Post reply


Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: stellina
« ne: 21-08-2022, 10:34:23 »

Letra e Mretit Zog-I dërguar Kryeministrit Koço Kotta në vitin 1929 në lidhje me ndalimin e mbulesës të femrës shqiptare.

« …Duhet t’a kuptojme, nji here e mire, se nderin e shqiptarit nuk mund t’a mproje nji mbulese, por vetem karakteri burrnuer i tij dhe zakonet e pastra t’onat, * kemi trashiguem prej te Parve t’ane.
Duhet * na t’i edukojme vajzat shqiptare, edukim i cili duhet te shkoje paralel me ate te djalit shqiptar.
Disiplina, sakrifica dhe perparimi jane udhe e vetme * shpjen nji Komb kah perparimi. Do te me vinte shume keq e se, per ket, nuk do te duronte qe, te ngarkuemit me detyren e edukimit te Kombit, t’u shmangen ketyne drejtimeve.
Shqiptari duhet te jete shqiptar e, as Kisha as Xhamija, nuk duhet t’a influencoje ate per m’u largue nga ndergjegja, ndjenja dhe ideja kombetare.
Kam respektin ma te madh per te gjitha fete e ndryshme qe ushtrohen ne Shqipni dhe nderoj misjonin fetar * kryhet nder Kisha e nder Xhamija; por vetem deri aty, se ndryshe kam me qene anmiku ma i rrepte i atij qe do te guxoje te perdoroje fene si mjet dasije kombetare.
Shqiptari, i ç’do feje qofte, asht shqiptar e, ketij, ne rast rreziku t’Atdheut, nuk i vjen per ndihme myslimani i Azise ase i krishteni i Europes… »
MEDIA INDEPENDENT