×

Armët e Skënderbeut vijnë në Shqipëri më 20 nëntor

· 2 · 674

Armët e Skënderbeut vijnë në Shqipëri më 20 nëntor

· 2 · 674

  • Postime: 6610
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 18-10-2012, 09:10:07
Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të mbërrijnë në Shqipëri më 20 nëntor. Këtë e bën me dije drejtori i Muzeut Historik, Luan Malltezi. Kështu është rënë dakord sipas Malltezit pas konsultimeve të bëra një ditë më parë mes specialistëve të Muzeut Mesjetar të Austrisë dhe specialistëve të palës shqiptare.
Reliket e çmuara do të ekspozohen më 27 nëntor në një ekspozitë unike dhe më të rëndësishmet thotë Malltezi. Armët e Skëndërbeut do të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës për një muaj e gjysëm ato do të ekspozohen në kushte të plota të sigurisë, pasi Muzeu është i pajisur me sistem të plotë sigurie.
Kostoja e sjelljes së tyre për herë të parë në Shqipëri është 100 mijë dollarë, ndërsa ardhja e tyre në vendin tonë u mundësua nga qeveria shqiptare në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë.

Autoritetet shqiptare negociuan me ato të Austrisë për këtë vendim me rëndësi historike dhe kulturore

Parlamenti i Austrisë ka votuar për kthimin e armëve të Skënderbeut në Shqipëri. Ky vendim i ligjvënësve austriakë është marrë në kuadër të kremtimeve që po organizohen në vendin tonë me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Kthimi i shpatës dhe përkrenares së heroit tonë kombëtar, të cilat gjendeshin në një muze në Vjenë, ishte lajmëruar më herët nga Kryeministri Sali Berisha, i cili kishte thënë se autoritetet shqiptare janë duke negociuar me ato të Austrisë për këtë vendim me rëndësi historike dhe kulturore. Shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut do të ekspozohen për të gjithë vizitorët vendas dhe të huaj në Muzeun Historik Kombëtar, ku do të ruhen në kushte të larta sigurie dhe parametra të përshtatshëm ambientalë.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super
Gerti1
#1 ne: 22-10-2012, 19:22:03
Personi1 - O pall ! *

Personi 2 - Origjinali eshte ne Austri.

Personi 3 - Kjo shprehje nuk ka me vlere nqs palla vjen nTiran.
*Palla e Skernderbeut ka qen tmerri i Ballabanit.

  • M'pelqe
    Kot fare
    Super