Raporti i Sigurimit: Pas bustit do shkatërrohet “Blloku” dhe muzeu “Enver Hoxha” - Historia Moderne Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Raporti i Sigurimit: Pas bustit do shkatërrohet “Blloku” dhe muzeu “Enver Hoxha”

Raporti i Sigurimit: Pas bustit do shkatërrohet “Blloku” dhe muzeu “Enver Hoxha”

· 1 · 565

  • Postime: 27954
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-04-2011, 02:01:38
Raporti i Sigurimit: Pas bustit do shkatërrohet “Blloku” dhe muzeu “Enver Hoxha”
SHKRUAN: Shpëtim Koli 02-03-2011 11:21

Pas ngjarjeve të rrëzimit të shtatores së Enver Hoxhës, repartet e të ashtuquajturës Ushtri Popullore e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë ishin në kaosin e zakonshëm të udhëve që duhej të ndiqnin. Ushtria ishte e dyzuar midis indoktrinimit të thellë dhe revoltës së brendshme. Indoktrimini ishte i thellë dhe i shfaqur nëpërmjet veprimeve arrogante të formës deklarative të kuadrove që nuk pranonin rendin e ri, depolitizimin etj., ndërsa revolta e brendshme e ushtarakëve fillonte për aspekte sociale dhe mbaronte me kërkesat për reformimin e natyrshëm të ushtrisë. Shërbimet inteligjente të fushës së ushtrisë sillnin vazhdimisht informacione se gjendja në ushtri nuk ishte vetëm ajo ku ushtarakët vigjilonin duke kërcitur armët para kamerave, jo vetëm ajo që i tregonte komandantët e komisarët e divizioneve me bustet e vegjël të Enverit nëpër sheshet e qyteteve. Ishin edhe ushtarakët e pakënaqur që i tregonin Partisë së Punës se nuk mund të mbështetej me bindje te klasa e këtyre ushtarakëve, pasi e papritura mund të ndodhte. Raporti që po botojmë sot i takon ditës së fundit të shkurtit 1991, gati një muaj para zhvillimit të zgjedhjeve të para për Kuvendin Popullor. Ushtria në atë kohë përllogariste rreth 30 mijë oficerë e nënoficerë. Në qendër të informacioneve janë një sulm i mundshëm mbi muzeun “Enver Hoxha”, “Bllokun” (vendi ku jetonte udhëheqja komuniste).

***

Informacion: Mbi disa të dhëna për ngjarjet e ndodhura në Tiranë e komente të tjera

28 shkurt 1991

Nga RSI (Rrjeti Sekret Informativ - shënim) na kanë dalë disa probleme që bëjnë fjalë për komentin të ngjarjeve të ndodhur në Tiranë e mendime për të kryer akte të tjera të cilat po i përshkruajmë si më poshtë.

1. Sipas të dhënave së b.p. “Mësuesi” datë 26.2.1991 del se oficer Z. B, i vendlindjes 1938, nga Mirdita, anëtar partie, me banim në Lezhë, me detyrë shef plani e kazermimi në repartin nr. 4340 Lezhë po më datën e mësipërme është shprehur se: “Nuk i zihet besë kësaj pune, sepse ndonëse në mitingje për sipërfaqe duket sikur populli është i tëri në mbrojtje të veprës dhe figurës së Enver Hoxhës, por në fakt nuk janë të tërë, pasi Partia Demokratike është përhapur shumë. Unë për vete nuk kam mendime të kundërta, jam me veprën e themeluesit të shtetit po me ç’dëgjova në Tiranë situata nuk është ashtu siç paraqitet, këtu ka tradhti nga lart. Pavarësisht se thuhet që presidenti është në mbrojtje të themeluesit të shtetit, por Azem Hajdari është shprehur që “na tradhtoi qe...”, ndërsa Alfons Gurashi që e ka shoqëruar kudo nga afër atë, është kundër Enver Hoxhës, e kjo nuk është pa kuptim.

Dëgjova gjithashtu, ka thënë më poshtë Zefi, se presidenti në takimin vetëm me Sali Berishën, para se të hiqte monumentin e Enver Hoxhës kanë diskutuar për këtë problem, sepse ky është një problem që duhet të zgjidhet, se pa heqjen e Enverit nuk pranohet në KSBE. Ky është kushti i parë që na kanë vënë. Qëndrimi i presidentit është i dyshimtë pasi nuk dihet ku ka qëndruar dhe çfarë ka bërë dy ditë pasi u njoftua, kur ishte në OKB, që u nis nga Bostoni për në atdhe dhe këtë e di mirë Alfons Gurashi kur ka thënë në Shkollën e Bashkuar që: “Akoma nuk e keni hequr monumentin e Enver Hoxhës”. Ai pa ditur gjë për qëndrimin e presidentit (Ramiz Alisë – shënim) nuk e thoshte këtë. Prandaj dhe populli i lëkundet besimit. Dhe më poshtë ka vazhduar: “Aktualisht janë acaruar marrëdhëniet midis ushtrisë e popullit në Tiranë, veçanërisht me ushtarakët e Shkollës së Bashkuar. Kështu që ata që dëshironin të hiqnin bustin e themeluesit të shtetit në shkollë nuk heqin dorë nga qëllimi e tyre, bile dëgjova që kanë marrë të gjitha adresat e oficerëve të shkollës, me synim që të grumbullojnë një ditë të gjithë fëmijët, gratë e fëmijët e oficerëve të shkollave ushtarake, t’i vënë përpara turmës e të sulmojnë për të rrëzuar bustin. Kështu që po të duan ata oficerët le të vrasin fillimisht fëmijët e gratë e tyre”. Mandej ka vazhduar: “Ministri i Punëve të Brendshme edhe pse u cilësua armik, më tha një shok i policisë që është lënë i lirë, shëtiste me veturën që kishte dhe hynë në KQ të Partisë, pra nuk dihet se si ka qenë e fshehtë loja”.

Oficeri në fjalë këto probleme i trajton si shqetësim që i ka dëgjuar në Tiranë kur ishte më datë 25 shkurt 1991 duke takuar njerëzit e rinj si në Shkollën e Bashkuar e në qytetin e Tiranës.

Ka zëra nga kuadrot e personave të ndryshëm që thonë se: Ka ardhur nga Tirana një shofer e ka thënë: “Mos u mërzitni se do ketë edhe ca trazira gjersa të hiqet “Blloku”, muzeu i Enver Hoxhës, gjersa të nxirret nga varri Enver Hoxha e të pushkatohet, mandej jeta do të vazhdojë normalisht dhe qetë”. Vënë në dukje se këto diskutime nga radhët e civilëve dhe shoferi është i pa identifikuar. Kurse në radhën e kuadrove ushtarake thuhet se: “Presidenti po luan me ndjenjat e popullit, nuk duhet të arrinte në konkluzionin që vendosja e monumentit të themeluesit të partisë, në vendin ku ishte, të bëhet me referendum pas zgjedhjeve. Jo ai duhet të vendoset menjëherë se këtë kërkon populli, fshatarësia, e cila me këtë veprim të presidentit ka ndërmend të mos shkojë në votime, sepse bustin e hoqën disa huliganë dhe duhet të vendoset, mandej të bëhet referendumi”.

Po gjithashtu sipas b.p. “Mësuesit” rezulton se Preç Zogaj kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike” (në fakt ka qenë kryetar i këshillit botues të kësaj gazete - shënim) kur ka ardhur në Lezhë më datë 22.2.1991 ndër të tjera është shprehur: “Ne fillimisht e morëm si lojë, nuk e dinim se do përfundonim deri në rrëzimin e bustit të themeluesit të shtetit, tani i jemi futur këtij misioni dhe nuk heqim dorë”. Këto ishin disa probleme që menduam të trajtonim në këtë informacion.

Kryetari i Degës së Sigurimit të Repartit “N”

R.Gj.

Temat e fundit