Ismail Qemali, në një artikull të gushtit 1912 - Historia Moderne Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ismail Qemali, në një artikull të gushtit 1912

Ismail Qemali, në një artikull të gushtit 1912

· 1 · 645

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-11-2008, 12:35:10
Deklarimet në Neue Freie Presse, në 27 gusht 1912: “Nuk kemi përvojë qeverisëse, por kemi njerëz të ndershëm”

 

 

Kryengritja e madhe në Kosovë kishte shkaktuar shqetësim, jo vetëm të Portës së Lartë në Stamboll, por edhe të shteteve ballkanike, si dhe të Rusisë, e cila përmes Serbisë synonte të shtonte ndikimin e saj në Ballkan. Qendrat e ndryshme ballkanike dhe evropiane tek lëvizja shqiptare, (e cila epiqendrën e saj e kishte në Kosovë), shihnin rrezikun e dështimit të planeve të tyre për ekspansion territor në pjesën evropiane të Perandorisë Osmane, në kuadër të së cilës bënin pjesë edhe territoret shqiptare, për çlirimin e të cilave tani ishte forcuar lufta e armatosur kundër autoriteteve të Perandorisë Osmane.

Por, në kuadër të lëvizjes kombëtare, atëbotë mungonte uniteti dhe koordinimi i nevojshëm për masivizimin e luftës çlirimtare, veçanërisht, kjo doli në sipërfaqe në kryengritjen shqiptare antiosmane në Kosovë, korrik-gusht 1912, kur në kuadrin e saj u etabluan tri rryma politike. Veç kësaj, në rrafshin kombëtar, mungonte një kohezion veprimi dhe kjo duket qartë edhe nga intervista e Ismail Qemailit, i cili atëbotë nuk u tregua aktiv në mbështetje të krahut përparimtar të lëvizjes kombëtare në Kosovë, që drejtohej nga Hasan Prishtina.

Njëra nga figurat kyçe të lëvizjes kombëtare, Ismail Qemaili, në këtë kohë kishte shkuar në Trieste të Italisë për të qenë me autoritetet osmane në Stamboll, të cilat ishin të interesuar të rivendosnin kontaktet me këtë figurë të njohur dhe me ndikim në lëvizjen shqiptare.

Neue Freie Presse, 27 gusht 1912, shkruan:

“Që prej javës së kaluar, në Hotelin Exselsior, qëndrojnë udhëheqës të lartë shqiptarë, ish-deputeti Ismail Qemaili dhe gjenerali Fazil Pasha nga Toptanët. Ismail Qemaili është i shoqëruar nga dy djemtë e tij, Tahir Beu dhe Qazim Beu. Këtu ata bëjnë një jetë shumë të tërhequr. Ismail Qemaili kishte mirësinë, që të priste përfaqësuesit e tij dhe që t’i jepnin informacione shumë interesante për lëvizjen shqiptare, për gjendjen aktuale në Perandorinë Osmane dhe për luftën. Ismail Qemaili është i veshur me shumë elegancë; ai është shumë i ëmbël dhe Fazil Pasha është një figurë ushtarake.

Ismail Qemaili erdhi kah unë dhe më shtriu dorën për të më mbështetur. Ai vuri buzën në gaz e më tha se nuk është, ashtu si thotë vazhdimisht, deputet i Vlorës, ku ishte lindur; mandatin e tij ai e kishte marrë nga popullata e Beratit. Aktualisht, familja e tij ndodhet në Nica, dhe ai kishte ardhur këtu për të shijuar pak qetësi, pas shumë mundimeve kohëve të fundit.

“Tash po pres për korrespondencën time”, - thotë  Ismail Qemali, “të cilën duhet të ma dërgojnë mua këtu nga Korfuzi, që ta di, nëse mund të kthehem në Nica apo unë duhet të shkoj në Kostandinopojë (Stamboll). Ky është qëllimi i im i vetëm i qëndrimit tim në Trieste”.

Pas kësaj, Ismail Qemaili filloi të fliste për situatën në Shqipëri. “Në lëvizjen shqiptare nuk duhet parë një qëllim i shkëputjes. Ne, sinqerisht ndihemi si otomanë, dhe dëshira jonë e vetme do të ishte që të bashkëpunojmë në zhvillimin dhe përparimin e Perandorisë Osmane. Në Turqi, ashtu si në Austro-Hungari, marrin pjesë të gjitha nacionalitetet në administrimin e lartë dhe kontribuojnë në kontrollin e saj, por në Turqi, të gjitha nacionalitetet janë plotësisht të shtypura. Kjo situatë e gjërave, për ne shqiptarët paraqet një rrezik të madh, si dhe për grekët dhe jo-muhamedanët e tjerë. Në rast të një shpërbërjeje të brendshme – unë nuk dëshiroj që ajo të ndodhë ndonjëherë – atëherë papërvoja jonë do të sillte një administrim nga shtet tjetër. Prandaj, unë besoj tani se lëvizja e përfunduar ka me qenë një avantazh i madh për ne dhe Perandorinë dhe se të gjitha nacionalitetet në Turqi, të cilat e kanë filluar kryengritjen, do të jenë mirënjohëse për këtë”,- deklaronte Ismail Qemaili, në bisedë e gazetën e lartshënuar austriake.

Ndërkaq, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetës, nëse vërtetë kryengritja kishte marrë fund, Ismail Qemaili, përgjigjet “me siguri”, duke shtuar se “qeveria aktuale, në përbërjen e saj ka njerëzit më të mrekullueshëm, më të mençur dhe më të njohur të Perandorisë, dhe ne nuk kemi arsye që të dyshojmë në ndershmërinë e tyre. Në rast se sërish shquhen reaksionet, atëherë Shqipëria do të ngrihej sërish vrullshëm dhe me forcë. Personaliteti i Qamil Pashës, është dhe mbetet një garanci e sigurt për atë se qeveria do të mbajë premtimet e saj”.

Ismail Qemaili, në vazhdim të bisedës së tij me “Neue Freie Presse”, evidenton edhe një arsye tjetër për përfundimin e kryengritjes. “Qëllimi i kryengritjes ishte largimi i xhonturqve nga pushteti. Si shtetas turk, mua më vjen keq për këtë atentat kundër integritetit territorial të atdheut tim. Lufta ka mundur lehtë të shmangej dhe kjo do të kishte ndodhur, sikur qeveria xhonturke, me mendjelehtësi të mos kishte ashpërsuar fërkimet politike, ashtu që Italia të rrokte armët”.

Ismail Qemaili besonte “se për dy luftërat e udhëhequra, nuk do të duhej të kishte një vendosje të paqes me favor. Sidomos për Turqinë, do të ishte e nevojshme kjo paqe”.

“Luftë ose paqe”,- deklaronte Ismail Qemaili, “duhet të jetë kampanja e ardhshme zgjedhore, dhe unë besoj se përgjigjja ndaj një programi të tillë zgjedhor nuk mund të jetë me dyshime.”

Në fund të bisedës të tij me gazetën “Neue Freie Presse”, Ismail Qemaili shprehte besimin e tij se kjo ngjarje nuk do të ketë ndonjë domethënie të veçantë për Malin e Zi.

Syle Ukshini

*Ish-drejtor informimi dhe këshilltar për mediat i kryeministrit të Kosovës

Temat e fundit