jugperëndimore)...
Përpjekjet e shqiptarëve për t’u ndarë nga Perandoria Osmane dhe krijuar shtetin e tyre, ishin një kërkesë e kohës, pasi Perandorisë Osmane, e kësaj kohë do të ishte në rrugën drejt kolapsit. E ngarkuar rëndë nga dozat e reformave pseudo-përëndimore të sulltan Mahmutit II dhe e goditur ushtarakisht nga ringjallja e ortodoksisë lindore në Shën Petërsburg, dhe zhytur në borxhe të thella ndaj bankierëve freemasonë dhe çifutë përëndimorë, perandoria ku shqiptarët jetuan për 500 e disa vite do të degradonte në themel dhe njihet si “I sëmuri i Bosforit.” Ndërsa shqiptarët, me rënien e saj do të bëhen pre e sundimit nga kombet ortodokse të Ballkanit, vetë perandoria në të cilën ata jetuan për 500 vjetë do të dënohej të vdesë dhe shuhet në thellësitë e sekretevë të Mëdha të Orientit.
SHËNIME: [1] Pollo dhe A.Puto, pp. 24-28
[2] Al-Sayyid Ahmad bin Al-Sayyid Zayni Dahlan, pp. 80-83.
[3] Arabet e zinje enigmatik “Kara Arapi” te Bosnies, Rumelise dhe Aranautllukut (Shqipërisë) janë pershkruar nga eksploratori i famshem Musliman i Evropes, Efendi Evlija Celebi. Shiko: E. Chelebi, Petpis, Bulgarian tr. and ed. by S. Dimitrov, Sofia: Institut za Balkanstika pri BAN, 1972, p. 223, also ed. A. Matkovski, Makedoniya vo delata na stanskite patopistzy, Skopje (Uskub): Misla, 1991, p. 561.
[4] Burime te zgjedhura për historinë e Shqipërisë, vol. 3, Shqipëria nën sundimin feudal ushtarak ottoman (1506 – 1839), ed. nga I. Zamputi, S. Naci, Z. Shkodra, Tiranë 1963, shtese gjithashtu; Dokumente te shek. XV për historinë e Shqipërisë 1479 – 1506, ed. nga I. Zamputi, Tiranë 1967.
[5] Zachariadou in: Latins and Greeks in the Eastern Mediterranean Aftetr 1204, eds Arbel, Hamilton, p. 214. Idem, “The catalanians of Athens and the beginning of the Turkish expansion in the Aegean Area,” in studi mediaveli vol. 31, pp. 821 – 838.
[6] Zachariadou, op. cit, p. 220, 222
[7] H. Inalcik, Gelibolu, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden: E. J. Brill, 1979.
[8] Copia brevis Domini Innocentii ad Principes et Potentatus Christianos super cansa expeditions contra Turcum (A copy of the pope’s note of April 12, 1489)/ Arch. Segr. Vaticano, Miscellanea, II, vol. 56, fol 373
[9] Thalloczy Jiricek, Sufflay, pp. 257 – 269
[10] Novakovic, pp. 153-155.
[11] Anna Komnena, p. 103.
[12] Encyclopedia of Islam, p. 653
[13] M. Bizzi, relatione, op. cit, fol. 9.
[14] Ibid, fol. 12 – 13.
[15] Voyages de Pietro Della Valle, Rouen: R. Machuel 1745, vol 1, p. 37. Also: Notize universalli dello stato di Albania e dell’ operato da Monsigniore Vincenzo Zmaievich, arcivescovo de Antivari, esaminante nelle Congregationi Generali di Propaganda Fide di 3 Debr. 1703 – 1012, feb 1074, Bibliotheca Barberinna, Rome, MSS, no. L. p. 126.
[16] H. Inalcik, Arnavutlluk, Encyclopedia of Islam, New Edition, Leiden,: E. J. Brill, 1979, pp. 650 – 52.
[17] H. Inalcik, “Timariotes Chretiens en Albanie au XVe sielce” in: Mitteilungen des Asteirrichische Staachzarsivs, 4 Band, Vienna, 1951, pp. 118 – 38.
[18] P. Bartl, Die Albanische Muslime zur Zeit der Nationalen Unabhagtigkheitsbew
egung, Weisbaden 1968, pp. 16 – 26
[19] Vryonis, p. 203
[20] G. Stadmuller, “Die Islamisirung bei den Albanern,” in: Jahrbucher fur Gechicte Osteuropas, no. 3, (1955), Munich, pp. 405 – 420
[21] Kiel, p. 21
[22] H. Inalcik, op. cit, p. 651
[23] Ibid., pp. 654 – 656.
[24] Evliya Chelebi, pp. 555 – 561. Sratsimi, pp. 183 – 213
[25] Kalesi, pp. 49 – 61.
[26] Shkodra, pp. 160 – 71
[27] Bizzi, op. cit., passim
[28] Reported e Gillaume Adam, kryepeshkop i Tivarit te Mbreti Freng Filip VI Valois ne 1332, dhe letra e Guido de Padoves (1350), cituar nga C. Jiriek, Geschiste Der Serben, Gotha 1911 ….
[29] Swire, pp. 16 – 17
http://www.trendet.net/trendet/index.php?newsid=28§ion=news&cmd=details