Himni i Flamurit 🇦🇱 Historia e tij - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Himni i Flamurit 🇦🇱 Historia e tij

Himni i Flamurit 🇦🇱 Historia e tij

· 3 · 3445

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-10-2004, 01:56:22
 

Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar 'Rreth flamurit te perbashkuar' (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per t'u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi,  sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lidhur me sa me siper. Per kete arsye, por dhe per disa te tjera syresh, jemi perpjekur qe nepermjet ketij shkrimi integral lidhur me himnin tone kombetar 'Rreth flamurit te perbashkuar' te shprehim te c`ka dime deri me sot rreth njerit prej simboleve tona kombetare.

Ne nje veshtrim te pergjithshem, ceshtja e himneve kombetare te vendeve te ndryshme eshte nje problem i cili filloi te popullarizohej fillimisht ne Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Ne fakt, himne ka patur edhe perpara kesaj kohe, por rendesia dhe kuptimi i tyre nuk ka qene ne kete shkalle kaq te rendesishme te ciles i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do te perfaqesonte nje nga gjetjet gjeniale te te shprehurit te shpirtit te popujve. Muzikologjia daton si te parin himn ate te Holandes, himn i cili i perket vitit 1572 - 'Wilhelmus van Nassouwe'.  Nderkohe, himni me fjalet me te vjetra ne origjine i perket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po ne kete arsyetim, himni me i gjate ne ekzekutim eshte 'Marcha de la Patria', i Argjentines kompozuar nga Blas Parera ne vitin 1813; nderkaq himni kombetar me me shume vargje eshte ai i Greqise etj. Pra sic e shohim, historia e formimit te himneve kombetare eshte e ndryshme ne vende te ndryshme. Me sa duket, ne percaktimin ose jo te nje krijimi muziko-letrar si himn kombetar, rol kryesor kane luajtur edhe kontekste te caktuara, kryesisht historike ne historine e nje vendi. Por ka edhe shembuj te tjere. Ketu gjej rastin te permend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u percaktua ne vitin 1949 me ane te nje vendimi zyrtar te Selise. Ne baze te himnit te Vatikanit qendron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kete muzike ne vitin 1846 (vepra quhet  'Marcia Pontificiale' dedikuar papa Piut te XI), muzike e cila gati 100 vjet me vone u vendos te ishte himn zyrtar i Selise se Shenjte. Dhe raste te tilla ka shume[1].

Historiku i krijimit te himnit tone kombetar
Deri me tani, poeti Lasgush Poradeci eshte ai i cili ka pershkruar dhe botuar i pari historine e krijimit te himnit tone. Ne punimin 'Himni kombetar 'Flamurit prane te bashkuar dhe gjeneza e tij'[2], L. Poradeci behet keshtu edhe rrefyesi kryesor per kete ngjarje madhore. Ne rrefimin e tij te terheq vemendjen nje hollesi.  Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se  askush ne ato caste historike per Shqiperine, nuk mendonte se ajo kenge e ngritur dhe e kenduar per te paren here nga kori i kolonise shqiptare te Bukureshtit, do te ishte himni i ardhshem. Ja c'thote Lasgushi: -'Šme fjale te tjera, himni nuk u pergatit me qellimin e posacme qe te sherbeje si Himn Kombetar, te permbushe misionin e shenjte te kenges simbolike zyrtare te popullit'.

Nga keto rradhe, por dhe nga zhvillimi i metejme i historise se Shqiperise, veme re se ne kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashe mendjeje, qe dikush te mendonte qe ne fillim te kishim himnin e pastaj te benim shtetin, si me thene: 'buxhakun para oxhakut'. Shume vite me vone, poeti i shquar Migjeni shkroi poezine me titull 'Kenga qe s'kuptohet', kushtuar melodise sone kombetare. Ne perpjekje per ta zhvendosur titullin e poezise nga konteksti i saj, do te shohim se ky emertim qendron fare mire per te, nisur jo vetem nga largesia nga data e krijimit te himnit, por dhe se shkrimet historike per gjenezen e himnit tone, kane sherbyer ne te njejten kohe edhe si kronike besnike e lindjes se tij, por dhe si alibi.

Gjate hulumtimeve te materialeve dokumentare rreth lendes ne fjale, ne librin 'The Guinnes Book of Music'[3], eshte shkruar si me poshte:

himni 'Rreth flamurit te perbashkuar' eshte pranuar si himn kombetar i Shqiperise ne vitin 1912
fjalet e himnit jane shkruar nga Asdreni
muzika  e himnit eshte kompozuar nga Ciprian Porumbesku

Duke i shqyrtuar nje nga nje per sa me siper, e veteta do qe te theksohet fakti kuptimplote, se perpara se himni te behej himn zyrtar i shtetit te ri shqiptar me 1912, po sipas Lasgushit, ''Š kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete e shenjteroi, duke e dashur me zemer gjer ne therori dhe me shume e pertej vetetherorise. Me te luftuan cetat e kryengritjes qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen vdekjen e embel deshmoret e lirise. Me te u ngrit Flamuri ne Vlore'.  Me pak fjale, kjo do te thote qe ngritja e flamurit nen tingujt dhe fjalet e 'Betimit mi flamur' ishte vetem nje akt formal nga ana e Ismail Qemalit per ta njohur kete kenge si kengen tone kombetare.

Se dyti, lidhur me fjalet e himnit. Ne asnje vend te botes, nuk gjejme nje himn kombetar i cili t'i kushtohet po nje simboli tjeter kombetar sic eshte flamuri, dhe qe te dy se bashku t'i kushtohen atdheut. Ja poezia e plote e 'Betimi mi flamur' (Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni ne vitin 1908:


Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir` e nje qellim,
Te gjith` atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Prej lufte vec ay largohet
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor!
Ne dore armet do t`i mbajme
Te mprojme atdhene me cdo kent,
Te drejtat tona ne s`i ndajme;
Ketu armiqte s`kane vent.
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permi dhe,
Po Shqiperia do te rroje;
Per te, per te luftojme ne!
 
O flamur, flamur, shenj` e shenjte,
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin` atdhen` e shtrenjte,
Per nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu be theror;
Per jet` ay do te kujtohet
Mi dhet, mi dhe si nje shenjtor!
 

Lidhur me origjinalitetin e poezise se himnit do te citonim perseri Lasgushin i cili thote se ''Štituli 'Betimi mi flamur', qe i ka vene himnit Asdreni, eshte nje koncept dhe nje akt e fakt etnikerisht shqiptar'. Po te njejten gje ne koncept e pohon edhe Migjeni, qysh ne vargun e pare te poezise kushtuar Melodise kombetare: 'U vodh kenga nga zemra e kombit'. Qe te gjithe e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - 'Nen hijen e tij qofshim dhe ne doren tone valofte'.

Se treti lidhur me muziken e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojne te pakten ne karakterizimin e pergjithshem te himnit tone per nga perberesi muzikor i tij. 'Kenge a vaj? Çe je? Thuejma, zemer kombi! (Migjeni); 'U be Shqiperia! Po u be duke vuajtur me buzeqeshje, duke u kurajuar me kengen e jetes dhe te vdekjes ner dhembe: me Himnin e saj Kombetar Shqiptar' (Lasgushi).

Me tej,  Prof. Sokoli thote se  ''Š motivi i ketij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqe kenget e lartpermendura (nga kjo tradite-shenimi yne) jane me te hershme se kompozimi i Porumbeskut'. Edhe kompozitori i shquar bashkekohor George Ligetti konstaton me te drejte ngarkesen edhe origjinen internacionale te parakrijimit te Himnit Shqiptar te Flamurit. Pohimi i kesaj te dhene eshte me rendesi jo vetem per faktin se krijimi  i himnit tone ne pikepamje muzikore ishte drejtuar perkah orientimit te pergjithshem perendimor, por dhe se ne kete menyre nuk ka arsye qe ende te citohet Porumbescu si krijues i tij.

Vete krijimtaria muzikore e Purumbeskut ka nje lidhje te forte me traditen e shquar muzikore te Austrise, vend ku ai studioi muzike prane konservatorit te Vienes. Tashme njihet  fakti, se ne baze te himnit te tij qendron nje nga melodite me te njohura te rinise austriake te gjysmes se dyte te shek. XIX. Ne rastin e himnit te vjeter te Rumanise 'Pe al nostin steag', te kompozuar nga C. Porumbescu me fjale te A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, ''Š mjafton te krahasojme fillimet e ketyre kengeve gjermane me fillimin e Himnit te Flamurit per te pare ngjashmerine e madhe, ose pothuajse njejtesine e disa masave'.

Shembulli muzikor nr. 1- 'Melodia dhe teksti i Himnit Kombetar'

Ne Shqiperi ne vitet 1900-1945, nga muzikologjia jone konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave te para te muzikes profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kengesh me origjine vendase dhe internacionale, kenge te cilat kendoheshin ne gjuhen shqipe. Kjo gje u vu re si ne aspektin e kengeve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe ne fushen e kengeve patriotike e me pas atyre partizane. Pa u zgjatur ketu do te permendja kengen 'Te gjithe ne o djema', me fjale dhe muzike nga Spiridon Ilo (1876-1950); kengen 'Vlora-Vlora', me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; 'Kengen e deshmoreve te Shkodres', me fjale dhe muzike nga Kole Jakova; 'Kengen e Asim Zenelit' me fjale nga Qamil Buxheli dhe muzike nga Mustafa Krantja; 'Bashkohi shoke me ne ne cete', me fjale dhe muzike nga Kole Jakova; 'Shkrep me zjarr porsi rrufeja', me fjale nga A. Skali dhe muzike nga Kristo Kono; kenget 'Kushtrimi i lirise',  'Britma e clirimit', 'Hakmarrja' , 'Ato maja rripa-rripa', 'Rini-Rini', 'Himni i ushtrise' me muzike te Dhora Lekes e shume te tjera.

E gjithe kjo krijimtari kishte bere jeten e saj nga goja ne goje dhe vetem gjate viteve '50, tek ne u bene perpjekjet e para per te grumbulluar dhe notizuar kenget patriotike edhe partizane qe ishin kenduar nga populli per vite me rradhe duke perfshire ketu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para te kesaj fushe i perkasin vitit 1959 te pergatitura perkatesisht nga Gaqo Avrazi -'Kenge patriotike', dhe nga Baki Kongoli - 'Kenge partizane'. Ne materialet shoqeruese te tyre me te drejte konstatohet se ne pergjithesi per te gjithe kete repertor vihet re se pjeserisht jane krijime me autor, pjeserisht te popullit dhe pjeserisht melodira te importuara qe tashme ato jane asimiluar ne thesarin e muzikes sone. Konstatimi vazhdon me faktin se populli keto kenge i ka bere te tijat duke marre formen shqiptare saqe po t'i krahasosh me origjinalin ndryshojne mjaft njera nga tjetra. Dhe ky nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar. Ne kulturen muzikore te c'do vendi, ne te gjitha koherat gjendet nje repertor i tere muzikor i cili qarkullon pa nderprere, duke ndryshuar gjuhen si dhe stilemat muzikore te materialit fillestar. Kjo eshte nje dukuri normale e shkembimit te kulturave.

Per sa me siper, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund te quhet plagjature e per me teper imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet te konsiderohet si nje pamundesi kompozimi prej krijuesve shqiptare. Pikerisht zgjedhja e kesaj melodie ndoshta mund te kete qene edhe e rastesishme, por ne mendojme se parapelqimi i saj synonte zgjedhjen e nje gjuhe muzikore teper te lexueshme e te qarte per te tjeret, per te kuptuar aspiraten e kombit shqiptar ne ato vite te erreta te historise se tij. Duke pasur dhe perdorur ne ndertimin e tij melodik, gjymtyre te tera pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore 'rastesore'), pikerisht Europen. I krijuar ne kohen e riperteritjes se ndergjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zerin e njerit prej popujve  te rilindur te Europes.

Rreth historise se shkrim-notizimit  te himnit tone kombetar

Duhet theksuar se qe nga krijimi i tij e deri ne fund te viteve 40'te shek. XX, himni yne pervec se eshte kenduar dendur, ka bere nje jete me se shumti goje me goje dhe pjeserisht eshte interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmeri pasi ai ishte i destinuar te luhej edhe ne ceremoni te ndryshme te shtetit shqiptar jashte vendit. Ne nje leter te derguar nga Faik Konica, ne ate kohe perfaqesues ne legaten e Mbreterise Shqiptare ne Washington, drejtuar Ministrise se Puneve te Jashtme shkruhet shprehimisht se ''Š morra nga ministria e detit e Sh.B.A nje letre ku me luten t'u gjej nje kopje per bande t'avazit kombetar te Shqiperise'Škuptova qe avazi yne esht i vetemi avaz kombetar qe nuk e kane'.

Per here te pare per partituren e himnit flet Lasgushi kur pershkruan dergimin e himnit ne atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit ne vitin 1908 me ane te Tashko Ilos dhe Hile Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qellim kasnece, pasi ishin ne te vertete mbartes te nje mesazhi qe fillimisht duhej kenduar. Qe te dy erdhen ne Korce ''Š me partiturat e himnit te bera imtesisht gati me fjale shqip', dhe prej ketu filloi mesimi dhe perhapja e himnit kombetar ne te gjithe Shqiperine. Po sipas Lasgushit ''Šperhapja parashikonte ne krye te te gjithave mesimin e kenges'. Pikerisht per kete arsye u zgjodh Hile Mosi i cili kishte pervec formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mendoj se perhapja e himnit ne popull do te kete pasur veshtiresi serioze per dy arsye. E para lidhet me mungesen e mesimit te muzikes dhe te sistemit muzikor ne Shqiperi ne ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor te shqiptarit. Perhapja e himnit ne nje rruge 'goje me goje', ndermjet transmetuesve te tij (shpesh here pa arsim muzikor), dhe bartesve te tij te ardhshem , me siguri duhet e kete sjelle nje rikrijim te mundshem te tij. Se dyti, historia ka provuar se eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, qe nje populli si i yni t'i imponosh nje melodi te huaj, aq me teper melodine qe do te shnderrohej me pas ne kengen kombetare shqiptare.

Ne nje kohe me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos ne Korce, nje shtytje mesimit te muzikes ne pergjithesi dhe mesimit te himnit ne vecanti i dha krijimi i 'Bandes se Lirise'  themeluar me 1 tetor 1908. Qysh ne formim banda perbehej prej 25 muziktaresh me vegla te ndryshme. Fakt eshte se komuniteti i ri i muziktareve ne Korce, pajtoi me pagese nje dirigjent italian te quajtur Pasquale i cili sherbeu si dirigjent i 'Bandes se Lirise'. Aq shume u lidh ai me te sa me vone edhe himnin e bandes se Lirise e kompozoi ai vete me fjale te Hil Mosit. Pas kesaj periudhe, me gjallimin edhe te formacioneve te tjera muzikore neper qytetet e Shqiperise si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, perhapja e himnit me nota u be me e lehte.


« Editimi i fundit: 30-11-2020, 18:51:08 nga M A X »

  • Postime: 28587
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 19-10-2004, 01:56:32
Mbi regjistrimet  muzikore të himnit tonë kombëtar

Regjistrimi i parë muzikor në disk i himnit tonë kombëtar, është bërë nga shoqëria diskografike â€Å“Albanian Phonograph Records”. Kjo është shoqëria e parë diskografike shqiptare e shekullit të XX, e ideuar dhe themeluar në Amerikë në vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korça. Në një kontekst më të përgjithshëm, vlera e â€Å“A.P.R” është shumëplanëshe dhe lidhet me gjithë zhvillimin e kulturës dhe artit muzikor shqiptar të viteve â€Ëœ20-â€Ëœ40. Himni ynë kombëtar është kënduar dhe regjistruar në disk nga vetë Spiridon Ilo së bashku me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Vlen të theksohet se tenori arbëresh Giuseppe Mauro, në vitet 20’ të shek. XX ka qënë një ndër tenorët me famë botërore. Në kohën kur së bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tonë kombëtar në diskun e prodhuar nga shoqëria diskografike â€Å“Albanian Phonograph records”, me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar në New York nga Metropolitan Opera për të interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me të njëjtin titull e Verdit.

Himni ynë ka njohur shumë versione të regjistruara në disqe duke filluar prej viteve â€Ëœ40 e deri në fund të viteve ’60. Ndër këto regjistrime në disqe, përmendim atë te regjistruar pranë â€Å“ODEONIT” me nr. Ab 56 me mbishkrimin: â€Å“Hymni i flamurit”, Një pjes e korit të shkollës Normale Femërore të Korçës drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu në diskun me nr. Ab 55 edhe â€Å“Hymnin Mbrentorë” etj. Regjistrimi më i mirë profesionalisht i himit tonë kombëtar, është ai i vitit 1995. Ky regjistrim është interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe është orkestruar posaçërisht për këtë orkestër nga kompozitori ynë i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-â€Å“Artist i Popullit”) me rastin e vizitës së Presidentit gjerman në Shqipëri.

Historiku i përpjekjeve  për himne të tjera  kombëtare.


Na duhet të themi se mbas pëlqimit të përgjithshëm të â€Å“Rreth flamurit të përbashkuar” si himn kombëtar (1912), në mënyrë të vazhdueshme janë shkruar këngë apo qoftë edhe vetëm poezi për himn kombëtar. Poezi për himn kombëtar kanë shkruar At Gjergj Fishta më 1913, Ernest Koliqi më 1921 si fitues i vendit të parë në konkursin[9] për himn kombëtar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli më 14 nëntor 1926 me titull â€Å“Hymni i flamurit”[10], Mihal Grameno me titull â€Å“Kënga Kombëtare”[11], Hil Mosi â€Å“Himn i Bandës së Lirisë”[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci më 1933, të botuar tek â€Å“Vallja e yjeve” etj. E përbashkëta e gjithë këtyre poezive është fakti se që të gjitha pothuajse i referohen përsëri simbolit të flamurit, gjë që është edhe në thelb të poezisë së Asdrenit.

Mbi njatë flamur Perëndia
me dorë t’vet Ai ka shkrue:
Për shqiptarët do t’jet Shqupnia..
          At. Gjergj Fishta

O vend e vatër,
O nëne e babë.
          Fan Stilian Noli

          Një poezi të shkëlqyer përsa i përket references sonë lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlirë shkëlqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat për fitore
Më nuk shartohet mbi lavdin njerëzore
Porsi një shenjë drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e përfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mërgimin dhe as ndalet fare
në një breg mikpritës n`siguri.
 
N`mëshirë të fatit përherë duke ndeshur
Intruga diplomatësh, n`hidhërim
Ç`do shpresë e ç`do premtim ngadalë i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgjë s`mbetet.
Më keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.
 

Qysh në vitin e parë të vendosjes së mbretërisë nga Ahmet Zogu,  Shqipëria u bë edhe me himnin e mbretërisë. Në ndyshim nga himni â€Å“Betimi mi flamur”, himni i i ri mbretërisë i kushtohej tërësisht figurës së mbretit, një traditë e njohur kjo për të gjitha himnet e mbretërive, me muzikë të Thoma Nasit dhe me fjalë të Kristo Floqit. Një tjetër përpjhekje për himn mbretëror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti të njihej si i tillë. Një variant i himnit të mbretërisë është interpretuar dhe regjistruar në disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut në vitet ’20.

Në vitin 1922, Këshilli i Ministrave shpall konkursin për bërjen e â€Å“Himnit zyrtar kombëtar”. Për shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku ndër të tjera u përcaktua edhe masa e shpërblimit prej 1000 franga ari për vjershëtarin e himni dhe 3000 franga ari për kompozitorin e tij. Më tej, në vitin 1937, në përvjetorin e 25 pavarësisë, u organizua një konkurs, me qëllim bërjen e një himni tjetër kombëtar. Sipas arsyetimeve të Komisionit të ngritur për kremtimet e 25 vjetorit të vetqeverimit, â€Å“  hymni i sotëm i flamurit kombëtar asht fjalë për fjalë përkëthimi i një marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plotë i muzikës rumune”.

Duke e konsideruar ekzistencën e këtij himni â€Å“  si një cen për ndërgjegjen kombëtare dhe për sedrën t`onë atdhetare”,  komisioni i përbërë nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali në mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosën hartimin e një himni tjetër me frymë thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe një komison-juri, e cila do të vendoste për caktimin e krijimit artistik i cili do të ishte himni i ri kombëtar. Komisioni përbëhej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frashëri dhe Konstantin Cipo. Për hir të së vërtetës, Mid`hat Frashëri bën dorëheqjen nga kjo Juri, dorëheqje e bërë e ditur publikisht me letrën e tij të dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qëndror të kremtimeve të vetqeverimit.    Nga 76 krijime, juria e përbërë nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallën fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela, i cili mbante pseudonimin â€Å“Osoja i Ri”.  


O Flamur, yll i lirisë,
Valëvit me plot shkëlqim;
E prej qiellit t`Shqipërisë
Të dëgjohet në amëshim

Fakt është se ky konkurs për poezinë e himnit nuk u pasua edhe nga një tjetër konkurs i cili do t`i kushtohej muzikës së tij. Për këtë arsye, duke mbetur vetëm një tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tillë u fshi nga qarkullimi, megjithëse pjesëmarrësit dhe krijimet e këtij konkursi u botuan në shtypin e kohës. Për variacion të temës së njohur të flamurit, edhe konkursi në fjalë u quajt â€Å“Tekstet për konkursin e Hymnit të Flamurit”. Më pas kemi edhe një konkurs për melodinë e himnit kombëtar. Në konkurs u shpall fitues një kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe për këtë nuk pati një vendim zyrtar të metëjshëm për ta zyrtarizuar si himnin tonë kombëtar.

Krijime artistike mbi këtë temë, të konsideruara në vetvete të pavaruara (por me titullin â€Å“Hymni Mbretnor”), kemi të realizuar me vargje të Loni Logorecit dhe â€Å“muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo” në tonalitetin Fa +. Ky variant është botuar edhe me nota (facsimile e partiturës) dhe hapet me strofën:

Ardhi koha e bekuar    
Për Shqipëri të lëftojmë                                                            
Mbretin tonë ta nderojmë                                                                            
Dhe të vdesim të gëzuar  

Në kopertinë të këtij botimi krahas titullit â€Å“Hymni Mbretnor”, gjejmë edhe foton e tenorit të shquar arbëresh Giuseppe Mauro dhe shënimin â€Å“  kënduar prej të dëgjuarit tenorit shqipëtar Zotit Giuseppe Mauro”.

Në këtë kohë, një përpjekje tjetër për të ndryshuar himnin ekzistues të flaumurit, u bë edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Në ndryshim nga sa më sipër, këta dy autorë e ruajtën të paprekur linjën melodike të â€Å“Himnit të Flamurit”, por synuan ndryshimin  e vargjeve të tij. Me këtë rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi të parin klavir të himnit tonë kombëtar së bashku me harmonizimin përkates.

Pas pushtimit , në vitet 1942-43, në malet e Shqipërisë partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrisë çlirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrisë sonë, kjo krahas shumë himneve të brigadave partizane apo formacioneve të tjera luftarake etj.

Pas çlirimit të vendit më 29 Nëndor 1944, rreth fundit të vitit 1945-fillimit të 1946, u organizua konkursi i parë shtetëror për himn kombëtar. Krahas shumë krijimeve të paraqitura, si krijimi më i mirë u shpall â€Å“Himni i Shqipërisë së re”, me poezi të Skënder Luarasit dhe muzikë të Kristo Konos, rezultat që u bë i ditur me shpalljen e Shqipërisë republikë më 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua që të zëvendësonte himnin ekzistues për arsye nga më të ndryshmet, megjithëse â€Å“Himni i Shqipërisë së re” (në ndonjë rast edhe me fjelë të tjera), pati interpretime të ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrisë. Pas kësaj, përpjekjen tjetër serioze për të shkruar një himn, e kemi në fillim të viteve ’70. Nga Këshilli  i ministrave të asaj kohe, në bashkëpunim me ministrinë e arsimit dhe kulturës si dhe Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë u shpall një konkurs për â€Å“Himnin e Republikës”. Në këtë konkurs morën pjesë ajka e krijuesve tanë, ndër ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjetër Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar të lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve, studiueses dhe kritikes së muzikës zj. Hamide Stringa konkursi pati një organizim shumë serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatorët. Më kujtohet se kemi bërë shumë takime për të parë materialet dhe për t’i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit në dy variante. Në himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe në atë të Nikolla Zoraqit me poezi të Fatos Arapit të titulluar â€Å“E lirë u ngrit toka jonë”. Pati mendime që të njihej si himn edhe kënga e Pjetër Gacit â€Å“Për ty atdhe”.

Historia e himneve vazhdon edhe më tej,  por gjithësesi pa sjellë ndonjë rezultat i cili të ndikonte në ndryshimin e himnit tonë kombëtar. Në të gjithë këtë histori të himneve të tjera, ajo ç’ka duhet thënë është e lidhur me faktin se asnjë vendim nga cilido forum artistik apo shtetëror, nuk ka ndikuar në zëvendësimin apo ndryshimin e himnit ekzistues të flamurit, për arsyen e thjeshtë, se himni është ngulitur thellë me rëndësinë, peshën dhe domethënien e tij në memorien kolektive të shqiptarëve. Ndoshta gjithë ç’ka thamë më sipër mund të jenë një argument i mjaftë për të kuptuar, se pse kanë â€Å“dështuar” përpjekjet për të ribërë në himn të ri të Shqipërisë. Kjo nuk do të thotë se s’do të ketë përpjekje të tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni â€Å“Rreth flamurit të përbashkuar” të mos njihet më si himn zyrtar, shqiptarët kudo që të jenë do të vazhdojnë përsëri të këndojnë thjesht këngën â€Å“Rreth flamurit të përbashkuar”.


Së fundi

Ajo që duhet ritheksuar është fakti se ndryshe dhe si në asnjë himn tjetër të botës, himni ynë ekzistues është një me flamurin tonë kombëtar. Ky binom shprehet që në titullin e poezisë së himnit â€Å“Betimi mi flamur”, që siç e përsëritëm është një akt e fakt etnikërisht shqiptar. Nisur nga ky vështrim, himni është edhe kënga e flamurit dhe njëkohësisht edhe kënga jonë zyrtare.  Për veçoritë e popullit tonë, popull i ndarë në katër shtete, faktor i bashkimit kombëtar, faktor i â€Å“prishjes” së kufijve artificialë, faktor i unifikimit etj, ka qënë edhe flamuri dhe himni ynë i njëjtë. Për sa më sipër, e udhës do të ishte që të presim kohë më të qeta, kohë gjakftohta të cilat do të na ndihmojnë që të rishikojmë të gjithë së bashku, me qetësinë dhe maturinë e duhur  gjërat të cilat mund të ishin bërë ndryshe, ku një ndër gjërat mbase do të ishte edhe himni. Deri atëhere, himni i vërtetë i shqiptarëve apo â€Å“Avazi ynë kombëtar”, siç shprehet Konica do të jetë ai që do të njihet, do të këndohet dhe do të respektohet nga të gjithë shqiptarët, ashtu siç është shkruar në nenin 14, pika 4  të Kushtetutës: Himni Kombëtar është â€Å“Rreth flamurit të përbashkuar”.


VASIL TOLE

Tiranë 2000-2003

( Marre nga web Page e autorit ) www.geocities.com/vaso_tole




  • Postime: 71
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 25-10-2004, 23:40:50
nga Prof. As. Dr. Vasil Tole


HYRJE

Qysh ne fillim do te theksonim faktin, se problemi i shqyrtimit te historise se krijimit te himnit tone kombetar "Rreth flamurit te perbashkuar" (apo qofte edhe i berjes ose jo te nje himni tjeter), jane para se gjithash probleme per t'u diskutuar dhe rrahur nga muzikologjia shqiptare. Pohimi i ketij momenti ne hyrje te shkrimit tone ka nje rendesi te vecante, pasi, sic do te shohim me poshte, mungesa e analizave, debateve artistke dhe problemore mbi lenden ne fjale, ne me te shumten e rasteve ka sjelle shtremberime dhe keqkuptime te pavend lidhur me sa me siper. Per kete arsye, por dhe per disa te tjera syresh, jemi perpjekur qe nepermjet ketij shkrimi integral lidhur me himnin tone kombetar "Rreth flamurit te perbashkuar" te shprehim te c`ka dime deri me sot rreth njerit prej simboleve tona kombetare.

Ne nje veshtrim te pergjithshem, ceshtja e himneve kombetare te vendeve te ndryshme eshte nje problem i cili filloi te popullarizohej fillimisht ne Angli, diku aty nga mesi i shek. XVIII. Ne fakt, himne ka patur edhe perpara kesaj kohe, por rendesia dhe kuptimi i tyre nuk ka qene ne kete shkalle kaq te rendesishme te ciles i referohemi neve sot, pasi askush nuk e mendonte se ky llojformimi i ri muzikor do te perfaqesonte nje nga gjetjet gjeniale te te shprehurit te shpirtit te popujve. Muzikologjia daton si te parin himn ate te Holandes, himn i cili i perket vitit 1572 - "Wilhelmus van Nassouwe". Nderkohe, himni me fjalet me te vjetra ne origjine i perket himnit japonez, rreth shek. IX, tekst i cili rrjedh kryesisht nga folklori. Po ne kete arsyetim, himni me i gjate ne ekzekutim eshte "Marcha de la Patria", i Argjentines kompozuar nga Blas Parera ne vitin 1813; nderkaq himni kombetar me me shume vargje eshte ai i Greqise etj. Pra sic e shohim, historia e formimit te himneve kombetare eshte e ndryshme ne vende te ndryshme. Me sa duket, ne percaktimin ose jo te nje krijimi muziko-letrar si himn kombetar, rol kryesor kane luajtur edhe kontekste te caktuara, kryesisht historike ne historine e nje vendi. Por ka edhe shembuj te tjere. Ketu gjej rastin te permend faktin, se p.sh himni zyrtar i Vatikanit u percaktua ne vitin 1949 me ane te nje vendimi zyrtar te Selise. Ne baze te himnit te Vatikanit qendron muzika e kompozitorit francez Sharl Guno, i cili e shkroi kete muzike ne vitin 1846 (vepra quhet "Marcia Pontificiale" dedikuar papa Piut te XI), muzike e cila gati 100 vjet me vone u vendos te ishte himn zyrtar i Selise se Shenjte. Dhe raste te tilla ka shume[1].

Historiku i krijimit te himnit tone kombetar!

Deri me tani, poeti Lasgush Poradeci eshte ai i cili ka pershkruar dhe botuar i pari historine e krijimit te himnit tone. Ne punimin "Himni kombetar "Flamurit prane te bashkuar dhe gjeneza e tij"[2], L. Poradeci behet keshtu edhe rrefyesi kryesor per kete ngjarje madhore. Ne rrefimin e tij te terheq vemendjen nje hollesi. Kjo hollesi, lidhet me faktin e thjeshte se askush ne ato caste historike per Shqiperine, nuk mendonte se ajo kenge e ngritur dhe e kenduar per te paren here nga kori i kolonise shqiptare te Bukureshtit, do te ishte himni i ardhshem. Ja c'thote Lasgushi: - me fjale te tjera, himni nuk u pergatit me qellimin e posacme qe te sherbeje si Himn Kombetar, te permbushe misionin e shenjte te kenges simbolike zyrtare te popullit".

Nga keto rradhe, por dhe nga zhvillimi i metejme i historise se Shqiperise, veme re se ne kushtet kur nuk kishte shtet shqiptar ishte jashe mendjeje, qe dikush te mendonte qe ne fillim te kishim himnin e pastaj te benim shtetin, si me thene: "buxhakun para oxhakut". Shume vite me vone, poeti i shquar Migjeni shkroi poezine me titull "Kenga qe s'kuptohet", kushtuar melodise sone kombetare. Ne perpjekje per ta zhvendosur titullin e poezise nga konteksti i saj, do te shohim se ky emertim qendron fare mire per te, nisur jo vetem nga largesia nga data e krijimit te himnit, por dhe se shkrimet historike per gjenezen e himnit tone, kane sherbyer ne te njejten kohe edhe si kronike besnike e lindjes se tij, por dhe si alibi.

Gjate hulumtimeve te materialeve dokumentare rreth lendes ne fjale, ne librin "The Guinnes Book of Music"[3], eshte shkruar si me poshte:

himni "Rreth flamurit te perbashkuar" eshte pranuar si himn kombetar i Shqiperise ne vitin 1912
fjalet e himnit jane shkruar nga Asdreni
muzika e himnit eshte kompozuar nga Ciprian Porumbesku

Duke i shqyrtuar nje nga nje per sa me siper, e veteta do qe te theksohet fakti kuptimplote, se perpara se himni te behej himn zyrtar i shtetit te ri shqiptar me 1912, po sipas Lasgushit, "  kjo ngjau se populli e gjeti te pelqyer; vete e deshiroi ai ashtu, nga gjiri i tij i dha trajten dhe frymen, vete e shenjteroi, duke e dashur me zemer gjer ne therori dhe me shume e pertej vetetherorise. Me te luftuan cetat e kryengritjes qe ishin neper gjithe viset e Atdheut, dhe vdiqen vdekjen e embel deshmoret e lirise. Me te u ngrit Flamuri ne Vlore". Me pak fjale, kjo do te thote qe ngritja e flamurit nen tingujt dhe fjalet e "Betimit mi flamur" ishte vetem nje akt formal nga ana e Ismail Qemalit per ta njohur kete kenge si kengen tone kombetare.

(Foto 1â€" "Faksimile e firmave te delegateve ne Kuvendin Kombear ne Vlore me 28 Nendor 1912")

Se dyti, lidhur me fjalet e himnit. Ne asnje vend te botes, nuk gjejme nje himn kombetar i cili t'i kushtohet po nje simboli tjeter kombetar sic eshte flamuri[4], dhe qe te dy se bashku t'i kushtohen atdheut. Ja poezia e plote e "Betimi mi flamur"[5]-(Hymni patriotik) e shkruar dhe publikuar nga Asdreni ne vitin 1908:


Rreth flamurit te perbashkuar
Me nje deshir` e nje qellim,
Te gjith` atij duk` ju betuar
Te lidhim besen per shpetim.
Prej lufte vec ay largohet
Qe eshte lindur tradhetor,
Kush eshte burre nuk frikohet,
Po vdes, po vdes si nje deshmor!
Ne dore armet do t`i mbajme
Te mprojme atdhene me cdo kent,
Te drejtat tona ne s`i ndajme;
Ketu armiqte s`kane vent.
Se Zoti vete e tha me goje
Qe kombe shuhen permi dhe,
Po Shqiperia do te rroje;
Per te, per te luftojme ne!

O flamur, flamur, shenj` e shenjte,
Te ty betohemi ketu,
Per Shqiperin` atdhen` e shtrenjte,
Per nder` edhe lavdimn` e tu.
Trim, burre quhet dhe nderohet
Atdheut kush iu be theror;
Per jet` ay do te kujtohet
Mi dhet, mi dhe si nje shenjtor!



Lidhur me origjinalitetin e poezise se himnit do te citonim perseri Lasgushin i cili thote se " tituli "Betimi mi flamur", qe i ka vene himnit Asdreni, eshte nje koncept dhe nje akt e fakt etnikerisht shqiptar". Po te njejten gje ne koncept e pohon edhe Migjeni, qysh ne vargun e pare te poezise kushtuar Melodise kombetare: "U vodh kenga nga zemra e kombit". Qe te gjithe e njohin edhe kontekstin e betimit popullor mbi flamur: - "Nen hijen e tij qofshim dhe ne doren tone valofte".

Se treti lidhur me muziken e himnit. Si Migjeni, po ashtu edhe Lasgush Poradeci anojne te pakten ne karakterizimin e pergjithshem te himnit tone per nga perberesi muzikor i tij. "Kenge a vaj? Çe je? Thuejma, zemer kombi! (Migjeni); "U be Shqiperia! Po u be duke vuajtur me buzeqeshje, duke u kurajuar me kengen e jetes dhe te vdekjes ner dhembe: me Himnin e saj Kombetar Shqiptar" (Lasgushi).

Me tej, Prof. Sokoli thote se "  motivi i ketij himni e ka burimin te tradita muzikore gjermane , meqe kenget e lartpermendura (nga kjo tradite-shenimi yne) jane me te hershme se kompozimi i Porumbeskut". Edhe kompozitori i shquar bashkekohor George Ligetti[6] konstaton me te drejte ngarkesen edhe origjinen internacionale te parakrijimit te Himnit Shqiptar te Flamurit. Pohimi i kesaj te dhene eshte me rendesi jo vetem per faktin se krijimi i himnit tone ne pikepamje muzikore ishte drejtuar perkah orientimit te pergjithshem perendimor, por dhe se ne kete menyre nuk ka arsye qe ende te citohet Porumbescu si krijues i tij.

Vete krijimtaria muzikore e Purumbeskut[7] ka nje lidhje te forte me traditen e shquar muzikore te Austrise, vend ku ai studioi muzike prane konservatorit te Vienes. Tashme njihet fakti, se ne baze te himnit te tij qendron nje nga melodite me te njohura te rinise austriake te gjysmes se dyte te shek. XIX. Ne rastin e himnit te vjeter te Rumanise "Pe al nostin steag", te kompozuar nga C. Porumbescu me fjale te A. Barteanut, po sipas Prof. Sokolit, "  mjafton te krahasojme fillimet e ketyre kengeve gjermane me fillimin e Himnit te Flamurit per te pare ngjashmerine e madhe, ose pothuajse njejtesine e disa masave".

Shembulli muzikor nr. 1- "Melodia dhe teksti i Himnit Kombetar"

Ne Shqiperi ne vitet 1900-1945, nga muzikologjia jone konstatohet se krahas folklorit muzikor dhe tendencave te para te muzikes profesioniste shqiptare, u krijua dhe kultivua edhe nje repertor kengesh me origjine vendase dhe internacionale, kenge te cilat kendoheshin ne gjuhen shqipe. Kjo gje u vu re si ne aspektin e kengeve lirike si psh serenatat, po ashtu edhe ne fushen e kengeve patriotike e me pas atyre partizane. Pa u zgjatur ketu do te permendja kengen "Te gjithe ne o djema", me fjale dhe muzike nga Spiridon Ilo (1876-1950); kengen "Vlora-Vlora", me kompozitor Thoma Nasin dhe poezi nga Ali Asllani; "Kengen e deshmoreve te Shkodres", me fjale dhe muzike nga Kole Jakova; "Kengen e Asim Zenelit" me fjale nga Qamil Buxheli dhe muzike nga Mustafa Krantja; "Bashkohi shoke me ne ne cete", me fjale dhe muzike nga Kole Jakova; "Shkrep me zjarr porsi rrufeja", me fjale nga A. Skali dhe muzike nga Kristo Kono; kenget "Kushtrimi i lirise", "Britma e clirimit", "Hakmarrja" , "Ato maja rripa-rripa", "Rini-Rini", "Himni i ushtrise" me muzike te Dhora Lekes e shume te tjera.

E gjithe kjo krijimtari kishte bere jeten e saj nga goja ne goje dhe vetem gjate viteve '50, tek ne u bene perpjekjet e para per te grumbulluar dhe notizuar kenget patriotike edhe partizane qe ishin kenduar nga populli per vite me rradhe duke perfshire ketu edhe himnin e flamurit. Dy botimet e para te kesaj fushe i perkasin vitit 1959 te pergatitura perkatesisht nga Gaqo Avrazi -"Kenge patriotike", dhe nga Baki Kongoli - "Kenge partizane". Ne materialet shoqeruese te tyre me te drejte konstatohet se ne pergjithesi per te gjithe kete repertor vihet re se pjeserisht jane krijime me autor, pjeserisht te popullit dhe pjeserisht melodira te importuara qe tashme ato jane asimiluar ne thesarin e muzikes sone. Konstatimi vazhdon me faktin se populli keto kenge i ka bere te tijat duke marre formen shqiptare saqe po t'i krahasosh me origjinalin ndryshojne mjaft njera nga tjetra[8]. Dhe ky nuk eshte vetem nje fenomen shqiptar. Ne kulturen muzikore te c'do vendi, ne te gjitha koherat gjendet nje repertor i tere muzikor i cili qarkullon pa nderprere, duke ndryshuar gjuhen si dhe stilemat muzikore te materialit fillestar. Kjo eshte nje dukuri normale e shkembimit te kulturave.

Per sa me siper, edhe muzika e himnit kurrsesi nuk mund te quhet plagjature e per me teper imitim. Po ashtu, ajo nuk duhet te konsiderohet si nje pamundesi kompozimi prej krijuesve shqiptare. Pikerisht zgjedhja e kesaj melodie ndoshta mund te kete qene edhe e rastesishme, por ne mendojme se parapelqimi i saj synonte zgjedhjen e nje gjuhe muzikore teper te lexueshme e te qarte per te tjeret, per te kuptuar aspiraten e kombit shqiptar ne ato vite te erreta te historise se tij. Duke pasur dhe perdorur ne ndertimin e tij melodik, gjymtyre te tera pan-evropiane, himni synonte (me gjetjen muzikore "rastesore"), pikerisht Europen. I krijuar ne kohen e riperteritjes se ndergjejges historike shqiptare, melodia me tekstin e Asdrenit sillte dhe ende sjell zerin e njerit prej popujve te rilindur te Europes.


Shembulli muzikor nr. 2- "Partitura e Himnit Kombetar, orkestruar nga akademik Cesk Zadeja"

Rreth historise se shkrim-notizimit te himnit tone kombetar!

Duhet theksuar se qe nga krijimi i tij e deri ne fund te viteve 40' te shek. XX, himni yne pervec se eshte kenduar dendur, ka bere nje jete me se shumti goje me goje dhe pjeserisht eshte interpretuar me nota. Pas vitit 1912, interpretimi me nota i himnit ishte domosdoshmeri pasi ai ishte i destinuar te luhej edhe ne ceremoni te ndryshme te shtetit shqiptar jashte vendit. Ne nje leter te derguar nga Faik Konica, ne ate kohe perfaqesues ne legaten e Mbreterise Shqiptare ne Washington, drejtuar Ministrise se Puneve te Jashtme shkruhet shprehimisht se "  morra nga ministria e detit e Sh.B.A nje letre ku me luten t'u gjej nje kopje per bande t'avazit kombetar te Shqiperise kuptova qe avazi yne esht i vetemi avaz kombetar qe nuk e kane".

Per here te pare per partituren e himnit flet Lasgushi kur pershkruan dergimin e himnit ne atdhe nga kolonia shqiptare e Bukureshtit ne vitin 1908 me ane te Tashko Ilos dhe Hile Mosit i cili punonte ne kete kohe si sekretar prane nje tregetari te madh te Korces. Lasgushi i quan ata me qellim kasnece, pasi ishin ne te vertete mbartes te nje mesazhi qe fillimisht duhej kenduar. Qe te dy erdhen ne Korce "  me partiturat e himnit te bera imtesisht gati me fjale shqip", dhe prej ketu filloi mesimi dhe perhapja e himnit kombetar ne te gjithe Shqiperine. Po sipas Lasgushit " perhapja parashikonte ne krye te te gjithave mesimin e kenges". Pikerisht per kete arsye u zgjodh Hile Mosi i cili kishte pervec formimit letrar dhe intelektual edhe talentin muzikor.

Mendoj se perhapja e himnit ne popull do te kete pasur veshtiresi serioze per dy arsye. E para lidhet me mungesen e mesimit te muzikes dhe te sistemit muzikor ne Shqiperi ne ato vite, dhe e dyta lidhet me veshin muzikor te shqiptarit. Perhapja e himnit ne nje rruge "goje me goje", ndermjet transmetuesve te tij (shpesh here pa arsim muzikor), dhe bartesve te tij te ardhshem , me siguri duhet e kete sjelle nje rikrijim te mundshem te tij. Se dyti, historia ka provuar se eshte teper e veshtire, per te mos thene e pamundur, qe nje populli si i yni t'i imponosh nje melodi te huaj, aq me teper melodine qe do te shnderrohej me pas ne kengen kombetare shqiptare.

Ne nje kohe me ardhjen e Hil Mosit dhe Tashko Ilos ne Korce, nje shtytje mesimit te muzikes ne pergjithesi dhe mesimit te himnit ne vecanti i dha krijimi i "Bandes se Lirise" themeluar me 1 tetor 1908. Qysh ne formim banda perbehej prej 25 muziktaresh me vegla te ndryshme. Fakt eshte se komuniteti i ri i muziktareve ne Korce, pajtoi me pagese nje dirigjent italian te quajtur Pasquale i cili sherbeu si dirigjent i "Bandes se Lirise". Aq shume u lidh ai me te sa me vone edhe himnin e bandes se Lirise e kompozoi ai vete me fjale te Hil Mosit. Pas kesaj periudhe, me gjallimin edhe te formacioneve te tjera muzikore neper qytetet e Shqiperise si Shkodra, Elbasani, Gjirokastra, Vlora, Gjakova etj, perhapja e himnit me nota u be me e lehte.

(Foto 2 - "Banda e Lirise ne Korce")


Mbi regjistrimet muzikore te himnit tone kombetar!

Regjistrimi i pare muzikor ne disk i himnit tone kombetar, eshte bere nga shoqeria diskografike "Albanian Phonograph Records". Kjo eshte shoqeria e pare diskografike shqiptare e shekullit te XX, e ideuar dhe themeluar ne Amerike ne vitin 1923 nga muziktari dhe patrioti Spiridon T.Ilo nga Korca. Ne nje kontekst me te pergjithshem, vlera e "A.P.R" eshte shumeplaneshe dhe lidhet me gjithe zhvillimin e kultures dhe artit muzikor shqiptar te viteve â€Ëœ20-â€Ëœ40. Himni yne kombetar eshte kenduar dhe regjistruar ne disk nga vete Spiridon Ilo se bashku me tenorin arberesh Giuseppe Mauro. Vlen te theksohet se tenori arberesh Giuseppe Mauro, ne vitet 20' te shek. XX ka qene nje nder tenoret me fame boterore. Ne kohen kur se bashku me Spiridon Ilon regjistroi himnin tone kombetar ne diskun e prodhuar nga shoqeria diskografike "Albanian Phonograph records", me nr. E-3948, G. Mauro ishte ftuar ne New York nga Metropolitan Opera per te interpretuar atje rolin e Otellos nga opera me te njejtin titull e Verdit.

Foto 3- "Faksimile e botimeve te Albanian Phonograph Records"

Himni yne ka njohur shume versione te regjistruara ne disqe duke filluar prej viteve â€Ëœ40 e deri ne fund te viteve '60. Nder keto regjistrime ne disqe, permendim ate te regjistruar prane "ODEONIT" me nr. Ab 56 me mbishkrimin: "Hymni i flamurit", Nje pjes e korit te shkolles Normale Femerore te Korces drejtue prej Maestro Z. Sotir V. Kosmos. Ky kor ka interpretuar gjithashtu ne diskun me nr. Ab 55 edhe "Hymnin Mbrentore" etj. Regjistrimi me i mire profesionalisht i himit tone kombetar, eshte ai i vitit 1995. Ky regjistrim eshte interpretuar nga orkestra simfonike e Bambergut-Gjermani dhe eshte orkestruar posacerisht per kete orkester nga kompozitori yne i shquar Prof. Çesk Zadeja (1927-1997(-"Artist i Popullit") me rastin e vizites se Presidentit gjerman ne Shqiperi.

Historiku i perpjekjeve per himne te tjera kombetare!


Na duhet te themi se mbas pelqimit te pergjithshem te "Rreth flamurit te perbashkuar" si himn kombetar (1912), ne menyre te vazhdueshme jane shkruar kenge apo qofte edhe vetem poezi per himn kombetar. Poezi per himn kombetar kane shkruar At Gjergj Fishta me 1913, Ernest Koliqi me 1921 si fitues i vendit te pare ne konkursin[9] per himn kombetar shpallur nga Ministria e Arsimit, Fan S.Noli me 14 nentor 1926 me titull "Hymni i flamurit"[10], Mihal Grameno me titull "Kenga Kombetare"[11], Hil Mosi "Himn i Bandes se Lirise"[12]. Himn kemi edhe nga poeti Lasgush Poradeci me 1933, te botuar tek "Vallja e yjeve" etj. E perbashketa e gjithe ketyre poezive eshte fakti se qe te gjitha pothuajse i referohen perseri simbolit te flamurit, gje qe eshte edhe ne thelb te poezise se Asdrenit.

Mbi njate flamur Perendia
me dore t'vet Ai ka shkrue:
Per shqiptaret do t'jet Shqupnia..
At. Gjergj Fishta

O vend e vater,
O nene e babe.
Fan Stilian Noli


Nje poezi te shkelqyer persa i perket references sone lidhur me flamurin kemi edhe nga Zef Serembja[13]:

Flamuri shqiptar
S`i shihet n`horizont i dlire shkelqimi
Dhe as nuk i fal ngjyrat per fitore
Me nuk shartohet mbi lavdin njerezore
Porsi nje shenje drite apo mjerimi.
I grisur ra dhe s`e perfill njeri,
Dhe gjindja e Arbrit, e ndershme e krenare
mori mergimin dhe as ndalet fare
ne nje breg mikprites n`siguri.

N`meshire te fatit perhere duke ndeshur
Intruga diplomatesh, n`hidherim
Ç`do shprese e c`do premtim ngadale i tretet
Dhe koha kalon, rend fluturim.
Nga gjithshka na premtuan asgje s`mbetet.
Me keq na shkelin se sa truall`n e zhveshur.



Qysh ne vitin e pare te vendosjes se mbreterise nga Ahmet Zogu, Shqiperia u be edhe me himnin e mbreterise. Ne ndyshim nga himni "Betimi mi flamur", himni i i ri mbreterise i kushtohej teresisht figures se mbretit, nje tradite e njohur kjo per te gjitha himnet e mbreterive, me muzike te Thoma Nasit dhe me fjale te Kristo Floqit. Nje tjeter perpjhekje per himn mbreteror kemiedhe nga Loni Logori, i cili nuk arriti te njihej si i tille. Nje variant i himnit te mbreterise eshte interpretuar dhe regjistruar ne disqe nga sazet e Selim dhe Hafize Leskovikut ne vitet '20.

Ne vitin 1922, Keshilli i Ministrave shpall konkursin per berjen e "Himnit zyrtar kombetar"[14]. Per shpalljen e konkursit dhe kriteret e tij caktohet Ministria e Arsimit ku nder te tjera u percaktua edhe masa e shperblimit prej 1000 franga ari per vjershetarin e himni dhe 3000 franga ari per kompozitorin e tij. Me tej, ne vitin 1937, ne pervjetorin e 25 pavaresise, u organizua nje konkurs, me qellim berjen e nje himni tjeter kombetar. Sipas arsyetimeve te Komisionit te ngritur per kremtimet e 25 vjetorit te vetqeverimit, "  hymni i sotem i flamurit kombetar asht fjale per fjale perkethimi i nje marshi rumun dhe gjithashtu melodija e tij asht nji kopjim i plote i muzikes rumune"[15].

Duke e konsideruar ekzistencen e ketij himni "  si nje cen per ndergjegjen kombetare dhe per sedren t`one atdhetare", komisioni i perbere nga Zj. Parashqevi Kyrias, Mati Logoreci, Kol Rodhe, Telki Selenica, Sotir Papakristo, Karl Gurakuqi, Zoi Xoxa, Lasgush Poradeci, Qemal Butka dhe Odhise Paskali ne mbledhjen e dates 05. 03. 1937 vendosen hartimin e nje himni tjeter me fryme thjesht shqiptare. Ky komision ngriti edhe nje komison-juri, e cila do te vendoste per caktimin e krijimit artistik i cili do te ishte himni i ri kombetar. Komisioni perbehej nga At Gjergj Fishta, Mid`hat Frasheri dhe Konstantin Cipo. Per hir te se vertetes, Mid`hat Frasheri ben doreheqjen nga kjo Juri, doreheqje e bere e ditur publikisht me letren e tij te dt.26. 07. 1937. drejtuar Komisionit qendror te kremtimeve te vetqeverimit. Nga 76 krijime, juria e perbere nga At Gjergj Fishta dhe Kostaq Cipo shpallen fitues himnin e krijuar nga Beqir Çela[16]., i cili mbante pseudonimin "Osoja i Ri".


O Flamur, yll i lirise,
Valevit me plot shkelqim;
E prej qiellit t`Shqiperise
Te degjohet ne ameshim


Foto 4- "Faksimile e librit kushtuar krijimeve per teksin e Himnit Kombetar, Tirane 1937"

Fakt eshte se ky konkurs per poezine e himnit nuk u pasua edhe nga nje tjeter konkurs i cili do t`i kushtohej muzikes se tij. Per kete arsye, duke mbetur vetem nje tekst, kjo poezi nuk pati popullaritet dhe si e tille u fshi nga qarkullimi, megjithese pjesemarresit dhe krijimet e ketij konkursi u botuan ne shtypin e kohes. Per variacion te temes se njohur te flamurit, edhe konkursi ne fjale u quajt "Tekstet per konkursin e Hymnit te Flamurit". Me pas kemi edhe nje konkurs per melodine e himnit kombetar. Ne konkurs u shpall fitues nje kompozitor italian mjaft i njohur, por edhe per kete nuk pati nje vendim zyrtar te metejshem per ta zyrtarizuar si himnin tone kombetar.

Krijime artistike mbi kete teme, te konsideruara ne vetvete te pavaruara (por me titullin "Hymni Mbretnor"), kemi te realizuar me vargje te Loni Logorecit dhe "muzikuar si e kendon Spiridon T. Ilo" ne tonalitetin Fa +. Ky variant eshte botuar edhe me nota (facsimile e partitures) dhe hapet me strofen:

Ardhi koha e bekuar
Per Shqiperi te leftojme
Mbretin tone ta nderojme
Dhe te vdesim te gezuar


Ne kopertine te ketij botimi krahas titullit "Hymni Mbretnor", gjejme edhe foton e tenorit te shquar arberesh Giuseppe Mauro dhe shenimin "  kenduar prej te degjuarit tenorit shqipetar Zotit Giuseppe Mauro".

Shembulli muzikor nr. 3-"Faksimile e melodise dhe tekstit te Himnit mbreteror"

Ne kete kohe, nje perpjekje tjeter per te ndryshuar himnin ekzistues te flaumurit, u be edhe nga ana e kompozitorit Thoma Nasi dhe poetit Kristo Floqi. Ne ndryshim nga sa me siper, keta dy autore e ruajten te paprekur linjen melodike te "Himnit te Flamurit", por synuan ndryshimin e vargjeve te tij. Me kete rast, kompozitori Thoma Nasi realizoi te parin klavir te himnit tone kombetar se bashku me harmonizimin perkates

Shembulli muzikor nr. 4- "Faksimile e klavirit te himnit te flamurit"

Pas pushtimit , ne vitet 1942-43, ne malet e Shqiperise partizanja Dhora Leka krijoi himnin e ushtrise clirimtare, himn i cili njihet edhe sot zyrtarisht si himni i ushtrise sone, kjo krahas shume himneve te brigadave partizane apo formacioneve te tjera luftarake etj.

Pas clirimit te vendit me 29 Nendor 1944, rreth fundit te vitit 1945-fillimit te 1946, u organizua konkursi i pare shteteror per himn kombetar. Krahas shume krijimeve te paraqitura, si krijimi me i mire u shpall "Himni i Shqiperise se re", me poezi te Skender Luarasit dhe muzike te Kristo Konos, rezultat qe u be i ditur me shpalljen e Shqiperise republike me 11 Janar 1946. Koha tregoi se edhe ky krijim artistik nuk u ligjerua qe te zevendesonte himnin ekzistues per arsye nga me te ndryshmet, megjithese "Himni i Shqiperise se re" (ne ndonje rast edhe me fjele te tjera), pati interpretime te ndryshme, kryesisht nga kori i ushtrise. Pas kesaj, perpjekjen tjeter serioze per te shkruar nje himn, e kemi ne fillim te viteve '70. Nga Keshilli i ministrave te asaj kohe, ne bashkepunim me ministrine e arsimit dhe kultures si dhe Lidhjen e Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise u shpall nje konkurs per "Himnin e Republikes". Ne kete konkurs moren pjese ajka e krijuesve tane, nder ta Çesk Zadeja, Ismail Kadare, Tish Daija, Fatos Arapi, Nikolla Zoraqi, Xhevahir Spahiu, Pjeter Gaci, Feim Ibrahimi, Tasim Hoshafi etj. Sipas ish sekretar te lidhjes se shkrimtareve dhe artisteve, studiueses dhe kritikes se muzikes zj. Hamide Stringa konkursi pati nje organizim shume serioz si nga ana e krijuesve ashtu edhe nga organizatoret. Me kujtohet se kemi bere shume takime per te pare materialet dhe per t'i seleksionuar. Pas seleksionimit u arrit ne dy variante. Ne himnin e krijuar nga Çesk Zadeja dhe ne ate te Nikolla Zoraqit me poezi te Fatos Arapit te titulluar "E lire u ngrit toka jone". Pati mendime qe te njihej si himn edhe kenga e Pjeter Gacit "Per ty atdhe".

Historia e himneve vazhdon edhe me tej, por gjithesesi pa sjelle ndonje rezultat i cili te ndikonte ne ndryshimin e himnit tone kombetar. Ne te gjithe kete histori te himneve te tjera, ajo c'ka duhet thene eshte e lidhur me faktin se asnje vendim nga cilido forum artistik apo shteteror, nuk ka ndikuar ne zevendesimin apo ndryshimin e himnit ekzistues te flamurit, per arsyen e thjeshte, se himni eshte ngulitur thelle me rendesine, peshen dhe domethenien e tij ne memorien kolektive te shqiptareve. Ndoshta gjithe c'ka thame me siper mund te jene nje argument i mjafte per te kuptuar, se pse kane "deshtuar" perpjekjet per te ribere ne himn te ri te Shqiperise. Kjo nuk do te thote se s'do te kete perpjekje te tjera, por mendoj se mbrapa tyre, edhe sikur himni "Rreth flamurit te perbashkuar" te mos njihet me si himn zyrtar, shqiptaret kudo qe te jene do te vazhdojne perseri te kendojne thjesht kengen "Rreth flamurit te perbashkuar".


Se fundi

Ajo qe duhet ritheksuar eshte fakti se ndryshe dhe si ne asnje himn tjeter te botes, himni yne ekzistues eshte nje me flamurin tone kombetar. Ky binom shprehet qe ne titullin e poezise se himnit "Betimi mi flamur", qe sic e perseritem eshte nje akt e fakt etnikerisht shqiptar. Nisur nga ky veshtrim, himni eshte edhe kenga e flamurit dhe njekohesisht edhe kenga jone zyrtare. Per vecorite e popullit tone, popull i ndare ne kater shtete, faktor i bashkimit kombetar, faktor i "prishjes" se kufijve artificiale, faktor i unifikimit etj, ka qene edhe flamuri dhe himni yne i njejte. Per sa me siper, e udhes do te ishte qe te presim kohe me te qeta, kohe gjakftohta te cilat do te na ndihmojne qe te rishikojme te gjithe se bashku, me qetesine dhe maturine e duhur gjerat te cilat mund te ishin bere ndryshe, ku nje nder gjerat mbase do te ishte edhe himni. Deri atehere, himni i vertete i shqiptareve apo "Avazi yne kombetar", sic shprehet Konica do te jete ai qe do te njihet, do te kendohet dhe do te respektohet nga te gjithe shqiptaret, ashtu sic eshte shkruar ne nenin 14, pika 4 te Kushtetutes: Himni Kombetar eshte "Rreth flamurit te perbashkuar".


Tirane 2000-2003
« Editimi i fundit: 04-09-2005, 12:32:51 nga M A X »

Temat e fundit