×

Përmendorja e Skënderbeut në metropolet kryesore te Botes !

Përmendorja e Skënderbeut në metropolet kryesore te Botes !

· 9 · 5705

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 10-03-2006, 10:45:46
Ne shqiptarët, ndoshta më tepër se të tjerët, kemi
nevojë të promovojmë vlerat tona më të mira, sidomos në kushtet aktuale, ku duhet thënë se imazhi ynë kombëtar, për arsye të ndryshme, disi ka rënë. Kemi menduar dhe, madje jemi duke e provuar, se një nga rrugët që duhet ndjekur për të përmirësuar në njëfarë masë imazhin e cënuar është angazhimi për ngritjen e përmendoreve për njerëzit tanë të mëdhenj, atdhetarë, dijetarë, klerikë të shquar etj. Gjatë punës 15-vjeçare në drejtimin e shoqatës ndërkombëtare për solidaritet dhe zhvillim të vendeve të lindjes, "Solidest", me seli në Gjenevë, më është dashur të mësoj shumë dhe të veproj në shumë vende të botës, ku kam dërguar zërin e kombit tim dhe kam ndihmuar për ngritjen e dinjitetit të bashkëkombësve të mi pranë autoriteteve shtetërore.
Në fillim vendosëm bustin e Skënderbeut në Gjenevë
Pas përgatitjes së një projekti për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë, bust bronzi që e kisha paguar në vitin 1991 në Tiranë, mora iniciativën, duke iu drejtuar për këtë fillimisht autoriteteve zvicerane, deri sa më në fund ia arrita qëllimit, duke siguruar miratimin e këtij projekti pas gjashtë vitesh. Kështu, busti i Skënderbeut u përurua në Gjenevë më 1 nëntor 1997. Më tej vijuam me projektet për ta ngritur atë edhe në metropole të tjera, ku sytë e shqiptarëve e kërkojnë e krenohen me bustin e Skënderbeut...
Përmendorja e Skënderbeut në Londër
Starti i përpjekjeve për ta vendosur Skënderbeun në Londër filloi pikërisht nga një njohje e hershme me ish-bashkëpunëtorët e mi britanikë, që operuan në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore. Bashkëpunimin e dikurshëm me ta në vitet e luftës partizane u mundova ta vija në shërbim të këtij misioni të ri. Ishte njohja që zë fill qysh para 60 vjetësh, pikërisht aty nga fundi i verës së vitit 1943, ku Enver Hoxha, atëherë komisar i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare, ish-profesori im në Liceun Francez të Korçës më ngarkoi të zëvendësoja Koço Tashkon pranë misionit anglez të parashutuar në vendin tonë, që drejtohej nga majori Neel, si edhe me një mision tjetër që shoqërova për te Baba Faja Martaneshi dhe Haxhi Lleshi në Dibër. Ditët e mira të miqësisë me mysafirët britanikë të asaj periudhe të zjarrtë u përpoqa për t'i riaktivizuar me aq sa të mundesha dhe për të thënë të vërtetën, më shërbyen jo pak në përpjekjen për të sensibilizuar opinionet zyrtare e kulturore në Britani, për projektin e një busti të Heroit tonë Kombëtar aty. Një motiv tjetër për t'u mbështetur në këtë nismë të rëndësishme ishte qëndrimi shumë i mirë i kryeministrit, Toni Bler, për mbrojtjen e shqiptarëve të Kosovës. Vendosa t'i shkruaj një letër personale dhe shfrytëzova të gjitha njohjet për të garantuar mbërritjen e saj në dorë të kreut të Anglisë, aq i dashur për shqiptarët kudo që janë. Njohja dhe bashkëpunimi ushtarak i dikurshëm me misionarët britanikë dhe mbrojtja që u bëmë sidomos atyre në malet e Shqipërisë në kohën e luftës së përbashkët, më dha dorë në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me kryeministrin britanik. Letrën e kisha përgatitur në kohën kur pati një lëkundje të madhe nga disa shtete evropiane, lidhur me vazhdimin e luftës së NATO-s në Kosovë, deri në mundjen e Jugosllavisë. Në atë kohë, kaq me rëndësi për fatin e Kosovës, kryeministri Toni Bler, i mbështetur nga mbretëresha Elisabet, dha mendimin që krahas bombardimeve të fillonte edhe lufta në terren. Ky vendim i tyre më preku, prandaj e ndjeva të nevojshme t'i çoja edhe një mesazh falënderimi dhe mbështetje kryeministrit britanik, në cilësinë time si veteran i thjeshtë i Luftës II Botërore, një vullnetar për çlirimin e Evropës nga bisha nazifashiste. Sigurisht, në kurajën për të bërë këtë letër krejt personale më motivonte fakti se kështu vazhdoja luftën për të drejtat e njeriut në botë, me gjithë moshën time të thyer. U prezantova me emrin tim të vërtetë dhe si veteran i Luftës së Dytë Botërore e falënderova atë dhe mbretëreshën, që kur Evropa po lëkundej dhe kishte mendime të ndërpritej lufta e Kosovës, ata mbajtën qëndrimin fisnik, duke e çuar atë deri në fund. Me atë rast i kërkova mbështetjen e projektit tonë për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Londër.šLetra e 10 qershorit 1999 i ra në dorë kryeministrit, Toni Bler, sipas premtimit që më kishin dhënë. Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe më njoftoi pranimin e dhuratës sime, bustin në bronz të Skënderbeut nga ana e kryeministrit britanik, dhe falënderimin që më bënte personalisht me këtë rast. Më njoftuan ndërkaq për formalitetet që duheshin bërë pranë Bashkisë së Londrës për caktimin e vendit të ngritjes së bustit të Skënderbeut etj. Deri më sot janë bërë disa takime në Londër në rang ambasadorësh, duke filluar nga ish-oficeri britanik, Reginald Hibert, i misioneve angleze të parashutuara në Shqipëri, të cilin e kisha pasur edhe mik në shtëpinë time në Gjenevë, me ambasadorë të tjerë, si edhe me shqiptarë nga bashkësia e tyre e Londrës, ku krijuam degën e shoqatës sonë "Solidest". Shkëmbyem disa letra me Ministrinë e Jashtme britanike si edhe me ambasadën tonë në Londër, e cila ngulte këmbë pa të drejtë, që unë të kërkoja ngritjen e statujës me kalë të Skënderbeut në Londër, kërkesë kjo që nuk më është dukur kurrë e drejtë, sepse në çdo kërkesë duhej ruajtur masa. Skënderbeu, ky simbol bashkimi na përkiste të gjithëve.
Më vonë edhe vetë presidenti Moisiu e vazhdoi interesimin që tregoi dikur si drejtues i kryesisë së Organizatës së Bashkuar të Veteranëve. Kësisoj, kur shkoi në Londër si president, u azhurnua për ecurinë e projektit të ngritjes së bustit të Skënderbeut në kryeqytetin britanik. Unë mendoj se rruga për ngritjen e një përmendoreje të Skënderbeut është e çelur tashmë prej disa vitesh. Mjafton të ndiqet çështja pranë organeve bashkiake që ai, nga një ëndërr e paarritshme, të bëhet realitet. Realizimi i projektit të Skënderbeut në Londër po merr kohën e vet, veçse shqiptarët, si ata që jetojnë e punojnë në Londër e të tjerë, e sidomos miqtë tanë britanikë, duhet të jenë më të këmbëngulshëm për ta bërë projektin e nisur, mundësisht sa kohë që të jetë në krye të qeverisë britanike kryeministri Toni Bler, mbështetjen e të cilit e kemi siguruar zyrtarisht. Unë mendoj se vetëm bashkimi i shqiptarëve me miqtë britanikë, prej të cilëve është rasti të falënderojmë kujtimin e ambasadorit, Reginal Hibert, dhe kryetarit të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptar, mund të bëjë të mundur vendosjen e Skënderbeut në një park të Londrës.
Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris
Projekti i statujës së Skënderbeut në Paris, i ndërmarrë nga "Solidest"-i që në vitin 1996, ka parasysh variantin e heroit tonë kombëtar mbi kalë. Kemi marrë kontaktet e para me deputetë të Asamblesë Kombëtare Franceze, prej të cilëve dallojmë zotin Renaud Muselier, Sekretar Shteti i Punëve të Jashtme të Francës, i cili ka qenë gjithë kohën i lidhur me botën shqiptare dhe na ka mbështetur në nismën tonë, duke kontribuar konkretisht për realizimin e tij. Fillimisht projektin e kemi adresuar për ta miratuar tek kryetari i Bashkisë së Parisit, ndërkohë që jemi mbështetur energjikisht nga zoti Skënder Zogu, i cili e ka pasur dhe vazhdon ta ketë për zemër këtë projekt. Zoti Muselier, në një nga letrat e fundit që më ka dërguar, më shkruan për
takimin që ka pasur me presidentin Shirak, të cilit i ka folur konkretisht për këtë dhe ka kërkuar ndihmën e tij rreth realizimit të këtij projekti. Sot, në vitin 2006, mund të themi se realizimi i këtij projekti të madh ka përparuar shumë dhe duket se po i afrohet fundit. Në këtë aspekt kemi kërkuar edhe angazhimin e qeverisë shqiptare, nëpërmjet vendosjes së një komunikimi me kreun e ekzekutivit shqiptar, Berisha, dhe ministrave përkatës, për të shpejtuar konkretizimin e projektit, duke ndihmuar financiarisht për derdhjen në Tiranë të statujës së Skënderbeut, duke plotësuar të gjitha kërkesat e komisionit përkatës të bashkisë dhe nga ana e cilësisë t'i përgjigjet standardit të Parisit, qytetit të dritës dhe bukurive të rralla. Kështu, projekti ynë, përveç karakterit të tij ndërkombëtar që pati në nisjen e tij në vitin 1996, pas 10 vjetësh mund të marrë edhe karakter shtetëror. Ne si "Solidest" e falënderojmë paraprakisht qeverinë e sotme të Shqipërisë, e cila me dhurimin eventual të statujës me kalë të Skënderbeut do të përshpejtonte shumë ngritjen e monumentit dhe do të shkurtonte fazën e mbledhjes së fondeve për realizimin e veprës artistike. Pak a shumë kështu ndodh edhe me përpjekjet për ngritjen e bustit të Skënderbeut në Strasburg, kryeqyteti i Evropës, që nga viti 1995, para pranimit të Shqipërisë në Parlamentin Evropian, ku autoritetet zyrtare presim të na japin OK përfundimtar.
Busti i Skënderbeut në Spanjë
Për këtë vitet e fundit kemi marrë kontakte direkte me personalitete spanjolle dhe katalane me komunitetin shqiptar në Barcelonë, Madrid etj., dhe aktualisht jemi duke iniciuar bashkarisht ngritjen e kësaj vepre, diku, në një qytet të rëndësishëm të Spanjës, të bazuar në lidhjet historike të spanjollëve, e sidomos katalanëve me shqiptarët. Këtu kemi kujtuar edhe se, në historinë e Katalonjës përmendet Skënderbeu i lidhur me mbretin Alfons në vitin 1453. Në Barcelonë kemi ngritur degën e shoqatës "Solidest", e cila ndjek çështjen e realizimit të projektit në Barcelonë e në pamundësi të tij, atë të statujës së Nënë Terezës aty.
Statuja e Skënderbeut në Melburn të Australisë
Prej vitesh jemi në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësues të bashkësisë shqiptare në qytete të ndryshme të Australisë dhe kemi gjetur bashkëpunimin e tyre në realizimin e ngritjes së bustit të Skënderbeut në Melburn. Na kanë ndihmuar sidomos për këtë zoti Cezar Jakupi, kryetari i një shoqate të rëndësishme të Australisë dhe zoti Rauf Soulio, konsull nderi i Shqipërisë në Australi. Projekti ka gjetur mbështetjen e delegacionit të veteranëve të luftës të Australisë, që mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Botërore të Veteranëve, që u bë në Johannesburg në vitin 2003.
Busti i Skënderbeut
në Buenos Aires

Kemi kërkuar që edhe në Buenos Aires të ketë një shesh me emrin e Skënderbeut dhe na është premtuar nga pala vendase, që me reciprocitet emërimin e një prej rrugëve të Tiranës "San Martin", hero i pavarësisë argjentinase, kjo çështje është e mbyllur. Tirana ka emëruar tashmë një nga sheshet e veta në afërsi të Kopshtit Botanik me emrin e heroit të pavarësisë së Argjentinës, "San Martin", tani "topi" mbetet në palën tjetër.
Statuja e Skënderbeut me kalë në Nju Jork
Kemi filluar përpjekjet qysh në vitin 2002 për realizimin e projektit të mësipërm në Bronks të Nju Jorkut, ku ka shumë shqiptarë, për të cilin tashmë kemi krijuar atje edhe një komision popullor që ka për mision menaxhimin e realizimit të këtij projekti. çështja ka mbetur e hapur, por jemi optimistë, aq më tepër sot, kur kongresi amerikan e ka thënë fjalën e vet të mirë për Skënderbeun.
Statuja e Skënderbeut në Kanada
Pas kontakteve me shqiptarë të Kanadasë, në Montreal, Otava, Uindsor, kemi dalë në përfundimin se shqiptarët e Kanadasë e kanë mundësinë ta ngrenë statujën e Skënderbeut në Toronto, madje të shoqëruar me kolokiume shkencore serioze. Në kontaktet që kam pasur me ambasadën kanadeze në Zvicër, pasi u tregova se Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i shqiptarëve është vlerësuar nga heroi i Kanadasë, Xhejms Uolf, si një nga gjeneralët më të zotë në komandimin e një ushtrie të vogël mbrojtëse, ata pranuan që Kanadaja do ta vendoste bustin e Skënderbeun, nëse do të vinte një propozim nga bashkësia shqiptare në Kanada. Në këtë mënyrë pra, sfida ka mbetur te bashkësia.
Skënderbeu në Madagaskar
Në dy takime që kam pasur me Presidentin e Madagaskarit, ai e kuptoi drejt qëllimin e shoqatës sonë për t'i bërë të njohur popullit malgash figura të ndritura të botës shqiptare, si një shkëmbim kulturor midis popujve, edhe pse të largët gjeografikisht
Skënderbeu në Berlin
"Solidest"-i, më 7 prill 1998, nga Gjeneva i është drejtuar zyrtarisht kryetarit të Bashkisë së Berlinit me një projekt të rregullt e të argumentuar shkencërisht, për të nderuar dhe figurën e Skënderbeut dhe sinjalet e deri tanishme janë shumë pozitive.
Busti i Skënderbeut në Pragë
Vazhdon puna për të përforcuar lidhjet tona me autoritetet çeke për ngritjen e bustit te Skënderbeut në pyllin e parkut "Petshin" të Pragës. Këtë radhë shpresojmë që në mbledhjen e veteranëve të luftës të Evropës, që është caktuar të mbahet në Pragë në maj të vitit 2006, veteranët çekë, por dhe evropianë do të na ndihmojnë pranë organeve bashkiake të Pragës për lejen e vendosjes së bustit të Skënderbeut në vendin e nderuar.
Konkluzion:
Ne i përmbahemi bindjes, se të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë kanë për detyrë t'i zbulojnë personalitetet e mëdha e të shquara me origjinë shqiptare, njerëzit që kanë dhënë kontributin e tyre të çmuar për zhvillimin e njerëzimit, për t'u bërë atyre nderimet që u takojnë, sepse kështu nderojmë vendin tonë, i cili ka kaq shumë nevojë, sidomos tani në rrjedhën e proceseve integruese, ku ne kemi me se të prezantohemi për nga vlerat dhe identiteti ynë kombëtar.

Nga Astrit Leka
« Editimi i fundit: 17-11-2006, 13:24:18 nga Berni »

  • Postime: 229
  • Gjinia: Mashkull
blue_feather
#1 ne: 06-07-2006, 06:08:07
Do kisha shume deshire qe ta shihja bustin e te madhit Gjergj Kastrioti ne qytetet turke Bursa dhe Stamboll,aty ku ka me se shumti shqiptare.cfare mendimi keni per kete?

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#2 ne: 06-07-2006, 07:07:13
Do kisha shumë dëshirë qe ta shihja bustin e te madhit Gjergj Kastrioti ne qytetet turke Bursa dhe Stamboll,aty ku ka me se shumti shqiptare.çfarë mendimi keni për këtë?
Po,por pikerisht keto buste te skenderbeut po na heqin neve identitetin Iliro-shqiptar dhe po na bejne Romako-bizantino evropian me dhune.
Ne Turqi nuk ka vend ende per Romak dhe sllavogrek,dhe per kete s`ka vend per te...edhe pse ai Turqise i sherbeu njesoj sikurse sllavo-grekeve.
Rrofshin Skenderbeu dhe "motra" tereze,Alfred Moisiu,Pjeter Rugova,Ismaileux Kadarée,Rrofte Papa Gjon Pali... dhe "Romet" e evropes se re (ish shqiptaret)! ;) :P

  • Postime: 350
Glaserian
#3 ne: 06-07-2006, 09:48:48


Turqit ...mos pafshin ditë........( po mallkoj si një plake, se na kanë vrarë rëndë, gjithkund)

 

  • Postime: 519
  • Gjinia: Mashkull
prijsi
#4 ne: 06-07-2006, 11:02:04
e kujt nuk do ia kishte qejfi!nje bust ne kostandinopoje,cfare mrekullie.
ne fakt turku si aleat i ri i shqiperise mund ta beje nje gje te tille.
ti themi jo turkut ne UE pa bustin e skenderbeut ne stamboll. :perqafim :D

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#5 ne: 25-09-2006, 11:17:36
Busti i Skënderbeut ngrihet në Detroit

Presidenti shqiptar Moisiu në përurimin e statujës


Më shumë se dhjetë mijë shqiptarë pritet të mblidhen në sheshin jashtë kishës së Shën Palit ditën e sotme në një eveniment të rëndësishëm për ta. “Kardinali e Kishës Katolike në Detroit, Adam Maida dhe presidenti shqiptar, Alfred Moisiu, do të zbulojnë sot statujën e heroit shqiptar, Skënderbeu, i cili simbolizon mënyrën se si katolikët dhe myslimanët shqiptarë dikur i tejkaluan diferencat në dobi të unitetit kombëtar”, shkruan “Detroit Free Press”. Statuja e Skënderbeut ka kushtuar 150 mijë dollarë dhe është punuar nga skulptori shqiptar, Kreshnik Xhiku.
Ceremonia
Ceremonia do të mbledhë në rrugën “525 W. Auburn, Rochester Hill” rreth dhjetë mijë shqiptarë jo vetëm nga Detroiti, por nga gjithë SHBA-ja. Vetë Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu do të jetë i pranishëm për të përuruar skulpturën e gdhendur nga Kreshnik Xhiku. Atë Anton Kcira, i kishës katolike shqiptare të Shën Palit, u shpreh: “Skënderbeu është një hero i madh për shqiptarët, por ne mendojmë se ai duhet të konsiderohej si hero edhe nga pjesa tjetër e botës, nëse njerëzit do të dinin historinë e tij”. Ndërsa Frances Trix, antropolog në Universitetin e Indianës dhe ekspert në historinë fetare të Shqipërisë, u shpreh: “Për vite me radhë në mënyrë të pabesueshme ai i mbajti forcat osmane jashtë Shqipërisë dhe jashtë pjesës tjetër të Evropës. Ja përse ai është një hero për gjithë shqiptarët”.
Kreshnik Xhiku
Kreshnik Xhiku ka qenë dekan ne Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë. Pas mbërritjes së tij në SHBA, ai e vijoi profesionin, duke bërë që skulpturat e tij të jenë pjesë e shumë koleksioneve private dhe shtetërore dhe duke fituar një sërë çmimesh.

Qytetet ku ngrihet busti i Skenderbeut

Tiranë
Krujë
Prishtinë
Romë (Itali)
Vjenë (Austri)
Budapest (Hungari)
Gjenevë (Zvicër)

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#6 ne: 17-11-2006, 13:25:04
Shkupi, gati për monumentin e Skënderbeut

Gjithçka është gati në Shkup, në vendin ku do të ngrihet monumenti i Heroit Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Këtë e bën të ditur kryetari i komunës së Çairit në Shkup Izet Mexhiti.

Skulptori nga Tirana që ka realizuar veprën Thoma Thomai po bën ndërhyrjet e fundit mbi bazamentin ku do të vendoset monumenti ku Skënderbeu paraqitet me shpatë në brez i hipur mbi kalë.

Anëtari i këshillit organizativ Haki Mustafa u shpreh se monumenti më datën 20 nëntor do të niset nga Tirana ku dhe është realizuar vepra e derdhur në bronz për në drejtim të Shkupit.

Mustafa theksoi se për gjithë shqiptarët e Maqedonisë kjo do të jetë një ditë feste e madhe.

Shoqata qytetare “Zgjohu” dhe dhe simpatizantët e klubit “Sloga Jugomagnat” me një flamur kombëtar shqiptar rreth 100 m i gjatë do të dalin në doganën e Qafë-Thanës për të pritur monumentin e Heroit dhe më pas do ta shoqërojnë përgjatë rrugës Strugë-Kërçovë-Gostivar-Tetovë dhe më datën 28 Nëntor Skënderbeu do të vendoset në Shkup.

Për realizimin e kësaj vepre monumentale komuna e Çairit ka shpenzuar 120 mijë euro.

Ideatori i gjithë këtij organizimi ka qenë kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i cili nga Prishtina ka deklaruar se së shpejti heroi ynë kombëtar Skënderbeu do të vendoset edhe në Shkup.

Kryetari i Komunës së madhe të shqiptarëve në këtë qytet të Maqedonisë, Izet Mexhiti dhe njëherzi edhe kryetari i komisionit organizativ ka pohuar se “me rastin e sjelljes së Skënderbeut në Shkup do të ketë një sërë aktivitetesh dhe manifestimesh duke filluar nga sesion shkencor kushtuar kësaj figure deri tek shfaqjet teatrale dhe aktivitetet sportive.”

Ai theksoi se këtë vit do të akordohet çmimi prestigjoz “Skënderbeu” që do t’iu jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme.

Shekulli

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#7 ne: 14-01-2007, 22:01:58
Do ishte mirë qe edhe biografine e tij kombëtare dhe fetare t`ia shkruanin ne  pllaken e permendores se tij.Secili mashtrim i sotëm i opinionit shqiptar për te vërtetën mbi Gjergjin ortodoks,turk dhe romak,me vonë ne shqiptareve me shtrenjte do na kushtoje...
Sllavet po buzeqeshin dhe po gëzohen përditë për këto ndytesira Permendore te Gjorgje Kastriotisit  nëpër trojet etnike shqiptare...sepse këto atyre u japin me shumë te drejtë te na sundojne se një permendore e SVETI SAVES(u dhj**** ne te dy)
Kur vret vetvehten me doren tënde,kujt do i kerkosh gjak?
Shqiptaret kane patur gjer me sot vetem tre heronj kombetare:
Oso Kuken,Enver Hoxhen dhe Adem Jasharin.Nese nje permendore e njerit nga keta te tre lejohet te ngritet diku,atehere ai vend do te quhet shqiperi...perndrys he...tera tjerat jane marrezi,turp dhe trathti!

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 02-03-2007, 13:34:13
Parisi dhe Londa, i hapin dyert heroit tone kombetar

I njohur tashmë jo vetëm prej famës, por edhe imazhit.

Brenda këtij viti pritet që në dy kryeqytete të mëdha evropiane, në Paris e në Londër, të vendosen monumente të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.


Me kërkesën e komuniteteve shqiptare atje, në Londër do të vendoset një bust-portret, punë e skulptorit Artan Peqini, ndërsa në Paris, vepra e plotë e Janaq Paços "Skënderbeu mbi kalë", që ndodhet në Krujë e Prishtinë.

Konkurset që përcaktuan punët fituese u zhvilluan gjatë vitit të kaluar nga Galeria Kombëtare e Arteve me urdhër të Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Tradicional për londinezët

Ka pamje heroike, hundë shkabë, mjekërderdhur e me përkrenaren dybrirëshe.

Një pamje e tillë nuk ka si të mos tërheqë vëmendjen qoftë edhe të londinezit më indiferent.

Me kërkesë të komunitetit shqiptar në Londër, në një nga rrugët e kryeqytetit anglez do të vendoset së shpejti një bust monumental i Skënderbeut.

Vepra është gati. Imazhi që u është krijuar shqiptarëve prej shekujsh është respektuar në maksimum. Autori i veprës është skulptori Artan Peqini, i cili prej kohësh e ka nxjerrë nga duart veprën në allçi.

"Është një portret, realizimi i të cilit nuk ka qenë edhe aq i thjeshtë.

Kur vjen fjala për portretin e Skënderbeut, të gjithë ne skulptorët stepemi, sepse të gjithë kanë në mendje portretin e realizuar me mjeshtëri nga Odhise Paskali.

Duhet krijuar diçka ndryshe nga ky portret, por në të njëjtën kohë në përputhje me imazhin që të gjithë kanë për Skënderbeun prej historisë, apo letërsisë", - tregon Peqini.

Vepra është e përmasave modeste, e lartë deri në 1 metër (100 x 70 x 60) dhe tashmë ka përfunduar edhe fazën e fundit të realizimit, derdhjen në bronz, pranë ndërmarrjes së derdhjes së veprave të artit.

Për realizimin e këtij busti, të kërkuar me ngulm nga një shoqatë shqiptare në Londër, e quajtur "Eagle Club" u zhvillua edhe një konkurs rreth 9 muaj më parë.

Konkursi u organizua ngaGaleria Kombëtare e Arteve. Lajmi nuk u bë publik, por qarkulloi vetëm në qarqet artistike.

Pas paraqitjes së boceteve, një komision i përbërë nga Rubens Shima, Genc Përmeti e Ylli Drishti, shpalli si fituese veprën e Peqinit në datën 7 korrik të vitit të shkuar.

"Si skulptor mundohem të mos anashkaloj asnjë konkurs", - thotë Peqini.

Kryetari i komisionit, Rubens Shima, thotë se për të marrë pjesë në konkurs u ftuan disa artistë, të cilët kishin punuar edhe më parë mbi figurën e Skënderbeut.

Sipas tij, punët e paraqitura ishin shumë cilësore, por u vendos për portretin e Peqinit, pasi "ka një ekspresion dhe plastikë, që krijon qartë fizionominë e heroit kombëtar".

Përkrenarja gjithashtu është një "pasaportë" për figurën e heroit.

Shpërblimi për skulptorin fitues është modest, 1.2 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që vetë vepra, sipas Peqinit, sigurisht kushton më shumë, duke pasur parasysh derdhjen në bronz, që është një proces i kushtueshëm.

Figura e plotë

Kloni i tretë i Paços në Paris


Nuk mund të jetë më monumental se kaq. Bashkëkombasit në Francë duhet të jenë të lumtur që në një nga sheshet e Parisit, heroi i zemrës do të shfaqet me gjithë madhështinë e vet.

Është i hipur mbi kalë, ka parzmore, përkrenare edhe shpatë madje.

Me kërkesë të komunitetit shqiptar në Francë, në bashkëpunim me Bashkinë e Parisit, një komision i ngritur me urdhër të ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, vendosi që vepra monumentale e skulptorit Janaq Paço, kushtuar Heroit Kombëtar, Skënderbeut, të vendoset në një nga sheshet e kryeqendrës franceze.

Sipas kryetarit të komisionit, Rubens Shima, (të tjerë anëtarë ishin Ferid Hudhri dhe Suzana Varvarica Kuka) bëhet fjalë për të njëjtin monument që ndodhet në Krujë prej vitit 1959 dhe që u vendos edhe në Prishtinë disa vite më parë.

Sipas Shimës, duke qenë se konkurset për realizimin e veprave të tilla janë të kushtueshme, u përdor një praktikë, që përdoret edhe në vende të tjera të Evropës, pra bërjen e një kopjeje të një vepre të caktuar dhe zhvendosjen e saj në kryeqytete të ndryshme.

"Ishim në dilemë mes Skënderbeut të Tiranës dhe atij të Krujës dhe në fund vendosëm për veprën e Paços, një figurë e plotë e heroit, që arrin deri në 12 metra e lartë", - thotë Rubens Shima.

Gjithçka është vendosur në maj të vitit të shkuar, edhe pse pak ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e paraqiti vendosjen e monumentit të Skënderbeut në Francë si një projekt të ri që do të realizohet gjatë këtij viti.

Skënderbeu i Paços pritet të vendoset në Paris, menjëherë sa Bashkia e atjeshme të vendosë për sheshin ku do të ngrihet monumenti.

"Kemi kërkuar që të tregohet një vëmendje e veçantë për përzgjedhjen e vendit dhe pozicionit ku do të vendoset monumenti.

Ai ka një këndvështrim ndryshe nga të tjerët dhe nëse pozicioni nuk është i menduar mirë, atëherë vepra duket e mangët", - vazhdon Shima, duke sjellë rastin e monumentit të vendosur në Prishtinë, i cili për shkak të vendosjes e ka humbur madhështinë e tij.

Monumenti i Prishtinës do të kujtohet nga të gjithë, jo vetëm për pritjen që iu bë nga shqiptarët e Kosovës, por edhe incidentit të ndodhur me veprën.

Gjatë zhvendosjes heroit iu thye shpata dhe përkrenarja, të cilat sigurisht që u restauruan menjëherë.

Shekulli