Pervjetori i 70-te i bibliotekes se elbasanit - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Pervjetori i 70-te i bibliotekes se elbasanit

Pervjetori i 70-te i bibliotekes se elbasanit

· 1 · 1421

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-10-2004, 21:14:11
U ngrit ne shtepine e familjes Baholli e cila dhuroi fondin e pare me 1000 tituj

'Baholli', pervjetori i 70-te i bibliotekes se Elbasanit


K. Borici

Elbasan - Biblioteka e Elbasanit qe mban emrin 'Qemal Baholli' ka festuar dje 70- vjetorin e krijimit. Per nder te ketij pervjetori te nje prej tre bibliotekave me te pasura e me te medha ne vend, eshte mbajtur nje ceremoni ku te ftuar ishin personalitet te shkences e kultures dhe lexues. Mes te ftuarve ishin gjithashtu kryetari i Akademise se Shkencave, Ylli Popa, zevendes ministri i kultures Edmond Dragoti, kryetari i bashkise se Elbasanit Ardian Turku, personalitete te artit e kultures te ardhur nga Tirana. Drejtoresha e bibliotekes, Drita Cankja, ka vene ne dukje faktin qe biblioteka 'Qemal Baholli' eshte nder me te vjetrat ne vend, me nje fond te ruajtur e pasuruar ne vite, duke u bere nje qender e rendesishme kulturore qe perhere e me shume frekuentohet nga qytetaret. Biblioteka e Elbasanit u ngrit 70 vjet me pare, si dhurate e familjes se njohur intelektuale elbasanase Baholli, e cila fali jo vetem godinen aktuale dykateshe, por dhuroi gjithashtu dhe fondin e pare te saj, 1000 tituj librash. Sot ky fond eshte pasuruar dhe ka rreth 200 mije tituj (pa perfshire periodiket), ku 160 mije jane libra shqip, ndersa pjesa tjeter ne gjuhe te huaj. Pasuri e bibliotekes jane edhe ekzemplare te rralle, ndersa vete godina, vec kushteve optimale per ruajtjen e fondit, kompjuterizimin e tij, ka dhe sallat me kapacitet 200 vetesh. Ndersa ne dite, kjo biblioteke frekuentohet nga 250-300 lexues. Per prof. Ylli Popen, ruajtja dhe pasurimi i kesaj biblioteke, frekuentimi i saj, pasqyrojne krahas te tjerave, edhe traditen e njohur te Elbasanit e banoreve te tij arsimdashes. Pervjetori i 70 i krijimit te bibliotekes se Elbasanit, e gjen kete qender te njohur te kultures te rikonstrukturuar plotesisht, me mjedise bashkekohore, fale edhe perkujdesjes e financimit te bashkise e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve.

« Editimi i fundit: 27-12-2004, 23:12:55 nga Gjumashi »

Temat e fundit