PERANDORIA OSMANE NË KULMIN E SAJ
Sipas Dh.Kicikis, "Perandoria Osmane në shekullin XVII kishte arritur kulmin e saj. Ajo u kishte dhënë të gjithë popujve që e përbënin atë, një qytetërim të përbashkët. Të gjithë ata që në Perëndim nuk duronin intolerancën katolike e cila u ishte bërë e padurueshme si çifutët, maurët e Spanjës, gjithë punëtorët e kualifikuar, zanatçinjtë, endësit, specialistët e ndërtimeve detare, fonditorët e artilierisë, etj., të tërhequr nga fitimi, në pjesën më të madhe u konvertuan vullnetarisht në fenë islame. Aderuan në këtë fe të bindur në superioritetin e fesë islame mbi fetë e tjera" ("Encyclopedia Universalis' Corpus 8, Francë S.A, 1988).
Kthimet e qytetarëve myslimanë u bënë pa dhunë. Të gjithë të krishterët ortodoksë, pavarësisht nga kombësia, bënin pjesë me urdhër të Sulltanit në miletin grek, kurse shefi i tyre ishte patriarku grek, që ndodhej afër Sulltanit në Stamboll. Është kjo arsyeja që historiani i madh grek K.Paparigopullos qorton patriarkën e Stambollit se "nuk arriti për neglizhencë të helenizonte të gjithë popujt e ballkanit duke përfituar nga situata tepër e favorshme që ajo kishte. Ai konkluzion i K.Paparigopullos është i drejtë. Ai në mënyrë indirekte na tregon së ndaj të krishterëve të Ballkanit nuk është përdorur dhunë.
IDENTITETI KOMBËTAR DHE FEIA TEK SHQIPTARËT
Dëshira për të mbrojtur identitetin kombëtar tek shqiptarët ka qënë e madhe. Sipas studiuesve Safet Juka dhe Hasan Kaleshi, "Osmanët ishin gjeografikisht larg, kurse ata që shqiptarët u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarë me origjinë sllave dhe greke". Për këtë juka na kujton ngjarjen paralele të boshnjakëve të cilët u bënë myslimanë për t'u mbrojtur nga asimilimi i fqinjve të fuqishëm, kroatët katolikë dhe serbët ortodoksë. Po kështu mendojnë respektivisht z.J.Irein në lîbrin "Fati i islamit ballkanik", 1984, R.Falaski në "Ismail Qemal Bej Vlora", 1985, fq 11-12 dhe William S.Daeis në veprën e tij "Historia e vogël e Lindjes së Afërt", New York, fq.211-214. Ja ç'shkruan ky i fundit për këtë: "Klerikët i detyronin besnikët e tyre të ushtronin besimin në gjuhën greke dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin". Pra, elementët jogrekë të Perandorisë Osmane fiIluan të dyshojnë se mos ishte për ta një zgjidhje më e lehtë të përqafonin besimin e sunduesit osman se sa të gjendeshin vazhdimisht në mes të presionit të dyfishtë politiko-fetar". Përqafimi i fesë islame nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ndikoi në ruajqen e identitetit kombëtar, sidomos në zonat e kërcënuara nga shovinizmi fqinj. Ajo kaloi në pjesën më të madhe një "rum-milet" në Ilosman-milet", me një fialë, nga popullsia greke që quheshin nga turqit ortodoksët, në popullsi osmane. Kështu emëroheshin myslimanët e gadishullit tonë. Me këtë konvertim u kalua nga shkombëtarizimi përmes krishtërimit ortodoks që ushtronin fqinjët kufitarë ortodoksë grekosllavë, në fenë e huaj të pushtuesit osman pa u shkombëtarizuar.
Sot, disa gazetarë "të pavarur" (por të varur nga dhrahmia greke dhe dinari serb), kërkojnë unifikimin fetar pa dhunë. Këtë e bëjnë për të hequr mallkimin shekullor që i është dhënë vendit tonë nga Zoti" (!). Feja islame quhet prej tyre fondamentalizëm islamik; kështu quajnë sot shovinistët grekë dhe veglat e tyre në Tiranë shqiptarizmin. Ky fondamentalizëm që nuk ekziston, sapas tyre "na ndau jo vetëm nga Evropa, por edhe nga Zoti që i falet ajo". Të gjitha këto gjepura ngrihen nga z.Prifti në artikullin e tij "Shqipëria midis tri feve. Është rasti këtu t'i kujtojmë zotit Prifti se ky opinion i tij bie ndesh me vendimet e Lidhjes së Kombeve të marra qysh në fiiiim të këtij shekulli. Po citojmë një paragraf nga numri 5 dhe 6 i Buletinit të Lidhjes së Kombeve, "Minoritetet Kornbëtare", nëntor-dhjetor 1933, "Karli V kërkoi të krijojë unitetin e Evropës mbi bazën e Krishtërimit dhe për këtë fakt ai u bë i padrejtë dhe mizor ndaj dy racave dhe dy feve, islame dhe çifute. Ne besojmë se Shoqëria e Kombeve është një manifestim në mbretërinë e institucioneve, një unitet organik dhe i ndërgjegjshërn i njerëzimit në tërë rruzullin tokësor, ne kemi kështu një fe intelektuale të patundur".
Në Shqipëri është ushtruar greqizmi nga shkolla dhe kleri grek. Po ilustrojmë këto në mënyrë të dokumentuar me disa fshatra-. "Fshati çukë në fillim të shekullit XX kishte dhjetë familje, katër prej tyre kanë ardhur nga çarnëria (farniljet Srtamati, Turla, Zehari dhe Gunella) si dhe tre farnilje që ishin të ardhura nga fshati i Lekures, i djegur nga andartet grekë-familjet Dajko, Shkurti dhe Naço.
Fshati Finiq më 1900, përbëhej nga 31 familje, prej të cilave 25 ishin të ardhura në këtë fshat si më poshtë: 10 farnilje nga fshatrat e Labërisë- familjet Mitro dhe Spiro nga Senica, Kardhashi, Lila nga Theodhosi, dy fainilje nga Qesarati, dy familje nga Niviçe-Bubari, çavo nga çuka, Ziso nga Himara. Familjet e qera kanë ardhur në këtë fshat nga fshatrat e afërta. Në fshatin Mamushbej familja e Gjyzelëve ka ardhur nga Progonati; ajo e Tokajve nga Kudhesi, ndërsa ajo e Sulajve nga Llaka e sulit.
Në fshatin çaush familja e parë që u ngul këtu ishte ajo e Kuçajve, mbiemri i së cilës tregon vendin nga ka ardhur. Pas kësaj erdhën edhe familje të tjera nga Kurveleshi (Burdeni, Lalaj, Koka, Boraj), Dojakët nga Suli, etj.. Numri i familjeve të zbritura nga Kurveleshi është i madh.
Familjet e sipërthëna ishin shqiptarë të konfesionit ortodoks. Sot ato janë kthyer nga kombësi shqiptare në kombësi greke nga binomi kishë + shkollë greke.
Elefterias Nikolaidhu në tezën e doktoratës, "Kriptokristianët e Shpatit", janinë 1979, na e përcakton kështu islamin: "Islamizmi përbën rrezikun vdekjeprurës për kombin grek dhe godiqen më të tmerrshme që mori gjatë kalimit të tij historik". ja pra përse kërkohet suprimimi i fesë islame nga shoviiùstët grekë dhe veglat e tyre në Shqipëri. Myslimanët shqiptarë ruajtën identitetin kombëtar edhe në kohën kur ekzistonte institucioni i kalifatit. Ai kurrë nuk urdhëronte kthimin me dhunë të besimtarëve të feve të tjera në myslimane; po kështu edhe Republika Turke e ka suprimuar gjysmë shekulli më parë kalifatin arab. Turqia nuk ka ndërhyrë në çëshqet e vendit tonë, jo vetëm në punën e fesë, por edhe në të gjitha fushat qera.
Sipas profesorit të Universitetit të Selanikut Glavinas, në librin e tij "Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë", botim i dytë, Selanik 1989: "Myslimanët u lidhën me katolikët e Veriut të Shqipërisë, duke u bërë kështu bazë e nacionali;Ãâ°mit. Shqiptarët myslimanë nuk ishte e mundur të ndjenin se çfarë kishin të përbashkët me grekët e serbët; ata së'bashku me katolikët mbanin qëndrim armiqësor ndaj ortodoksëve shqiptar" (kjo nuk është e vërtetë, myslimanët, katolikët dhe ortodoksët shqiptarë gjithnjë kanë qënë të bashkuar si kundër sunduesve osmanë, ashtu edhe kundër shovinistëve serbogrekë, Sh.D.).
Ky "historien" popullarizon në këtë libër tezën shoveno-greke se "Shqipëria para vitit 1912 nuk pa patur asnjëherë unitet kombëtar gjeografik dhe historik; ajo sipas tij nuk ka patur emër. Lumi Shkumbin - për profesor Glavinasin - përbën një kufi politik. Tokat që shtrihen poshtë lumit Shkumbin u përkasin greko-shqiptarëve të sotëm. Toskët ndryshojnë nga gegët nga pikëpamja ideologjike, etnologjike, antropologjike, gjuhësore, eq.. Në jug shumica e banorëve janë grekë". Më tej ky "profesor" thotë: "Në qytetin e Korçës, në vitin 1905, jetonin 14 000 grekë dhe 4000 turko-shqiptarë (myslimanë). Epirin e Veriut me të drejtë e pretendon Greqia se munrin më të madh në këtë vend e përbën popullsia greke". Më tuqe ai vazhdon: "Gjuha greke në Epirin e Veriut (jugun e Shqipërisë) ishte rrenjosur thellë në ndërgjegjen e shumicës së popullit, pse atie ndodhej një popullsi e një gjaku me popullin grek që është vëlla me të".
Të gjitha këto përralla shovene greke janë të bazuara në gënjeshtra vorioepirote, të cilat karakterizohen nga urrejtja e madhe që kanë shovinistët grekë. Në këtë libër ky historian-komëdian merr poza komike dhe deklaron gënjeshtra sipas parimit Gebelsian: 'Gënje, gënje se diçka do të mbetet". Po e citojmë përsëri: "Shqiptarët, pasi morën fenë e Muhammedit, që për të do të thotë feja islame (i bëjmë të ditur këtij profesori se Muhammedi nuk krijoi ndonjë fe. Ai ishte vetëm i dërguari i Zotit. Këtë e vumë në dukje edhe më parë), shqiptarët pra, -vijon autori, -u vendosën kryesisht në Serbinë e Vjetër, kurse serbët ikën në krahinat sllave të Austrisë nga reprezaljet e ushtruara prej Perandorisë Osmane. Shqiptarët myslimanë shkuan në Kosovë, ku u shtuan shumë. Ata sot krijojnë probleme dhe shkaktojnë çrregullime, duke patur si qëndër qytetin e tyre, Prishtinën! (!).
Të tilla dokrra i kanë shpikur historianët shovinistë serbë. Pasi i shkruajnë këto gënjeshtra me bisht, i kopjojnë dhe i mbrojnë me fanatizëm profesorët e kallëpit të Greqisë.
I themi këtij autori se feja kurrë nuk është kombësi. Shqipëria është vendi i harmonisë fetare dhe ne nuk kemi nevojë të unifikojmë fetë, siç thotë Pirro Prifti. Feja e të parëve tanë është paganizmi. Lëvdatat që i bëhen Greqisë e cila ka krijuar një shtet "homogjen" grek të të krishterëve, janë absurde. Greqia kur fitoi pavarësinë, kishte një të tretën e popullsisë së saj në fenë islame dhe dhjetra e mijëra katolikë. Ndërsa kjo vetë kundër feve të rjera përdori dhunën. Askush nuk merr eksperiencë nga ato qeveri dhe shtete fqinjë që tradicionalisht shtypin të drejtat e njeriut. Ka shtete të qéra që veprojnë në harmoni fetare si ne, për shembull, Siria ku të krishterët dhe myslimanët e atij vendi e duan dhe e respektojnë njëriqetrin vëllazërisht. Në Siri antroponimet (emrat e njerëzve) dhe patronimet (mbiemrat) janë edhe myslimanë edhe të krishterë. Në këtë shtet arab nuk ka emra të sferës ortodokse dhe emra të sferës myslimane. Atje bëhet si tek ne. Martesa midis myslimanëve dhe të krishterëve. Ungjijtë dhe Kur'ani janë të ekspozuar së bashku nëpër vitrina. Festohet me madhështi Pashka dhe Bajrami. Të gjitha fetë e botës janë pranvera të jetës. Le të kujtojmë 4alët e Pier Emanuelit: "Ateizmi është dimri i botës, kurse feja është pranvera". Pra, pranvera shqiptare vjen me lule ortodokse, katolike dhe myslimane. U kujtojmë lexuesve se Sharl Botleri thoshte: "S'ka gjë më interesante në botë se sa fetë'. Për të kuptuar gjëndjen e fesë në situatën aktuale në Evropë, mund të marrim shembull Francën. Në Francë nëntë të dhjetat e popullsisë pagëzohen, prej këtyre 1/4 shkon në meshë, një e treta janë deista, ndërsa më tepër se gjysma e popullsisë bën pjesë në kategorinë e "festivëve", ku thelbi dhe praktika e kultit koncentrohen në ceremonitë e mëdha të pagëzimit, kungimit, martesës, vdekjes dhe festimet e festave fetare.
Përsa i përket kundërvënies që synohet të krijohet në mes të krishterëve dhe myslimanëve, le të dëgjojmë fjalët e rilindasit të madh feronim de Rada në artikullin e tij "Nulla fides in Graeco" (Greku s'ka besë) në "La nacione albanese", nr. 5, viti 1897: "Kundërvënia që bëhet midis të krishterëve dhe myslimanëve e ka bazën e vet në të njëjtën dredhi mashtrimesh të paturpshme. Sot Krishtit nuk i kushtohet as mendimi e jo me veprimi, ndërsa besimi tek Muhammedi është bërë i padëmshëm si për ata që ndodhën larg, ashtu edhe për ata që ndodhen afër, kurse sharlatanët që preken nga kjo, s'e kanë njohur kurrë as Krishtin, as Zotin, sepse janë të paaftë të ngrihen deri në sferën e njohjës së tyre. Tani në fushën e betejës nuk janë përballë njëri-tjetrit të krishterë e muhamedanë, apo grekët e turqit, tani janë përballë fisi pellazg (shqiptar) dhe ai helen (të cilin e ka përreth).
Më 22 Prill të vitit 1994 presidenti Klinton deklaroi se i kishte kërkuar qeverisë turke që të ndërronte statusin e Patrikanës (Kishës Ortodokse Greke në Stamboll). Ai donte t'i jepte asaj karakter ekumenik (uiniversal), kështu që ajo të mund të shërbente si udhëheqëse e tërë botës ortodokse. Me të drejtë shtohet pyeqa: 'Pse Greqia kërkon të ndërrojë statusin e Patrikanës?' Pyerja e merr përgjigjen menjëherë. Ajo kërkon të dërgojë janullatosa në të gjitha kishat autoqefale të Ballkanit e, pastaj, në të gjithë globin tokësor për të mbrojtur helenizmin donkishotesk fondamentalist grek. Mbrapa këtij akti fshihet lobi i fuqishëm grek, që jeton në Amerikë dhe përbëhet prej 3 000 000 vetësh. Fuqia reale ku bazohet Patrikana e Stambollit nuk janë 3000 besnikët e saj, që jetojnë në Stamboll, -por ai lob grek që sot manipulon administratën shtetërore të SHBA-së përsa i përket kësaj çëshrjeje.
Kërkesa e presidentit të SHBA-së është e padrejtë. Sepse Patrikana sipas Traktatit të Lozanës, u zhvesh nga të gjitha fuqitë e saj politike. Asaj iu kufizuan aktivitetet vetëm në funksionet fetare. Patrikana e Stambollit, sipas këtij traktati u vendos që të ishte një institution i zakonshëm turk, i cili do të vepronte duke iu nënshtruar ligjeve të këtij vendi. Patrikana, në bazë të këtij traktati, do të jetë vetëm institution i zakonshëm turk dhe subjekt i ligjeve turke. Ndërhyrja e presidentit Klinton në punët e brëndëshme të Turqisë në këtë rast pa dyshim është edhe në dëm të politikës amerikane. Ky president mbron interesat e Partisë Demokratike, duke harruar në rastin konkret së është président i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mesazhi që ai i dërgonte Tansu çilerit në të cilin ai kërkonte njohjen e karakterit "ekumenik" Patrikanës së Stambollit, përmblidhet me dy fjalë: Patrikana e Stambollit, ose Kisha e Djallit, siç e ka quajtur Noli i madh, e cila "drejtonte e frymëzonte masakrat e Anatomisë dhe të Shqipërisë gjatë shekullit XX, është mësuesja dhe prijësja e organizatave tradhëtare greke që vranë në Turqi qindra pleq, gra dhe fëmijë të pafajshëm, duke ia çarë barkun dhe duke futur në të flamurin grek, ose duke i djegur viktimat me benzinë. Krimet e kryera nga organizatat genocidiste "Etniqi Etnia", "Mavri Mira", "Shoqata greke e Potnusit", nuk shlyhen dot nga kujtesa e turqve dhe e mbarë njerëzimit. Ortodoksët e Ballkanit nuk mund të lejojnë që Patrikana të bëhet Vatikan i dytë, duke dërguar antikrishtët e saj si nunca apostolikë. Patrikana është Kalë Troje në çdo vend ku ajo hyn. çdo përkrahje që mund t'i jepet shovinizmit grek, nga ana e administratës së SHBA, është në kundërshtim me rrugën e ndjekur nga presidenti demokrat Uillson, për të cilin mbarë bota ka respekt të madh.
Islami nuk ia kthen asnjë njeriu fenë me dhunë. Ai udhëhiqet nga urdhëri i Zotit drejtuar profetit Muhammed: "Detyra jote është vetëm të predikosh". Kurse në një urdhër rjetër thotë: "Të mos përdoret asnjë formë detyrimi për t'i larguar njerëzit nga bindjet e tyre fetare".
E kundërta ndodh me Pankristianizmin Ekumenik (universel grek), ku shumica dërrmuese e kishave janë bërë autoqefale për të ndaluar ndërhyrjen antikombëtare greke që ushtrohej mbi shtetet e tyre. Patrikana Ekumenike e Stambollit ka tendenca shkombëtarizuese dhe vepron në mënyrë intensive me moton "Greqizo sa të mundësh popujt e qerë".
Sot, ajo, për banorët e jugut të Shqipërisë përdor termin "Vorioepirot", term i shpikur në kuzhinën e fondamentalizmit greko-ortodoks. Ajo përpiqet që t'i kthejë të gjithë shqiptarët që punojnë në Greqi, në fenë ortodokse, të ndërrojnë emrat dhe të regjistrohen në kombësinë "Vorioepirote", e cila sipas këtyre shovenëve, do të thotë grekë të Shqipërisë". Qëllimi është që këto vise t'i aneksohen Greqisë. Shqiptarët arje kanë vajtur që të sigurojnë mjetet e jetesës e jo për t'u t yer me rcë në Vorioepirotë. A nuk është kjo një formë dhune moderne fetare shovinisto-greke? Asnjë shtet në botë nuk i përdor këto metoda impunuese.
Shovinistët grekë kanë krijuar Greqinë e grekëve të krishterë, e cila nuk pranon asnjë lloj feje tjetër, përveç fesë ortodokse.
A nuk është dhunë fetare edhe kjo? Po Kombet e Bashkuara, pse qëndrojnë indiferentë, kur konstatojnë këtë dhunë fetare në Greqi?
Serbët nuk lejojnë që të jetë autoqefale Kisha e Shenjtë e Ohrit, e cila është nëna e Kishës Serbe. Ata marrin nëpër këmbë historinë e Kishës Serbe, e kthejnë nga bij të Kishës së Shën Naumit në nënë të Kishës së Ohrit (!), sepse kanë qëllime shoviniste ndaj republikës së re të Maqedonisë. A nuk është kjo një shfaqje e dhunës fetare?
Fan Noli me të drejtë shpalli se: "Fatkeqësitë e shqiptarëve nuk vijnë nga ndryshimet fetare, të cilat duhet të jenë patjetër patriote, shqiptare dhe kurrë të huaja". Dhe jo siç ndodh sot, kur në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare qëndron armiku i popullit shqiptar, Janullatosi, tipi më i rrezikshëm i klerikëve grekë dhe i nepërkave të helmatisura, të dërguara nga Patrikana e Stambollit në vendin tonë. Atdheu është besa dhe ideali i shqiptarëve. Ne nuk bëjmë dallime fetare si shovinistët grekë.
"Atdheu, bijt e mij, është feja e qytetarit, ligjet janë kredoja e tij" -thotë një autoritet i dëgjuar i Italisë...
Kombi nuk la lidhje me fenë. Ai shpreh në vetvete përbërjen e një uniteti etnik dhe kulturor të themeluar mbi homogjenitetin fillestar dhe etnik.
Ndërsa Pirro Prifti dhe ndjekësit e tij kërkojnë që shteti laik shqiptar të kthehet në shtet fetar. Por ai dhe shokët e tij duhet ta ngulitin mirë në kokë se shteti shqiptar ka qënë, është dhe do të mbetet gjithmonë shtet laik.
Populli shqiptar është 90% mysliman, megjithatë Shqipëria është shtet laik, po kështu edhe Republika e Kosovës dhe trojet e gjera etnike shqiptare.
Shifra 90% u tregon omoniaxhinjve të vendit tonë, mercenarë dhe shërbëtorë të shovinizmit të shtetëve fqinje, se sa laike janë këto treva shqiptare. Diametralisht i kundërt me këtë është qëndrimi i shtetit fetar grek, që ushtron dhunë fetare mbi besimtarët e feve të qera. Edhe kjo është dënuar botërisht nga Kongresi Amerikan dhe organizmat e rjera ndërkombëtare. Por këto nuk i di Pirro Prifti & Co? Nga këto kuptohet qartë se sa absurde, antikombëtare dhe antihumane është kërkesa e çmendur e Pirro Priftit. Republika e Kosovës, Republika e Shqipë risë dhe trevat e tjera shqiptare nuk mund të marrin 'shembull në këtë drejtim nga shteti grek! Është për të ardhur keq që Televizioni Shqiptar, në një rast, gati për një orë rresht, iu drejtua "mëkatarëve" shqiptarë me këshillën: "Doni t'ë shpëtoni nga mëkatet që keni kryer? E vetmja rrugë është që të futni në zemrat tuaja Krishtin, të bëheni të krishterë(!).
Ky emision mohoi haptazi fenë islame, kulturën e saj, duke paraqitur si vlerë të vetme shpirtërore besimin tek Krishti (!)...
Cilët duhen konsideruar mëkatarë të mirfilltë e të vërtetë?
Myslimanët që nuk konvertohen në të krishterë apo ata që u rekomandojnë këtyre ndërrimin e fesë, duke u bërë shantazhe edhe me mjetet e masmedias.