Ngjarjet e katastrofës natyrore të ‘92-shit në Lezhë - Historia Moderne Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ngjarjet e katastrofës natyrore të ‘92-shit në Lezhë

Ngjarjet e katastrofës natyrore të ‘92-shit në Lezhë

· 1 · 508

  • Postime: 28220
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-08-2011, 00:58:44
Ngjarjet e katastrofës natyrore të ‘92-shit në Lezhë, kur qindra njerëz i përpiu vala e shkumëzuar
Nga Fatos Veliu

Nëpër ditarin e kujtimeve të pilotit veteran të emergjencave, Beqir Barxha. Momentet e stuhisë dhe ciklonit që përfshiu në ‘92-shin ultësirën e Lezhës, ku njerëzit, duke lundruar mbi trungje pemësh, po rrëmbeheshin nga dallgët shkatërruese. Tmerri i helikopterit që duke nxjerrë njerëzit nga thonjtë e valëve, po rrezikonte shembjen çdo çast. Si arriti piloti të rezistonte në ajër
 
Ai është piloti që ka shërbyer një jetë të tërë me helikopterin e shërbimit të popullatës. Quhet Beqir Barxha, i cili sërish vazhdon të shërbejë me helikopterin e tij, MI-4, që është në vartësi të Ministrisë së Rendit Publik.
 
Quhet Beqir Barxha. Është një nga veteranët e njohur të helikopterëve shqiptarë. Ai ka shërbyer për 33 vjet me radhë duke filluar që nga pilot i thjeshtë e deri në komandant i regjimentit të shumënjohur të helikopterëve ushtarak në Farkë. Por përgatitja e tij e madhe ka bërë që për një kohë të gjatë derisa doli në pension pak vite më parë të shërbente në helikopterin e emergjencave që përdorej nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Beqiri, ashtu si dhe gjithë kolegët e tij, është ndodhur pothuajse në çfarëdo ngjarje të veçantë dhe të jashtëzakonshme që mund të ketë në vend. Pra ka 33 vjet plot stres dhe ankth mes situatash dhe ngjarjesh që kanë tronditur njerëzit, të cilat kanë qenë nga më të paimagjinuarat. Kështu, ai me helikopterin e tij MI-4 është gjendur ku kanë qenë përmbytjet, aksidentet, evakuimet e ndryshme, ku ka pasur nevojë për ndihmë nga bllokimet e mëdha të dëborës në zona të veçanta të Shqipërisë, pra, ku ka pasur momente të cilat kanë mbetur të pashlyera në kujtesë, jo vetëm për banorët e zonave ku kanë ndodhur ngjarjet, por edhe në memorien e të gjithë shqiptarëve. Prandaj, si dëshmitar i shumë ngjarjeve që kanë lënë plot mbresa te njerëzit, jo pa vështirësi për modestinë që karakterizohet në natyrën e tij, pranon të rrëfejë për gazetën "Standard". Nga numrat e kaluar lexuesi ynë mësoi sesi Beqiri është ndodhur në një nga ngjarjet që nuk mund t'i shlyhet tërë jetën, kur në Çajë të Kukësit shpërtheu bomba e vendosur në sobën e një kopshti fëmijësh. Vështirësitë e mëdha për t'u ulur në fshatin malor të veriut dhe si e mundësoi atë mbi varreza. Gjendja e tij kur pa vogëlushët e gjymtuar dhe si i evakuoi ata. Ai kujton gjithashtu momentin më tragjik kur në vitin 1989, në kthesat e Kudhësit të bregdetit, u rrëzua autobusi me studentët e Institutit Bujqësor të Kamzës. Dy helikopterët që shkuan për ndihmë dhe përplasja e tyre në lartësitë e Llogorasë. Ngjarja që mësoi në mesnatë dhe çfarë ndodhi kur njoftuan familjet e shokëve të vrarë. Ndërkohë që sot, në dëshminë e zotit Barxha, do të mësojmë se si ka mundur ai me kolegët e vet, që për ditë të tëra në kushte të jashtëzakonshme të motit, të përballojnë situatat e përmbytjeve në zonat e Lezhës. Si shpëtuan njerëzit mbi trungje e pemë që përpinte vala e rrëmbyer e lumit dhe si mundi të shpëtojë nga rrëzimi në fshatin Vinjoll; këto dhe shumë ngjarje do t'i lexoni në intervistën e mëposhtme të tij.
 

Temat e fundit