Shqiperia/arvanitasit zbuluan Greqine moderne - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqiperia/arvanitasit zbuluan Greqine moderne

Shqiperia/arvanitasit zbuluan Greqine moderne

· 6 · 1047

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-02-2013, 13:06:58
ARVANITËT DHE VLERAT E TYRE

Një përmbledhje e shkurtër mbi historinë dhe kontributin shqiptar në krijimin dhe ecurinë e shtetit të RI Grek.

Gjuha jonë vetëm thuhet
nuk e lanë që të shkruhet
Bëmë këngë këshillat e urta
që të mos harrohet gjuha

Popullsia shqiptare që jeton sot në shtetin e ri Grek, ndahet në dy grupe, ata që quhen arvanitas, dhe ata që quhen shqipëtar, që grekët i quajnë allvani dhe kanë ardhur në Greqi pas pushtimit osmano turk.
Të pakët janë njerëzit të cilët dinë historinë e vërtetë të arvanitëve dhe zonat në Greqi, që banohej dhe banohet nga popullata që flasin gjuhën arbërore ose shqipe.
Në këtë studim do të përmendim disa nga figurat më të shquara të revolucionit grek të 1821 që ishin shqiptar, disa kryeministra të Greqisë që kishin gjak shqiptari dhe shumë figura të njohura të kulturës greke që ishin arvanitas.
Janë zbuluar se në Greqi gjënden mbi 600 katunde që flasin në vatër gjuhën shqipe ose arvanitika, ku ndahen në dy grupe. Ata që quhen arvanitas dhe janë vendas që njihen që në kohën antik edhe janë rreth 450 katunde, dhe shqiptarët që grekët i thërrasin allvani që kanë ardhur në Greqi mbas pushtimit osmano-turk, dhe janë mbi 150 fshatra.
Kryesisht katundet që janë banuar dhe banohen nga elementi që flet në vatër gjuhën shqipe ndodhen në zonën e Epirit, në Thrakë, në ishujt Korfuzi, Speca, Hidra, Psaron, Andron, Poleponezi(Morea) etj.
Studiues që janë marrë me zbulimine katundeve që flitet gjuha shqipe janë arvanitas Arisidh KolaAristidh Kola, arbëreshi urat Antonio Bellushi, Jorgo Miha, Jorgo Maruga, Athanasio Cigo etj.
Po në Greqi kur erdhen arvanitët siç i quajnë elenasit?
Kush është vendi amë?
Këto janë pyetje që torturon zemrën dhe mëndjen e çdo arvanitasi të Greqisë.
Arvanitasit e Greqis sipas disa studimeve të huaja dhe shqiptare janë njohur në Greqi rreth shekullit 4-7. Por i këtij mendimi nuk janë dhe shumë historianë apo studiues të ndryshëm. Të cilët mendojnë se rrënjët shqiptare në Greqi janë më të herëshme, që në kohën antike.
Për këtë vërtetim ekzistojnë shumë dokumenta historike, këngët, emrat e perëndive të Olimbit, emrat e qyteteve të lashta të Greqis, që shpjegohen vetëm në gjuhën shqipe ose arvanitase.
Emri arvanitas rrjedh nga fjala Arbana, dhe fjala Arbana rrjedh nga fjala ar+ban=arbërës, njeri që punon tokën.
Shqiptarët parahistorik quheshin nga njerëzit e letërsisë dhe diturisë Ilir dhe më vonë Alban.
Kurse këta Ilirë, dhe Alban, vetquhen pellazgjë, arvanitas, dhe shqiptarë dhe atdheun e tyre Pellazgjia, Arbana, Shqipni, dhe kurrë nuk e kanë quajtur atdheun e tyre Iliri dhe Albani. Për herë të parë u quajtën Albani nga gjeografi i lashtë Klaud Ptolemeu 90-160 pas krishtit, territori midis Durrësit dhe Dibrës, dhe kjo popullsi u quajt albanian.
Bota perëndimore vazhdoi të përdorte emërtimin ALBANIA, gjatë perjudhës 150 vjeçare të kryqëzatave(1096-1208), ku Durrësi u bë porti kryesor dhe rruga Egnatia, u bë shtegu kryesor përmes Shqipnis Qendrore, që të nxirrte në Kostandinopojë(Stamboll) dhe më tutje në Lindje.
Në fillim të shekullit 12, normanët, në këngën e Rolandit në gjuhën frënge, e quanin krahinën nga Durrësi në Vlorë ALBANA.
Por atëhere pse arvanitasit nuk e quajnë veten e tyre shqiptar ose alban, por vetquhen arvanitas...!?
Emri shqipëtar njihet rreth vitit 1400 pas krishtit, dhe kështu arvanitasit e Greqis, dhe Azisë së Vogël, gjithmon janë quajtur arvanitas, dhe arnaut. Dhe të gjithë ata arbëreshë që u larguan mbas vdekjes së Skënderbeut, e quajnë veten shqiptar.
Ndoshta emërtimi arvanitas duhet të jetë më i vjetër se emri Ilir, dhe është vërtetuar se është më i vjetër se emri Alban. Sepse po të shohim qytetet e vjetra pellazgjike ato janë ndërtuar pranë lumenjëve, duke qenë afër tokave pjellore, pra arbërës. Të gjithë qytetet e Shqipërisë vërejmë që janë të ndertuara pranë lumenjëve.
Në gjuhën greke arbanët quhen arvanitas, sepse grekër B e lexojnë V, pra njeri i atdheut Arbana. Turqit arvanitasit e Azisë së Vogël i quajnë arnaut që rrjedh nga fjala arnavut dhe fjala arnavut rrjedh nga fjala arvanit. Kurse arvanitasit kristian otodoks të Stambollit(Kostandinopojës) dhe të Egjyptit i quajnë ‘’romei’’ ose ‘’greçi’’.
Megjithëse ndryshimet ndërmjet arvanitasve të Greqis, arbëreshëve të Italis, Zarës, Ukrainës, Korsikës dhe arbërve të Prishtinës, Tiranës, Ulqinit, Tetovës, në mënyrën e të menduarit, të shprehurit dhe të ndjenjave, ne jemi vllezër të një gjaku, të një gjuhe, të kombit të sotëm shqiptar. Që kemi rruajtur të gjalla pas kaq shumë shekuj lufte dhe vështirësish, traditat tona të vjetra shqiptare. Duke mbajtur të gjalla lidhjet shpirtërore ndërmjet njëri-tjetrit dhe zemrës Arbëri.
Studime në drejtim të arvanitasve të Greqis janë shumë të pakta, përveç disa studiuesëve seriozë të Prishtinës dhe pak të Tiranës, për të mos thënë aspak. Akademikët shqiptar nuk janë marrë shumë me arvanitët, kështu sot na mungojnë shumë materjale me vlera të mëdha historike për kombin shqiptar.
Arvanitët e Greqis nuk janë ardhës, nuk janë as minoritet. Ata ishin dhe janë akoma në Greqi. Valë të tjera të mëdha të arbanëve në drejtim të Greqis ka patur në shekullin e 4-7 dhe 14, që njohim ne nga disa historian, nuk janë veç tjetër, shpërnguljen e disa principatave arbanëve të veriut në drejtim të jugut për arsyje të pushtimeve të tokave të tyre në veri të Arbanisë nga pushtuesit sllavë dhe më vonë nga osmanët turq.
Arbanët ose arvanitasit që lanë tokat e tyre në veri të Arbëris si në, Slloveni, Kroaci e deri në fushë Kosovë. Kur zbritën në drejtimtë Greqis së sotme, nuk u pritën me luftë nga popullsia e atjeshme. Gjë që tregon se ata zbritën nga veriu në jug tek vëllezërit e tyre të atjeshëm arbanit(arvanit), që jetonin në trojet e tyre mijravjeçarë.
Me emërtimin arvanitas kuptojmë, vendas në Greqi, që janë pjesë e trungut të gjakut të shprishë shqiptar.

Histori të vërtetë të studiuar nëpër arkivat dhe librat të autorëve grek.

Arvanitët janë një realitet në shtetin e ri Grek. Ata kanë luftuar në revolucionin e 1821 bashkë me grekët kundra osmanëve turq, për formimin e shtetit të ri grek, arvanitët e quajnë veten e tyre zotër të Greqisë. Hartuesit e shoqërisë greke qenë tre shqiptarë nga fshati Arvanitohori,- Pano Joani, Nikol Kristianika, Janaq Adhami.
Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arvanitasit në Greqi janë një racë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arvanitët, pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë kontribuar për krijimin e shtetit të ri Grek.
Për mohimin e kontributit arvanitas në krijimin e shtetit të ri Grek, fillimisht u mohua raca, gjuha shqipe dhe u hodhë baltë mbi disa figura të shquara heroike të Revolucionit Grek të 1821, që ishin arvanitas pra shqiptar, duke i quajtuar tradhëtar, burgosur dhe shumë prej tyre u vranë në pabesi.
Kështu ata politikanë dhe historianë grekë që hodhën baltë mbi disa figura të shquara arvanitase të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët arvanitase të ekzistencës në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa ekzistencën e racës arvanitase në Greqi.

Arvanitasit heronjë dhe kryeministra të Greqisë së Re
Është fakt që tashmë nuk mund të diskutohet edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur që 90 ndër 100 heroit e Revolucionit të 1821, ishin arvanitë ose shqiptar.
Që arvanitasit mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1821, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arvanitët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë.
Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arvanitasve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arvanitasve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron.
Populli arban ose shqipëtar në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tij të shenjtë.
Arbanët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që rruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.
Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se ‘’Komitat e periferisë të Athinës, Atiki aq edhe në More, janë të gjithë arvanitë’’.
Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi.
Arbanët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arvanitin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arvanitët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.
Arbanët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë.
Më 1854 e Teodor Griva me një bashkim të madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perëndimore dhe në veçanti të Francës.
Më 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italisë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perëndimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari dhe gjith Suli

Disa nga shqiptarët ose arvanitë heronjë të revolucionit të 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiço Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boçari, Noti Boçari, Kiço Boçari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimitër Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruço, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimitër Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Çali, Ago Vasiari, shumë e shumë shqiptarë të tjerë. Me të drejtë poeti ynë kombëtar Naim Frashëri do tu këndonte shqiptarve heronjë të revolucionit grek të 1821.

E kush e bëri Morenë, ( Greqinë )
Gjith shqiptarë qenë,
S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boçari )
Xhavela e Mjauli?
Shiptar, bir shqiptari,
Me armët e Shqipnis.
I u hodhën themeli Greqis.

Shqiptarve u takoi nderi më i lartë që ti sjellin kurorën e Greqisë mbretit të saj Othon, sepse të tre antarët e komisjonit që u dërguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boçari dhe Dhimitër Plaputa.
Revolucioni grek i 1821 është vepër në të vërtetë e arvanitëve. Bile shteti që u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin në Greqi gjuhën shqipe.
Ka qenë fama shqiptare që i ka detyruar grekët e sotëm të pranojnë fustanellën shqiptare si kostumin e tyre kombëtar. Për nder të trimëris të heronjëve shqiptarë, grekërit morrën kostumin kombëtar shqiptar që vishej nga Kosova e deri në Poleponezi dhe e bënë të tyrin.
Mirëpo, grekërit e deformuan këtë veshje të bukur që vishej nga kombi i Arbërit duke shtuar palët e fustanit nga 60 në 200 palë. Në xhaketë, në mengët e lira, shqiptarët nuk i fusin krahët, ndërsa grekët i fusin ato. Fustanella shqiptare është e gjatë deri 10 cm poshtë gjurit, ndërsa grekërit e shkurtojnë sa më shumë, sa mbulon vetëm prapanicën.
Arvanitët, këta luftëtar trima, heronjë të Revolucionit të 1821, jo vetëm me armët e tyre luftuan për panvarësinë e Greqisë, por ishin kryetarët e parë të shtetit të ri grek, që drejtuan Greqinë drejtë ndërtimit të jetës europjane.
Në vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeministër, shpalli Kishën Autoqefale Greke, duke e shkëputur përgjithmon nga vartësia e Fanarit të Stanbollit.
Kur arvaniti Dhimitër Vulgari ishte kryeministër i Greqisë, u bë e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqinë. Kryeministri Dhimitër Vulgari mbështeti fuqishëm kryengritjen e ishullit të Kretës për tu bashkuar me Greqin.
Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arritën shumë marrveshje të rëndësisshme në fushën e politikës dhe kulturës me Shqipërin.
Më 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-ministër i jashtëm dhe i kulturës greke më 1997-2000, me të njëjtin emër Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqisë më 1925-1926, bëri një deklaratë zyrtare para Lidhjes së Kombeve në Gjenevë se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptarë që jetonte në Greqi, dhe nuk i konsideronte më shqiptarët muhamedanë popullsi turke. Dhe se teza që ortodoksit shqiptarë janë grekë, që është përkrahur deri më sot nga ne, është e gabuar dhe është hedhur poshtë nga të gjithë ne. Pasi ajo mori të tatëpjetëndhe arriti pikën që s,mbante më, morra masat e duhura dhe shpërndava të gjitha shoqëritë ‘’vorioepiriote,, që mëshironin skaje me ekstreme të këtij mentaliteti të sëmurë’’.
Kjo pjesë e deklaratës së ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo në Lidhjen e Kombeve, është botuar në periudhën e provokimeve të gushtit 1949, në gazetën ‘’Akropolis’’ dhe është ribotuar në vitin 1974, në librin ‘’Përmbledhje e Teodor Pagallo’’ vëllimi i dytë 1925-1952, faqe 111-115.
Kur ishte president Teodor Pangallos marrëdhënit midis dy shteteve 1925-1926, ishin më të mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjëve, shumë djem shqiptarë studiuan falas në shkollat e Athinës, bashkëpunimi tregëtar ishte i suksesshëm etj.
Arvanitas të tjerë që u bënë kryeministra të Greqisë kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimitër Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksandër Koriziu, Petro Vulgari, Aleksandër Diomidi, Kiço Xhavella etj.

Arvanitasit ndërtuesit dhe themeluesit e Akademisë së Athinës
Për krijimin e shtetit të ri grek, shqiptarët ose arvanitët kanë kontribuar në të gjitha drejtimet për ecurinë përpara të Greqisë. Arvanitët ishin profesorët e parë që themeluan Akademinë e Athinës. Dhe investuesi i ndërtesës së Akademisë së Athinës ishte shqiptar.
Dhimitër Egjiniti Që në vitet e para të Revolucionit të 1821, luftëtarët e lirisë kishin dëshirë të themelonin Akademinë, sepse besonin se arma më e fuqishme ndër të gjitha ishte ndriçimi i trurit, pra Universiteti, Akademia, me pak fjalë arsimimi.
U bënë shumë përpjekje për të hapur Akademinë, por dështuan. Vetëm në vitin 1926 ministri i atëhershëm i arsimit Dhimitër Egjiniti, arvanitas nga Egjina, raportoi dhe u botua Urdhëresat Kryesore më 18 mars 1925 dhe bëhej realitet Akademia e Athinës me pamjen e brendëshme dhe misionin e sotëm.
Ndërtesa ku strehohet Akademia ka një histori interesante sepse ndërtesa u financua nga një shqiptar prej Voskopoje.
Më 1856 tregëtari tepër i pasur nga Voskopoja e Korçës në Vjenë të Austrisë, Simon Sina, dëshironte ti bënte një dhuratë të madh Greqis, brenda në Athinë. Simon Sina ishte djali i Gjergj Sinës ish-Konsull i Përgjithshëm në vitin 1834 i qeverisë greke në Austri. Familja Sina ishin me origjinë nga Bithkuqi (sot Vithkuq) i Korçës, por që andej ishin ngulur në Voskopojë dhe më vonë u vendosën në Vjenë. Sinajt u morrën në fillim me zhvillimin e tregëtisë midis Austrisë dhe Perandorisë Otomane. Më vonë themeluan fabrika të penjëve dhe të stofave të pambukta. Themeluan Bankën Kombëtare të Austrisë. Familja Sina bënë shumë dhurata bamirëse, midis së cilat urën e varur të Budapestit e cila kushtoi atëhere 500 mijë stërlina angleze në atë kohë. Gjergj Sina ishte nënpresident i Bankës Austriake, president i shoqërisë së hekurudhave në Austri, pronar tokash në Austri, Bohem, Moldavi, Rumani, Serbi etj. Sinajt janë dekoruar nga qeveritë Ruse, Turke, Greke për bamirësitë e tyre në këto vende. Gjergj Sina vdiq më 18 maj 1856. Kështu që djali tij Simon Sina ndoqi gjurmët e të atit duke bërë edhe ky dhurata të mëdha bamirëse. Sinajt nuk harruan kurrë atdheun e tyre Shqipërinë. Ata dërguan shumë bij shqiptarësh me bursa në Universitetet e Europës.
Më 1859 filluan punimet e para, më 15 prill 1876, Simon Sina vdes duke lënë trashëgimtar vetëm dy vajza dhe, në bazë të testamentit të tij, e vazhdoi dhe e mbaroi veprën gruaja e tij Ifigjenia Sina më 1885.
Kështu hapja e Akademisë së Athinës u dedikohet, pra, dy arvanitasve të vërtetë, Teodor Pangallo, që ishte atëhere në brendësi të punimeve, dhe arvaniti tjetër Dhimitri Egjiniti, që ishte atëherë ministër i Arsimit.
Disa nga akademikët që ishin arvanitas janë; Dhimitër Egjiniti, Angjelo Gjini, Sotiri Shqipi, Spiridon Doda, Vasil Egjiniti, Gjergj Sotiriu, Kostandin Horemi, Aleksandër Diomidhi, Maksim Miçopulos, Vasil Malamo, Dhimitri Kaburoglu, Teofil Vorea etj.

Kontributi i arvanitasve në kulturën artistike greke
Mënyra e jetesës dhe veshja arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve të huaj që kanë vizituar ballkanin në shekujt e më parëshme.
Shumë piktorë të huaj të frymëzuar nga lloj i mënyrës së jetesës dhe veshjes arvanitase ose shqipëtare mbushën tablotë e tyre me këto tema.
Shumë tablo me portretin e luftëtarit arvanit gjenden nëpër muzetë e mëdha të europës dhe kanë tërhequr vëmëndjes e vizitorve të shumtë.
Por nuk ishin vetëm piktorët e huaj që u frymëzuan nga mënyra e jetesës, veshja dhe figura e luftëtarit arvanitas ose shqiptar.
Nga fara arvanitase dolën shumë piktorë që disa prej tyre u bënë me famë botërore. Temat frymëzuese të këtyre piktorëve të mëdhenjë arvanitas ishin betejat fitimtare të princit të Arbërisë dhe Epirit Skënderbeut, dhe i njohur nga papa Piu i 2-të, mbret i Albanisë dhe Maqedonisë më 1458. lufta shekullore e kombit të Arbërit për liri, shpërnguljet me dhunë nga trojet tona shekullore etj. Disa nga këta piktorë me famë botërore janë, Polikron Lebeshi, Eleni Bukura, Jani Altamura Bukura, Niko Voko, Niko Engonopulos, Alqi Gjini, Jani Kuçi, Taso Haxhi, Stamati Lazeru, Thanasi Çinko, Andrea Kryezi, Niko (Gjika)Haxhiqiriako, Buzani, Gizi, Biskini etj. Të gjithë këta piktorë të mëdhenjë me fama botërore janë me preardhje shqiptare ku kanë deklaruar vetë që janë arvanitas nga zonat e banuara me shumicë dërrmuese me arvanit si ishulli i Hidrës, Eubea, Atikia, etj që janë zemra e Greqisë së lashtë, dhe janë banuar dhe banohen edhe sotë nga kjo racë.
Arvanitasit kanë ndërtuar dhe teatrin e parë prej guri të Greqisë. Mbas revolucionit të 1821, arvanitasi Jani Bukura ndërtoi teatrin e parë prej guri të Greqisë së Re në Athinë. Jani Bukura ishte një detar, luftëtar i zoti, por mbi të gjitha ai kishte një shpirt të pasur prej artisti.
Jani Bukura është babai i piktores së madhe greke Eleni Bukura-Altamura dhe djali i kryeplakut të fundit të ishullit të Specas Gjergj Bukura.
Detari Jani Bukura, një luftëtar i guximshëm, kishte edhe një dashuri të veçantë për artin, për arsimin. Vdiq më 1861, në krahët e vajzës së tij Eleni Bukura, piktores së parë femër në Greqi e cila krijoi parakushtet për emancipimin e gruas.

Zhdukja e gjuhës, kulturës dhe elementit arvanitas në Greqi
Me kalimin e dhjetravjeçarve arvanitasit u ‘’bindën’’ ose u detyruan të binden se duhet të braktisin gjuhën e tyre në se dëshiroheshin të bëheshin qytetarë të denjë të shtetit të ri grek.
Numri i saktë i arvanitasve ose shqiptarëve në Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit që kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, që vdiq në vitin 2000, dhe që ky kuvend është botuar në revistën EKSKLUZIVE, thotë se ‘’Në Greqi pak njerës nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
Sot burimet historike, gjuhësore, muzikore janë shumë të kufizuara ose mungojnë plotësisht në drejtim të arvanitasve të Greqis.
Në vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’. Por në këtë vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, që me punën e tij madhore, mund të quhet me të drejtë, De Rada i arvanitasve të Greqis.
‘’Lidhja e Arvanitasve të Greqis’’ me në krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do të ngrinte në një farë mënyre lartë figurën e arvanitit që luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
Lidhja do të botonte revistën ‘’Besa’’ dhe broshura të ndryshme për historinë shqiptare, në vitin 1986, do të bëhej koncerti i parë me këngë dhe valle arvanitase.
Kënga arvanitase ka tërhequr vëmëndjen e shumë studiuesve dhe muzikologëve grekë dhe të huajve të tjerë.
Këngët arvanite i përkasin tekseve të këngëve dhe poezisë të lirikave të vjetra arvanitase. Këngë për lirinë, dashurinë dhe të tipit kaçak, pra të njeriut të lirë prej një shpirti të pathyeshëm dhe të ndjenjës popullore. Këngët arbërore janë ruajtur me fanatizëm nga populli arvanit deri më sot dhe këndohen shpesh nëpër dasma.
Mënyra se si është ruajtur kënga arvanitase është interesante për faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej më parë, nuk e lanë të tjerët që të shkruhej!
Kështu populli arvanit zgjodhi rrugën e të kënduarit për të ruajtur gjuhën e tij arvanitase. Mënyrë tjetër nuk kishte, kur osmanët turq të pritnin kokën po të flisje shqip, ndërsa injorantët priftërinjë të helmonin edhe me bukë po të dëgjonin të kuvendoje në gjuhën e mëmës shqipe.
Një dëshmi që kemi nga P.Joti që shkruajti ‘’Historinë e Shtatë Ishujve’’ të vitit 1866, na vërteton se Suljotët që ishin në Korfuz. Kur pastronin armët e tyre, ata këndonin këngët arvanitase të heronjëve të tyre.
Në këngët arvanitase të Suljotëve nuk kishte asnjë fjalë greke.
Dy këngë që këndoheshin nga arvanitët Suljot, gjenden në librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimo Mitku botuar në vitin 1878 në Aleksandri.
Në vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer në veprën e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ ndër të tjera shkruan.
‘’Nga ç’di unë, këngët popullore greke, i janë përshtatur këngëve të vjetra arvanite të dashurisë, lirisë dhe kaçake’’.
Shumë këngë arvanite janë shkruajtur në gjuhën greke, kështu kanë humbur indentitetin e tyre të vërtet shqiptar.
Këto 15 vjetët e fundit falë vullnetit dhe ambisjes të studiuesit arvanitas Aristidh Kolia, Dhimitri Leka dhe këngëtarit Thanasi Moraiti, u bë e mundur që të prodhohen dy CD me këngët arvanitase me titull ‘’Këngët Arvanitase’’ dhe ‘’Trëndafilat e Shkëmbit’’ që kanë përmbledhjen e disa këngëve arbëreshe të Italis së jugut dhe të arvanitasve të Greqis. Këto dy CD janë të vetmit që janë prodhuar në historinë mbarë shqiptare në gjuhën tonë arbëreshe.
Orkestra që shoqëron Thanasi Moraitin mbështetet tek instrumentet e traditës së lashtë arbëreshe, që krijon një botë interesante dhe të këndeshme muzikale. Veglat kryesore që përdorin muzikantët arvanitas janë, pipëza, daullja, fyelli, zilja, lahuta, mandolina etj.
Vitet kalojnë, gjuha shqipe që flasin arvanitasit e Greqis, traditat, zakonet dhe doket e bukura shqiptare po harrohen dhe humbasin.
Ndoshta, brezi i fundit që flet gjuhën dhe ruan karakteristikat e arvanitasve sa vjen e zhduket. Është, pra, përgjegjësi e madhe që institucionet kulturore mbarë shqiptare, të ruajnë dhe të regjistrojnë të dhënat kulturore të arbëreshëve kudo që ndodhen ata sot larg zemrës të mëmës Shqipni.
Në mënyrë që brezat që vijnë të njohin qytetrimin e gjerë dhe kontributin e racës shqiptare për formimin dhe zhvillimin e shteteve të popujve të tjerë ku raca shqiptare jetonte dhe jeton bashkë me ta.
Të gjithë, dashamirë dhe dashakëqinjë, duhet ta kuptojnë se asnjë e keqe nuk vjen ndokujt nga vetënjohja dhe krenaria e ligjëshme për ruajtjen e vlerave tradicionale të kulturës dhe gjuhës shqipe të arvanitëve.
Shteti grek duhet të kujdeset më shumë për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës të arvanitëve në Greqi, sepse pa ruajtjen e elementit arvanitas, Greqia nuk mundë të ketë histori të re. Arvanitasit në Greqi janë një bazë e fortë dhe e patundëme që tregon për lidhjen e ngushtë që ka ekzistuar, ekziston dhe duhet të ekzistojë midis Greqisë dhe Shqipërisë. Ata janë një tregues i vlerave të larta dhe të pastërta që ka shqiptari të ruajtur me fanatizëm ndërshekuj.
Shqipëtarët dhe grekët i lidhin shumë gjëra të përbashkëta, traditat dhe zakonet, i ndërlidhin ngushtë dy popujt më të lashtë të europës, prandaj sot nuk duhet të mendojmë se si mundë të ngremë pengesa dhe kurthe njeri-tjetrit, por se si mund të ndihmojmë njeri-tjetrin për kapërcimin e vështirësive që sjellin vitet.

Për këtë studim janë shfrytëzuar revista ‘’Besa’’ dhe arkivi i shoqatës ‘’ Lidhja e Arvanitasve te Greqis’’. Revista ‘’Arvanon’’ dhe librat ‘’Arvanitasit dhe preardhja e grekëve’’, ‘’Gjuha e Zotit’’ të autorit Aristidh Kolia. Librat ‘’Fjalori dy gjuhësh i Marko Boçarit’’ dhe ‘’Arvaniti dhe arvanitica e ishullit të Andros’’ të autorit Tito Johala.
Libri ‘’Enigma’’ i autorit francez Robert D’Angly. Libri ‘’Shqiptarët’’ të autorit Edwin E. Jacquen. Libri ‘’Arvanitët’’ i autorit Irakli Koçollari. Libri ‘’Revolucioni grek 1821 dhe kontributi shqiptar’’ i autorit Koli Xoxi.
Biblioteka dhe revista greko-italiane-shqiptare ‘’Lidhja’’ e uratit arbëresh Antonio Bellushi. ‘’ Problemi i ndërgjegjies se arvanatisve’’ i Tolkë Xhillari.

http://flori-press.blogspot.com/2005/10/fbruqi-vlerat-e-arvaniteve.html

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 22-02-2013, 13:12:30

Mbas disa vjet studimesh, kerkimesh dhe udhetimesh neper trevat e Epirit, te Follorines, te Konices, te Thraqise, te Korinthit, te Atikes dhe Viotise, ku banojne arberoret (arvanitet) dhe kendohet kenga e tyre ne Greqi, shkrimtari muzikant dhe kengetar Thanasi Moraiti na sjell nje Antologji me vlera te medha shkencore dhe historike, gjuhesore dhe muzikore qe permban mbi 140 materiale muzikore te shkruara me tekste te transkriptuara ne greqisht dhe perkthyer ne shqip.
C'thote politikani grek Teodor Pangallos ?
Per ne qe u lindem ne shtepi ku gjyshja jone fliste arvanitika, kete gjuhe qe nuk eshte sic degjojme te thone ca “karafila”, greqisht me ca fjale te tjera, por eshte shqip, shqipja e paster e shek.14 kete na e vertetojne edhe emigrantet e sotem shqiptare qe ndodhen ne Mesologjia dhe na thone; “Ju flisni shqipen e vjeter”. Dhe, kjo eshte shume e logjikshme nga pikepamja gjuhesore, pasi gjuha e shqiptareve qe u vendosen ketu ne shek.14, pane gjuhen e tyre te evoluoje ne greqishten dhe ajo qe erdhi deri ne ditet tona, ishte idioma e vjeter e shqipes.
Per ne, humbja e gjuhes arvanitase eshte si te kemi humbur atdheun, sepse permban nje kulture te cilen jo ne kushtet e nje shtypje, sepse arvanitasit nuk mund t’i shtypte kush ne Greqi, ata udhehiqnin Greqine, ishin gjenerale, kryeministra, presidente dhe pronare te kryeqytetit, por vete ata e “gelltiten” te shkuaren e tyre sepse ne menyre fanatike qene bindur se ishin greke, dhe me ndihmen edhe te mesuesve arriten ta zhdukin gjuhen arvanitase, te cilen askush nuk e flet sot, te pakten nga mosha ime e poshte. Tani, lavdi Zotit, na kane mbetur ende ca gjysher e gjyshe qe e flasin.
Mirepo eshte gjynah qe kjo gjuhe te humbase dhe besoj se puna qe ka bere Thanasis Moraiti ndihmon qe te mos jete arvanitja nje atdhe i humbur. Duhet te dalin ne drite, gjuha, kultura, zakonet, doket sepse perndryshe, po mbeti ne erresire do te jete vertete nje atdhe i humbur".
“Mos kujtoni se mund te zhdukni arvanitet. Greqi pa arvanite, arvanite pa Greqi nuk behet” thonte Aristidh Kolia.
Flori Bruqi:
Duke patur parasysh se kohet e fundit eshte botuar gjithashtu dhe ne Tirane, perkthimi i librit te studiuesit arvanitas, Aristidh Kolia, " Arvanitasit", cfare me intereson nga e gjithe kjo teme, eshte thjesht te zhvillojme nje diskutim mbi historine e popullates shqiptare ne Greqi te njohur si arvanitase dhe zakonet, gjuhen, historine e tyre.
Unë jam në kërkim të ndonjë fjalori të kësaj gjuhe sepse e di që është shumë e rëndësishme për kulturën tonë. Gjuha etruske me atë arvanitase janë shumë të përafërta me njëra tjetrën, dhe kjo ka filluar të vërtetohet nga vet studiuesit e etruskisë. Por megjithatë unë shpresoj me gjithë zemër që arvanitasit të mos shuhen, dhe që ne të çlirojmë edhe popullsinë Çame nga thundra e të padrejtëve. Shpresoj se s'di ç'të bëj tjetër!

Ose, ose dhe thjesht, cfare mendoni pasi keni lexuar deklarimet e Pangallosit?
Deshifrimi i gjuhës së lashtë etruske dëshmon se Etruskët ishin Ilirë

nga - Arjeta Thëllënza


Me një analizim të artefakteve etruske mund të vërehet se gjuha aq misterioze etruske në të vërtetë nuk ka kurrfarë misteri në vete dhe është shumë lehtë të deshifrohet. Qartë mund të vërehet se fjalët e shkruara etruske në të vërtetë janë pothuajse 100% të njëjta me fjalët e sotme shqipe! Ajo që bie në sy është: pse qindëra shkencëtarë deri tani nuk e kanë vërejtur këtë, apo nuk kanë dashur ta vërejnë?
Ekzistojnë deri tani shumë vepra dhe studime shkencore të cilat kanë tentuar, por njëanshëm, që këtë gjuhë ta shpallin për greke, madje edhe sllave, mirëpo siç mund të shihni edhe ju vetë nga këta shembuj, është fare e qartë se bëhet fjalë për gjuhën ilire gjegjësisht shqipe, me pothuajse vetëm disa variacjone në disa fjalë, por shumica janë madje plotësisht të njëjta me fjalët shqipe që edhe sot janë në përdorje! (shih p.sh. fjalën "mendja" ).

Siç e dinë ndoshta shumica, besohej se etruskët ishin popull i vjetër që krysisht jetoi në trojet e Italisë së sotme dhe përreth. Shpjegimet klasike të deritashme kanë qenë të mbështjellur me një perde të misterit, dhe është thënë se ata janë zhdukur dhe kanë lënë pas veti vetëm artefakte arkeologjike me domethënie të çuditshme.

Teorisë se ata mund të jenë në të vërtetë ilirë, shkenca klasike praktikisht nuk i ka lënë mundësi të ekzistojë, kjo edhe më shumë nga ana e armiqëve të shqiptarëve. Ka pasë raste që studjuesit e pavarur janë bërë objekt i përqeshjes me thënje si "po, ata tash thonë ndoshta se edhe banorët e Antlantidës kanë qenë ilirë", e kështu me radhë. Është fakt se shumë arritje historike dhe vepra artistike, si dhe shkencore, në të vërtetë u takojnë ilirëve/shqiptarëve, mirëpo fatkeqësisht, kjo në shumicën e rasteve i është përshkruar të tjerëve, kështu që sot kemi "antikën greke", "filozofët grek", "zotat grek në Olimp", emrat e të cilëve, për habi, nuk kanë kurrfarë domethënie greke por shqipe - hyjnesha Afrodita (Afërdita), Zeusi (Zoti) , Hera (Era) , etj.

Do t'i tregojmë edhe disa pjesë nga punimet e vjetra etruske, meqë fatkeqësisht pothuajse asnjë nga muzeumet dhe institutet shkencore, të cilat kanë artefakte etruske, nuk shprehet i gatshëm t'i japë këto në analizim, prandaj shumica e skemave këtu është marrë nga librat e ndryshëm mbi etruskët.
Ky është Disku i Phaestos nga viti 1700 p.e.r. dhe është shumë i njohur për shkak të stilistikës së figurave. Disa madje i kanë dhënë atij edhe vlerë aritmetike si një dëshmi e kulturës së lartë minoite (Kretë ) .

Disku përbëhet nga 52 simbole si dhe 3 të posaçme që paraqesin "apostrofime" që do të thotë secili i përgjigjet një fjale bazë.

Në këtë figurë shohim anën B të diskut. Në anën A gjindet një poemë me aspekte intenzive seksuale, prandaj mendojmë se njerëzit kanë mësuar leximin në kohën e pubertetit, kur temat seksuale gjejnë interesim të madh. Është zbuluar edhe lidhja në mes secilit simbol dhe fonemëve - shikoni disa shembuj më poshtë:

Simboli i një femre të trashë (AITURA) përdoret për "AI". (krahaso "enjtura" )
Simboli i kërcyesit (KITSI) përdoret për "KI". (krahaso "kce", "kërce" )
Simboli i shkallës (SIKALA) përdoret për "SI". (krahaso "shkalla" )
Simboli i thëllënzës (THLINTZA) përdoret për "TH" (no comment!)
Simboli i lëkurës (NEKURA ) përdoret për "NE" (no comment)
















  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 22-02-2013, 13:16:30
Heroi i luftes se dyte boterore per Greqine Manolis Glezos u thote parlamentareve grek: "JENI ARVANITAS"

Heroi i Luftes se Dyte Boterore Manolis Glezos deklaroi ne Parlamentin grek per Ministrin e Arsimit K.Arvanitopulos dhe deputetve: Jeni Arvanitas!

Ky lajm eshte vendosur nga greket me 15 janar 2013 dhe menjehere eshte sjelle ne shqip. Manolis Glezos heroi i gjalle grek eshte sot deputet i SIRIZES, nje formacion( bashkim politik) i ri por dhe forca e dyte politike me e madhe e Greqise. Pra kemi te bejme me nje deklarim te tanishem qe u djeg aq shume qarqeve ultranacionaliste greke, qe po u shket toka nen kembe.Manolis Glezos nuk e dime te jete arvanitas por ka kurajon te thoje te verteten qe te tjeret e fshehin.

KJO DEKLARATE ESHTE DHENE ME 15 JANAR 2013 NE PARLAMENTIN GREK SHIKONI VIDEON:
TRABOINI:JENI ARVANITAS!-M.Glezos ® Pantheon HD

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 22-02-2013, 13:26:29
Ku gjenden minoritaret shqiptar ne Greqi ne ditet e sotme, dhe cfare roli kane luajtur Shqiptaret/arvanitasit ne revolucionin Grek te vitit 1821

Pjesa 1
SPECIALE ARVANITET PJESA E PARE.wmv

Pjesa 2
SPECIALE ARVANITET PJESA E DYTE.wmv

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 22-02-2013, 14:12:43
Tashme edhe vete populli grek beson te thenia e Aristotelit: "E kam mik Platonin, por me mik kam te verteten."

Dokumentari me poshte eshte bere nga televizioni me i madh Grek SKAI dhe tregon kryengritjen e 1821 duke treguar hapur qe Greqine e ndertoi Bavaria e asaj kohe (Gjermania), dhe po te mos ishte per te greqia sot do te ishte nje nga shtetet me te varfera ne Evrope, dhe tregon qe arvanitasit ksihin nje rol gati kryesor ne ngritjen e shtetit te ri Grek, gjithashtu tregon faktin e hidhur se asaj kohe ne peloponez gati 3/4 e popullsise qe hiqej si greke ne fakt ishin egjiptian, algjerian dhe turq qe gjurmet e tyre i gjen dhe ne ditet e sotme.

Dokumentari që çensuroi kisha greke sepse ka të dhëna që populli grek nuk duhet ti dijë. Grekët nuk kanë lidhje me greqinë e lashtë por shumica janë Arvanitas - Shqiptarë të helenizuar me dhunë. Greqia e lashtë, për grekët e sotëm, është një mit dhe si e tillë është e mbushur plot me të pavërteta. Ja se ç'thotë Presidenti amerikan John F. Kennedy për mitin :"Armiku më i madh i së vërtetës, shpesh, nuk është gënjeshtra, e qëllimshme, komplotuese dhe e pandershme, por miti, këmbëngulës, depërtues dhe joreal." Ndërsa Arthur Schopenhauer e sjell kështu :" E vërteta kalon nëpër 3 stade:
Stadi i parë, tallen e qeshin me të.
Stadi i dytë, e kundërshtojnë shumë ashpër.
Stadi i tretë, pranohet si e tillë, pra si qartësisht e vërtetë."
Ndërsa thënia e Aristotelit : "Amicus Plato, sed magis amicas veritas", e përdorur shpesh edhe nga Prof. Kristo Frashëri, i përmbledh të gjitha. Duke e mbyllur, besoj se Arvanitasit kanë hyrë në stadin e tretë të rrugës drejt së vërtetës.

Duhet te shikoni videon eshte shume e ndjeshme dhe informuese.
Greket e sotem jane Arvanitas - Dokumentari i SKAI 1821 (Shqip)

  • Postime: 956
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 22-02-2013, 14:18:13
Atehere me lind pyetja pa ofenduar askend:

Turqit 500 vjet na kishin nen sundim (greket 300 vjet) keta kurvat, dhe nuk lane asnje veper ne Shqiperi. As nje ure, asnje rruge, asnje shkolle as nje ndertese ku ta di une. Vetem xhami na lane. Na degjeneruan fare si komb. Na turqizuan me fjalet e ndyra te tyre dhe me zakonet e  tyre. Na therren, na dogjen dhe tani te cajne dhe trapin me miqesine e tyre. Nuk po e kuptoj nga lindi gjithe kjo miqesi? Cdo faqe e Historise se Shqiperise eshte nxire prej zjarrit qe keta hodhen mbi vendin tim. Kush i quan miq keta pushtues qe me shkretuan vendin 500 vjet???

P.S: 1/4 e grekerve te sotem jane arvanitas te cilet themeluan dhe Greqine moderne te cilen e njohim edhe sot, dhe gati 2/4 jane egjyptjan, algjerian dhe turq kete thote dhe dokumentari nga televizioni grek SKAI si edhe Manolis Glezos.

Per mendimin tim personal shqiptari dhe Shqiperia nuk kane lidhje me turqit dhe zakonet e tyre dhe as me Turqine ne vetvete.
Kurse per shqiptaret ne te gjitha dokumentet historike tregohen si autoktone dhe te nje rrace te vetme dhe te pa perziere me turq apo me egjyptian.

Ne timelin-in historik prejardhja e Shqiptareve apo arvanitasve vijne: Pellazget --> Iliret --> Shqiptaret, dhe jane autoktone te nje rrace dhe kombi te vetem unik ne ballkan.

Temat e fundit