×

Besa, nderi, burrnija

Besa, nderi, burrnija

· 2 · 308

  • Postime: 26233
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 22-11-2011, 16:03:47
Besa, nderi, burrnija
Prej Kristo Maloki

Shokë të dashtunë!

Së pari u paraqes përshëndetjet dhe urimet ma të përzemërta Neman të shokëve të Garz-it; pra një “Per gjith mot!” per ditën e Flamurit!

Sa per vehten t’ime kam dëshirë të flas pak mbi çështjen që preku zoti doktor. U lutem pra të më jipni leje per kete gja e të më falni në kjoft se zgjatem tepër, tuj u merzitë ju me shikjime gja e të më falni në kam vet zakon përher. Kam dëshirë, tue perkitë ner megje të filozofisë, m’e e paraqitë sa ma kjart problemin e mosbashkimit të shqiptarve. Due edhe m’e e difute mendimin t’im se si mund të zhduket me pak mundim njajo lingatë, njajo dasi nermjet nesh.

Shokë të dashtunë! Jam plot i atij mendimi që mosbashkimi i Shqiptarve nuk rrjedhë nga cilësinat apo veset e tyne, por se asht shkaktue perherë nga faktorë të ndryshuem jashta shpirtit shqiptar. Në qoftë se hjedhin një shikim deri ner ma të largat ngjarje në historin t’onë kombtare, mund të konstatojm se Shqiptarët perherë kan prishë harmonin nermjet shoqishojt tuj u shtye prej forcash nga jasht. Ma të shumten nevoja per të mbajtë gjall shpirtin t’on, si komb e si persona, na ka ba me ju pshetë njënit a tjetrit, që ishte i fuqishem; nevoja ma elementare e jetës na ka ba të mvarun shumë herë nga dashja, nga dëshira, nga kapriçat. Kështu ka ardhë punë që jemi ba vegla e mjet. E kështu e kemi humbë karakterin t’onë e me këtë edhe një pjesë të shpirtit shqiptar.

Ma keq ndoshta se me kët bjerje, ma teper materjale, kemi psue ner çaste ideale. Besimet e ndryshem e shkollat e kombeve të ndryshuem që kemi ndjekë dalekadal nuk kan shti në zemrë sa e sa vetina shpirtonore në kundershtim me shpirtin shqiptar. Na, jo veç, që s’kemi marrë vesht shoqishojn, por jemi me e zhbijë shoqishojn. Influksi i nji arsimi të ndryshuem, inflirtrimi i ideve të ndryshme në zemër t’onë, na ka ba mos me u kuptue shoq me shoq, shkurt na ka ba me u perçapë e me shkatrue si trup organik.

Në kët gjendje gjindet edhe sot kombi ynë: në kët gjendje, shokë të dashtunë! Gjindemi mjerisht edhe na vet. Nër ne, si studenta e randojn ndoshta, po faktoreve të të prapamendun edhe sa e sa të tjerë të kohës sotshme.

Por prap detyra e jonë nuk asht me vue kritikë personë; na duhet me shikjue se s’i mund t’i largohemi kësajë lingate, të cilen zoti Doktor e quejti ma parë “shqiptare”

Shokë të dashtunë! Jam mendue shumë herë përmbi problemin e mosbashkimit të Shqiptarëve e më ka dalë rasti disa herë ner qarqe shqiptar, e munduem me ju thanë se gjithmonë kam gjetë pelqim të plot ner mendime qi kam ba mbi at problem. Me gjith që kam me ju merzitë ndopak me kësi punësh filozofijet, se ai filozofi nuk më rihet, s’due të mungoj pa folë mbi te edhe këtu. Mendimi im mbi zhdukjen e mosbashkimit t’one permbahet në dëshirën e këshillin që të bahemi të gjith “Shqiptarë”. Ky mendim u duket ndoshta shum i çuditshem, e pak vet ndoshta kan mendue deri sot si un. Na pergjithësisht e kemi zakon me folë e me propague per me e propague per me u ba “kombtar”, pse jemi mësue me e vue fjalën “kombtar” ma nalt se fjalen “shqiptar”. Por pra perndryshe qëndron puna; duhet të mendojm se kombtar mund të jet edhe njei qi s’asht Shqiptar. Idea e kombtaris ashtë një punë e mendjes kurse idea e shqitarsis një punë e zemrës. Kemi kombëtarë si persona ner ne që s’kan qenë e s’janë as sot Shqiptarë. Ju të gjith e sidomos ata që kan mbarue një gjymnaz, e dini nga mësimet e psikologis, se çdo ide e fuqishme duhet të bazohet ner ndjenja të verteta. Një ide që do më sjellë fryt duhet të jetë e mishnueme ne zemren t’onë, pse vetem aty asht baza e sajë. Idea, si nji produkt i mendes (-intelektit) asht perndryshe një fjalë n’ere, një fjalë e thatë. T’ishjin gjysa të verteta fjalët e “patriotëve” tonë, ra s’do t’u gjindishin sot në kët pikë të hallit.

Të bahemi Shqiptarë! Vetëm “Idea Shqiptare” e mishruem në zemër t’onë ka per të na bashkue e me na ba të fort kundra çdo rreziku.

Shka kuptoj vet me “iden shqiptare” e kam diftue pak a shumë n’artikullin t’im në libër “Naim Frashërit 1925” e ner do vende tjera, këtu s’po duhe ne u zgjatë teper e me hyrë ner analyza psikologjike e kultufilozofike po permblidhem prandej ner pak fjalë. “Idea Shqiptare” per mua, karakterizohet nëper tri cilësina të shpirtit të vërtet shqiptar, që janë: besa-nderi-e burrnija. Këto tri vetin fundamentare e perbajn pra njatë ide. Neper mijra shekujsh e ka rujet Shqiptari atë ide në zemër të vetë. Besa, nderi e burrnija e ka ba Shqiptarin luftar e hero, e ka ba me i mohue komodet e jetesës e me pasë mëni interesave të prunjta. E dini mjaft mirë se fjalori shqiptar s’ka fjalë per “interesë. Prandej s’kan qenë të përçam kurr Shqiptarët e vertet. Ku s’ka interesa materjalistike e të ndytë, aty s’ka edhe grinje. E pra shpirti shqiptar nuk njef aso interesash. Kemi luftue te njeni, tjeteri i kemi ba hyzmet sulltaneve per sa qindjvet e prap se prap kemi mbetë njata të parët: shqiptarë të pamvarun, në shpirt t’on personalitet individualea. Sa ka vlue “Idea Shqiptare” ner zemra t’ona, kemi pasë besë e nder e burrni, kemi dashtë e nderue shoqishojn, e na kan nderu bota. Peseqind vjet robnijet, s’kan mujt me na thye e shkatrue. Idea shqiptare, fsheh ner zemra t’ona qenë fortesa e pathyeshme per sulmimet e ndryshme t’anmiqve t’onë. Shqiptarët kan ndjekë e kan durue, kan hjekë pikën e zis per njatë ide; por gjithmonë kan mbetë kryenalt kan dasht shoqishojn e e kan nderu njeini-tjerin. “Idea Shqipatre” i ka ban me i shikjue shoqishojn të denjë për Besë Ndere Burrni. Hovi i njajë ideje i ka ba Shqiptar m’u da gjithkund me faqe të bardhë. “Idea Shqiptare”, qi ka vle mshef ner zemra të tyne, ner sa e sa shekuj, ka shperthye një ditë e asht ba shkak per “Rilindjen Kombëtare”qi festojn sot.

Shokë të dashtunë! E di fort mirë që s’jam me kuptue, shka kam dashtë me thanë me fjalët e mija. Vazhdimin e mendimeve të mija kujt se e dini tash vetë. Puna e jonë, si studenta shqiptarë, s’asht gja tjetër, veç se si me mujt me u ba Shqiptarë. Në daçim me u bashkue e me punue për kombin t’on, së pari duhet të mishnojin na në vedi “Iden Shqiptare”. Zoti Doktor proponoj një mënyrë militante e pergjithësisht aktive nga jasht, per të zhdukë dasin e mosbashkimin nermjet nesh. Un kujtoj se një veprim i atill s’ka per të sjellë fryte po s’punueme na ma parë në vedi. Po s’u bame na vet ma par modeli e kallëpi i atij ideali që duem t’a perhapim, po s’u bame vet majë e tharinë, s’kemi ça e gatuejm e kombit shqiptar.

E na, o shokë, në kjoft se bajemi me të vërtet shqiptarë, skemi shka friksohemi, skemi shka turpnohemi para botës së huejë. Ide shqiptare ka per të na dhëna prapë besë e nder e burni, ka per të na dhanë bashkim permrenda e shkelzim perjashta. E në kaq, kujtoj, se permblidhet ideali i një studenti shqiptar... detyra e jonë asht me kundrue e germue se si me i gjetë ma lehtë elementet e shpirtit shqiptar e me i ba t’onat. Duhet të zdrypim si minierë kah fellsienat e mrena. Shokë të dashtunë! Asht një aksjom i psikologjiës modern se njeri s’mund të dalë nga lëkura e vetë, d.m.th. ska shka njerë nga zemra e vetë se atë qi i ka falë Zoti. Shkrimet e Wundt-it në pikëpamje të psikologjisë së popujve janë bazue mbi ket tezë: një popull ja e zbaton iden që i vlon në zemer, ja se shkrimet kadal e vdes. Rojtja e kombit na mer shkolla të hujea, sado që bahemi, si thomi shumë herë, në zemër, të “kulturume”, por s’kulturueme në vehten t’onë iden që na ka asht fati i kombit t’on! Ky mendim vetem duhet të na mbushë plot gëzim e shpresë, e të na baj me i lanë më njen anë vogëlsinat e jetës së perditshme. Kur zene vend ne zemer t’onë “idea shqiptare”, kuer të bahemi rishtas Shqiptarë e kemi me u nderue si Shqiptar, se “Idea Shqiptare” perbahet prej tri cilësinash, që janë:

Besa-Nderi-e-Burrnija…
Bestrimi
#1 ne: 22-05-2020, 00:16:38
Me e pas mbajt fjalen rregullisht shqiptart nuk kishin pas nevoje me kriju nje fjal te vecant per fjalen e mbajtur, fjalen bese.
 

Besa (Lajme, info, foto, video)

Nisur nga InfoZRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 21-05-2020, 10:21:23
nga M A X
Besa Hoti (Lajme, info, foto, video)

Nisur nga InfoZRubrika Influencer

Postimi i fundit 22-04-2020, 13:03:43
nga M A X
Besa Gashi bëhet nënë, emrin e vajzës Kiara ja vendos Tuna

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 07-09-2011, 12:50:03
nga Vip News
Besa e Trimnija shqyptare

Nisur nga M A XRubrika Historia Shqiptare

Postimi i fundit 21-05-2020, 10:39:54
nga Agnrs
Elvana dhe Besa mike dhe rivale

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 05-02-2011, 20:50:07
nga Vip News