133 Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

133 Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

133 Vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

· 1 · 437

  • Postime: 409
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-06-2011, 11:16:55
PRIZREN – Lidhja Shqiptare e Prizrenit ka shenuar sot pervjetorin e 133. Aktivitete te ndryshme kulturore dhe shkencore do te karakterizojne gjate tre diteve qytetin e Prizrenit ne kuader te ketij pervjetori.
Ne kuader te 133 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Aleanca “Kuq e Zi”, organizon sot ne kete qytet historik forumin e intelektualeve, akademikeve, historianeve dhe figurave te shquara te kombit shqiptar.
Ne kete ceremoni e cila do te organizohet sot ne Prizren do te marrin pjese personalitete shqiptare nga te gjitha trojet si nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu, Esat Stavileci, Kim Mehmeti, Lorik Cana, etj.
Sipas mediave kosovare Presidentja e Kosoves Atifete Jahjaga me rastin e 133 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit ka parashikuar vizita te ndryshme. Ajo do te zhvilloje homazhe ne Kompleksin memorial ne Prekaz dhe me pas do te vizitoje familjen Jashari dhe gjithashtu do te zhvilloje homazhe ne kompleksin e varrezave te deshmoreve ne Gllogjan dhe me pas do te vizitoje Kompleksin e Lidhjes Shqiptare te Prizrenit.
Gjithashtu, Rrjeti i Organizatave Shqiptare organizon aktivitete te ndryshme per kuader te 133 vjetorit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit. Ky rrjet ka paralajmeruar zbukurimin e qytetit te Prizrenit me flamuj kombetare, venien e flamurit te madh kombetar ne kalane e Prizrenit, parade te motorristave me flamuj kombetare, hedhje me parashute me posterin “Lidhja eshte gjalle”, etj.
Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte njgjarje me e rendesishme qe ndodhi ne vitet e 70-ta, si domosdoshmeri e ekzistences se nje kombi te vjeter ballkanik. Menaxheri i kompleksit te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit, Parim Kosova, tha se kombi shqiptare u perfaqesua ne kete Kuvend me 300 burra te te gjitha viseve shqiptare, qe vulosen fatin e kombit shqiptare.

Per nje periudhe te shkurter ne oborrin e kompleksit te Lidhjes, mysafiret dhe vizitoret e shumte nga vende te ndryshme i prisnin bustet e Ymer Prizrenit, Abdyl Frasherit, Sulejman Vokshit dhe Haxhi Zekes. Sipas Parim Kosoves, keto buste po presin nje ekip shkencore per diskutim dhe me pastaj ne pervjetorin e 100-te shpalljes se pavaresise se vitit 1912, ata do te vendosen ne kompleksin e Lidhjes.
« Editimi i fundit: 10-06-2020, 19:29:43 nga InfoZ »

Temat e fundit