Eksodi i gushtit 1991 - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Eksodi i gushtit 1991

Eksodi i gushtit 1991

· 1 · 1048

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 02-08-2011, 15:38:56
20 vjet më parë, eksodi i gushtit 1991



Në një ditë të nxehtë gushti, 20 vjet më parë, Bari pa ankorimin në brigjet e veta të një anijeje nga Durrësi të quajtur VLORA. Në këtë gusht të largët të 1991-shit anija shqiptare solli në një nga pikat më të afërta të Italisë me Shqipërinë rreth 20 mijë emigrantë nga e gjithë Shqipëria në atë që, në shikim të parë, ngjante me një pushtim që ishte i vështirë për t’u kontrolluar. Megjithatë administrata e asokohe e qytetit, e kryesuar nga kryetari i atëhershëm Enrico Dalfino, arriti të japë një shembull të qartë të shpresës, integrimit dhe solidaritetit për të gjithë Italinë duke ia dalë të akomodonin shumicën e atyre emigrantëve, pavarësisht izolimit nga ana e ish-presidentit italian Cossiga, i cili e përkufizoi si ‘budalla’ kryetarin e Barit.

Njëzet vjet pas ardhjes së Vlorës, këshilli i Barit do të festojë ngjarjen me një javë të tërë eventesh artistike, kulturore, argëtuese e sportive, në emër të integrimit në mes të popullit italian dhe atij shqiptar. Nga një deri tetë në gusht, në fakt, qyteti i Barit do të jetë skena e “Misionit Vlora”, një nismë e nxitur nga Italia në bashkëpunim me agjencinë e komunikimit Raffaello D’Accolti dhe me mbështetjen e BNL-BNP Paribas, si dhe, siguriosht mbështetjen e Komunës së Barit. Kjo ngjarje simbolike përfaqëson një sinjal pozitiv për të ndryshuar mentalitetin e atyre që shohin tek zbarkimet e sotme të emigrantëve nga Tunizia vetëm situata emergjente e kërkojnë bllokim të kufinjve.

Ngjarjet që pritet të ndodhin në këtë javë zënë një gamë të larmishme dhe ndjellëse duke nisur me një ekspozitë në sallën Murat, për të vazhduar me takimet me personalitete të shquara të skenës publike shqiptare si shkrimtari dhe ish-trajneri i kombëtares së atletikës Lutfi Guri, balerini Kledi Kadiu (që ka zbarkuar vetë me anijen Vlora në vitin ’91) poeti Visar Zhiti, muzikanti Zhani Ciko, dhe Presidenti i Republikës Bamir Topi; më tej një përkujtimore maratonë që do të ndjekë rrugën që ka bërë anija Vlora, për të vazhduar me mbylljen ceremoniale të eventeve në datën 8 gusht në Palazzo di Città ku kryetari i bashkisë Emiliano dhe zyrtarë të tjerë të qytetit do të përkujtojnë figurën e ish-kryetarit të asaj kohe, Enrico Dalfino, me një portret të tij të porositur enkas për këtë event e që do të zbulohet për publikun në atë ditë. Një ngjarje, me pak fjalë, e përbërë nga momente të ndryshme por plotësuese, për të na përcjellë një koncept themelor të natyrës së qytetit të Barit që zë fill nga ai gusht i vitit 1991: integrimi.

Michele Emiliano, kryetari aktual i Bashkisë së Barit komentoi javën përkujtimore: “Jam i bindur se përkujtimi i kësaj ngjarjeje është shumë i rëndësishëm për tërë zonën e Puglias,  e në veçanti për Barin, e mbi të gjitha paraqet për shqiptarët një pikë kujtese kolektive për atë që ka ndodhur njëzet vjet më parë. Është e qartë se “Misionit Vlora” nuk i ka humbur vlera, edhe pse kanë kaluar njëzet vjet që nga ajo ngjarje, sepse ne kemi mundësi për të mbledhur tani së bashku emocione të shumta, që e kanë bërë Barin që atëherë, një qytet multikulturor. Njëzet vjet më parë, sekreti i qytetit tonë ka qenë vetëm një: të hapë dyert për atë që është ‘ndryshe’ e të lërë jashtë paragjykimet dhe stereotipet që gjenden shpesh edhe sot. Prandaj dëshiroj tia kushtoj këtë event si popullit shqiptar, ashtu edhe ish-kryetarit të Bashkisë, Enrico Dalfino, që në atë kohë, u shndrrua në një pikë reference për gjithë qytetin edhe përkundrejt mendimit mosbesues të pjesës tjetër të kombit. ”

 

Francesco Maisano
Shekulli

Temat e fundit