Shqiperia 1997 - Pamje filmike! - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqiperia 1997 - Pamje filmike!

Shqiperia 1997 - Pamje filmike!

· 28 · 10240

  • Postime: 8129
  • Karma: +2/-1
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 03-12-2004, 19:51:02
Max me kenaqe me keto video!
FLM!

  • Postime: 4364
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 03-12-2004, 20:39:36
Ehe <>

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 03-12-2004, 23:00:07
Mrekulli!

Do të ishte mirë që të krijoni si foto-galeria
 VIDEOTEKA  ZERI YT
 që nga: 1991...1997...1999.

Urime!

« Editimi i fundit: 03-12-2004, 23:25:11 nga Kreksi »

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 03-12-2004, 23:32:19
Ide e mire ajo e krijimit e nje videoteke. Por duhen filmime. Kush ka a di ku mund te gjenden te tille, le te lajmeroje dhe per t'i vendosur ne server pastaj mendoj une :)

#5 ne: 04-12-2004, 05:26:04
Shum pamje te cuditshme femij 3 vjec dhe i mesoshin si me gjuajtur me Arme cfare nuk kane punuar njerzit me ate koh kane qene shum budallenj.

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 10-12-2004, 16:14:35
Njerezit nuk kane qene budallenj Berno. Pse ishin budallenj? Se hodhen Salen ?
Njerezit humben parate, djersen e emigranteve, parane e fituar shume here me vdekje, gjymtime e me shkopa gome kurrizeve nga policite e ndryshme te shteteve rraciste ne Evrope.

Tregohu realist shefo, qe mos ta besh dhe ti ate gabim neser, se pastaj rriskon qe kur te shohesh veten te thuash sa budalla paskam qene !

#7 ne: 10-12-2004, 17:21:50
Viti 1997-te ka hyre tashme ne historine tone si viti i barbarise njerezore."Shqiptaret" vrisnin dhe pinin gjak shqiptari.Nje dite dosja '97 do te hapet dhe kanibalet me fytyra njerezish do te japin llogari perpara drejtesise.Pa llogaritur kreret e tragjedise '97,sepse per ata eshte nje kapitull me vete,mjafton te kujtosh Luiza Hoxhen,deputete e PS-se dhe tashme Prefekte ne Berat.Qe shijonte gjakun e nje te riu,pa ndjesine femerore dhe prej nene.Shqiptaret nuk mund te largojne nga kujtesa,krimet monstruoze qe "beheshin ne emer te parave",rrjedha e ngjarjeve tregoi se qellimi ishte gjetke.Tashme prej tete vjetesh nuk thuhet asgje per ate tragjedi,sepse monstrat roze,kerkojne te mbrohen me harresen e saj.Kjo nuk do te zgjase shume.

Shikoje pak kete linkun e meposhtem.

http://barbariakomuniste.tripod.com/pjesa2/id16.html

#8 ne: 10-12-2004, 17:40:11
Mjafton te sjellesh nder mend nje fakt interesant,te publikuar disa muaj para trazirave.Ne parlamentin e Serbise,deputetet serbe i kerkonin llogari gjakatarit Milloshevic,per 20 milione dollare te caktuara per te shkaktuar trazira ne Shqiperi.Pergjigjia e diktatorit serb ishte:"Rezultatin do ta shihni pas disa muajsh".Dhe vertet nga Janari '97-es e ne vazhdim,rezultoi sic kishin parashikuar qarqet antishqiptare ne Beograd dhe Athine.Se kush ishin Komitetet Shpetimit,cfare perfaqesonin ato,cfare synonin e tregoi koha.Ai qe nuk do te pranoj te verteten e hidhur,nuk eshte gje tjeter vecse nje avokat i barbarise antinjerezore dhe antishqiptare.Se ckane bere Gjolek Malaj,Zani Caushi,Alfred Shyti dhe tere shpura e krimineleve ordinere qe suportoheshin politikisht brenda vendit nga e majta,e jashte nga qarqet antishqiptare greko-serbe,dihen nga te gjithe.Eshte mire qe ngjarjet e kobshme te asaj baterdie johumane te mos gjykohen nen prizmin e ideve absurde bollshevike.Histori a ka folur dhe do te vazhdoje te flase per demtet qe ka shkaktuar perandoria e krimit te kuq.Shqiptaret i kane te gjalla vitet e diktatures komuniste,te cilat zor se mund te fshihen nga kujtesa historike.Edhe '97-ta ishte pjese e skenareve ogurzinj,per nje diktature te re,e krijuar tashme nen nje fasade tjeter.

#9 ne: 10-12-2004, 17:42:35
Dëshmi tronditëse e anëtarit të Komitetit të Shpëtimit në trazirat e vitit 1997, Syrja Sherifi

Ne "Komiteti"... që nuk shpëtuam Vlorën


I kërkoj ndjesë familjes Berisha ndaj së cilës janë adresuar një sërë akuzash e fyerjesh - që s'janë të denja - por edhe për diçka tjetër, pasi koha tregoi se protestat tona u manipuluan dhe ne humbëm jo vetëm paratë, por edhe shumë gjak. I vumë nam qytetit dhe nga Vlora janë larguar tashmë shumë qytetarë intelektualë - që vërtet i mungojnë Vlorës

Syrja Sherifi është një nga drejtuesit aktivë të "Komitetit të Shpëtimit" të Vlorës në vitin 1997. Në intervistën e dhënë për gazetën "TemA" ai rrëfen gjithçka mban mend nga ditët e vitit 1997, sulmin mbi SHIK, krijimin e "Komitetit të Shpëtimit", vizitat e politikanëve në Vlorë, dhe trajtimin e oficerëve të SHIK-ut, të kapur nga demonstruesit. Sherifi kërkon ndjesë për fjalorin e përdorur ndaj ish Presidentit Berisha dhe këmbëngul se PS manipuloi protestat dhe zhgënjeu popullin e Vlorës.

Z.Sherifi, ju së bashku me disa persona të tjerë keni qenë në Komitetin e Shpëtimit. Si u organizuan protestat dhe cili ishte qëllimi i tyre?

Qëllimi i protestave ka qenë moskthimi i parave sipas premtimit, nga firma 'Gjallica', ku ishte premtuar se në datën 6 shkurt, kjo firmë do t'u jepte paratë qytetarëve. Afati i dytë u la për në datën 16, por dhe në këtë ditë nuk iu kthyen paratë kreditorëve. Në këto kushte qytetarët vlonjatë, por dhe të ardhur nga qytete të tjera, zhvilluan një protestë, ku dhe u thyen xhamat e bashkisë me gurë nga demonstrues. Për disa ditë protestat nuk u zhvilluan. Protestat e datës 26 janar dhe në datën 6 shkurt, drejtoheshin apo udhëhiqeshin nga njerëz të ndryshëm. Në datën 17 shkurt sërish u zhvillua protestë në Sheshin e Flamurit, duke protestuar disa persona filluan të bërtisnin përse nuk dalin të na udhëheqin intelektualët e Vlorës, në këtë kohë hidhen persona që na njihnin dhe na zgjodhën disa persona për t'i drejtuar. Mua më zgjodhi, me sa më kujtohet, një Qani Shabani nga Kropishti i Vlorës, unë Albert Shyti, personat e tjerë, u ndodhëm ngushtë dhe pranuam zgjedhjen tonë për të drejtuar turmat. Në këtë ditë në bashki zhvillohej mbledhja e bashkisë në prani të disa shoqatave dhe të disa komuniteteve fetare, si dhe merrnin pjesë një grup studentësh, të cilët kishin bërë kërkesë në këshill për të plotësuar disa kërkesa. Në këto kushte vendosëm që në këtë mbledhje të mernim pjesë dhe ne, ku kërkuam që të gjithë së bashku të bëheshim pjesë e zgjidhjes së problemit, sepse problemi ishte kthimi i parave popullit dhe dorëheqja e Meksit, dhe jo e Sali Berishës. Sepse Meksi duhet të ishte në rolin e policit, i cili vë një tabelë në rrugë që paralajmëron shoferët, ku Meksi duhet të bënte paralajmërimin për humbjen e parave në firmat piramidale. Në mbledhjen e Këshillit të Bashkisë dhe nga organet e rendit, u mor leja për zhvillimin e grevës së urisë nga studentët.



Sipas jush, përse u zgjodhën studentët për t'u futur në grevë urie?

Në grevë urie fillimisht do të futeshin qytetarë të thjeshtë, dhe ishin zgjedhur për këtë qëllim ambjentet e Pallatit të Sportit, por mbasi biseduam midis dy palëve me përfaqësues të studentëve dhe me ne që përfaqësonim popullin, ramë dakord që të futeshin në grevë urie studentët, me qëllim realizimin e kërkesave të kërkuara prej tyre dhe protestuesve.



Me sa di unë, ju keni kërkuar të bashkëpunoni në atë kohë me të gjitha partitë, a u realizua ky bashkëpunim?

Është e vërtetë që u kërkua ky bashkëpunim për të sheshuar shumë gjëra, por për fat të keq nuk u realizua, për faj të dy partive më të mëdha në Shqipëri, pozitës dhe opozitës, pjesës së opozitës, në atë kohë PS-ja i vinte era pushtet, ndërsa pjesa që kishte pushtetin, donte të ruante pushtetin, duke adresuar qëllimin e protestave gjetkë, duke spekulluar të dyja partitë politike më të mëdha.



Z.Sherifi ju keni qenë anëtar i "Komitetit të Shpëtimit", si i keni drejtuar protestuesit në protestat e tyre?

Unë them se ne i kemi drejtuar shumë mirë, madje pa u shpërbërë komisariati, kishim rënë dakord që një makinë policie të rrinte në ballë të turmës për të mos bërë rrëmujë, por gjatë këtyre protestave pati dhe incidente, të cilët nuk diheshin se kush i organizonte. Dhe sot unë nuk mund të them se kush ishin këta persona të paidentifikuar, ose më mirë të them këto hije. Por në momentin që politika filloi të fusë hundët, sepse ndjeu erën e pushtetit, gradualisht gjithçka filloi të devijojë, ku nga një protestë për kushte ekonomike, po kalonte në protestë politike.



Kush ishte politikani i parë që mori takim me ju dhe cili politikan u fut i pari në Vlorë në kohën e trazirave?

I pari politikan ka ardhur në Vlorë Skënder Gjinushi, dhe ka ndëjtur në Vlorë nga data 6 shkurt deri në datën 17 shkurt, si dhe është parë Daut Gumëni. Më pas në Vlorë kanë ardhur politikanë të tjerë, të cilët po ndienin erën e pushtetit.



Në protestat e drejtuara nga Komiteti i Shpëtimit, janë hedhur dhe parrulla ofenduese në drejtim të familjes së Sali Berishës, a ishin normale për momentin?

Ndërsa një politikan ka hyrë në politikë, do të pranojë dhe ndonjë sharje nga populli, edhe pse nuk janë normale.

Me këtë rast unë dua të kërkoj një falje publike (ndjesë për fjalorin e keq të përdorur në protesta, në drejtim të dy grave Liri Berishës dhe Vjollca Vokshit, dhe dua të sqaroj se nuk kishte të bënte ai fjalor me nderin e familjes së tyre, por ishte sinonimi i televizionit, sepse nuk mundet të merret nëpër këmbë nderi i një familjeje, apo një individi, me pa të drejtë. Por në ato momente nuk mund të kontrolloje gjithçka, sepse ndërhynte shumë politika, duke futur njerëz në rreshtat e para të turmës.



Në Komitetin e Shpëtimit ka pasur fillimisht, edhe nga pozita e asaj kohe, më vonë u larguan, përse?

Fillimisht Komiteti i Shpëtimit ishte shumë i gjërë, ku mernin pjesë dhe anëtarë të partive të djathta, dhe kjo ishte një gjë shumë e mirë, por më më pas u larguan, sepse ndërhyri politika që donte pushtet. Nëse nuk do të ishin larguar dhe nuk do të kishte ndërhyrë politika, mendoj se gjithçka do të kishte shkuar mirë, ne do të merrnim një sasi lekësh - kurse tani dihet si shkoi puna e lekëve - askush nuk i përmënd ato - e përsëris: ne u çuam për paratë! Në atë kohë bëheshin dhe disa lista për ekzekutime të ndryshme, si nga e majta dhe nga e djathta, madje dhe nga protestues, kjo bëhej për të përçarë popullin e Vlorës, dhe këtë gjë e arritën në një farë mase.



Sipas jush përse u sulmua Shërbimi Informativ?

Unë këtë natë nuk kam qenë në Vlorë, por mendoj se gjithçka ka qenë në kuadrin e thashethemeve, ku persona të caktuar donin që në Vlorë të derdhej gjak, dhe këta kanë qenë hijet e natës, ata që vepronin natën.

Unë dua që ngjarjet e kësaj nate, të mos lihen në harresë, por të zbardhen deri në fund, sepse ekzistojnë fotografi dhe faksimile të ndryshme, madje i ka dhe televizioni shqiptar, si dhe ekzistojnë të gjithë personat që kanë bërë sulmin te SHIK-u, të thirren të gjithë dhe të dalë e vërteta se kush u bëri thirrje qytetarëve për të sulmuar Shikun, kush vrau punonjësit e Shikut, dhe kush vrau 3 qytetarët vlonjatë, si dhe kujt i interesonte kjo gjë. Unë falënderoj vendimin e presidentit Moisiu, për dekorimin e dy punonjësve të Shikut të vrarë në '97-ën, madje është i vonuar, por kjo histori duhej zbardhur deri në fund. Si dhe të zbardhet se kush drejtoi popullin të marrë armët në depot ushtarake duke sulmuar depot ushtarake, të cilat sollën shumë viktima më mbas.



Ju keni ndihmuar dhe një punonjës të Shërbimit Informativ, i cili ishte i plagosur madje duke e dërguar dhe në shtëpinë e tij në veri?

Po është e vërtetë, unë, në datën 28 shkurt, natën që u sulmua Shiku, nuk isha në Vlorë, por kur edha në mëngjes, pashë se të gjithë ishin të armatosur me armë. Në këtë kohë më thonë se në duart e disa personave ndodhej një shikas. Unë u kërkova që të ma jepnin mua dhe me të do të merresha unë. Kështu bënë duke patur besim ma dhanë. Unë e mora dhe e strehova te një krushku im. Mbasi e mjekuam, mora në telefon të afërmin e tij dhe i thashë që të mos bëheshin merak se i afërmi i tyre ishte mirë dhe ndodhej në duar të sigurta. Mbas disa ditësh personin e dërguam në tiranë me një person, të cilët i kanë ndaluar në Qafën e Koshovicës forcat policore, madje dhe i kanë qëlluar me grushta, sepse nuk besonin që ishte punonjës i Shërbimit Informativ. Më pas të dy ata shkojnë në shtëpinë e atij në një nga rrethet e veriut, dhe sot ai person ndodhet jashtë shtetit. Po në këtë kohë në spital ndodhej edhe një shikas i plagosur. Marr vesh që persona të cilët nuk dihej se kush ishin, donin që këtë person ta vrisnin në spital. Posa mora vesh, menjëherë shkova dhe takova drejtorin e Spitalit, të cilit i thashë si qëndronte problemi, dhe vendosëm që ky person të futej në një dhomë ku të mos dinte gjë askush, përveç infermierit. Dhe kështu u bë, derisa u shërua dhe më pas ka shkuar në shtëpinë e tij me ndihmën e një vlonjati, i cili vuri dhe jetën e tij në rrezik. Por unë them se ata që kanë bërë vrasje, nuk janë vlonjatë. E them këtë gjë, sepse vlonjatët, në datën 10 shkurt u përleshën me policinë, dhe mbasi u përleshën, gjakosën dhe zhveshën forcat e policisë, dhe përsëri i veshën, u dhanë bukë, para, dhe i nisën për në rrethet e tyre.



Kush fitoi nga këto protesta, dhe rrëmuja?

Un mendoj se fitoi politika e asaj kohe që ishte në opozitë, e cila ndjeu erën e pushtetit dhe e shfrytëzoi. Unë dua të them se me bandat e krijuara më vonë nuk pati lidhje as pak Komiteti i Shpëtimit, por mendoj se kishte lidhje politika.



A ka pasur mosmarrëveshje brenda Komitetit të Shpëtimit?

Patjetër që ka pasur madje dhe deri në drejtimin e automatikut ndaj njëri-tjetrit, për arsye se filloi të futej politika brënda nesh. Dhe ne kishim rënë në marrëveshje që nuk do të pranonim, përfaqësues politik, dhe nuk do të kërkonim kushte politike për zgjidhje, por vetëm kthimin e parave të popullit. Më vonë Komiteti i Shpëtimit filloi të ndahet në dy pjesë, një pjesë kërkonte të qetësonte popullin duke u thënë se paratë do të jepeshin duke i rekomanduar politika, dhe një pjesë që isha dhe unë, kërkonim kthimin e parave të popullit nga firmat piramidale, duke i kërkuar Fatos Nanos të ngrihej një komision për këtë qëllim, si dhe Skënder Gjinushit i kam thënë se ju erdhët në pushtet nga qytetarët vlonjatë, por i keni Vlorës borxh kthimin e parave nga firmat piramidale. Madje dhe disa herë kemi bërë debate me Farudin Arapin, i cili është vetëm një mashtrues që i shërben politikës.



A kishit parashikuar se më vonë do të bëheshin rrëmuja në Vlorë, deri në vrasjen e shumë të rinjve?

Jo absolutisht nuk e kishim menduar se do të ndodhnin ato që ndodhen, sepse përndryshe askush nuk do të kishte dalë në protesta, gjithçka që ndodhi, vetëm nga ndërhyrja e politikës.

Unë sot dua t'i them Nanos se ai hoqi syzet dhe ato i ka vendosur populli, po gabohet, sepse qeveria socialiste zhgënjeu popullin duke spekulluar në kurriz të tyre, ku ky popull i dha pushtetin, të cilët tashmë nuk e meritojnë, sepse nuk mbajtën pemtimin e dhënë për kthimin e parave nga paratë piramidale.



Kush ishin politikanët më aktivë, mbas Skënder Gjinushit?

Më pas ka qënë z.Mejdani, Majkua, Kurt Kola, Dokle, Gumëni, Paskal Milo, Sabit Broka, Ritvan Peshkëpia, e të tjerë. Gabimi më i madh qe pranimi i politikës të futej në bisedime me ne, të cilët ditën të mashtrojnë shumë mirë, për të mbyllur gojën një pjese e Komitetit të Shpëtimit dhe të shfytëzojnë gjithçka për qëllime politike për të marrë në dorë pushtetin.

Unë mendoj se duhet të zbardhet ngjarja, sepse ekzistojnë gjithçka, dëshmitarët, qytetarë, Komiteti i Shpëtimit, persona në vëndngjarje, politikanë, foto dhe filimime, por me sa duket partisë në pushtet nuk i intereson nxjerrja e të vërtetës për gjithçka që ka ndodhur në vitin 1997.

I kërkoj ndjesë familjes Berisha ndaj së cilës janë adresuar një sërë akuzash e fyerjesh - që s'janë të denja - por edhe për diçka tjetër pasi koja tregoi se protestat tona u manipuluan dhe ne humbëm jo vetëm paratë, por edhe shumë gjak. I vumë nam qytetit, si dhe nga Vlora janë larguar tashmë shumë qytetarë intelektualë - që vërtet i mungojnë Vlorës.

Gazeta Tema.

#10 ne: 10-12-2004, 17:46:50
Kriminelët dhe horrat e Komitetit të Shpëtimit, që drejtojnë Vlorën

Sot në Vlorë drejtojnë ish-kuadrot e diktaturës komuniste, ish-punonjës të institucioneve famëkeqe, si ish-Komiteti i Partisë Punës, ish-Komiteti Ekzekutiv. Të gjithë kanë qenë më 1997 me kallashnikov në krah kundwr qeverisw sw Partisë Demokratike. Si drejtues të Komitetit famëkeq të Shpëtimit, nga 1997-2004 u kanë marrë jetën 2600 vetëve... Sot, të varrosur në varrezat e Babicës, me dokumente të rregullt varrimi. Janë po këta që i vunë flakën Vlorës, gjithë Shqipërisë dhe vodhën paratë e firmave piramidale, duke u bërë social-borgjezë të rinj, me djersën e popullit fukara. Janë po këta kriminelë e horra që drejtojnë politikën dhe ekonominë. Për këtë, populli i Vlorës ndjehet i ofenduar, i poshtëruar, çdo ditë më i varfëruar deri në asht, nga këta të paaftë, dallkaukë, me mentalitet drejtues të stilit komunist. Kush janë kriminelët, horrat perversë, kusarët?

Deputetët:

1. Mezan Malaj

Ish-nënkryetar i Komitetit Ekzekutiv të Partisë së Punës, ish-instruktor i Komitetit famëkeq të PP-së, ish-nëndrejtor i kombinatit të naftës apo drejtorisë së përgjithshme të naftës, si beniamini i Manush Myftiut. Njeriu që më 1990 shkatërroi Bankën e Shtetit, duke qëndruar në hije dhe drejtonte kusarët për të vjedhur milionët e saj, po ky njeri i pashpirt e i ftohtë që punon me gjak zvarranikësh, dogji Komitetin e Partisë dhe ia faturoi shokëve e miqve të tij, rrëzoi monumentin e Hysni Kapos dhe pushoi nga puna me një vendim politik të djallëzuar ramizisto-nanoist, bashkëpunëtorët e tij. Më vonë, për disa vjet ndenji në hijen e ustallarëve të tij... për të shpërthyer ne 1997-2004, si qelbësi grek për të majisur plagën shqiptare. Drejtues i paaftë me mendësi tërësisht komuniste, sot deputet i PS-së, ku i bie xhezit të politikës nanoiste.



2. Sabit Brokaj



Një ndër organizatorët kryesorë të revolucionit komunist të vitit 1997. Shtëpia e vëllait të tij, Petrit Brokës, ishte qendra e drejtimit të çdo aksioni të luftës vëllavrasëse që u mori jetën shumë vlonjatëve, çdo aksioni gjakatar, çdo veprimtari antikushtetues. Nga shtëpia ku ishte Sabit Brokaj, drejtohej djegia e djemve të SHIK-ut, sepse ishte afër vendndodhjes së këtij institucioni. Këtu vinte Paskal Milo, përkthyes nga greqishtja, i Komitetit Shpëtimit, Arben Malaj, Frrok çupi e të gjithë udhëzuesit e drejtuesit famëkëqinj komunistë të Komitetit të Shpëtimit të 1997-ës. Ish-ministër i Shëndetësisë. Sot, deputet i PS-së, njeri megalloman e i paaftë në politikë.





3. Eduard Alushi


Ish-kryetar i PS-së. Ka qenë në krye të turmave që dogjën bashkinë, udhërrëfyesi e frymëzuesi kryesor në djegien e Vlorës. Ka dhënë një kontribut të madh si kriminel në revolucionin gjakatar të 1997, edhe si banor i lagjes "çole". Mik i ngushtë i Zan çaushit. Ka fituar miliona duke qenë sekser për të plagosurit e 1997-ës, nga spitali i Vlorës në spitalin e Janinës. Për kontributin që ka dhënë, sot ka vilë në Ujin e Ftohtë, vilë në Vlorë, afër lokal Gorishtit, shtëpi të madhe në Tiranë, biznes pa tatime. Të gjitha këto, për merita për gjak dhe dashuri nga nëna PS.



4. Arben Malaj



Miku më i ngushtë, miku i derës vrasëse të popullit të Vlorës, Zan çaushit, krijues i piramidave, organizator i rebelimit komunist. Në këtë vit, në shtëpinë e Zan çaushit, dy ishin miqtë më të preferuar, këshilltarët ushtarakë-politikë Arben Malaj, Skënder Gjinushi dhe Eduard Alushi. Këta vampirë morën më qafë djemtë e Vlorës, duke i futur në luftë me njëri-tjetrin. Skënder Gjinushi dhe Arben Malaj organizonin trafikimin e njerëzve drejt Italisë. Dihet që Arben Malaj dhe Zan çaushi nisën nga Vlora "Katrin e Radës", ku humbën jetën në Otranto 100 burra, nëna, fëmijë e të rinj. Nën hijen e Arben Malajt, i vëllai Selami Malaj, së bashku me ish-drejtoreshën e INSIG-ut, Marjana Cani(Truja), vajza e Stelo Canit, ish-shef policie në kohë të diktaturës e i dëgjuar për internimin, dëbimet, burgosjet e njerëzve që nuk e donin diktaturën e tij enveriste, kanë privatizuar me dokumente të falsfikuara, pa të drejtë, gjithë katin e dytë të zyrave të INSIG-ut, për shërbimet e tyre dhe tarafit nepotik e gjakësor të tyre.



5. Ardian Myslymi



I biri i Bejto Myslymit nga Lepenica e Vlorës. Babai i tij ka qenë për 40 vjet, drejtori i shkollës së fshatit. Në shtëpinë e tij shtroheshin dreka e darka, ku luanin e pinin oficerët e "Sigurimit" të shtetit, instruktorët e komitetit të PPS-së, e spiunoheshin nga Bejto Myslymi, fshatarët e tij. Bejtoja u akuzua si pedofil që ka kapur për seks nxënëset e shkollës, por drejtësia e "Sigurimit", e mbronte si spiun të saj. Pas 1990-ës, fshatarët, për urrejtjen që kishin, i vunë dinamit në shtëpi. Nga frika e hakmarrjes së mëtejshme, Bejtoja iku me kuç e me maç në Orikum, tek miku i tij Beqir Kashuri, kryetar i bashkisë së Orikumit, që i ka dhënë tokë e shtëpi, për të jetuar si refugjat me varr të mallkuar e të pështytur.

Deputeti ynë freshist, është kopje shpirtërore e strukturore e spiunit Bejto Myslymit. Biri i tij jeton në Tiranë, jeton me paratë e vjedhura, se nuk i del rroga e deputetit, duke u marrë me marifete 60 milionë lekëshe nga arka e shtetit.





6. Fatbardha Shabani



Gruaja me pozitë më të lartë në Komitetin e Shpëtimit (lexo varrimit), më 1997. Eshtë e vetmja në Vlorë që, vajzën e vetme ia marrin jeniçerët e Komitetit të Shpëtimit, familjen s'e hoqi nga "çolja", kur Vlora ishte në shtetrrethim. Ka gënjyer banorët e lagjes ku ka jetuar, duke i lënë pa drita, ujë, pa punë, pa bukë, me rrugë të prishura, ka vjedhur tenderët e tyre. Eshtë një fat i zi për Vlorën, veten e saj dhe fundin ligjor që e pret.

Këta të gjashtë, janë shtabi i madh i Komitetit të Shpëtimit që janë në legjislativ. Jetojnë në Tiranë, e shikojnë Vlorën me dylbitë e Nano-Xhoit, zbresin për të inspektuar Vlorën si ushtarë të kuq të idealeve komuniste. Po të jetë nevoja, urdhërojnë për të "derdhur gjak", si më 1997-ën, se në duart e vlonjatëve janë 38.000 armë të tipeve e kalibrave të ndryshëm. Vlora është çiflig i tyre, ku vjelin miliarda nga trafiqet e klanestinëve, mishit të bardhë, drogës, doganës së Vlorës, tatim-taksave, etj.

Shtabi i Vogël



Eshtë i gjithi "Kapo". Hysni Kapo nga Shpellat e Tërbaçit, e komandon Vlorën nëpërmjet Mezan Malës, që është nip tërbaçiot. Shtabi i vogël i qytetit bregdetar është arkëtar i Fatos Nanos dhe, Mezan Malaj është shef llogarie i Tosit, për të llogaritur paratë e gjakut të aferave të pista. Kush nuk firmos në këtë bordero, e shikon Vlorën nga pozicioni i të varfrit nga fundi i varrit në Babicë. Kë ka punësuar Mezan Malaj në ndërmarrjen e shtabit të vogël, që quhet (Pusht)-eti vendor, me fletët e punës që i ka dhënë Nano greku?



Kryetar bashkie



Shpëtim Gjika, i biri i ish-oficerit të "Sigurimit" të Shtetit, Qamil Bej Gjika, përfaqësues i klanit "Kapo" që survejohet nga Dushan Mugosha i Vlorës, Mezan Malajt, për interes të Nanos sllavo-grekut... i thonë banda e Mezan Malës. Sot, bashkia e Vlorës është mbushur me militantë socialistë nga fshatrat e Vlorës e Tepelenës, e i ngjan një asambleje e kooperativave malore, më mirë, kooperativës bujqësore të Tërbaçit.



I kunati i Shpëtim Gjikës, Sejmen Gjokoli, që kërren edhe këngë. I zhvendosur nga Tepelena, anëtar i Komitetit të Shpëtimit (Varrimit) në Vlorë, bir i revolucionit, falë kontributit në revolucionin komunist në 1997-ën, emërohet drejtor i Zyrës së Punës dhe çështjeve Sociale. Thonë që nuk ka dalë keq me fondet e dhëna në këto drejtori, që ka para me lopatë. Mbasi u ëmbëlsua shumë nga revania me kube e këtij institucioni të rrëmujës e rrëmetit ligjor me kokë poshtë, doli nga jallia për t'u kriposur. Emërohet drejtor i Ndërmarrjes së Kripës, meqenëse është nga Tërbaç-Tepelena. Pa filluar mirë, bleu një makinë fuoristradë, pa kandar leku. I jep lekë nga të ndërmarrjes së Kripë-Shëllirës popullit, për ekipin e basketbollit femra, siç ëhstë rasti i fundit, ku doroviti 1 milionë e gjysëm lekë... thonë gojët e liga, se 500 mijë i mbajti vetë! Ecim më tutje... me tërbaçët që po zhdukin fisnikërinë e Vlorës, e po ngjallin çobanërinë e tyre me kostum e kollare, për të na dhënë relike pa potencë intelektuale, në drejtimin fatkeq të institucioneve të pushtetit vendor.



Drejtor i drejtorisë së shëndetit publik emërohet Elton Dede, po nga Tërbaçi, djali i ish-sekretarit ideologjik të Komitetit të PPSH-së në kohën e diktaturës. I paaftë babai, i paaftë dhe Eltoni. Ngrihet në përgjegjësi nga miku i tij, Mezan Malaj. Ja si trashëgohet pushteti monarkik komunist i nepotikëve nga Tërbaçi, që zyrën e kanë tek Qamili dhe bashkëpunëtorët e tij.

-----------

Drejtor i Portit në Vlorë, emërohet komunisti i devotshëm Platon Bubuq Arapi, ish instruktor i komitetit famkeq të partisë së komitetit varrimit, mik i ngushtë i Mezan Malës. Shoku Platon Bubuq Arapi ishte prefekti i Fierit. U shkarkua andej për abuzime, si abuzues e kusar riemërohet drejtor porti. Shoku PLaton Bubuq Arapi, ka qenë menaxher tek firma piramidale "Silva" në Vlorë. Eshtë vëllai i Farudin Arapit, ka marrë pjesë aktive në krye të protestave të vitit 1997, për të mbrojtur lekët e vjedhura në firmat piramidale.Nga kënaqësia të pasurit para shumë e për lumë, më parë peshonte sa një thes cimentoje, sot lëviz si patok i mbërthyer në dhoga nga djmai i tepërt.

Në bordin drejtues të portit detar ëhstë dhe Liliana Milos, e shoqja e Paskalis Milos. Ajo ëhstë sefe finance e bordit, e cila duhet të japë llogari për 6 milionë dollarët që u dhanë për dnërtimin e portit, por përfunduan në xhepat e tyre. Shiritin për inagurimin e vjedhjeve e preu ish presidenti steril, Rexhep Meidani.



Drejtor i Drejtorisë Tatimeve - Xhevit Kafazi (Malaj). Ka qenë oficer i sigurimit të shtetit, ardhur nga Librazhdi, si furkë e kasolles së Nënë Zyrasë së Galigatit. Ka dhënë një kontribut t madh në shitjen e birrës së Sofos, duke ja u futur konsumatorëve. Bërsit që u merrte një herë alkoolin, i fuste prapë në punë duke u hedhur sheqer grek që binte Sofua... i zienin prapë dhe nxirrnin prapë birrë... Konsumatori e pinte derisa u shtruan në spital shumë vlonjatë pijanec. Pasi mori erë të keqe karakteri i tij si fallsifikues pijesh që procesin e fruktozës e kthen në sakaroz nga sheqeri, si mik i Mezan Malës, emërohet drejtor i drejtorisë së tatimeve. Xhevit Kafazi duhet të cohet për ndjekje penale, se është si institucion borxh në Arkën e Shtetit prej 300 milionë lekë të reja. Kontrolli i Shtetit i ka hapur dokumentat por paratë nuk janë derdhuir në arkë.



Drejtor i Doganës është Kasem Cenaj, sekretar i PS-së në Vlorë, bishti i Mezan Malës, kryetar i stafit elektoral dhe arkëtar në zgjedhjen e kryetarit të bashkisë, Shpëtim Gjika menaxher në firmat piramidale, ardhur nga fshati Rromës, mik e bahskëpuëntor i Zan Caushit në revolucionin komunist vrasës të vitit 1997. Në doganën e Vlorës vjedhejt e konstatuara janë në vlerën e 25.399.000 lekë, shumë për të cilën Kasëm Cenaj duhet të futet në burg, ai duhet të hetohet edhe për 500 milionë lekët që i dha në kohë të fushatës, Shpëtim Gjikës nga arka e shtetit.



Drejtor i Drejtorisë Arsimore - Aleksandër Prifti. Larguar prej dy ditësh nga kjo detyrë si autor dhe bashkëpunëtor në vjedhjen e ndihmave në vitin 1991. U rivendos në vitin 1997, si mik i ngushtë i biollogut të atomeve të parave nga Tepelena Ethem Rukës. Kontrolli i Shtetit i ka gjetur shpërdorime skandaloze me tendera. Asnjë top i kalibrit shqiptar se lian nga vendi, se ka raketa të tipit "patriot grek"... i shpërbleu me lekë,. Prokuroria duhet të nbis hetimet për vjedhejt në drejtorinë arsimore prej 61.000 lekë të reja nga pagesa mbiorganike një personi të imagjinuar, shkelje financiare në drejtim të shpenzimeve në fodnet buxhetore në fushën e prokurimeve prej 151.00 lekë, Aleksandër Prifti duhet të hetohet dhe për shtëpinë katër katëshe që ka ndërtuar me para të vjedhura. vendi i tij është në burg si Nano greku. Në vend të Priftit Aleksandër, emëroeht një nga miqtë e afërt të Mezan Pasha Malës, Pëllumb Binaj. Eshtë nipi i ish sekretarit të komitetit PP-së në kohën e diktaturës, ish instruktor në Aparatin e Komitetit Qëndror të PP-së për Ushtrinë, Manxhar Bina. Vet shoku Pëllumb ka punair ish instruktor në komitetin e PP-së me shokun Mezan Malaj... menaxher në firmën "Silva". Mezan Malaj emëron drejtor të gjimnazit "Ali Demi" së fundi drejtor të drejtorisë arsimore. Thonë se një grup arsimtarësh e nxënësish kur kanë vajtur me një tufë me lule ëpr të dneruar kujtimin e arsimtarit të dneruar nga Vlora e Shqipëria, Harilla Kuçuli...aii ka qeshur me ha-ha-ha nga fundi i varrit për këtë emërim.



Drejtoresha e Spitalit Psiqiatrik - Diana Ibrahimmu5o, e mori këtë vend pune me dhunë, sepse ëhstë e shoqja e ish hetuesit të Havzi Nelës, Kastriot Ibrahimmuços. Bashkë me Avdiun e cuan në litar poetin që ishte kundërshtar i diktaturës enveriste. Ishte Kastriot Ibrahimmuço që si hetues dha materialin hetimor për dnëimin e tij me vdekje. Për super merita kriminale në kohën e diktaturë,s për merita profesionale më të larta kriminale, dhënë në 1997, e kanë emëruar "Kryetar të Dhomës së Avokatisë" në Vlorë dhe të shoqen Drejtoresh të Spitalit Psiqiatrik. Në do që sot të heqësh litartin e vdekjes nga qafa duhet të takosh Ibrahim Pashën. Eshtrë menaxher i jetës, menaxher i litarit e hurit me gjemba, është menaxher i gjykatës, është Feim Avdiui Vlorës. Ka monopolin e liçensave për cështjet penale, ku pagesat për falje apo nxjerrje nga burgu janë në trajtë të barabartë me vëllimin që zënë tullat greke. drejtësia në dmeokraci po zbërthen Ibrahim Pashën, Sazan Alikon, Milto Kordhën e Co. e ka në në bangën e të akuzuarve krimin e kriminelët.

marre nga "tema"

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 11-12-2004, 01:44:13
Njerezit nuk kane qene budallenj Berno. Pse ishin budallenj? Se hodhen Salen ?
Njerezit humben parate, djersen e emigranteve, parane e fituar shume here me vdekje, gjymtime e me shkopa gome kurrizeve nga policite e ndryshme te shteteve rraciste ne Evrope.

Tregohu realist shefo, qe mos ta besh dhe ti ate gabim neser, se pastaj rriskon qe kur te shohesh veten te thuash sa budalla paskam qene !

Ajo qe paraqitet aty dhe qe ka ndodhur, nuk ka te beje dhe aq me parate e humbura. Ajo qe ndodhi ishte shkaterrimi i vetes. Ne ate vit ne treguam pjesen tone me te keqe dhe me te ulet. Humbja e parave nuk do te thoshte te fillonim te shkaterronim vendin tone; veten tone, sepse kjo qe pikerishta ajo qe ndodhi. Humbja e parave dhe revoltat per to, jane dicka tjeter, jane vec fillimi i tragjedise qe ne i shkaktuam vetes.

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#12 ne: 11-12-2004, 06:20:15
Te shkosh e te punosh 10 vjet emigracion gati, te shkosh e te vuash rracizmin ne Evrope, e te kthehesh me duar bosh dhe pa leke eshte dicka qe as armikut nuk mund ti urohet. SHumica futen cdo gje, madje morren dhe pare borxh dhe i futen, morren shpi borxh dhe i futen. Kot nuk erdhen trazirat nga qielli, ose gjakataret qe morren paret.
Shqiperia ato vite ka vuajtur vjedhjen qe i eshte bere nga shqiptare e evropjane ne bashkepunim, para qe sot gjenden neper llogarite e zvicres. Humbja parave ne Rusi solli te njejten gje, vetem se atje nderyhri me shkop gome policia ne kohen e gorbacovit qe te ruante cfare ishte e mundur, ndersa tek ne te pafajshmit iken dhe can ferren. A thuj ti se iken si me qen ne kohen e Zogut, ku disa nga argumentet me qesharake ishin "iku per te miren e vendit, qe te mos derdhej gjak kundra fashisteve". Mire ai qe iku per ate te mire, por keta te tjeret te pafajshmit si i lane gjakpiresat te bejne cte duan ?

E dini konceptin shtet ? Se me duket Bernit duhet me i hap nje teme qe ta kuptoje se car do te thote fjala SHTET.

#13 ne: 11-12-2004, 06:27:46
Mos ishin bere ato Trazirat 70% te parave do ti merrshin po Vlonjatet do te degjoshin prrallat e Fatosit do ju kthej 100 % leket po tashi pse nuk ndien me ato.
Ato qe i organizuan ato ngjarje jane sot ne Pushtet dhe skane cfare te thojn po e verteta do te dali ne drite.
Dhe nje pjese e mire e Vlonjateve dhe Lushnjareve dhe nje pjese e Shqiptareve u pasuruan shum me ato Firma po gjithe ajo gjurolldi erdhi per shkaqe politike dhe jo prej Piramidave.

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 11-12-2004, 07:24:43
Po cte ndihen, trecereku jane vrare e therre me njeri tjetrin, e kan veshur vloren, djep te patriotizmit me te zeza, e kan dal gjakpirsat e tjere andeja qe kerkojne pavarsi a krahina autonome me shoqatat e aktivitete te dyshimta.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 11-12-2004, 15:29:35
Nuk po e kuptoj.
Pse se krijoni një parti te tret ne Shqiperi?
Dihet se rinia ka  interesat e veta prandaj duhet themeluar nje parti te Re !
 

#16 ne: 11-12-2004, 15:56:11
Kreksi jane hapur 2 Parti te reja do te shohim sa rezultat do te kene.
LZHK e Leka Zogut dhe LSI e ILIR Metes.

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 11-12-2004, 16:12:57
Kreksi jane hapur 2 Parti te reja do te shohim sa rezultat do te kene.
LZHK e Leka Zogut dhe LSI e ILIR Metes.
Ku jan Genc Polo dhe Pandeli Majko?

A do  te korrnin sukses keta po te themelonin nga një parti ne vete athua rinia do iu shkoje mbrapa?  Une mendoj se nuk jan te korruptuar keta dy udhëheqës.

#18 ne: 15-12-2004, 22:33:21

Ku jan Genc Polo dhe Pandeli Majko?

A do  te korrnin sukses keta po te themelonin nga një parti ne vete athua rinia do iu shkoje mbrapa?  Une mendoj se nuk jan te korruptuar keta dy udhëheqës.

Keto jane te 2 frikacak qe shkojn mbrapa Fatosit Pollo ben cfare thot Nano po ashtu dhe Majko te kishte qene burre i mire ai nuk rrinte ne qeveri me ate po te ishte shkeputur sic u shkeput Meta.Kurse Partia e Genc Pollos ben vetem marreveshje me Socialistet.

#19 ne: 20-01-2005, 00:57:49
Sot vendova disa foto nga ngjarjet e vitit 1997, ne disa qytete te ndryshme te Shqiperis, ne ditet ne vazhdim do vendoje dhe me.

http://www.zeriyt.com/galeria/thumbnails.php?album=lastup&cat=0

Duke klikuar aty mund ti shihni, dhe te riktheheni ne kujdesen e vitit 1997.

 :pafshim

  • Postime: 33
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#20 ne: 20-01-2005, 01:29:58
Nqs doni të dini 1 pjesë nga e vërteta e '97-ës, pyesni (nqs keni) të afërm në Greqi, se si e trajtonin (përkthenin) çështjen shqiptare të kohës dhe si kanë filluar ta trajtojnë (po të njëjtën çështje) grekët (ose më mirë, shtypi grek)!

#21 ne: 05-02-2005, 02:41:45
Revoltat e vitit 1997


Shërbimet sekrete italiane dhe ato amerikane zbulojnë të vërtetën e 4 viteve
më parë

SISDE: Mafia organizoi revoltat e '97


Nga Endri DIBRA

"Revolucioni i 1997 në Shqipëri nuk ishte gjë tjetër veçse një vepër e
organizuar me mjeshtëri nga mafia shqiptare dhe ajo ndërkombëtare." Është
ky konkluzioni në të cilën kanë arritur "agjentët 007" të brigjeve përtej
Adriatikut në lidhje me atë që në botë njihet si simbioza e shteteve të
dështuara. Bëhet fjalë për një raport të 007-ve italiane, SISDE, të cilat e
shohin fenomenin e '97-ës në Shqipëri si rastin unikal të shkatërrimit të shtetit
nga organizatat e ndryshme kriminale. Raporti, i cili është një analizë e
ekspertëve italian të kundërzbulimit që analizon rreziqet dhe strategjitë e reja
të këtij mijëvjeçari në zonën Mesdhetare, mbështetet plotësisht edhe nga
Shërbimet Sekrete Amerikane. Në një super raport që mban firmën e Këshillit
Amerikan të Sigurisë Kombëtare, por që në të vërtetë është hartuar nga një
grup agjencish zbulimi si CIA, FBI, DEA etj, thuhet se organizatat kriminale
ndikuan në rënien e qeverisë qendrore në Shqipëri. Por duke iu rikthyer
raportit të 007-ve italiane, mund të thuhet se është një raport i cili analizon
me një saktësi dhe asnjanësi të plotë ngjarjet, faktorët dhe ndikimet që kanë
ato në sigurinë evropiane. "Shqipëria u bë shembulli klasik se si krimi i
organizuar transnacional mund të shndërrohet në një rrezik real për sigurinë
kombëtare të një vendi." Duke analizuar një shtrirje më të gjatë në kohë,
marrëdhëniet e krimit ndërkombëtar dhe implikimet e veprimtarive të tyre në
jetën politike, raporti vlerëson edhe marrëdhëniet e grupeve të ndryshme
kriminale në Evropë dhe në Botë. "Fundi i Luftës së Ftohtë pati efekte të
ndryshme. Në Itali ajo ndihmoi në shpërbërjen e lidhjeve të vjetra dhe në
dobësimin e dukshëm të grupeve të vjetra dhe familjeve dominuese. Në Turqi
rënia e Murit të Berlinit nuk duket të ketë ndryshuar shumë me situatën
aktuale, përderisa rritja e presionit nga ana e vendeve aleate mund të
ndihmojë në ndryshimin e gjërave me kalimin e viteve. Ndërsa në Rusi dhe
Gjeorgji mbarimi i Luftës së Ftohtë i dha fund çdo lloj frene. Ndërsa në këto
tre zona ka një përqëndrim të fuqive kriminale, duhet evituar nxjerrja e një
përfundimi se zona Qendrore dhe Lindore e Mesdheut janë të përfshira nga
Mafia, dhe se territori i mbetur është relativisht i sigurt. Sa herë që shënohen
trafiqe droge dhe riciklim parash, duhet të jemi të sigurt se krimi i organizuar
është duke punuar dhe se efektet e saj të fshehura politike dhe sociale janë të
pranishme, edhe pse nuk thuhen nga media." Më tej raporti duke i hedhur një
vështrim të shpejtë situatave paksa më të agravuara merr si shembuj disa
shtete të rajonit mesdhetar. "Treguesi i parë i pranisë së Mafias, janë shtetet,
të cilat kanë shkuar drejt falimentimit diku më të rëndë dhe diku jo, gjatë
këtyre dhjetë viteve të fundit: Libani, Somalia, ish-Jugosllavia dhe Shqipëria.
Të gjitha këto vende kanë eksperimentuar dhe vazhdojnë të eksperimentojnë
qeveri që mund të korruptohen dhe në të cilat rendi publik nuk është
asnjëherë i siguruar".

Mafia, organizatore e trazirave

Krimi i organizuar shqiptar dhe lidhjet e tij me krimin ndërkombëtar, kanë
ndihmuar këta të fundit që të qarkullojnë në Shqipëri para të fituara nga
trafiqet e shumta, si dhe të ngrenë në Shqipëri të ashtuquajturat firma
piramidale. "Qëkurse italianët në 1997 u vunë në krye të operacionit
shumëkombësh "ALBA" për të ndihmuar qeverinë lokale në rivendosjen e ligjit
dhe rendit, Shqipëria u bë shembulli klasik se si krimi transnacional bëhet i
rrezikshëm për sigurinë.Thuajse e njëjta gjë thuhet edhe në një raport të
Këshillit të Sigurimit Kombëtar të SH.B.A. Ndër të tjera në këtë raport, i cili në
të vërtetë ka përmasat e një bombe të pashpërthyer, thuhet se "krimi i
organizuar influencon në zhvillimet politike dhe ekonomike të vendit. Mijëra
shqiptarë humbën kursimet e tyre në skemat rentiere piramidale të drejtuara
nga grupet kriminale shqiptare dhe të menaxhuara në një shkallë të madhe
nga organizatat kriminale italiane. Rënia e firmave piramidale të shpërndara në
gjithë vendin, në vitin 1996 provokojnë një krizë politike kaq të rëndë, aq sa
rrëzoi edhe qeverinë qendrore. Pavarësisht rivendosjes së rendit publik që nga
ajo kohë dhe pavarësisht përpjekjeve të policisë për të ulur aktivitetet e tyre,
grupet kriminale shqiptare mbeten të fuqishme dhe me influencë korruptimi
ndaj institucioneve të brishta shqiptare". Të dyja raportet, si ai i SISDE-s dhe
ai i CIA-s janë botuar thuajse një vit më parë. I pari ka parë dritën e botimit
në muajin Maj të vitit 2000, kur Italinë e udhëhiqte Kryeministri, Massimo
D'Alema, ndërsa raporti i fundit është bërë publik në qarqe të kufizuara
diplomatike dhe të inteligjencës më 20 Dhjetor 2000. Pra, që të dyja raportet
dhe përfundimet për të ashtuquajturin "Revolucion i vonuar demokratik" janë
bërë gjatë qeverisjes së administratës Klinton në SHBA dhe të D'Alemës në
Itali.

Mafia kundër shtetit

Kanë kaluar 4 vjet nga kaosi i 1997-ës, dhe deri tani në Shqipëri ende nuk
janë gjetur ende fajtorët dhe organizatorët e vërtetë të kësaj tragjedie
kombëtare. Ndonëse parlamenti i zgjedhur pas zgjedhjeve të dhunshme të
Qershorit 1997 krijoi një grup parlamentar, që hetoi atë çfarë ndodhi në fund
në vitin 1996 deri në ditët e fundit të qeverisjes demokrate, i cili fajësoi
ish-qeveritarët e atëhershëm si rrënuesit e shtetit që ata vetë e ngritën,
askush në Shqipëri, por edhe jashtë saj nuk e ka besuar një farsë të tillë.
Ndonëse edhe vetë ish- Kreu I Shërbimeve Sekrete Shqiptare të asaj kohe,
Bashkim Gazidede, denoncoi në një seancë parlamentare Mafian
ndërkombëtare dhe agjenci të ndryshme spiunazhi si organizatorët e ngjarjeve
të Marsit 1997, askush nuk e besoi apo nuk deshën të besonin të vërtetën.
Por kur një gjë e tillë është konfirmuar sot, 4 vjet më pas nga amullia e krijuar
ato ditë të trishta të '97-ës, nga agjencitë perëndimore të zbulimit, një pjesë
do të bëjë shurdhin, ndërsa një pjesë tjetër do të nxitojë të bëjë atë çfarë
bëri 4 vjet më parë, duke mbrojtur veprat e kryera plot 4 vite më parë. Kur
Ministria e Brendshme asokohe deklaronte se kishte informacione që Mafia
shqiptare dhe ajo e huaj ishte implikuar në organizimin e revoltave, opozita e
atëhershme deklaronte se ky ishte largim i përgjegjësisë nga vetvetja. Por
tashmë kanë kaluar 4 vjet nga ai vit i errët i 1997-ës. Shumë gjëra janë
zbardhur, ndërsa pasojat e "revolucionit" do të kenë ndikime në vitet e
mëvonshme. Sipas shërbimeve sekrete perëndimore, roli i Mafias
ndërkombëtare në krijimin e skemave piramidale nuk kishte të bënte vetëm me
pastrimin e parave, por ato ishin pjesë e një strategjie, e cila synonte heqjen e
kontrollit shtetëror duke krijuar kështu zona të lira jashtë kontrollit të policisë
dhe shtetit. Një gjë e tillë do të shërbente për kryerjen pa probleme dhe me
lehtësi të transaksioneve të krimit dhe zhvillimin më të lehtë të trafikut të
armëve, drogës, prostitucionit, emigrantëve dhe cigareve. Këto zona gri duhej
të kishin një qeverisje të tyre për të zgjatur me çdo kusht autonominë e fituar
pas revoltave të armatosura me qëllim mbështetjen e aktiviteteve të tyre të
paligjshme.

Sipas SISDE, para 1997-ës në Shqipëri droga importohej, ndërsa tani ajo
prodhohet. "Në pjesën më të madhe bëhet fjalë për kanabis, i cili po konkurron
hashashin libanez, si në cilësi ashtu edhe në çmim. Gjithësesi kjo bëhet nën
mbikqyrjen e anëtarëve të "Cosa Nostra"-s dhe të Karteleve Kolumbiane".



Rilindja Demokratike
2 Tetor 2001

  • Postime: 847
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 18-04-2005, 17:58:20
 "Cmenduria" Shqiptare e 1997-es duhet te jete shembulli me i mire per ne dhe per brezat qe do jetojne ne ate toke te skuqur me gjak te pafajshem,qe egoizmi dhe ambiciet e individeve te caktuar sollen rezultatin katastrofal per nje popull te tere.

Le te na behet mesim kjo "Cmenduri" qe te ndertojme kaq te kerkuaren Demokracine e vertete shqiptare,ne menyre te tille qe te mos lejojme as edhe nje person te luaje me fatet e popullit shqiptar.

Si fund do te desha ti bej nje homazh gjithe shokeve,te njohurve,dhe mijrave te panjohurve te cilet u vrane padrejtesisht nga Injoranca shqiptare...

Ju prehte shpirti ne paqe...

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 23-03-2006, 09:38:51
Nuk duhet te harrojme dhe perseri t'i shikojme keto pamje rrenqethese!

  • Postime: 155
  • Karma: +0/-0

#24 ne: 23-03-2006, 16:04:37
Artikulli mbi " mafjen" eshte nje deshmi tjeter e deshtimit  dhe pa aftesise te shtetit  SHQIPTAR ,te 97`  i cili ishte lidhur me mafjen,pra nuk ishte" MAFIA" por shteti qe ndimoi "MAFIAN" fajtori kryesor..

Pergjeqsia per kete eshte plotsisht e shtetit,qe lejoj "mafjen"  te ushtronte veprimtarine nen hunden dhe miratimin e vet shtetit te Berishes.

GABIMETE QEVERISE

1-Ngritja e firmave piramidale,qe zhvilluan  veprimtarine ne bashkepunim me qeverine ,ben qe
 
 policia e shtetit,  te ruante objektet dhe personat e ketyre firmave (Sudja.Vefa, Silva,Kamberi,Populli)

2-SHitja e armeve , (te shtetit) ne Ruanda e gjetke,qe tani dihet boterisht ..

3-Rritja e aktivitetit, te shoqatave "fetare" te dyshimta , gjoja me misione bamirsie..

4-Politika e urrejtjes ndaj opozites nen parrullen kunder "komunizmit" duke e pare opoziten si armikun NR -1,ndau popullin, ne dy pjese dhe e futi ne nje lufte civile veri-jugSi rezultat  i mos vlersimit  te ketyre situatave ,shteti mori fund .

Jo Mafia,por shteti ishte dhe mbetet FAJTORI kryesor e tragjedise ,se 97`

Temat e fundit