Ditari i Enver Hoxhës. Shënimet e udhëheqësit komunist për vizitat në Gjermaninë Lindore, pushimet dimërore në Sllovaki, mbledhjen në Moskë dhe vizitën e Hrushovit në Shqipëri
(Vijon nga numri i kaluar)
Në vijim të ditarit politik të ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, vijnë disa ngjarje të dimrit 1958-1959, pjesëmarrja në takimin e partive në Moskë dhe vizita e Hrushovit në Shqipëri.
Hoxha e nis udhëtimin në dhjetor 1958, duke kërkuar kredi dhe ndihma ekonomike në disa prej vendeve të bllokut komunist, si në Hungari, Gjermaninë Lindore dhe Çeki. Del duarbosh në këto vende, por një rrugë e dy punë, shijon pushimet dimërore në Çekosllovaki dhe më pas në BRSS.
Më pas vjen vizita e parë e një udhëheqësi sovjetik në Shqipëri, ajo e Hrushovit në qershor 1959. Ai viziton shumë vende dhe bën komentet e tij, që duket se nuk i pëlqejnë udhëheqësit shqiptar, i cili komenton në ditarin e tij shijen jo të mirë që i lënë vërejtjet e liderit sovjetik.
TIRANË - MOSKE, E MARTË 2 DHJETOR 1958
NISEMI PER NE BASHKIMIN SOVJETIK
U nisëm me Mehmetin për në Moskë. Po sot, në orën 1900 na priti Hrushovi. I paraqitëm kërkesat tona për nië ndihmë nga ana e Bashkimit Sovjetik për realizimin e planit tonë të ardhshëm pesëvjeçar (1961-1965). Këtë radhë na u duk se shkoi mirë biseda. Na premtuan ndihma. Darkë në Kremlin.
MOSKE, E MERKURE 10 DHJETOR 1958
NE TEATRIN «BALSHOI» TAKIM ME BASHKATDHETARET
Rezidencën na e kanë caktuar në Kremlin. Bisedë në ambasadën tonë në Moskë me studentët. Në mbrëmje shkuam në teatrin «Balshoi»
E ENJTE 1 JANAR 1959
AMBASADORI SOVJETIK ME URON VITIN E RI
Siç e kanë bërë zakon çdo vit, erdhi ambasadori sovjetik, Ivanov, për të më bërë urimet e Vitit të Ri. Si kurdoherë ai solli edhe peshqeshin «tradicional» të tyre, dy shishe me vodka dhe një shishe konjak të shoqëruar me dy paqeta «Papiros».
T1RANE - BUDAPEST, E HENE 5 JANAR 1959
NISEMI PËR NE RD GJERMANE. NJË NDALESË E SHKURTER NË BUDAPEST
Në orën 11 të mëngjesit delegacioni ynë i Partisë e i Qeverisë, ku bëjmë pjesë unë, Mehmeti, Manushi, Behari e të tjerë, u nis për një vizitë miqësore në Republikën Demokratike Gjermane.
Së bashku me ne janë edhe shoqet Nexhmije e Fiqret. Bëmë një ndalesë në Budapest, ku do të qëndrojmë sot. Në aerodrom kishin dalë për të na pritur shokët hungarezë, me shokun Mynih në krye. Na thanë se shoku Kadar nuk kishte dalë sepse ishte i sëmurë nga gripi.
Mund të jetë kështu, por një arsye e tillë na është thënë
edhe disa herë të tjera. S'ka gjë, ne nuk i vëmë re shumë këto qëndrime. Vizituam shpejt e shpejt me automobil disa kuriozitete e pamje të Budapestit, i cili është një qytet i bukur karakteristik dhe Danubi i jep një hijeshi të veçantë.
Në mbrëmje, Komiteti Qendror i Partisë Socialiste Punëtore të Hungarisë dhe këshilli i ministrave dhanë një darkë për nderin tonë në godinën e parlamentit. Në darkë ishin Mynihu dhe shokë të tjerë të byrosë me grate e tyre. Kadari nuk ishte. Mynihu ngriti dolli për miqësinë. Iu përgjigja edhe unë. Darka ishte e ngrohtë dhe me muzikë tradicionale cigane, por orkestra m'u duk ordinere.
BRATISLAVE, E MERKURE 14 JANAR 1959
VIZITOJME SLLOVAKINE
U nisëm për në Sllovaki dhe arritëm në Bratislavë. Na pritën me popull e me ceremoni. Foli sekretari i parë i partisë për Sllovakinë Karol Bacilek, përshëndeta dhe unë. Bacileku është njëfarë babaxhani, plak i thjeshtë e i lezetshëm.
Pi duhan më tepër se unë, bile kutinë nuk e mban fare në xhep, por në dorë, si dhe Kopecki, që e mban nën sqetull. Këtu s'ka forma, mënyra dhe luks si në Çeki; e ndien veten më lirë dhe shokët sllovakë janë me më pak maniera, më të qeshur e më të dashur.
Kundër Titos flitet më hapur dhe pa ceremoni siç bëjnë çekët. Shkuam në Komarno, një qytet buzë Danubit, ku vizituam kantierin e ndërtimit të anijeve. U organizua një miting ku përshëndeti sekretari i parë i partisë për qarkun.
Nga ne foli shoku Mehmet. Hëngrëm drekë në një anije që do ta marrin sovjetikët. Jam i lodhur dhe më
dhemb koka.
Vizituam kooperativën bujqësore Topolniki (minoritet hungarez). Mbrëmje solemne në Bratislavë. Më dhembi shumë koka, piva dy aspirina, por e mbajta veten me forcë. Foli Bacileku, pastaj fola unë.
Mbrëmja ishte e ngrohtë, kishte edhe sovjetikë që punojnë në këto anë dhe këta u treguan shumë të dashur. Pas pritjes u nisëm me tren për në Brno. Po bie të fle se jam shumë i lodhur nga dhimbja e kokës.
ÇEKOSLLOVAKI, E ENJTE 15 JANAR 1959
NE BRNO
Në Brno na pritën nxehtë sekretari i komitetit të partisë të qarkut me gjithë shokët e tij; na vunë në një shtëpi të mirë, me pamje nga qyteti. Pas një bisede të shkurtër dhe si hëngrëm mëngjesin, shkuam vizituam uzinën «Kravolboice Trojerni», e cila prodhon makina të rënda për industrinë kimike. Fola në aktivin e Partisë. Shokët çekë bënë pyetje dhe mbetën të kënaqur.
Komunistët dhe punëtorët çekë treguan një interesim dhe një dashuri të madhe për vendin dhe për Partinë tonë. Drekën e hëngrëm në tren, me qëllim që në mbrëmje të kthehemi në Pragë.
ÇEKOSLLOVAKI, E DIEL 18 JANAR 1959
GJAH I MBARE
Jemi në malet e larta Tatra në L.Javotina. Koha është jashtëzakonisht e mirë, dielli shkëlqen mbi borë. Jemi
në një vilë të bukur të rrethuar rne pisha. Po çlodhemi e po përgatitemi të shkojmë për gjah. Pasdreke e filluam gjahun.
Unë shkova për dhi të egra, Mehmeti për kaproj ose për drerë. U ngjita në Tatra Llomnica me teleferik, pastaj kalova gërxhet përpjetë me këmbë, mbi borë e gurë.
Lodhje e madhe, djersët çurkë, po dhitë asgjëkundi nuk dukeshin. Zbritëm në stacionin e teleferikut. Këtu shoqëruesit m'u lutën të ngjiteshim edhe një stacion me teleferik dhe që këndej mund të qëllonim mbi gjahun në hon. U ngjitëm pa shpresë, por më së fundi ja, si pika të zeza në borë, në hon u duk një tufë dhish të egra rreth 250 m larg. Ngrita pushkën me dylbi, qëllova dhe dhia u godit. Ajo bëri disa dhjetëra metra përpara e plagosur, pastaj mbeti në borë. Të tjerat «fluturuan». Në të kthyer në Tatra Llomnica vrava edhe një dre. Gjah i mirë sot.
ÇEKOSLLOVAKI, E HENE 19 JANAR 1959
NË TATRA PO E KALOJME MIRE
Tërë ditën e kaluam në vilë, herë duke lexuar, here duke luajtur domino pranë zjarrit bubulak, por herë duke dalë edhe në diell që të ngroh mirë. Nexhmija e ndien veten më mirë dhe është e kënaqur.
Pasdreke shkuam përsëri për gjah. Mehmeti nga një anë, unë nga një anë tjetër me Pavlin dhe me drejtorin e Parkut Kombëtar të Tatrës.
Udhëtuam me karrocë, larg nga kufiri polak thellë në mal. Gjë e mrekullueshme. Kasollet ishin përgatitur, qenë përgatitur gjithashtu ushqimet (gështenjë dhe bar) për kopetë e drerëve.
Nata duhet të na zinte në kasolle dhe atje të mbyllur, të heshtur, pa pirë as cingar, duke vëzhguar nga dritaret e vogla, të prisnim ardhjen e drerëve. Mbërritëm në vend, kur perëndoi dielli. Natyrë madhështore, e egër, e bukur, e bardhë, e heshtur.
Prit e prit, pastaj larg nesh u duk një dre, po s'Iëvizte. Duke e fiksuar aq shumë me sy, na dukej sikur ai e ndiente rrezikun. Më në fund u afrua, e qëllova në kokë, mbeti në vend. Gjah i bukur. E hodhëm në karrocë dhe u kthyem. Rrugës në dritën e hënës dukej vetëm borë.
Bënte ftohtë, po ne ishim veshur mirë. Kishim për darkë në vilë miq sllovakë, sekretarin e parë të komitetit të partisë të Kozhices, sekretarin e komitetit të partisë të Tatra Llomnicës, si dhe kryetarin e
komitetit ekzekutiv të këtij stacioni të bukur dimëror. Darka kaloi e gëzueshme. Shokë e miq të mirë të Shqipërisë.
ÇEKOSLLOVAKI, E MARTE 20 JANAR 1959
PERSERI PER GJAH
Shkuam përsëri për gjah që në mëngjes, por këtë herë bashkë me presidentin e Presidiumit të Sllovakisë që po pushon këtu.
Kësaj radhe thamë do të gjuajmë ç'të na dalë, nuk do të shkojmë lart në mal për drerë, por për lepuj, dhelpra, kaproj etj. në Tatra Llomnica. Jemi një grup i madh, kemi zënë prita në pyll. Ka të tjerë që e trembin gjahun drejt nesh.
E presim gjahun në akull e në borë, duke pirë kafe të nxehtë po dhe sytë i hedh sa andej-këndej, ndërsa dyfekun e mbaj në dorë gati. Zhurmat janë akoma larg. Në të majtë, në një qoshe, fshehur në shkurret e mbuluara me borë vë re dy sy që shndritin, lëvizin, ato na gjurmojnë. Duket një kokë e vogël dhe një pjesë bishti që fshin borën: Dhelpër! Me ngadalë ngre pushkën, marr shenjë dhe qëlloj.
Dhelpra mbeti e shtrirë në borë. I qasem me kujdes se ajo është kafshë hileqare, dhelpër me një fjalë; lëviz bishtin me përtaci, sikur donte të më thoshte: «S'më shkojnë më dhelpëritë». E para dhelpër që vras në jetën time. Edhe sot vetëm unë qëllova që vrava një dhelpër, pse shokëve s'u doli gjë fare në pritë.
ÇEKOSLLOVAKI, E MERKURE 21 JANAR 1959
NJE SHETITJE E KENDSHME ME SLITE NEPER BORE
Dolëm shëtitje me karrocë të hapët (slitë) nëpër bore me Nexhmijen në drejtim të kufirit polak.
Vajtëm deri tek ura e kufirit. Koha është shumë e bukur, shëtitje e këndshme dhe e shëndetshme. Bëmë fotografi.
Kujtime të mira, do t'ua tregojmë fëmijëve kur të kthehemi. I kemi larg e na ka marrë malli.
Çekët që na shoqëruan na folën keq për polakët.
BASHKIMI SOVJETIK, E ENJTE 22 JANAR 1959
NE BASHKIMIN SOVJETIK
Në orën 11 u nisëm me tren drejt kufirit sovjetik. Arritëm në Çop, atje na priste «miku» ynë, Llaptievi.
Drekën e hëngrëm në stacion me sekretarin e partisë të rajonit. Jemi të kënaqur dhe ca të çlodhur nga pushimi i shkurtër që bëmë në Tatra.
BASHKIMI SOVJETIK, E PREMTE 23 JANAR 1959
UDHETOJME NEPER, UKRAINE
Treni po çan përpara, vagonat i kemi specialë, të veçantë, komodë. Vende të njohura, të dashura.
Kudo ka borë, por jo borë e madhe. Fshatrat e Ukrainës nuk të lënë përshtypje të mirë, pse shtëpitë njëkatëshe duken të varfra, të mbuluara me kashtë, të zymta. Ç'ndryshim me fshatrat e Gjermanisë e të Çekosllovakisë!
Pse kështu? Çudi?! Ukraina është edhe e pasur. Stacionet e dyta në linjat hekurudhore janë të papastra, të zymta. Sovjetikët kanë shumë për të bërë në këtë drejtim.
MOSKE, E SHTUNE 24 JANAR 1959
ARRITEM NË MOSKE
Mbërritëm në Moskë.
Koha ishte me mjegull. Në stacion kishte dalë për të na pritur Hysniu, i cili ka
mbërritur në Moskë para nesh, kurse nga sovjetikët na pritën Aristovi, Pospjelovi, Zasiadkoi, Danilovi, Firiubini, Konstantinovi e të tjerë. Përqafime me shokët, biseda të zakonshme.
Ua hipëm
automobilave dhe shkuam në një vilë, brenda në Moskë ku kemi qenë edhe herë tjetër. Në mbrëmje, si zakonisht, bilardo dhe film.
Bisedë e përzemërt me Lesakovin («mikun» tonë të përhershëm),
që s'di të thotë gjë tjetër përveç se «stariçok», «u plake», «Ju plaka» e të tjera shakara të tilla që janë bërë bajate. Por sidoqoftë ai është i dashur me ne. Duhet thënë se atij s'ia vë veshin njeri dhe s'i thonë gjë për të na komunikuar, përveç gjërave të zakonshme.
MOSKE, E MARTE
27 JANAR 1959
FILLOI PUNIMET KONGRESI I 21-TE I PK TE BS NE KONGRESIN E 21-TE TE PK TE BS
U çel Kongresi i 21-të i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik në pallatin e Kremlinit. Na kanë caktuar në tribunë. Kongres solemn dhe salla e mbushur plot.
Pasi u mbajt fjala e hapjes dhe u bënë zgjedhjet e zakonshme të presidiumit, të sekretarisë etj., e mori fjalën Nikita Hrushovi, i cili mbajti raportin
e Komitetit Qendror të PK të BS.
Raporti ishte i gjatë, mbi 6 orë, pa përfshirë pushimet. Unë e dëgjoj në frëngjisht. Por duhet të marrim kopjen dhe ta lexojmë me kujdes. Sot filluan diskutimet.
Çdo diskutant ka në dispozicion 20 minuta kohë. Ato flasin për aktivitetin e sektorit që përfaqësojnë dhe pastaj mbështetin raportin. Diskutimet janë pothuajse standard. Në pushime shkuam në sallën e veçantë, Ekaterinski
Zall, me mobiljet e vjetra e rokoko, të lyera me ar e me perde të kuqe. Tryezat janë plot- kënaqësi
kjo për Harri Politin, i cili, qoftë në pushime, qoftë në seanca, vazhdimisht mbllaçitet. Atje takohemi me shokë të ndryshëm të partive. U takova me Dyklonë, i cili tregohet më i afruar me mua, me Pasionaren, që mbahet mjaft rëndë, me Ghoshin, shok që më qëndron afër, pse njihemi, kemi qenë me pushime tok në Kislovodsk.
Ghoshi s'më duket shumë i thellë e me mendime të pjekura e të vendosura; duket si kalama sido që nga mosha është i shkuar. Nexhmija u shtrua në spitalin «Kremlovskaja» për ekzaminime para operacionit që duhet të bëjë.
MOSKË, E PREMTE
29 JANAR 1959
NË KONGRESIN E 21-TË TË PK TE BS
Vazhdojnë diskutimet dhe përshëndetjet. Shkova në spital për të parë Nexhmijen.
MOSKE, E SHTUNE 31 JANAR 1959
VAZHDOJNE PUNIMET E KONGRESIT TE 21-TE TE PK TE BS
Vazhdojnë diskutimet e delegatëve dhe përshëndetjet e delegacioneve të huaja. Në mbrëmje në shtëpi luajmë bilardo dhe shohim filma, pse tjetër s'ke ç'bën në një vilë në pyll, jashtë Moskës, ose mbyllur në një vilë në qytet. Lesakovi vjen çdo mbrëmje dhe çdo mbrëmje po ai avaz, po ajo «këngë e Mukës» nga ana e tij.
MOSKE, E DIEL 1 SHKURT 1959
POLJANSKI NA FTON PER DREKE
Bashkë me Mehmetin na kishte ftuar për drekë Poljanski në një vilë jashtë Moskësl. Kudo borë dhe shumë
ftohtë. Poljanski tok me shokë të tij, na priste te dera e jashtme e vilës, një ndërtesë e madhe dhe e bukur.
«Kjo,-tha si me mburrje Poljanski,-është daça ku pushonte Lenini». Këtë daçë, siç na tha ai, e ka në dispozicionin e tij dhe shkon kur të dojë për të pushuar. Pastaj na paraqiti të shoqen dhe shokët e tij.
Njërin e quanin Jefremov, tjetrin, nga Krimeja, s'e mora vesh kush ishte. Më vonë erdhi edhe një tjetër i cili, kur ika, më dha për kujtim një kuti prej teneqeje për të mbajtur duhan.
«E kam, tha ai, që në kohën e luftës partizane». Dhomat e vilës ishin të mëdha dhe të mobiluara me mobilje tepër të rënda, me gusto. siç i bëjnë zakonisht sovjetikët. Tryeza në mes të njërës nga dhomat ishte e shtruar plot për plot dhe Poljanski me të tijtë filluan ngrënien e pijen pa mbarim. Ne, si me dietë, nuk hanim dhe s'pinim fare, por hanin e pinin sovjetikët edhe për ne; sidomos pinin, pinin. U lodhëm në tryezë.
Kërkova të largoheshim nga pija dhe më vajti mendja te bilardoja. Shkuam e luajtëm sa u lodhëm. Koha s'po kalonte. Ne dëshironim të iknim, por ata s'na linin. Na çuan prapë në dhomën e bukës ku ishte shtruar dreka. Ajo që hëngrën më parë kishte qenë mëngjesi.
U kthyem pra prapë në tryezë, ku rifilloi pija pa mbarim. Për të shpëtuar disi nga vodka Mehmetit i ra ndërmend të kërkonim të shihnim ndonjë film. Na shfaqën një film meksikan, biçim
«revolucionar», dhe ndërsa ne qëndruam në sallën e filmit, Poljanski me shokë prapë ishin shtruar në pije.
Poljanski gjatë gjithë ngrënies e pirjes kolosale fliste për Partinë tonë dhe për Shqipërinë, thoshte se na donte shumë e se kishte kujtime të paharruara nga pushimet që kishte bërë në Shqipëri.
Fol e pi, ha e ngri dolli, kështu vajti gjithë e diela. Kur mbaroi filmi na ftuan të uleshim përsëri në tryezë, por nuk pranuam. Atëherë Poljanski na propozoi një shëtitje «ala ruse» në borë. Ishte natë kur dolëm. Në atë kohë erdhi njëfarë Popovi, të cilin e njihja që në Leningrad.
Ai punonte në aparatin e Partisë të Leningradit,
kur atje sekretar i parë ishte Kozlovi. E pyeta: «Kur ke ardhur», ai më tha: «Pse, nuk e di? Unë tash jam
ministër i Kulturës i Republikës Ruse». «Që kur?»,- e pyeta. «Që kur u bë Kozlovi sekretar i Komitetit Qendror », -m'u përgjigj.
E paska marrë suitën me vete Kozlovi mendova, por s'bëra zë. Momenti e donte që ta uroja Popovin për gradimin dhe kështu bëra. «Shkuam një të diel të mirë»- më thoshte Poljanski
që i qe trashur gjuha, kurse unë, përveç mërzisë dhe ndjenjës së pakënaqësisë për këtë mënyrë të sjelluri
nga ana e shokëve sovjetikë që më shkaktoi, atë «të diel të mirë» e pagova, gjatë shëtitjes u ftoha, mora
një rrufë të fortë e me temperaturë.
MOSKË, E MARTE 3 SHKURT 1959
ME SA DUKET KONGRESIN NUK DO TA NDJEK ME
Dje, në datën 2, dhe sot vazhduan diskutimet dhe përshëndetjet në kongres. Shkova në spital për të vizituar Nexhmijen. Ajo ishte mirë, në mbikëqyrjen e doktorëve, plot kurajë. Akoma nuk kanë caktuar se kur do ta operojnë.
Pasdreke nuk e ndjeva veten mirë. Si duket i ftohti i fortë që mora të dielën në darkë, kur ishim te Poljanski, po më rëndon. Doktori që më vizitoi, konstaton grip. Më detyroi të qëndroj në dhomë. Vajti kongresi, s'do ta ndjek dot më.
MOSKE, E MERKURE 4 SHKURT 1959
PUNIMET E KONGRESIT PO I NDJEK ME ANE TE SHTYPIT
Erdhi përsëri mjeku. Kam temperaturë. Më këshilloi të mos dal. Kongresin e ndjek disi me gazeta. Lesakovi vjen më mollois, më inkurajon të mos mërzitem e më bën të njëjtat shakara bajate, siç e ka zakon.
Por çka, shkoj kohën, nuk është njeri i keq. Ai është ca përciptë, po i dashur me ne. Pasioni i tij është bilardoja, të pirët, disa gota me konjak dhe të vijë vërdallë. Kur punon ky njeri? Eshtë zor të mendosh se bën ndonjë punë përveç pritjeve, përcjelljeve e shoqërimeve të delegacioneve.
MOSKE, E ENJTE 5 SHKURT 1959
MBETA BRENDA NGA GRIPI
Vazhdoj të jem i shtrirë. Kongresit ia piva lëngun. Nexhmija më njofton se është mirë, por, për të mos
më hidhëruar dhe mërzitur mua, tregohet optimiste dhe ma fsheh të vërtetën, kurse unë e di se nesër do të
operohet. Jam shumë i shqetësuar.
Dëshiroj të jem pranë saj, po s'më lënë mjekët.
MOSKE, E SHTUNE 7 SHKURT 1959
SE SHPEJTI DO TE NISEM PER SHQIPERI
Dje Nexhmija u operua me sukses. Ishte fillikat vetëm. S'më lanë të veja as mua, as Fiqretin e Viton që
janë këtu, se në Moskë ka shumë grip këto ditë. Nexhmija ka ca temperaturë e dhimbje, por më siguruan se janë të natyrshme. Unë jam më mirë, nesër do të dal patjetër dhe do të vete drejt e në spital tek ajo, sepse ka dhe ditëlindjen. Këto ditë do të largohemi për në Shqipëri, por Nexhmijen do ta lë në Moskë, në spital.
Unë do të gjej shokët, popullin, atdheun, fëmijët e dashur, kurse Nexhmija e shkretë do të ngelë vetëm.
MOSKE, E HENE 9 SHKURT 1959
PRITJE TE HRUSHOVI. TAKIM ME ÇUVAHININ
Pritje te Hrushovi. Ishim unë, Mehmeti e Hysniu. Nga sovjetikët ishte edhe Andropovi. Një takim më tepër
kortezie e lamtumire. Për darkë na erdhi Çuvahini, ish-ambasadori sovjetik në Shqipëri në vitet kur ishte gjallë dhe drejtonte i madhi Stalin. U gëzuam shumë, kishim pa e parë gati që kur iku nga Shqipëria. Edhe ky është një zakon tjetër i keq i sovjetikëve: nuk i pjek dot të njohurit e mëparshëm.
Në darkë, e cila kaloi e gëzuar, ishin Medvedjevi, Lesakovi, Llaptievi. U çmallëm. Çuvahini është po ai që ka qenë, nga shëndeti dhe nga tabietet: i dashur, i malluar për Shqipërinë dhe për ne. Mendoj se mbetet një mik i mirë e i sinqertë për Partinë tonë dhe për Shqipërinë.
(Vijon)
Komentet që bëri për vendosjen e raketave dhe investimet e kota në vreshta dhe naftë
Kushtet edhe "shakarat" e Hrushovit për vizitën në Shqipëri
E HENE 11 MAJ 1959
HRUSHOVI DO TE VIJE NE SHQIPERI
Takim me ambasadorin sovjetik. Më dha lajmin e ardhjes së Hrushovit në Shqipëri.
E MARTE 19 MAJ 1959
HRUSHOVI VENDOS KUSHTE PER ARDHJEN NE SHQIPERI
Takim me Ivanovin. Më dorëzoi një radiogram të Hrushovit, ku, si kusht për vizitën e tij të ardhshme në
Shqipëri, na kërkon që as ai, as ne gjatë fjalimeve publike të mos e prekim fare çështjen e revizionizmit jugosllav. Ja gjer ku paska arritur puna! Kërkon të na mbyllë edhe neve gojën! Megjithatë kërkesën do ta diskutojmë me shokët në Byronë Politike e do t'i japim përgjigje «mysafirit» që presim të na vijë.
E ENJTE 21 MAJ 1959
PRANOJME KUSHTIN E HRUSHOVIT POR VETEM PER AQ DITE SA DO TE QENDROJE
NE VENDIN TONE Pasi diskutuam në Byronë Politike për radiogramin e Hrushovit, vendosëm që ta pranojmë kushtin e tij (të mos flasim për Titon gjatë ditëve të vizitës së tij në Shqipëri).
Titon dhe ata që mendojnë e veprojnë si Titoja, le t'i gënjejë mendja. Por me të ikur Hrushovi, ne do t'i lëshojmë përsëri bateritë kundër revizionizmit modern. Ne kemi arsyet tona për pranimin e këtij kushti.
Eshtë
hera e parë, që nga Çlirimi, që në vendin tonë vjen për vizitë zyrtare Sekretari i parë i KQ të PK të BS dhe
Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Sovjetik. Kjo shpresoj se do t'i shërbejë forcimit të miqësisë me popujt e Bashkimit Sovjetik dhe të marrëdhënieve ekonomike midis të dy vendeve.
Shpresojmë që të vazhdojnë të na ndihmojnë për zhvillimin e mëtejshëm të industrisë e të bujqësisë sonë, ndihmë për të cilën ne kemi akoma nevojë. Edhe në arenën ndërkombëtare, armiqtë do të jenë të detyruar ta respektojnë më shumë pavarësinë e vendit tonë. Takova sot Ivanovin dhe i komunikova se e pranojmë kërkesën e udhëheqjes sovjetike.
E HENE 25 MAJ 1959
ERDHI HRUSHOVI. FILLUAM BISEDIMET
Erdhi në Shqipëri Nikita Hrushovi. E pritëm në aerodrom me fjalim. Pastaj gjithë delegacionin sovjetik e
pritëm në selinë e Qeverisë ku çështja e parë që Hrushovi zuri në gojë ishte: «Unë nuk do të flas kundër Jugosllavisë». Filluan bisedimet. Ekspozenë nga ana jonë e bëra unë. Delegacioni sovjetik vendosi kurora në Varrezat e Dëshmorëve.
E MARTE 26 MAJ 1959
NGA VIZITAT E HRUSHOVIT NE TIRANË
Vizituam kombinatin e tekstileve «Stalin». Folëm unë dhe Hrushovi. Entuziazmi i punëtorëve qe i madh. Atij i pëlqeu kombinati dhe organizimi dhe tha se në plenumin e ardhshëm të partisë së tyre do të flasë për këtë kombinat. Vizituam Muzeun e Luftës Nacionalçlirimtare dhe vreshtat e NBSH "Gjergj Dimitrov". I pëlqyen.
E MERKURE MAJ 1959
FILLOI VIZITA NËPER VENDIN TONE
U nisëm për në Shkodër. U ndalëm në Thumanë për të parë bonifikimet. U ndalëm gjithashtu në Lezhë. Manifestim i madh për Bashkimin Sovjetik. Foli shkurt Hrushovi. Miting i madh në Shkodër.
Foli Hrushovi. Vizituam vreshtin e Shtoit. Nuk i pëlqeu. «Pse prishni lekët kot», na tha miku. Mbrëmje dhe koncert në Teatrin e Operës dhe të U kthyem me avion në Tiranë. Baletit. Koncert shumë i mirë. U habit dhe mbeti i kënaqur.
E ENJTE 28 MAJ 1959
NGA VIZITAT NE RRETHIN E KORÇES
U nisëm me avion për në Korçë ku u organizua një miting i madh. Foli Hrushovi. Bëmë vizitë në NBSH-në e Maliqit, pastaj në kooperativën e Bulgarecit. Drekë zyrtare. Folëm Hrushovi dhe unë. Vizituam pemëtoren e Dvoranit. U kthyem me avion në Tiranë.
E SHTUNE 30 MAJ 1959 U NENSHKRUA DEKLARATA E PERBASHKET SHQIPTARO-SOVJETIKE
U zhvillua në komitetin ekzekutiv të kryeqytetit një ceremoni ku Hrushovi u shpall Qytetar nderi i Tiranës.
Vizitë në Universitet. Foli Hrushovi. Nënshkruam deklaratën e përbashkët të delegacioneve të Partisë dhe të Qeverisë të BS dhe të RPSH. Prej këndej shkuam në mitingun e madh që u mbajt përpara komitetit ekzekutiv. Folëm unë dhe Hrushovi. Pritje në Pallatin e Brigadave nga ana jonë.
E DIEL 31 MAJ 1959
NGA VIZITA NE RRETHIN E VLORES
U nisëm për në Vlorë. Ndaluam në Tërbuf, ku Hrushovi pa punimet për bonifikimin e kënetës.
Miting në Vlorë. Folëm unë dhe Hrushovi. Darkë në plazhin e Ujit të Ftohtë.
E HENE 1 QERSHOR 1959
NGA VIZITA NE RRETHET E JUGUT
Shkuam me Hrushovin për peshk, pastaj vizituam bazën e Pashalimanit. Drekën e hëngrëm me Grotevolin që pushon në Vlorë. U nisëm me vapor për në Sarandë. Hëngrëm darkë dhe fjetëm në vapor në Portin e Sarandës.
E MARTE 2 QERSHOR 1959
HRUSHOVI VAZHDON VIZITEN NE JUG
Vajtëm për të parë plantacionin e agrumeve në Stjar. Vizituam Butrintin. Ndërsa po sodisnim bukuritë e Butrintit, Hrushovi thirri pranë Malinovskin dhe i dëgjova tek pëshpëritnin: Këtu mund të ndërtohet një bazë ideale për nëndetset tona... Që këtej mund të paralizojmë e të sulmojmë gjithçka». Më çuditi ky mendim i llogaritur prej tij pa pyetur fare të zotët e shtëpisë, siç thotë populli ynë. U kthyem përsëri me vapor në Vlorë. Ishte edhe Grotevoli me ne.
E MERKU1Ë
3 QERSHOR 1959
NGA QENDRIMI I HRUSHOVIT NË SHQIPËRI
Kur nga veranda e vilës tek Uji i Ftohtë, ku po pushonim, sodisnim detin përpara nesh, ashtu si dje në
Butrint, Hrushovi diskutonte, nën zë, me Malinovskin: «Çfarë gjiri i sigurt rrëzë këtyre maleve!
Që këtej me një flotë të fuqishme ne kemi në dorë krejt Mesdheun, që nga Bosfori e gjer në Gjibraltar!». Ç'plane të tmerrshme bën ky njeri që flet aq shumë për paqen. Le të shpresojmë të jenë vetëm «shakara» nga ato të tijat. Të shohim a do t'i ngrejë në bisedimet zyrtare.
Po i ngriti atëherë do t'i japim përgjigjen tonë.
U kthyem me avion në Tiranë. Në Rinas u ndalëm për të vizituar aeroplanin TU-114 që kishte ardhur me
akademikun Tupolev, kryekonstruktor i këtij tip avioni. Vumë gurin e parë të ndërtimit në Pallatin e ri të
Kulturës në Tiranë.
Darkë në Pallatin e Brigadave për delegacionin sovjetik.
E ENJTE 4 QERSHOR 1959
HRUSHOVI U LARGUA
Sot përcollëm Hrushovin, i cili do të ndalet në Budapest.
E SHTUNE 6 QERSHOR 1959
DISA GJERA QE NGJALLIN DYSHIM NGA BISEDAT ME HRUSHOVIN
Në mbledhjen e Byrosë Politike që bëmë sot për ta informuar rreth bisedimeve që patëm me Hrushovin gjatë qëndrimit të tij në vendin tonë, bëra fjalë edhe për disa shprehje e mendime të tij që më kanë ngjallur dyshime.
Kështu, gjatë diskutimit të kërkesave ekonomike që pala jonë i parashtroi palës sovjetike, ai, si me shaka, na tha «nuk kam ardhur këtu për këto gjëra», ndërsa kur po diskutohej rreth çështjes së zhvillimit të industrisë së naftës, ngriti pretendimin se «nafta jonë ka përmbajtje të lartë squfuri» dhe na «këshilloi të mos investojmë atje ku nuk kemi leverdi».
Në fushën e zhvillimit të bujqësisë na foli për gatishmërinë e tij për të kooperuar në mbjelljen e sa më shumë agrumeve dhe dafinave (nga kjo, tha, mbillni mijëra hektarë) sepse me të do të mund të blenim në Bashkimin Sovjetik mish e bukë sa të deshim.
Nga pikëpamja ushtarake, Shqipërinë Hrushovi e pa si një vend të madh strategjik në Mesdhe që duhet t'i shërbente Bashkimit Sovjetik si bazë për vendosjen dhe nisjen e flotës detare ushtarake e të raketave sovjetike.
G. Shekulli