×

Lufta e ftohte; Deshtimi anglo-amerikane per rrezimin e Enver Hoxhes.

Lufta e ftohte; Deshtimi anglo-amerikane per rrezimin e Enver Hoxhes.

· 10 · 3761

  • Postime: 23536
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 05-07-2004, 13:39:00
Kryeministri britanik pranon publikisht deshtimin e sherbimit sekret britanik dhe CIA-s, ne perpjekjet per rrezimin e Enver Hoxhes: "Eshte deshtimi i dyte me i madh ne histori."Â  Si e dekonsipiroi komplotin superagjenti Kim Filbi, dhe si u zbuluan grupet e armatosura qe per here te pare u pergatiten pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit Truman dhe Parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli

Toni Bler: Deshtmi yne me ENVERIN

Kryeministri britanik pranon publikisht deshtimin e sherbimit sekret britanik dhe CIA-s, ne perpjekjet per rrezimin e Enver Hoxhes: "Eshte deshtimi i dyte me i madh ne histori. Si e dekonsipiroi komplotin superagjenti Kim Filbi. Dhe si u zbuluan grupet e armatosura qe per here te pare u pergatiten pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit Truman dhe Parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli"

"Spiunazhi britanik ka regjistruar 2 deshtime qe nuk do te shlyhen nga historia", ka deklaruar pak ore me pare Kryeministrit britanik Toni Bler, njeri prej te cileve, as me pak e as me shume, lidhet me fiaskon per rrezimin e Enver Hoxhes. Per here te pare, nje zyrtar kaq i larte i superfuqise se luftes se ftohte, pranon publikisht deshtimin ne bashkepunim edhe me CIA amerikane, te nje komploti per zevendesimin e regjimit komunist qe ishte instaluar ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore. E mbajtur sekret prej afro gjysem shekulli, megjithese kane kaluar 15 vjet nga afati 35 vjecar qe parashikon ligji, kjo dosje vazhdon te konsiderohet sekrete dhe detajet e saj, ndoshta do te duhen vite te tjera qe te behen publike plotesisht.

Deklarimet e shefit te qeverise se Londres, jane bere ne kuader te perpjekjeve te tij, per permiresimin e imazhit te sherbimit sekret te vendit, pas akuzave per armet e Irakut dhe pergjimin e zyrtareve te larte te OKB. Ne nje nga fjalimet e tij,- sipas nje televizioni shqiptar,- "sherbimi i inteligjences britanike ka raportuar gjithmone informacione sekrete korrekte, vecanerisht per armet e shkaterrimit ne mase". Por, gjithesesi kryeministri Toni Bler ka pranuar se sherbimet sekrete te vendit te tij, nuk jane te pagabueshme. Kjo edhe per shkak te asaj qe ai e ka quajtur "faktor i gabimeve njerezore", por edhe per shkak te spiunazhit nderkombetar.

Duke mbrojtur informacionet mbi armet e shkaterrimit ne mase te Sadam Huseinit, te cilat ndikuan ne sulmin e aleances nderkombetare antiterror mbi Irakun, Toni Bler ka pranuar se "spiunazhi britanik ka regjistruar dy deshtime qe nuk do te shlyen nga memoria e historise". Njera prej te cilave, lidhet ekskluzivisht me planin e ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore nga Britania e Madhe ne bashkepunim me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per permbysjen e regjimit komunist te Enver Hoxhes ne Shqiperine e viteve '50. Ky plan parashikonte veprime te koordinuara mes shqiptareve brenda dhe jashte vendit, me mbeshtetjen direkte te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane, qe do te konkludonin me vendosjen e nje rigjimi antikomunist ne vendin e vogel ballkanik. Forcat antikomuniste brenda vendit do te pergatisnin terrenin dhe do te bashkerendonin veprimet me grupet qe do te hynin ilegalisht ne Shqiperi, kryesisht emigrante shqiptare te larguar ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore, ose edhe me pare, te rekrutuar ne vende te ndryshme te botes, si Egjipt, Itali dhe Greqi.

Keto trupa do te sterviteshin ne Qipro, Malte dhe Gjermani Perendimore dhe do te synonin ta realizonin komplotin ne vitet 1949- 1953. Sipas ish shefit te CIA-s amerikane Uilliam Kolbi, ideja "ishte qe nese do te mund te shkeputnim nje vend nga blloku lindor, nga e cila mund te niste procesi i ndarjes se te tjereve prej tij".

Plani ishte aq sekret saqe lidhja mes grupeve britanike dhe amerikane i'u besua vetem nje personi. Ky njeri nuk ishte tjeter vec i mirenjohuri Kim Filbi, i cili ishte kryeagjenti i Britanise ne Uashington D.C, qe me pas rezultoi se punonte per llogari te KGB-se sovjetike. Pranohet tashme se ka qene pikerisht ai qe i'a kaloi Moskes te gjitha informacionet e ketij plani, e cila informoi menjehere per kete Enver Hoxhen. Si rezultat i kesaj, te infiltruarin ne Shqiperi u vrane dhe familjet e tyre u larguan nga Shqiperia.

Sipas kryeministrit britanik Toni Bler, "nuk eshte hera e pare qe organet inteligjente britanike dhe CIA, bashkepunojne ne operacione teper sekrete". Ne Itali CIA ka shperndare shuma te medha parash per t'i financuar zgjedhjet e 1948. Por, ne Shqiperi ishte hera e pare qe infiltroheshin sabotatore te armatosur pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit Herri Truman dhe Parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli. Ne perfundim te fjalimit te tij, Bler tha se ashtu si Kim Filbi, nje nga kokat e spiunazhit nderkombetar, ka edhe te tjere. Ne po i vuajme ende keto fenomene ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, Bin Laden dhe Al Qaedes, ka perfunduar Kryeministri britanik.
 


Misteri i "fiaskos" se nje operacioni


Pse qeverite amerikane dhe britanike, vazhdojne ta konsiderojne ende sekret dosjen e operacioneve kunder diktatorit shqiptar dhe kush ishte gjeapolitika e zhvillimeve qe detyruan CIA "ta kursenin Enver Hoxhen"

  Ãƒâ€š  Ãƒâ€š  Ãƒâ€š  Ãƒâ€š  Megjithese, sefundi jane mesuar mjaft detaje rreth planit te CIA dhe MI-6 per nxitjen e nje kryengritje ne Shqiperi, dosja e kesaj ceshtje vazhdon te konsiderohet ende sekret. Sipas Nikolas Beathel, autor i librit "Tradhetia e Madhe", "dy qeverite e mpleksura ne ne keto operacione, qene te interesuara te ruajne akoma vellon e sekretit dhe ndaluan cdo kerkim rrenjesor qe mund te hidhte drite rreth ketyre ngjarjeve.

Ato ndaluan jo vetem publikimin e veprimeve operative, emrat e agjenteve te implikuar ne operacionet e spiunazhit, por nuk pranuan te pohojne se vertete keto ngjarje kane ndodhur. Kur ne fakt, operacionet ishin kryer.

Askush prej atyre qe moren pjese ne keto operacione nuk eshte lejuar te rrefeje te verteten, nen logjiken se interesi i publikut ndizet vetem kur tregohet e verteta. Specialistet britanike qe moren pjese ne keto operacione ende jane nen peshen e "Ligjit per Sekretin Shteteror", qe pengon te flitet rreth ceshtjes. SHBA jane me te prirura dhe liberale ne dhenien e informacioneve shteterore ne fondet rezervat, se sa institucionet britanike. Kjo per faktin se aty ekziston "Ligji mbi lirine e informacionit". Nje ligj qe lejon publikimin te pakten ne menyre parciale, te nje ngjarje te ndodhur 35 vjet me pare.

Por, cuditerisht prirja amerikane ne kete rast, per te mbajtur sekret ceshtjen, eshte me e theksuar se ajo britanike. Qeveria Amerikane ka urdheruar, bile kercenuar legalisht, te gjithe ata qe kane marre pjese apo implikuar ne operacione spiunazhi, te mos flasin rreth rolit qe kane pasur ne to. Madje, as te pohojne nese nje operacion i tille eshte kryer apo jo.

Ne shtatorin e vitit 1972, Levis J. Dube, nepunes i drejtorise operative, i ngarkuar me rishqyrtimin e informacionit te CIA-s, ka deklaruar nen pergjegjesine e betimit: "Ligji- Freedom of Information Act- per informacionet rreth tentativave operacionale te CIA-s ne Shqiperi, gjate viteve 1949- 1953, nuk mundet as te pranohet as te kundershtohet sepse nje pergjigje qofte pozitive apo negative rreth ceshtjes, mund te provokonte deme te renda sigurise sone kombetare",- shkruan Beathel.



CIA kursen Enverin


Ne vitin 1949, kur ne Shqiperi filloi realizimi i operacioneve ushtarake te ideuara nga CIA dhe MI- 6, Enver Hoxha kishte nje vit qe kishte prishur marredheniet me Jugosllavine. Duke perfituar nga prishja e Stalinit me Titon, Enveri nxitoi te forconte pozitat e tij, duke eleminuar Koxi Xoxen. Nderkohe qe ne gushtin e '49, greket sulmuan ushtarakisht kufirin e jug te Shqiperise, ku mali i Gramozit ishte kthyer ne baza te gueriljeve komuniste greke.

Po t'i referohesh Nikolas Beathel "me 14 shtator 1949, Acheson foli ne Berlin per shqetesimet rreth incidenteve te renda te provokuara nga nga greket dhe jugosllavet. Ai theksonte se neqoftese Enver Hoxha do te ishte rrezuar, menjehere dy shtetet qe kufizohen me Shqiperine, do te suleshin mbi te, si ne nje vend pa qeveri, per te realizuar me kete rast endrrat dhe pretendimet e tyre nacionaliste, e territoriale. Shenja pasigurie vihen re nga amerikanet ne kete kohe, sic pasqyrohet ne dokumentacionin e CIA-s mbi Shqiperine me 15 shtator 1949, per eleminimin fizik te Hoxhes".

"... Si Beogradi ashtu edhe Athina donin rrezimin e liderit shqiptar dhe nese do te ndodhte kjo, ata ne menyre te padiskutueshme do te bashkepunonin mes tyre rreth kesaj ceshtje me perendimin". Ndersa Gabriel Partosh, analist per Europen Juglindore ne BBC, ne librin e tij "Bota qe erdhi nga te ftohtet" shton se, "ne baze dokumentash te bera publike ne vitin 1994, CIA me sa dukej, kishte ne plan per te vrare madje edhe Mehmet Shehun, figuren e dyte me te fuqishme ne udheheqjen shqiptare".
 


Fiasko e CIA-s kunder Enverit


Plani anglo-amerikan, 1949- 53, synonte shkeputjen e Shqiperise nga blloku komunist. Qe si ne lojen e gureve te dominose, do rrezonte me rradhe te gjithe qeverite lindore. Diversantet e nisur nga Malta, do permbysnin Hoxhen, vendin e te cilit do e zinte qeveria e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire"

Nga Alfred Peza

Kur jane mbushur 10 vjet nga rrezimi i Murit te Berlinit, cdo dite e me teper, po qartesohen mjaft enigma te atyre 45 viteve, te perplasjes se madhe mes Lindjes dhe Perendimit. Qeverite e te dy kampeve, nuk po ngurrojne te shkundin nga sirtaret dhe dosjet e bodrumeve te nendheshme, pluhurin qe kishte mbuluar enigmat me te medha te Luftes se Ftohte.

Atehere kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nepermjet sherbimeve te tyre sekrete, te realizonin nje komplot per rrezimin e regjimit komunist te Enver Hoxhes.

"Po. Ka ekzituar nje plan i sherbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, (SIS) kunder qeverise shqiptare. Nje plan per te cilin Sigurimi i Shtetit, eshte vene ne dijeni nepermjet KGB, nga agjenti i saj ne Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron per "Klan", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Sherbimit Sekret shqiptar.

Sigurimi i Shtetit u informua ne fundin e vitit 1949 per komplotin, nepermjet zyres se KGB ne Ambasaden e BRSS ne Tirane. Pas kesaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit "Liqeni i Vajkalit", per shkaterrimin e bandave. Nje loje e madhe sherbimesh sekrete, qe perfundoi ne dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua nje proces i madh gjyqesor kunder bandave.

Fillimi i kesaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendes se spiunazhit boteror: Kim Filbit, anglezit qe u ngjit ne maje te sherbimeve sekrete britanike, duke qene prej 3 dekadash, agjent i sherbimit sekret sovjetik.

Po t'i referohesh Enciklopedise se Spiunazhit, botuar me 1996 ne SHBA, "kur Filbi ishte ne Uashington, mesoi rreth perpjekjeve anglo-amerikane per permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi. Sovjetiket, pjesen me te madhe te informacioneve dhe raporteve te Filbit, u a dergonin shqiptareve".

Ky moment, e ben edhe me te qarte, idene e ekzistences se nje plani te CIA-s dhe MI- 6 britanike, per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi. Atij plani, qe Gabriel Partosh i BBC, e ka cilesuar si "nje nga fiaskot e para te CIA-s" pas Lufte se II Boterore. Ideja e se ciles sipas Ëilliam Colbit, ish shefit te agjensise amerikane te zbulimit, "ishte qe nese do te mund te shkeputnin nje vend nga blloku lindor, kjo mund te niste procesin e ndarjes se te tjereve prej tij". Nje proces i ngjashem me lojen e gureve te dominose, ku pas te pares, rrezohen me rradhe gjithe guret e renditur pas tij.

MOZAIKU I KOMPLOTIT

Hapja e nje pjese te arkivave te CIA-s ne vitin 1994, qartesoi se "ne vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kane nxitur nje kryengritje ne Shqiperi, duke derguar grupe te armatosura emigrantesh antikomuniste".

Operacionet ushtarake ne terren, pergatiteshin paralelisht me organizimin politik te gjithe faktoreve kryesore te emigracionit antikomunist. Per kete u krijua Komiteti "Shqiperia e Lire", ne krye te te cilit u vendos Mid'hat Frasheri.

Sipas Zv/ ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar ne ndihmen qe mund t'i jepte Komitetit "Shqiperia e Lire", ndaj ai do te mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lire". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri ne renien e Murit te Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shume vitesh, njeriu kryesor i ketij Komiteti do te ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshem i SHBA.

Te gjitha planet per operacione ushtarake dhe organizimin politik te shqiptareve ne emigracion, nisen te zbatoheshin ne vitin 1949. Nje vit me pare, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur ne Uashington D.C, zyren e koordinimit per veprimet e perbashketa agjenturore, ne drejtim te vendeve te lindjes komuniste". Me detyren e koordinatorit ne kete zyre, u emerua superagjenti i KGB, Kim Filbi.

Po ne vitin 1949, perfaqesuesit e Shqiperise sebashku me ato te 8 shteteve te tjera, moren pjese ne organizaten politike te quajtur "Asambleja e Kombeve te Roberuar Europiane" (ACEN) me qender ne Nee York. Nje organizem i perbere nga kreret e emigracionit te vendeve te lindjes ne perendim. E qe synonte organizimin e tyre, kunder regjimeve komuniste.

Levizjet ne kete periudhe, filluan edhe brenda Shqiperise. Disa figura dhe fraksione te vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizaten ilegale "Fronti i Rezistenes". Nje organizem qe synonte te krijonte bazat e pritjes se grupeve desante qe do te hidheshin ne Shqiperi. Koordinimi i punes mes tyre, duket se synonte organizimin e nje kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i se ciles, mund te conte ne rrezimin e Enver Hoxhes, dhe zevendesimin e tij me qeverine e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire".

DOSJA E OPERACIONIT

Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin "Tradhetia e madhe",- bazuar ne arkivat e sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume aresye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne rradhen e vendeve te tjera socialiste.

Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte. Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per cfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".

Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per ceshtjen e kunderevolucionit".

Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise.

Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi". Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatijen speciale te trupave desante. Ndersa gruaja e Smajlit, Moy, jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.

Ndersa Amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion Aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete.

Ndersa shqiptaret, krijuan per kete, nje Komunitet Kombetar ne krye te se cilit u zgjodh Hasan Dosti, nderkohe qe anglezet kishin si kandidat per udheheqje, Abaz Kupin". Nje nga partizanet e ketij komploti, cilesohet edhe Abaz Ermenji.

Pergatitjet per rrezimin e qeverise komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe ne rrafshin politik. Te gjitha fraksionet politike te organizuara ne emigracion, synohej te bashkoheshin, per te nxjerre ne krye te tyre, nje figure te pranueshme per Shqiperine e asaj kohe, e qe pergatitej te zevendesonte Hoxhen.

Ai u zgjodh te ishte Mid'hat Frasheri, djali i Abdyl Frasherit, kreut te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ne nje raport te saj, pranonte ne ate kohe se "Zogu ndjek nje politike te tille, qe te detyroje grupet e tjera te bien ne preherin e tij dhe te ikin nga skena e rendesise qe mund te kene sot disa elemente si Mid'hat Frasheri, qe konsiderohen si elemente te nje kalibri te madh". Vec kesaj, perendimi nuk mund te rrezikonte ne vitet '50, deri ne ate kete pike sa te luftonte per zevendesuar regjimin komunist, me Monarkine.

"SHQIPERIA E LIRE"

Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve te Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky "black out" total, zgjati vetem 30 minuta: Gjate kohes se edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frasheri lexoi ne radio, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".

Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai ia doli te bashkonte nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.

Nga ambasada shqiptare ne France, Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta "Le Monde", i dha publicitetin me te madh dhe shkruan se Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet".

Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu si duhet dhe me qellime shume miqesore". Ndersa AFP, pas 4 ditesh, botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqiperia e Lire". Pas 7 prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".

Pas Frances, Mid'hat Frasheri shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".

E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire".

Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar "si i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".

"Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar, ne zyre",- ishte permbajtja e nje raporti te nisur ato dite nga Nee Yorku, drejt Ministrise se Jashtme shqiptare.

"LIQENI I VAJKALIT"

Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i infiltroje ata ne Shqiperi".

Prej ketu mesohet se Tirana nuk ishte ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe, dhe afrimit te tij me Mid'hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe ne faktin se Zogu ne kete kohe, mbahej larg planit qe synonte shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.

Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te '50. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars- prill te vitit 1950".

Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".

Me 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".

Dhe nuk do te kalonte nje muaj, kur me 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te uleta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa te nesermen ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise".

Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".

Ne kete kohe, agjensia e lajmeve Rojter njoftone me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri". Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".

Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Palagia ne detin Egje, apo ne afersi te 3 qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit.

Sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve. Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder desantet. Arrestimi i tij, shenoi edhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.

Ne fundin e viti 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjyqesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo- amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare.

DESHTIMI I PARALAJMERUAR

Sipas ish Drejtorit te CIA-s Villiam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".

Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.

Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).

Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit ishin atje, mendohet se kishte njoftuar agjentet e KGB-se ne Nee York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hati u gjend i vdekur sic supozohej nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne Nee York me anijen "Coronia".

Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte dicka tejet e veshtire".

Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6". Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".

Alfred Peza




Artikujt te shkeputur nga gazetat "Korrieri" e "Koha Jone".
« Editimi i fundit: 27-12-2004, 22:27:19 nga Gjumashi »

  • Postime: 553
atman
#1 ne: 05-07-2004, 20:40:25
Nga te gjithe agjentet, vetem nje nuk mundi ta kape sigurimi i shtetit.
Per fat te keq mbaj mend vetem emrin e tij, quhej Bashkim dhe ishte nga Elbasani me origjine. Ky agjent mbahej si nje nga me te miret e luftes se dyte boterore, ose i dyti ne historine e agjentures, pas Ciceronit, nje tjeter shqiptar qe mban kuroren ne kete fushe.
U rekrutua nga gjermanet qekurse ishte student universiteti, ku mbaroi me rezultate te larta. Nuk kishte nje nofke si Ciceroni, por thjesht nje sigel 1/500, qe do te thoshte se vlente sa 500 agjente te tjere gjermane.
Kur filloi lufta gjermanet e derguan ne Egjipt per te zene vendin e kusheririt te pare, me te cilin ngjante shume. Qendroi per disa muaj aty derisa pervetesoi te gjitha gjestet, zakonet dhe menyren e te sjellurit te kusheririt, te cilin e eliminojne dhe pastaj ze vendin e tij. Shkon ne Londer. Shfrytezon gjithe lidhjet qe kishte kusheriri me anglezet, ben martese me nje vajze te nje familjeje te rendesishme angleze dhe ... qe ketu nis tragjedia e flotes angleze, qe eshte nje fakt i njohur historik. Arrin te shtjere dore ne vazhdimesi informacione per floten engleze, per çisternat e naftes  te cilat filluan te mbyten ne seri per me shume se dy vjet. Kunderzbulimi anglez dyshon per egzistencen e nje spiuni diku ne rangjet e larta. Por Bashkimi kishte nje nuhatje te jashtezakoneshme dhe shfrytezon nje rast bombardimi te Londres nga gjermanet. Gjen nje trup te coptuar, krahut i ve unazen qe i kishte dhuruar gruaja dhe zhduket. Faktikisht perfundon ne Lisbone e me pas ne Spanje. Pas lufte anglezet i vihen ne ndjekje sepse bente pjese ne listat e zeza te atyre qe duhej te egzekutoheshin per demet e shkaktuara. E ndjen edhe diçka te tille, ne nje lokal, kur degjoi per here te dyte te njejten menyre te ecuri, nga zhurma e hapave, arriti ne konkluzionin qe ishte zbuluar. E shpetoi CIA amerikane, por kjo eshte histori me vete. Sidoqofte anglezet nuk hoqen dore dhe arriten te bien serish ne gjurme ne Greqi, ku perkohesisht munden t'i futin nje agjente femer shume te bukur, te cilen e zbulon shume shpejt. Ia ben te njohur ne nje vile, pasi i jep diçka per te pire, e ve ne gjume dhe shikon qe mbi supet lakuriq ajo kishte nje, le ta quajme cipe te tejdukeshme qe i sherbente per te regjistruar kreshtat papilare. I le nje cope leter me mbishkrimin: deshtove zonja Klara dhe zhduket serish. Sidoqofte historia vazhdon ne Greqi ku u sherbeu amerikaneve per te pergatitur grupe agjenturash. Bie ne kurthin e sigurimit te shtetit qe i dergon nje te ashtuquajturin kusheririn e tij. Hyn vetem njehere ne Shqiperi dhe si gjithmone e shpetoi intuita e tij. E kupton qe njeri nga pjestaret e grupit ishte pjestar i sigurimit te shtetit, e vret dhe del jashte kufijve. Keshtu mbaroi historia e agjentit qe per renditje eshte i dyti NE HISTORINE E ZBULUESVE TE MEDHENJ.
Shume interesante eshte edhe historia e Ciceronit, emrin e vertete e kishte Diell, por mbiemrin nuk e di askush ose nuk eshte publikuar. Biles edhe ne kujtimet e tij:"Une isha Ciceroni" i botuar ne vitet 70 ne Shqiperi, nuk jep asnje informacion. Edhe tek nje liber qe e kam aktualisht me spiunet e medhenj te luftes boterore, serish jepet vetem emri por asnje e dhene tjeter, me perjashtim natyrisht, qe ishte shqiptar.
Me sa duket e paskemi edhe nje prirje.
Ndoshta pak jashte teme, por e futa si garniture, per kuriozitet.
« Editimi i fundit: 05-07-2004, 20:51:00 nga atman »

  • Postime: 23536
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 07-07-2004, 01:21:22
Jo ky qe nje shkrim shume interesant qe zgjoi gjithe kersherine time :)

Nuk i kisha ditur keto fakte dhe te falenderoj per keto te dhena :)

  • Postime: 7
antropologi
#3 ne: 08-09-2004, 19:46:48
Perpjekja e fundit e CIA-sË per te rrezuar Enver Hoxhen

14 mars 2004 - Shume nga agjentet qe ishin derguar aty nga qendrat e ngritura prej zbulimeve anglo-amerikane si Greqia, Gjermania, Malta, Italia, Kajro etj. kishin perfunduar keq. Pothuajse te gjitha grupet qe kishin desantuar si nga deti, toka e ajri kishin rene ne duart e Sigurimit te Shtetit, apo ishin asgjesuar. Vetem nje numer shume i vogel i tyre kishte mundur qe te cante nepermjet kufirit tokesore duke dale per ne Greqi. Radio e vetme shteterore e Tiranes perdite njoftonte per kapje bandash dhe ju bente jehone gjygjeve te tyre qe zhvilloheshin te hapura ne kinemate e kryeqytetit. Duke pare kete situate te krijuar, po ato dite Mbreti Zog e la vilen e tij luksoze, te cilen ja kishte dhuruar Mbreti Faruk i Egjiptit dhe bashke me nipin e tij prin Tatin u nis per nje vizite ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes me preteksin se donte te blinte atje disa prona. Ne te vertete qellimi i kesaj vizite qe Mbreti Zog po e bente me aq ngut, ishte kordinimi i puneve me CIA-ne, ne lidhje me deshtimin e misioneve te nisura nga Gjermania dhe menyren e vendosjes se nje strategjie tjeter me efektive. Ne daten 8 gusht 1951, Mbreti Zog dhe nipi i tij Tati u priten ne Departamentin e Shtetit per nje vizite ceremoniale nga Xhejmes Bombrajt, zevendes/ndihmes sekretar per ceshtjet Evropiane. Zogu u takua dhe diskutoi gjate dhe me Grac Jacevicin dhe oficeret e tjere te larte te CIA-se lidhur me arsyet e deshtimeve te njepasnjeshme te misioneve qe kishin desantuar ne Shqiperi.

Megjithe keto deshtime, CIA kishte vene re sukseset e shkelqyera te nje personi te quajtur Hamit Matjani, nje nacionalist guerilas qe dukej se ishte ne gjendje te hynte ne Shqiperi sipas deshires dhe te dilte qe andej per ne Greqi pasi kishte perfunduar detyren e ngarkuar. CIA konkludonte per Matjanin duke thene ne dosjen e tij: 'Ai eshte nje hero ne traditen e Robin Hudit, gjysem kacak dhe gjysem luftetar lirie, gjysem analfabet, por me dinak se cdo autoritet shteteror italian, gjerman apo komunist shqiptar te cilet ishin perpjekur disa here per ta kapur'. Mbas shume diskutimesh, Zogu dhe oficeret e CIA-se rane dakort se Hamit Matjani ishte njeriu me i pershtatshem per momentet qe ndodheshin, i vetmi qe kishte dhene prova se kishte mundesi qe te hynte ne Shqiperi dhe te vepronte brenda territorit te saj duke iu shmangur patrullave komuniste. Matjani duke qene i sigurt se e njihte gati pellembe per pellembe gjithe Shqiperine, kishte ndihmuar amerikanet ne perpilimin e hartave e skicave ku jepeshin te dhena mbi qendrimet e pikat e forta te policise e ushtrise shqiptare. Ai u kishte dhene amerikaneve dhe nje liste me emrat e fshatrave qe mbeshtesin ceshtjen antikomuniste. Ne ate liste perfshiheshin dhe njerzit aleate te fuqise, disa prejt te cileve sherbenin dhe ne ushtrine shqiptare. Jacevici i shpjegoi Zogut se oficeret qe ishin ne Ushtrine Shqiptare dhe qe ishin kunder regjimit komunist, donin prova konkrete te mbeshtetjes dhe aprovimit te familjes mbreterore. Ata donin gjithashtu prova te mbeshtetjes amerikane dhe vetem atehere ata do te leviznin kunder regjimit komunist. CIA i kerkoi Zogut se cilet do ishin njerzit met e kualifikuar qe do te hynin ne Shqiperi dhe kush do te ishte udheheqesi i tyre qe do te hynte ne kontakt me oficeret qe sherbenin ne ushtrine shqiptare per tju dhene atyre garancite qe kerkonin. Zogu ju pergjigj atyre se ishte vetem nje grup i vogel qe kishte autoritetin dhe kurajon e nevojshme per kryerjen e kesaj detyre. Keta ishin njerzit me besnike qe i kishin qendruar prane tij, gjate udhetimit kur u largua nga Shqiperia dhe qe kishin jetuar me te ne Egjipt. Ky grup perbente ate qe quhej Garda Mbreterore dhe personi me i mundshem absolut per t'i udhehequr ata ishte pikerisht vetem Hamit Matjani.

Ai rridhte nga nje familje fshataresh me origjine nga rrethi i Matit te cilet ishin sherngulur nga fundi i shekullit te kaluar e ishin vendosur afer Peqinit duke formuar fshatin me emrin Matjan. Hamiti per here te pare u be i njohur dhe mori fame te madhe pas kthimit te tij nga Italia ne vitet 30-te, ku mbaroi nje shkolle dy vjecare per xhandarmeri ne Milano. Pas asaj shkolle, ai u emerua Komandant Xhandarmerie ne rrethin e Lushnjes. Ne vitin 1935, ai lozi nje rol shume te madh e dominat ne shtypjen e rebelimin antiqeveritar qe njihet si Kryengritja e Fierit. Duke e ditur besnikerine e Matjanit karshi Mbretit Zog, oficeret antizogist me ne krye kapitenin Riza Cerova, kishin pritur largimin e tij per ne nenprefekturat e Beratit per inspektim dhe pastaj kishin shperthyer kryengritjen. Matjani menjerhere u kthye ne zonen e Fierit e Lushnjes dhe me forcat e tija besnike goditi forcat antiqeveritare duke e shtypur rebelimin. Pas asaj, Matjani e ndoqi kemba-kembes Riza Ceroven deri afer kufirit shteteror. Mbas shtypjes se kryengritjes se Fierit, Matjani i forcoi pozitat e tija dhe qendroi ne armen e xhandarmerise deri kur ndodhi okupacioni italian ndaj Shqiperise ne prillin e 1939, ku ai organizoi rezistencen e armatosur ne Vlore. Per ate gje matjani u arrestua nga forcat italiane dhe doli para gjygjit ushtarak ku ju dha denimi maksimal me vdekje.

Ekzektutimi i Matjanit ishte vendosur qe te behej me varje ne litar ne qendren e qytetit te Lushnjes. Vetem nje nate para ekzekutimit, Hamiti mundi qe te arratiset nga burgu i Lushnjes te cilin e ruanin italianet. Ai preu hekurat e dritares se qelise me ane te nje share hekuri te cilen ja kishte futur ne ushqime miku i tij Qazim Dervishi. Pasi doli nga burgu, Matjani doli ne mal dhe formoi nje cete nacionaliste qe vepronte ne zonat e Fierit, Lushnjes, Peqinit e Kavajes. Ne vitin 1943 kur kapitulloi Italia fashiste, Matjani e emerua Komandant Xhandarmerie ne zonen e Peqinit. Nga mesi i vitit 1944, kur forcat komuniste kontrollonin gati te gjithe Jugun e vendit, Matjani u largua perseri nga xhandarmeria dhe doli ne mal duke krijuar nje cete te vogel ne perberje te se ciles ksihte vellane e tij Ibrahimin, tre nipat Hasani, Dalipin e Hajdarin. Po keshtu Matjani ksihte me vete dhe gruan e tij Fatimen. Pervec njerezve te tij, Matjani kishte ne ate cete dhe dy miqt e ngushte Ramadan Kelmendin dhe Nuri Plaken. Gjate asaj kohe Matjani me ceten e tij kishte rene disa here ne perpjekje me forcat partizane, pas masakres qe Mehmet Shehu beri ne fshatin e Hamitit (Matjan) duke pushkatuar 67 balliste. /c'3


04 prill 2004 - Qe nga fillimi i vitit 1945, kur Matjani vazhdonte te ishte i arratisur ne mal, forcat komuniste kishin bere disa aksione per kapjen etij, por qe te gjitha kishin deshtuar. Keshtu ne vitin 1947 forcat komuniste arriten ta rrethonin Hamitin ne Zherrje te Peqinit, operacion ku merrnin pjese forca speciale te ndjekjes te ardhura nga Fieri, Lushnja e Elbasani. Kete operacion e drejtonte vete Kolonel Rrahman Ruci, Kryetar i Deges se Lushnjes dhe djali i tezes se Hamit Matjanit. Ne kete rrethim u vra vellai i Hamitit, Ibrahimit se bashku me dy djemte Dalipin dhe Hajdarin, dhe djali i vellait tjeter Hasani. Po keshtu u vrane dhe disa pjestare te tjere te cetes. Ne kete rrethim u zhvillua nje lufte e ashper dhe per disa ore ne mes dy paleve pati shkembime te panderprera zjarri. Nga e gjithe ceta, mundi qe te shperonte vetem Hamiti, i cili u plagos rende dhe gruaja e tij Fatimeja se bashku me Nuri Plaken. Arratisja e Matjanit nga ai rrethim i hekurt qe i kishin bere forcat e Divizionit te mbrojtjes te perforcuara me forca te tjera speciale, beri nje buje shume te madhe ne te gjithe vendin. Komunistet, per tu hakmarre, i dogjen shtepine e tij ne fshatin Matjan te Peqinit dhe i internuan gruan e tij (te pare) se bashku me djalin e vogel Xhavitin e disa te aferrm te tjere te familjes. Lidhur me kete arratisje te Hamit Matjanit, disa vite me vone vete Enver Hoxha akuzoi Kolonel Rrahman Rucin, Kryetarin e Deges se Brendeshme te Lushnjes qe kishte udhehequr personalisht rethimin duke i thene se ai qellimisht ja kishte lene shteguin e hapur Matjanit per tu larguar nga qe e kishte djale tezeje.

Pas kesaj akuze Ruci u arrestua dhe u denua me burgime te gjata e internime. Nga fundi i vitit 1947, Matjani duke mos e perballuar dot me situaten ne te cilen ndodhej, kaloi kufirin shteteror duke dale ne Greqi. Ne zonen e malit te Gramozit, pak para se te dilte nga toka shqiptare takoi nje bari te cilit i dha nje leter per ta dorzuar ne posten kufitare qe nuk ishte shume larg prej andej. Ne ate leter Matjani shkruante: 'Hamit Matjani po largohet per ne Greqi se eshte plagosur rende, porsa te sherohet ai do te kthehet prape ne Shqiperi per te luftuar komunizmin'. Kur nuk kishin kaluar vetem pak dite nga arratisja e Matjanit, forcat e ndjekjes arriten qe te kapnin ne fshatin Deshiraj te Peqinit, gruan e tij Fatimen me ghithe vajzen e vogel Hedijen (jeton ende dhe sot) per te cilen propaganda komuniste ne ate kohe per te krijuar ne popull urrejtje kunder Matjanit, kishte hapur fjale se ai e kishte therruar ate me doren e vet qe te mos diktohej nga te qarat e saj kur ishte i rrethuar e ndiqej nga komunistet ne mal. Gruaja Fatimja beri 15 vjet burg dhe vdiq ne Lushnje ne vitet 60-te. Gjate vitit 1945-1946 Sigurimi i shtetit kishte te dhena se Gjenerali anglez Hoxhson (perfaqsues i qeverise Britanike ne Tirane) kur dilte per gjueti ne malet e Martanieshit isthe takuar me Hamit Matjanin.

Mbreti Zog u kthye nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ne fundin e tetorit te vitit 1951, dhe ne ate kohe thuhej se ai kishte blere gjate asaj vizite atje disa prona dhe per ate gje kishte harxhuar nje shume te madhe me flori. Perpara se te kthehej, aty nga fundi i vitit 1951-52. Mbreti Zog u takua dhe njerhere me Jacevicin dhe te dy se bashku me Hysen Selmanin (kolonel. Komandant i Gardes Mbreterore qe nga koha e Monrakise ne Shqiperi) diskutuan se cilet do te ishin ata qe do e shoqeronin Matjanin per ne misionin e tij perfundimtar te zbarkimit ne Shqiperi. Pas shume bisedimesh, me ne fund Zogu e oficeri i CIA-s Jacevici rane dakort se njerzit me te pershtatshem qe do bashkoheshin me Matjanin ne ate mision special ishin Zenel Shehu, Halil Branica e Haxhi Gjyla, qe te tre ish ushtarake besnike te monarkise. Nga fillimi i vitit 1952, Hamit Matjani u shkroi disa letra qeverive mbreterore te disa shteteve Evropiane, ku u kerkonte mbeshtetjen e tyre lidhur me zbarkimin e tij ne Shqiperi dhe permbysjen e qeverise komuniste te Enver Hoxhes. I bazuar ne pervojen e tij qe nga viti 1945, (kur komunistet kishin ardhur ne fuqi) me desantimet e tija te herpashereshme duke hyre e dale nga Shqiperia per gati dhjete here, ai ju bente te ditur kancelarive te qeverive mbreterore te Europes Perendimore se kishte ardhur momenti i pershtatshem per te rrezuar qeverine e Enver Hoxhes.

Keshtu ne nje nga ato letra Hamit Matjani shkruante: 'Gjendja ekonomike ne vend eshte shume e keqe, po keshtu dhe situata ushtarake. Ushtria e kazermave nuk ka fare moticacion per te luftuar ne nje rast nderhyrje nga jashte. Nuk ka zgjidhje tjeter, vecse te presin diten, kur dicka do te ndodhe. Ka dhe shume oficere te cilet kane shume dyshime mbi regjimin. Te vetmit qe jane te vetedijshem dhe me qellim ne vetvete, jane oficeret e Sigurimit te Shtetit. Policia e rendit eshte e ndare pergjysem. Jane krijuar njesi te reja speciale me qellimin e vetem per te luftuar grupet desante qe hyjne ne vend nga jashte kufirit. Keta njerez jetojne te izoluar nga pjesa tjeter e forcave dhe jetojne shume mire, madje shume me mire se oficeret' Nderkohe Jacevici se bashku me Zogun kishin zgjedhur me mirkuptim tete shqiptar per misionin special te zbarkimit ne Shqiperi. Ne dosjet e tyre thuhej se ata ishin te nje niveli inteligjencie mbi mesataren per nje specializim te gjate pune e teper te vecante per radio e deshifrim, jo ne nje shkolle ushtarake, por ne nje zone teper sekrete ne Frankfurt te Gjermanise. /c'3


24 prill 2004 - Te tete personat e zgjedhur ku binin ne sy per pergatitje te larte Gaqo Gogoja e Bame Morava gjate gjithe vitit 1952 kaluan duke u stervitur me radio, njohjen e hartave, pergatitjen intelektuale, anen teknike te apa-raturave etj.
Atyre jua kishin bere te qarte eproret e tyre se po pergatiteshin per nje mision teper sekret dhe shume te rendesishem nga te gjithe ato misione qe kishin bere me pare. Pak muaj me vone Bame Morava dhe grupi i tij u transferuan ne bazen e re te CIA-s ne Greqi, qe ishte ne grupin e ishujve Kalanisia ne detin Halcion (ne veri te Korinthit). Me i madhi i ketyre ishujve i njohur si Panagia, ishte shume i maskuar si nje stacion radaresh, i paisur me radare rotullues dhe ishte i skicuar ne harte si zone ushtarake nga ana e shtetit Grek ne menyre qe te mos afroheshin anijet e peshkimit. Ne fakt ne kete ishull strehoheshin dhe sterviteshin skuadra refugjatesh nga Shqiperia, Bullgaria e Bashkimi Sovjetik, te cilet me ane te radios mbanin kontakte me agjentet amerikane te CIA-s ne terren. Ishulli gjithashtu ishte dhe pika e kontrollit per transmetimet klandestine radiofonike dhe perpjekjeve te tjera prpagandistike kunder regjimit komunist te Hoxhes. Bame Morava shkoi disa here me motobarke pergjate vijes kufitare bregdetare me Shqiperine per te pergjuar transmetimet radiofonike dhe per te dhene mesazhe agjenteve te tyre qe ndodheshin ne Shqiperi, duke shpresuar se Sigurimi shqiptar do te mendonte se ato vale vinin nga transmetime brenda Shqiperise.

Ne vitin 1952 CIA pesoi nje goditje te rende dhe shume te madhe ne Poloni, kur doli se i gjithe operacioni sekret qe ishte ndermarre nga spiunazhi amerikan i koduar 'Opercioni Vin', kishte qnee i kontrolluar qe ne fillim nga policia e fshehte sovjetike dhe koleget e saje polake. Pasi u arrestua te gjithe udheheqsit e komplotit, ata u vune ne bankon e te akuzuareve perpara gjygjit. Dokumentat e ketij komploti te bujshem u vune te gjitha ne dispozicin te shtypit polak duke zene faqet e para me tituj te medhej. Ne te njejten kohe pavarsisht nga suksesi i Sherbimit te Sigurimit sovjetik, blloku komunist dukej si i mberthyer nga paniku. Me 10 janar te vitit 1953 shtypi sovjetik deklaroi se kishte zbuluar nje 'kompllot doktoresh' per helmimin e Stalinit dhe shokeve te tij. Keto gjera ndodhnin pikerisht disa dite pas zgjedhjes se Ajzenhauerit si President te Amerikes dhe Alen Dallas si sektretar i CIA-s. Nisur nga kjo situate, ku CIA, kishte pesuar disa deshtime, drejtuesit e larte te saje munduan qe te nisnin operacionin ne Shqiperi te cilin e konsideronin pa asnje dyshim si teper te suksesshem. Ushtaraku i larte i CIA-s Jacevici u nis nga Amerika me aeroplan per ne Aleksandri per te takuar Mbretin Zog ne vilen e tij prane brigjeve te Aleksandrise.
Asokohe si CIA dhe Mbreti Zog, ishin te gezuar per mundesine qe ishte krijuar e se fundi per te arritur objektivat e tyre te cilat ishin: zbarkimi ne Shqiperi, rrezimi i qeverise komuniste te Enver Hoxhes dhe largimi defenitiv i saj nga kontrolli i rrepte sovjetik ne te cilen ndodhej. Asokohe dy nga njerzit me besnik te Mbretit Zog qe ish hedhur me parashuta ne malet e Martaneshit ne Shqiperi, Zenel Shehu dhe Halil Branica leshonin mesazhe teper shpresedhenese qe i ngrohnin ushtaraket e larte te CIA-s. Ata uronin Mbretin Zog per sukseset qe kishin arritur dy togeret e tij besnike. Zenel Shehu me Branicen me ane te radiove te tyre leshonin mesazhe se ne Shqiperi ishte krijuar nje berthame oficeresh policie dhe ushtrie te cilet prisnin sinjalin per t'u hedhur ne aksion te armatosur kunder regjimit komunist te Enver Hoxhes. Sipas tyre, paisjet dhe materialet e tjera qe ishin hedhur me ane te ajrit nga zbulimi amerikan, ishin shperndare neper pikat e planifikuara dhe pritej venia e tyre ne perdorim. Gjithnje sipas mesazheve qe mberrin tek radiot e CIA-s prej Shehut e Branices, problemi kryesor qe ju mbetej atyre tashme ishe vetem ardhja e Hamit Matjanit i cili do te mberrinte ne Shqiperi me udhezues te pershtatshem. Ata shtonin ne lajmet e tyre se per shkak te shpejtesise se misionit, Matjani te mos vinte ne Shqiperi me ante te kufirit toksor nga Jugu i vendit sic kishte bere heret e tjera, por ai duhet te vinte me ane te ajrit ku ishin dhe bazat mjaft te pershtathsme per hedhjen me parashute.

Kur po beheshin te gjitha perpjekjet per te nisur operacionin e zbarkimit ne Shqiperi, Mbretin Zog dhe oficeret e larte te CIA-s nje gje i shqetesonte. Keshtu ne nje mesazh qe kishte transmetuar nga Shqiperia radisti Tahir Premci, shpjegonte se ai kishte thyer krahun dhe mesazhet qe kishte transmetuar deri atehere me kodin mors ishin bere me doren e majte. Natyrisht kjo gje ngjalli nje shqetesim te madh. Si Mbreti Zog ashtu dhe financuesit e tij amerikane qe kishin marre persiper operacionin, nuk ishin aspak dakort qe karten e tyre te fundit, njeriun e hekurt Hamit Matjanin tek i cili kishin varur shpresat, i cili kishte hyre dhe dale nga Shqiperia rreth 12 here duke luajtur si macja me miun me Sigurimin e Shtetit, ta hidhnin tani ne nje loje mbi bazen e mesazheve me origjine te dyshimte. Duke pasur dyshime ne mesazhet qe vinin, Tahir Premci nga malet e Martaneshit ne Shqiperi ku kishte zbarkuar se bashku me Zenel Shehun dhe Halil Branicen, Nena Mbretereshe, Xheraldina, sugjeroi nje menyre zgjidhje per dilemen qe kishin si Zogu ashtu dhe amerikanet. Ne lidhje me kete dileme qe ishte bere pengese per vazhdimin e pergatitjeve, amerikanet mendonin se nuk duhej nderprere ai operacion ne baze te dyshimeve te pavertetuara megjithqe rreziqet ishin shume te medha./ca'3
« Editimi i fundit: 27-12-2004, 22:30:09 nga Gjumashi »

  • Postime: 103
  • Gjinia: Mashkull
Guevara
#4 ne: 08-09-2004, 21:51:41
Materialet e mesiperme jane marre ne faqen e internetit:

www.EnverHoxha.com

  • Postime: 7
antropologi
#5 ne: 09-09-2004, 00:05:39
M`falni! Ndoshta nuk eshte gabimi i madh nese nuk kam treguar se ku e kam marrë kete materjal?!

Mire tash po tregoj edhe pse me vones; www.enverhoxha.org :pafshim

  • Postime: 103
  • Gjinia: Mashkull
Guevara
#6 ne: 09-09-2004, 02:05:18
M`falni! Ndoshta nuk eshte gabimi i madh nese nuk kam treguar se ku e kam marrë kete materjal?!

Mire tash po tregoj edhe pse me vones; www.enverhoxha.org :pafshim

jo mer jo se bera shaka une,por me erdhi pak qejf kur permenda ate webin se eshte webi im ;) edhe ckam heq une per te taktilografuar ato materiale qe sot juve i merrni copy-paste,zoti e di ;) ...i kam shtyp vete te gjitha materialet tek www.enverhoxha.com ose www.enverhoxha.org :)

  • Postime: 7
antropologi
#7 ne: 09-09-2004, 12:40:47
 :pafshim

  • Postime: 211
eagle2
#8 ne: 25-07-2007, 16:04:38
akoma i keni bijte e enverit ne krye.

  • Postime: 2287
PetritKola
#9 ne: 25-07-2007, 17:07:36
Bullshit, e dini c'do te thote bullshit?

Amerika bene sot biznes me ushtaret e enverit dhe sherbetoret e tyre te "djathte".