Nxitja e Hrushovit për zhdukjen e Enverit - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nxitja e Hrushovit për zhdukjen e Enverit

Nxitja e Hrushovit për zhdukjen e Enverit

· 1 · 432

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-11-2011, 00:20:05
Jyoti Basu, komunisti indian: Nxitja e Hrushovit për zhdukjen e Enverit


Jyoti Basu ishte një politikan i njohur i Partisë Komuniste në Indi. Ai njihet si ministri më jetëgjatë në regjimin komunist të shtetit të Bengalit (1977- 2000). Si të gjithë udhëheqësit komunistë të kohës, Basu ka hedhur në letër kujtimet e tij mbi jetën politike, ish- Bashkimin Sovjetik, vështirësitë e mbajtjes së regjimit etj.

Pjesa interesante në kujtimet e tij është momenti kur flitet për ish- Bashkimin Sovjetik dhe Shqipërinë. Pikërisht në momentin që marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BS-së ishin prishur. Basu ishte kritik ndaj BS-së së Stalinit.

“Në vitin 1962 unë vizitova BS-në bashkë me dy komunistë të tjerë. Ne kishim ngritur një çështje shumë të rëndësishme në Këshillin Kombëtar: Përse qeveria e BS-së, në atë kohë ishte në pushtet Hrushovi, po i kërkonte popullit shqiptar që të hiqnin qafe qeverinë komuniste të Enverit?!”, kështu shkruan Basu.

Në kujtimet e tij Basu thekson se Partia Komuniste në Indi nuk mund të kuptonte se me çfarë të drejtë një shtet tjetër kërkonte t`i imponohej një populli në lidhje me udhëheqësit e tij politikë.

“U mor vendimi që ne të tre të shkonim dhe të takonim teoricienin e tyre më të mirë, që në atë kohë ishte Suslov dhe historianin e tyre më të mirë, që në atë kohë ishte Ponomariov. Pas një takimi që zgjati katër orë, ne i pyetëm në lidhje me çështjen shqiptare. Përgjigja e tyre ishte: Ju nuk e dini se çfarë propagande po bëhet në Shqipëri kundër nesh, pavarësisht se vendi drejtohet nga Partia Komuniste”, kështu shkruan Basu në kujtimet e tij. /shekulli

Temat e fundit