Kryeministri britanik pranon publikisht deshtimin e sherbimit sekret britanik dhe CIA-s, ne perpjekjet per rrezimin e Enver Hoxhes: "Eshte deshtimi i dyte me i madh ne histori."Ãâ Si e dekonsipiroi komplotin superagjenti Kim Filbi, dhe si u zbuluan grupet e armatosura qe per here te pare u pergatiten pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit Truman dhe Parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli
Toni Bler: Deshtmi yne me ENVERIN
Kryeministri britanik pranon publikisht deshtimin e sherbimit sekret britanik dhe CIA-s, ne perpjekjet per rrezimin e Enver Hoxhes: "Eshte deshtimi i dyte me i madh ne histori. Si e dekonsipiroi komplotin superagjenti Kim Filbi. Dhe si u zbuluan grupet e armatosura qe per here te pare u pergatiten pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit Truman dhe Parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli"
"Spiunazhi britanik ka regjistruar 2 deshtime qe nuk do te shlyhen nga historia", ka deklaruar pak ore me pare Kryeministrit britanik Toni Bler, njeri prej te cileve, as me pak e as me shume, lidhet me fiaskon per rrezimin e Enver Hoxhes. Per here te pare, nje zyrtar kaq i larte i superfuqise se luftes se ftohte, pranon publikisht deshtimin ne bashkepunim edhe me CIA amerikane, te nje komploti per zevendesimin e regjimit komunist qe ishte instaluar ne Shqiperi pas Luftes se Dyte Boterore. E mbajtur sekret prej afro gjysem shekulli, megjithese kane kaluar 15 vjet nga afati 35 vjecar qe parashikon ligji, kjo dosje vazhdon te konsiderohet sekrete dhe detajet e saj, ndoshta do te duhen vite te tjera qe te behen publike plotesisht.
Deklarimet e shefit te qeverise se Londres, jane bere ne kuader te perpjekjeve te tij, per permiresimin e imazhit te sherbimit sekret te vendit, pas akuzave per armet e Irakut dhe pergjimin e zyrtareve te larte te OKB. Ne nje nga fjalimet e tij,- sipas nje televizioni shqiptar,- "sherbimi i inteligjences britanike ka raportuar gjithmone informacione sekrete korrekte, vecanerisht per armet e shkaterrimit ne mase". Por, gjithesesi kryeministri Toni Bler ka pranuar se sherbimet sekrete te vendit te tij, nuk jane te pagabueshme. Kjo edhe per shkak te asaj qe ai e ka quajtur "faktor i gabimeve njerezore", por edhe per shkak te spiunazhit nderkombetar.
Duke mbrojtur informacionet mbi armet e shkaterrimit ne mase te Sadam Huseinit, te cilat ndikuan ne sulmin e aleances nderkombetare antiterror mbi Irakun, Toni Bler ka pranuar se "spiunazhi britanik ka regjistruar dy deshtime qe nuk do te shlyen nga memoria e historise". Njera prej te cilave, lidhet ekskluzivisht me planin e ndertuar pas Luftes se Dyte Boterore nga Britania e Madhe ne bashkepunim me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per permbysjen e regjimit komunist te Enver Hoxhes ne Shqiperine e viteve '50. Ky plan parashikonte veprime te koordinuara mes shqiptareve brenda dhe jashte vendit, me mbeshtetjen direkte te sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane, qe do te konkludonin me vendosjen e nje rigjimi antikomunist ne vendin e vogel ballkanik. Forcat antikomuniste brenda vendit do te pergatisnin terrenin dhe do te bashkerendonin veprimet me grupet qe do te hynin ilegalisht ne Shqiperi, kryesisht emigrante shqiptare te larguar ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore, ose edhe me pare, te rekrutuar ne vende te ndryshme te botes, si Egjipt, Itali dhe Greqi.
Keto trupa do te sterviteshin ne Qipro, Malte dhe Gjermani Perendimore dhe do te synonin ta realizonin komplotin ne vitet 1949- 1953. Sipas ish shefit te CIA-s amerikane Uilliam Kolbi, ideja "ishte qe nese do te mund te shkeputnim nje vend nga blloku lindor, nga e cila mund te niste procesi i ndarjes se te tjereve prej tij".
Plani ishte aq sekret saqe lidhja mes grupeve britanike dhe amerikane i'u besua vetem nje personi. Ky njeri nuk ishte tjeter vec i mirenjohuri Kim Filbi, i cili ishte kryeagjenti i Britanise ne Uashington D.C, qe me pas rezultoi se punonte per llogari te KGB-se sovjetike. Pranohet tashme se ka qene pikerisht ai qe i'a kaloi Moskes te gjitha informacionet e ketij plani, e cila informoi menjehere per kete Enver Hoxhen. Si rezultat i kesaj, te infiltruarin ne Shqiperi u vrane dhe familjet e tyre u larguan nga Shqiperia.
Sipas kryeministrit britanik Toni Bler, "nuk eshte hera e pare qe organet inteligjente britanike dhe CIA, bashkepunojne ne operacione teper sekrete". Ne Itali CIA ka shperndare shuma te medha parash per t'i financuar zgjedhjet e 1948. Por, ne Shqiperi ishte hera e pare qe infiltroheshin sabotatore te armatosur pa miratimin e Kongresit Amerikan e Presidentit Herri Truman dhe Parlamentit britanik e Kryeministrit Klement Atli. Ne perfundim te fjalimit te tij, Bler tha se ashtu si Kim Filbi, nje nga kokat e spiunazhit nderkombetar, ka edhe te tjere. Ne po i vuajme ende keto fenomene ne luften kunder terrorizmit nderkombetar, Bin Laden dhe Al Qaedes, ka perfunduar Kryeministri britanik.
Misteri i "fiaskos" se nje operacioni
Pse qeverite amerikane dhe britanike, vazhdojne ta konsiderojne ende sekret dosjen e operacioneve kunder diktatorit shqiptar dhe kush ishte gjeapolitika e zhvillimeve qe detyruan CIA "ta kursenin Enver Hoxhen"
Ãâ Ãâ Ãâ Ãâ Ãâ Megjithese, sefundi jane mesuar mjaft detaje rreth planit te CIA dhe MI-6 per nxitjen e nje kryengritje ne Shqiperi, dosja e kesaj ceshtje vazhdon te konsiderohet ende sekret. Sipas Nikolas Beathel, autor i librit "Tradhetia e Madhe", "dy qeverite e mpleksura ne ne keto operacione, qene te interesuara te ruajne akoma vellon e sekretit dhe ndaluan cdo kerkim rrenjesor qe mund te hidhte drite rreth ketyre ngjarjeve.
Ato ndaluan jo vetem publikimin e veprimeve operative, emrat e agjenteve te implikuar ne operacionet e spiunazhit, por nuk pranuan te pohojne se vertete keto ngjarje kane ndodhur. Kur ne fakt, operacionet ishin kryer.
Askush prej atyre qe moren pjese ne keto operacione nuk eshte lejuar te rrefeje te verteten, nen logjiken se interesi i publikut ndizet vetem kur tregohet e verteta. Specialistet britanike qe moren pjese ne keto operacione ende jane nen peshen e "Ligjit per Sekretin Shteteror", qe pengon te flitet rreth ceshtjes. SHBA jane me te prirura dhe liberale ne dhenien e informacioneve shteterore ne fondet rezervat, se sa institucionet britanike. Kjo per faktin se aty ekziston "Ligji mbi lirine e informacionit". Nje ligj qe lejon publikimin te pakten ne menyre parciale, te nje ngjarje te ndodhur 35 vjet me pare.
Por, cuditerisht prirja amerikane ne kete rast, per te mbajtur sekret ceshtjen, eshte me e theksuar se ajo britanike. Qeveria Amerikane ka urdheruar, bile kercenuar legalisht, te gjithe ata qe kane marre pjese apo implikuar ne operacione spiunazhi, te mos flasin rreth rolit qe kane pasur ne to. Madje, as te pohojne nese nje operacion i tille eshte kryer apo jo.
Ne shtatorin e vitit 1972, Levis J. Dube, nepunes i drejtorise operative, i ngarkuar me rishqyrtimin e informacionit te CIA-s, ka deklaruar nen pergjegjesine e betimit: "Ligji- Freedom of Information Act- per informacionet rreth tentativave operacionale te CIA-s ne Shqiperi, gjate viteve 1949- 1953, nuk mundet as te pranohet as te kundershtohet sepse nje pergjigje qofte pozitive apo negative rreth ceshtjes, mund te provokonte deme te renda sigurise sone kombetare",- shkruan Beathel.
CIA kursen Enverin
Ne vitin 1949, kur ne Shqiperi filloi realizimi i operacioneve ushtarake te ideuara nga CIA dhe MI- 6, Enver Hoxha kishte nje vit qe kishte prishur marredheniet me Jugosllavine. Duke perfituar nga prishja e Stalinit me Titon, Enveri nxitoi te forconte pozitat e tij, duke eleminuar Koxi Xoxen. Nderkohe qe ne gushtin e '49, greket sulmuan ushtarakisht kufirin e jug te Shqiperise, ku mali i Gramozit ishte kthyer ne baza te gueriljeve komuniste greke.
Po t'i referohesh Nikolas Beathel "me 14 shtator 1949, Acheson foli ne Berlin per shqetesimet rreth incidenteve te renda te provokuara nga nga greket dhe jugosllavet. Ai theksonte se neqoftese Enver Hoxha do te ishte rrezuar, menjehere dy shtetet qe kufizohen me Shqiperine, do te suleshin mbi te, si ne nje vend pa qeveri, per te realizuar me kete rast endrrat dhe pretendimet e tyre nacionaliste, e territoriale. Shenja pasigurie vihen re nga amerikanet ne kete kohe, sic pasqyrohet ne dokumentacionin e CIA-s mbi Shqiperine me 15 shtator 1949, per eleminimin fizik te Hoxhes".
"... Si Beogradi ashtu edhe Athina donin rrezimin e liderit shqiptar dhe nese do te ndodhte kjo, ata ne menyre te padiskutueshme do te bashkepunonin mes tyre rreth kesaj ceshtje me perendimin". Ndersa Gabriel Partosh, analist per Europen Juglindore ne BBC, ne librin e tij "Bota qe erdhi nga te ftohtet" shton se, "ne baze dokumentash te bera publike ne vitin 1994, CIA me sa dukej, kishte ne plan per te vrare madje edhe Mehmet Shehun, figuren e dyte me te fuqishme ne udheheqjen shqiptare".
Fiasko e CIA-s kunder Enverit
Plani anglo-amerikan, 1949- 53, synonte shkeputjen e Shqiperise nga blloku komunist. Qe si ne lojen e gureve te dominose, do rrezonte me rradhe te gjithe qeverite lindore. Diversantet e nisur nga Malta, do permbysnin Hoxhen, vendin e te cilit do e zinte qeveria e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire"
Nga Alfred Peza
Kur jane mbushur 10 vjet nga rrezimi i Murit te Berlinit, cdo dite e me teper, po qartesohen mjaft enigma te atyre 45 viteve, te perplasjes se madhe mes Lindjes dhe Perendimit. Qeverite e te dy kampeve, nuk po ngurrojne te shkundin nga sirtaret dhe dosjet e bodrumeve te nendheshme, pluhurin qe kishte mbuluar enigmat me te medha te Luftes se Ftohte.
Atehere kur ende nuk ishin mbushur 3-4 vjet nga perfundimi i Luftes se Dyte Boterore, SHBA e Britania e Madhe vendosen nepermjet sherbimeve te tyre sekrete, te realizonin nje komplot per rrezimin e regjimit komunist te Enver Hoxhes.
"Po. Ka ekzituar nje plan i sherbimeve sekrete amerikane, (CIA) dhe atyre britanike, (SIS) kunder qeverise shqiptare. Nje plan per te cilin Sigurimi i Shtetit, eshte vene ne dijeni nepermjet KGB, nga agjenti i saj ne Uashington D. C, Kim Filbi",- deklaron per "Klan", Zylyftar Ramizi, ish shefi i Sherbimit Sekret shqiptar.
Sigurimi i Shtetit u informua ne fundin e vitit 1949 per komplotin, nepermjet zyres se KGB ne Ambasaden e BRSS ne Tirane. Pas kesaj, u hartua dhe nisi zbatimi i operacionit "Liqeni i Vajkalit", per shkaterrimin e bandave. Nje loje e madhe sherbimesh sekrete, qe perfundoi ne dhjetorin e 1953, kur edhe u zhvillua nje proces i madh gjyqesor kunder bandave.
Fillimi i kesaj fiaskoje duket se i dedikohet, legjendes se spiunazhit boteror: Kim Filbit, anglezit qe u ngjit ne maje te sherbimeve sekrete britanike, duke qene prej 3 dekadash, agjent i sherbimit sekret sovjetik.
Po t'i referohesh Enciklopedise se Spiunazhit, botuar me 1996 ne SHBA, "kur Filbi ishte ne Uashington, mesoi rreth perpjekjeve anglo-amerikane per permbysjen e regjimit komunist ne Shqiperi. Sovjetiket, pjesen me te madhe te informacioneve dhe raporteve te Filbit, u a dergonin shqiptareve".
Ky moment, e ben edhe me te qarte, idene e ekzistences se nje plani te CIA-s dhe MI- 6 britanike, per rrezimin e regjimit komunist ne Shqiperi. Atij plani, qe Gabriel Partosh i BBC, e ka cilesuar si "nje nga fiaskot e para te CIA-s" pas Lufte se II Boterore. Ideja e se ciles sipas ̢̮â¬Â¹illiam Colbit, ish shefit te agjensise amerikane te zbulimit, "ishte qe nese do te mund te shkeputnin nje vend nga blloku lindor, kjo mund te niste procesin e ndarjes se te tjereve prej tij". Nje proces i ngjashem me lojen e gureve te dominose, ku pas te pares, rrezohen me rradhe gjithe guret e renditur pas tij.
MOZAIKU I KOMPLOTIT
Hapja e nje pjese te arkivave te CIA-s ne vitin 1994, qartesoi se "ne vitet 1949- 53, CIA dhe SIS kane nxitur nje kryengritje ne Shqiperi, duke derguar grupe te armatosura emigrantesh antikomuniste".
Operacionet ushtarake ne terren, pergatiteshin paralelisht me organizimin politik te gjithe faktoreve kryesore te emigracionit antikomunist. Per kete u krijua Komiteti "Shqiperia e Lire", ne krye te te cilit u vendos Mid'hat Frasheri.
Sipas Zv/ ndihmes Sekretarit Amerikan te Shtetit Levin Tomson, "qeveria amerikane ishte e kufizuar ne ndihmen qe mund t'i jepte Komitetit "Shqiperia e Lire", ndaj ai do te mbante lidhje me Komitetin "Evropa e Lire". Ky Konsorcium i financuar nga CIA, deri ne renien e Murit te Berlinit, i dha fonde 164 fondacioneve. Pas shume vitesh, njeriu kryesor i ketij Komiteti do te ishte Ronald Regan, Presidenti i ardhshem i SHBA.
Te gjitha planet per operacione ushtarake dhe organizimin politik te shqiptareve ne emigracion, nisen te zbatoheshin ne vitin 1949. Nje vit me pare, "CIA dhe MI-6 kishin ngritur ne Uashington D.C, zyren e koordinimit per veprimet e perbashketa agjenturore, ne drejtim te vendeve te lindjes komuniste". Me detyren e koordinatorit ne kete zyre, u emerua superagjenti i KGB, Kim Filbi.
Po ne vitin 1949, perfaqesuesit e Shqiperise sebashku me ato te 8 shteteve te tjera, moren pjese ne organizaten politike te quajtur "Asambleja e Kombeve te Roberuar Europiane" (ACEN) me qender ne Nee York. Nje organizem i perbere nga kreret e emigracionit te vendeve te lindjes ne perendim. E qe synonte organizimin e tyre, kunder regjimeve komuniste.
Levizjet ne kete periudhe, filluan edhe brenda Shqiperise. Disa figura dhe fraksione te vogla antikomuniste, u bashkuan duke krijuar organizaten ilegale "Fronti i Rezistenes". Nje organizem qe synonte te krijonte bazat e pritjes se grupeve desante qe do te hidheshin ne Shqiperi. Koordinimi i punes mes tyre, duket se synonte organizimin e nje kryengritje antikomuniste brenda vendit. Zgjerimi i se ciles, mund te conte ne rrezimin e Enver Hoxhes, dhe zevendesimin e tij me qeverine e dale nga Komiteti "Shqiperia e Lire".
DOSJA E OPERACIONIT
Ai qe hedh drite me shume mbi enigmen e ekzistences se nje komploti ne fund te viteve '40, kunder qeverise komuniste ne Shqiperi, eshte Nikolas Beathels. I cili, ne librin "Tradhetia e madhe",- bazuar ne arkivat e sherbimeve sekrete britanike dhe amerikane,- shkruan: "Qeverite amerikane dhe britanike, kishin miratuar ne parim nje operacion te fshehte me synimin per te shkeputur nje vend te Evropes Lindore nga blloku socialist. Per shume aresye, per realizimin e ketij objektivi, ishte zgjedhur Shqiperia. Ky ishte vendi me i vogel dhe me i dobeti ne rradhen e vendeve te tjera socialiste.
Ne jug kufizohej nga Greqia, aleate e Britanise se Madhe dhe SHBA. Teknikisht, Greqia, ne baze te ligjit mbreteror te Luftes se II Boterore, e konsideronte Shqiperine shtet armik dhe i kishte shpallur asaj lufte. Ne veri dhe ne Lindje kufizohet nga Jugosllavia. Sipas eksperteve, marshalli Tito, pas prishjes me bllokun socialist, do mbante nje qendrim neutral per cfaredolloj ndryshimi qe mund te ndodhte ne Tirane. Ne keto rrethana, Shqiperia dukej e izoluar dhe me mundesi te mira per t'u penetruar nga ajri dhe nga deti, prej ishullit te Maltes".
Sipas Bethelit, "anglezet dhe amerikanet mbanin kontakte te vazhdueshme me grupet e emigranteve shqiptare, te gjithe fraksionet e te cileve filluan te bashkonin perpjekjet e tyre per ceshtjen e kunderevolucionit".
Ne kete kohe, ne Itali ndodheshin 750 emigrante, ndersa ne Greqi, 800 shqiptare te arratisur. "Per te ndihmuar ne riorganizimin e emigracionit shqiptar, Qeveria angleze dergoi ne Rome lordin Xhulian Emer". Zv/ Ministri i Luftes ne qeverine e Londres, pas eksperiences gjate luftes ne perberje te misioneve angleze, konsiderohej si njohes i mire i Shqiperise.
Britania vuri ne dispozicion te pergatitjes se grupeve desante, ishullin e Maltes, e cila "ishte nje baze e avancuar dhe terren i pershtatshem per imbarkimet e nevojshme dhe futjen e agjenturave permes detit dhe ajrit ne Shqiperi". Oficeret britanike Maikell Bruke dhe David Smajli, u moren me pergatijen speciale te trupave desante. Ndersa gruaja e Smajlit, Moy, jepte mesimet e shifrimit te radiokomunikimit.
Ndersa Amerikanet, moren persiper pjesen me te madhe te mbeshtetjes financiare dhe logjistike te operacioneve ushtarake. Si baze prapavije dhe depo materialesh, ata vune ne dispozicion Aeroportin e Mhelus ne Libi. Gjate 5 viteve, per pergatitjen dhe realizimin e operacioneve desante per rrezimin e qeverise komuniste te Hoxhes, anglo- amerikanet angazhuan rreth 100 vete.
Ndersa shqiptaret, krijuan per kete, nje Komunitet Kombetar ne krye te se cilit u zgjodh Hasan Dosti, nderkohe qe anglezet kishin si kandidat per udheheqje, Abaz Kupin". Nje nga partizanet e ketij komploti, cilesohet edhe Abaz Ermenji.
Pergatitjet per rrezimin e qeverise komuniste, paralelisht me operacionet ushtarake, zhvilloheshin edhe ne rrafshin politik. Te gjitha fraksionet politike te organizuara ne emigracion, synohej te bashkoheshin, per te nxjerre ne krye te tyre, nje figure te pranueshme per Shqiperine e asaj kohe, e qe pergatitej te zevendesonte Hoxhen.
Ai u zgjodh te ishte Mid'hat Frasheri, djali i Abdyl Frasherit, kreut te Rilindjes Kombetare Shqiptare. Edhe Ministria e Jashtme shqiptare, ne nje raport te saj, pranonte ne ate kohe se "Zogu ndjek nje politike te tille, qe te detyroje grupet e tjera te bien ne preherin e tij dhe te ikin nga skena e rendesise qe mund te kene sot disa elemente si Mid'hat Frasheri, qe konsiderohen si elemente te nje kalibri te madh". Vec kesaj, perendimi nuk mund te rrezikonte ne vitet '50, deri ne ate kete pike sa te luftonte per zevendesuar regjimin komunist, me Monarkine.
"SHQIPERIA E LIRE"
Qeveria e Tiranes dhe Sigurimi i Shtetit, pas sinjaleve te Filbit, kishin filluar te merrnin masat. Njera prej tyre, ishte ajo e 6 shtatorit te vitit 1949. Ndoshta pakkush e mban mend ne Shqiperi, ate pasdite, kur dritat u fiken njeheresh ne te gjithe vendin. Ky "black out" total, zgjati vetem 30 minuta: Gjate kohes se edicionit te lajmeve te BBC ne gjuhen shqipe. Ato minuta, Mid'hat Frasheri lexoi ne radio, mesazhin per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire".
Dhjete dite me pare, me 26 gusht 1949 ne France, ai ia doli te bashkonte nen cadren e tij, pjesen derrmuese te partive dhe fraksioneve te emigracionit shqiptar ne perendim. Vec programit dhe qellimeve te Komitetit, Frasheri prezantoi ne Paris, edhe emrat e njerezve kryesore qe do te punonin me te: Abaz Kupi, Abaz Ermenji, Muharrem Bajraktari, Sahit Kryeziu, Nuci Kota, etj.
Nga ambasada shqiptare ne France, Behar Shtylla njoftonte Ministrine e Jashtme se "AFP dha lajmin e shkurter dhe te zbutur per krijimin e Komitetit "Shqiperia e Lire". Gazeta "Le Monde", i dha publicitetin me te madh dhe shkruan se Fuqite Perendimore e priten me simpati kete komitet".
Kryeministri i Greqise, Diomedes u shpreh se "po te kete Shqiperia nje regjim te tille perfaqesues, atehere jemi gati te bashkepunojme ashtu si duhet dhe me qellime shume miqesore". Ndersa AFP, pas 4 ditesh, botoi nje deklarate te Zogut, i cili u shpreh se "nuk e njohim Komitetin "Shqiperia e Lire". Pas 7 prillit 1939, une jam i vetmi autoritet legjitim i shqiptareve".
Pas Frances, Mid'hat Frasheri shkoi ne Angli. Zv/ Ministri i luftes i qeverise angleze, Xhuliano Emeri,- njeriu i caktuar per zbatimin konkret te operacionit kunder Shqiperise,- i keshilloi anetaret e Komitetit se "ju, ndofta, pritni cdo gje nga te huajt. Duhet t'i merrni vete inisiativat. Duhet te tregoni nje vullnet ne rrugen tuaj, t'i terhiqni miqte e medhenj atje ku e lypin interesat e vendit tuaj fisnik".
E pasi perfundoi dhe turin britanik, Mid'hat Frasheri u nis drejt SHBA, per te vendosur ne Nee York, e per te qendruar ne seline e perhershme te Komitetit "Shqiperia e Lire".
Takimin e pare ne SHBA, kreret e tij, e zhvilluan me Kryetarin e Komitetit "Evropa e Lire", Xhosef Gree. Ky organizem i financuar nga CIA, ishte autorizuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, te mbante lidhjet e rregullta me Komitetin e shqiptareve, i konsideruar "si i pari forum ne rolin e nje qeverie demokratike ne mergim".
"Amerikanet i kane njohur Komitetit "Shqiperia e Lire", edhe te drejten e ngritjes se flamurit kombetar, ne zyre",- ishte permbajtja e nje raporti te nisur ato dite nga Nee Yorku, drejt Ministrise se Jashtme shqiptare.
"LIQENI I VAJKALIT"
Levizjet e perendimit per te organizuar emigracionin antikomunist shqiptar, nuk kaluan pa u vene re nga emisaret e Tiranes. Ambasadori Behar Shtylla, nga Parisi njoftoi qeverine se "Xhuliano Emeri, anglezi qe ka qene gjate luftes me Bazin e Canes (Abaz Kupin), ka vajtur ne Rome per te organizuar kriminelet rreth Zogut dhe mundesisht t'i infiltroje ata ne Shqiperi".
Prej ketu mesohet se Tirana nuk ishte ne dijeni te prishjes se Kupit me Zogun ne ate kohe, dhe afrimit te tij me Mid'hat Frasherin. Kjo inkoherence vihet re edhe ne faktin se Zogu ne kete kohe, mbahej larg planit qe synonte shkeputjen e Shqiperise nga kampi socialist.
Po te vazhdojme t'i referohemi Nikolas Beathel, "ana ushtarake e operacioneve te ketij plani filloi te zbatohet ne tetor 1949 kur grupet e para te agjenteve britanike te armatosur, zbarkuan ne territorin shqiptar". Ndersa Sigurimi i Shtetit, u vu ne dijeni per kete fakt, nepermjet "nje prej burimeve te rrjetit sekret shqiptar jashte vendit, ne fundin e vitit 1949 dhe fillim te '50. Informacionet per grupet e rendesishme, arriten ne mars- prill te vitit 1950".
Intensiteti i bandave diversante qe hynin ne territorin shqiptar gjate kesaj kohe, sa vinte dhe po shtohej. Sipas ish shefit te SHIK Irakli Kocollari, "nga fillimi i vitit 1951 deri ne fund te '52, ne Shqiperi u derguan ilegalisht permes kufirit tokesor, zbarkimit nga deti dhe desantimit nga ajri, 233 grupe te armatosura spiunazhi, ne te cilat u aktivizuan 892 vete".
Me 23 mars 1952, Sigurimi i Shtetit u njoftua se kanalet e tij te zbulimit ne Nee York, Kajro dhe Rome se "... pergatitet nje bande me mision teper te rendesishem dhe sekret, qe do te perdoret ne drejtim te Shqiperise me njerez te perzgjedhur dhe nder me te besuarit e anglezeve dhe amerikaneve".
Dhe nuk do te kalonte nje muaj, kur me 30 prill 1952, Ministria e Brendshme u njoftua per kalimin e kufirit nga nje grup diversantesh ne zonen e Korces. Ndersa me 5 maj, nje aeroplan jo larg prej andej, kishte kryer fluturime te uleta. Pas disa ditesh, me 18 maj, ishte njoftuar per levizje ilegale te nje grupi, ne rrethin e Matit. Ndersa te nesermen ministria e Mbrojtjes kishte njoftuar se "...ishin kapur sinjale te koduara te nje transmetimi me radio, gati ne verilindje te Shqiperise".
Ne kete menyre ata kishin rene ne gjurmet e bandes se Zenel Shehut. Pas arrestimit te te cilit, Sigurimi nisi nje operacion, qe me pas mori permasat e nje loje spiunazhi nen emrin e koduar "Liqeni i Vajkalit".
Ne kete kohe, agjensia e lajmeve Rojter njoftone me 12 maj 1952 se "ekzistenca e regjimit shqiptar tanime eshte ceshtje javesh". Ndersa me 30 maj AFP lajmeronte se "guerilet po luftojne me vendosmeri". Radio "Greqia e Lire" kishte emetuar me 20 prill lajmin se "ne Shqiperi jane formuar njesi te posacme ushtarake te perbera nga parashutiste greke dhe emigrante".
Por operacioni "Liqeni i Vajkalit", ne qender te te cilit ishte nje radioloje e Sigurimit te Shtetit, vazhdonte te terhiqte nje e nga nje sebashku, thuajse te gjitha fijet e padukshme te operacioneve ushtarake qe pergatiteshin ne Malte, ishullin tjeter Palagia ne detin Egje, apo ne afersi te 3 qyteteve te Gjermanise Perendimore: Munchen, Heidelberg dhe Frankfurt. I arrestuari Zenel Shehu, njeri prej kapove te bandave shqiptare, i komunikonte qendres me radio, te gjitha mesazhet e skenarit te Sigurimit te Shtetit.
Sipas statistikave, rreth 300 prej atyre qe desantuan gjate kesaj kohe, u vrane ne perpjekje me forcat shqiptare te ndjekjes, apo u pushkatuan pas gjyqeve. Grupi i fundit zbarkoi ne Shqiperi ne 1 majin e 1953. Ne krye te tij ishte Hamit Matjani, padyshim me i famshmi nder desantet. Arrestimi i tij, shenoi edhe fundin e operacioneve ushtarake te drejtuara nga CIA dhe MI-6 kunder qeverise komuniste te Hoxhes. Edhe Matjani ra ne gracken e radiolojes se Sigurimit, e realizuar nepermjet ish desanteve te kapur me pare Zenel Shehu e Xhaferr Mema.
Ne fundin e viti 1953, Radio Tirana filloi transmetimin e drejtperdrejte te nje procesi gjyqesor publik, kunder grupit te agjenteve te stervitur nga anglo- amerikanet. Pra gjithcka ishte bere e njohur, duke shkaktuar buje te madhe dhe duke u botuar cdo dite ne te gjitha gazetat shqiptare.
DESHTIMI I PARALAJMERUAR
Sipas ish Drejtorit te CIA-s Villiam Colby, "operacioni deshtoi, sepse autoritetet shqiptare, kishin infiltruar ne organizatat e emigranteve dhe lokalizonin vendodhjen e shumices se grupeve pothuajse qe ne kohen kur ata zbarkonin nga deti ose hidheshin me parashute".
Tradhetia e Filbit nuk ishte e vetmja shenje e rrjedhjes se sekretit rreth operacioneve ne Shqiperi. Sipas Sherbimeve Sekrete Perendimore, kishte rrjedhje informacioni edhe nga ambjentet e Komiteteve te emigracionit shqiptar ne Rome, ku personeli i Ambasades Shqiptare atje ishte shume aktiv. Po ashtu edhe ne Athine.
Deshtimin ndoshta e ka pershpejtuar edhe vdekja e papritur ne 3 tetorin e 1949, e kreut te "qeverise shqiptare ne mergim", Mid'hat Frasheri. Sipas Beathelit, rreth kesaj vdekje ende te mistershme "ekziston edhe nje variant i vrasjes (shkaktimit te infarktit nepermjet ilaceve apo nepermjet gazit nga agjentet e KGB-se).
Kim Filbi, agjent i dyfishte, i cili kishte qene ne Londer ne shtator te vitit 1949, kur Mid'hat Frasheri e koleget e tjere te Komitetit ishin atje, mendohet se kishte njoftuar agjentet e KGB-se ne Nee York qe te vepronin mbi Mid'hat Frasherin, ashtu sic kishin vepruar edhe mbi disa personalitete te tjera antikomuniste te Lindjes, si Stepan Bandera, Lev Rebet, Georgi Markov etj. Mid'hati u gjend i vdekur sic supozohej nga nje atak zemre, atehere kur Kim Filbi udhetonte per ne Nee York me anijen "Coronia".
Sipas Gabriel Partosh "nje nga mesimet e nxjerra nga fiaskoja shqiptare e CIA-s, ishte konkluzioni i vyer se te kaloje thjesht nga frenimi- nga ndihma qe u jepej regjimeve perendimore per te mbijetuar- te zbrapsja e komunizmit, njera nga slloganet amerikane te viteve '50, ishte dicka tejet e veshtire".
Por ekziston edhe nje teze e fundit per shkaqet e "fiaskos se CIA dhe MI- 6". Per Reginald Hibbert,- ish oficer i misioneve angleze ne Shqiperi gjate luftes,- "ishte nje shprese e humbur te mendoje se pasuesit e merguar te nacionalisteve, te cilet kishin deshtuar me 1944, do te mundnin, pasi te sterviteshin nga Smajli dhe te depertonin ne Shqiperi, te ishin ne gjendje te ngrinin njerez kunder sundimit te hekurt te Partise Komuniste Shqiptare, pas 6 vjetesh dhune sociale drakoniane".
Alfred Peza
Artikujt te shkeputur nga gazetat "Korrieri" e "Koha Jone".