Terrori komunist ne Elbasan - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Terrori komunist ne Elbasan

Terrori komunist ne Elbasan

· 1 · 516

  • Postime: 27979
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-11-2011, 23:21:43
Të pathënat e komunizmit në Elbasan. Pushkatimi me plumb pas koke i një shqiptari të mirë

Doktori popullor i Elbasanit, dëshmitar i një vrasjeje makabër

Terrori komunist në popull ka qenë një nga shtyllat e fuqishme të mbijetesës së sistemit diktatorial në Shqipëri gjatë 45 viteve të jetës së tij kriminale. Këtë pohim e mbështes në një nga kujtimet që i ka dhënë djali i doktorit më popullor të Elbasanit gjatë asaj kohe, Stiliano Nosi. Duke qenë një familje me kontribute të mëdha në luftën për çështjen kombëtare, për hapjen e shkollës shqipe, për Pavarësinë e Shqipërisë dhe për prosperitetin e vendit, ishte njëherazi edhe njëra prej familjeve që u godit rëndë nga sistemi vrastar, që me vrasjen e liderit të shqiptarizmës, Lef Nosi.

Gjatë një bisede me djalin e tij që sot jeton në emigrim në Kanada, më shprehet me një ndjesi të veçantë për një rrëfim që i ka bërë i ati i tij pak kohë para se të vdiste dhe që vetë doktori e kishte një peng në zemër, nëse nuk do t'ia rrëfente njërit prej djemve. Vetë ngjarja ka qenë tronditëse, por po aq e tmerrshme ka qenë edhe tronditja që ka pësuar ky doktor i nderuar në të gjithë trevën e Shqipërisë së Mesme, sot "Qytetar Nderi" i Elbasanit.

Djali i doktorit, për shkak të miqësisë që kemi dhe për efektin që mund të ketë tek lexuesit ky tregim i të atit të tij, ma tregoi mua dhe duke më rezervuar të drejtën e botimit të asaj që ka ndodhur në një mesnatë të zezë dimri, në një nga fshatrat në periferi të Elbasanit.

"Komunistët kërkonin të mbillnin frikën dhe terrorin në shtresën intelektuale", shprehet djali i doktorit, duke nisur edhe të flasë mbi një rast që i ka ndodhur edhe babait të tij, doktor Nosit, të cilin ai e cilëson të paharruar, por që në fakt ai mbeti i paharruar në popull.

Ja si e kujton djali i doktor Nosit atë natë të rrëfyer nga babai i tij, si një nga tmerret e mëdha që ka përjetuar ai nga sistemi komunist, ashtu si edhe xhaxhai i tij, Lef Nosi.

Ishte acar dimri në vitin 1960. Aty nga ora 3 e mëngjesit, kur qyteti i Elbasanit ishte në heshtje gjumi, një e kërrcitur e fortë e derës së shtëpisë sonë ngriti nga krevati doktorin, atë njeri që çdo qytetar e thërriste në çdo orë kur kishin në familje ndonjë të sëmurë. Por ajo natë ndryshonte nga të tjerat, se ishte mjaft e trishtueshme. Me zërin e çjerrë një person, pasi babai doli tek ballkoni i shtëpisë, e thërret të zbresë poshtë, "policia ju thërret të vishesh dhe të vish me ne". Pasi u vesh dhe zbriti poshtë, një polic madhor që qëndronte tek gazi 69 i Degës së Punëve të Brendshme zbriti dhe iu drejtua me këto fjalë "do të vish me ne dhe çfarë do të shohësh me sytë e tu, asnjë s'do ta marrë vesh ose ndryshe do të marrësh veten tënde në qafë. Do të vish vetëm për një verifikim që personi që do të pushkatojmë është i vdekur apo jo".

"Pasi më hipën në atë gaz me targat e policisë, rrëfen doktor Nosi, që mori drejtimin nga ura e Shkumbinit dhe u kthye në drejtimin e rrugës për nga fshati Hajdaran, atje diku do të bëhej ekzekutimi i personit. Pasi zbrita nga makina diku afër disa ferrave ku më dërguan, pashë disa persona, mes tyre edhe personin që do të ekzekutohej, e kishin sjellë pak më përpara se të arrinim ne me ata të policisë, e kishin sjellë me një gaz 69 tjetër dhe i ndjeri që do të ekzekutohej ishte i lidhur pranë një grope në gjunjë. Prapa tij qëndronte një civil me pistoletë në dorë dhe përballë ishin tre policë, të cilët ishin të armatosur".

Realisht janë momente që të trondisin dhe të bëjnë të ndjehesh keq, se janë skena që i kanë përjetuar veç ata që kanë qenë vrasësit dhe ata që kanë qenë viktimat që gjithçka e kanë marrë me vete. Për më shumë, doktor Nosi ka rrëfyer atë ngjarje si shumë e shumë të tjera, por që ka veçanësinë e vet për vetë praninë e një intelektuali të respektuar dhe një doktori që i njihte mirë punët e Sigurimit të Shtetit.

"Fillova, - tregon doktori, - t'më ftohej komplet trupi nga dhembshuria për atë njeri të pafajshëm, i cili edhe se ishte para vdekjes, qëndronte kokëlart. Ishte rreth të 40-ave, shtatlartë dhe me mustaqe. I ndjeri në ato momente priste goditjen nga personat që kish përpara trupit të tij, por vdekja fatale i erdhi nga personi që kish prapa, që me një goditje pas kokës e shembi brenda në gropë. M'u mbushën sytë me lot, por se dhashë veten, ndërsa ata të mjerë që kryenin këto vrasje makabre, s'donin ta dinin që para disa sekondash një jetë e pafajshme u largua përgjithmonë".

Rrëfimi i një ngjarjeje që dinin t'i bënin si në skenar dhe në realizim, vetëm ata kriminelë që më pas edhe vranë njëri-tjetrin. "Më pas, një civil tjetër iu afrua dhe i shkrepi plumbin tjetër në trupin e tij dhe më urdhëruan ta kontrolloja nëse personi i ndjerë, nëse ka dhënë shpirt ose jo, - rrëfente babai me buzë të thara nga pështyma dhe i bërë meit nga sikleti i një ngjarjeje që kishte mbi 20 vjet që kishte ndodhur. - Kur iu afrova dhe konstatova që trupi i tij ishte i pajetë, ata filluan ta mbulonin me dhe. Na thanë të largoheshim dhe të hipnim në gazin 69, që më sollën në atë vend. Para se të nisesha, më thanë që "doktor, për çfarë pe këtu, sus gojën dhe kështu do ta pësojnë të gjithë ata persona që do të jenë kundra partisë tonë".

Ishte një këshillë tipike e sërës së kriminelëve dhe mafiozëve që vrasin natën e të qajnë ditën. "Dua të them, - shpjegonte doktori para djalit të tij që na e sjell të freskët atë kujtim tronditës, - personi që u pushkatua, s'ishte fytyrë e njohur nga qyteti ynë, duhej të ishte jabanxhi, se kisha parë atë fytyrë, fytyra e tij më ka ngelur e ngulitur në mendje edhe pse ishte pak errët, afër në të gdhirë. Kur më zbritën tek Dega e Brendshme më thanë që largohu dhe mund të shkosh në shtëpi, isha i lirë".

Për një njeri që është mësuar të shërojë njerëz e jo të vrasë, pamja që ai ka parë ka qenë me të vërtetë shokuese, ndaj dhe ai tregon se, "nuk më bënin këmbët të shkoja në shtëpi. Ishte aty rreth orës 5 e mëngjesit. Duke ecur ngadalë rrugës, dikush që shkonte në punën e tij në atë orë, më thotë "doktor, shumë herët qenke ngritur sot, asht dhe dimër s'prite të gdhihej?". Isha sy përlotur dhe si fola. Ai e pa gjendjen time dhe m'u afrua, më pyeti nëse jam mirë apo jo. I thashë për ta larguar që mirë jam, por jam pak i lodhur. U afrova afër derës së shtëpisë dhe e hapa ngadalë që mos të shqetësoja njeri, por nana jonë e gjorë e priste zgjuar dhe e trishtuar, duke i thënë: 'Nuk je i verdhë në fytyrë, por i zbardhur, çfarë ke?'. Ndërsa ai i përgjigjet me zë të ulët s'e kuptoj, nuk ishte një kokë pule, por një njeri.

Ishte një tregim i kobshëm dhe i vërtetë nga të parrëfyerat e gjëmës komuniste, që doktor Nosi e përjetoi atë moment të trishtë dhe që i jepnin atij të kuptojë se dhe ty do të presë i njëjti fat. S'kishin pse të merrnin nga gjumi një njeri dhe ta dërgonin që të shihte seç bënin hienat natën, kur ai se kish për detyrë që të kontrollonte, se ka vdekur ose jo, por kish detyrim në popull që të shëronte njerëz të sëmurë në kohën, kur në Shqipëri tuberkulozi ishte mjaft i përhapur.

Doktori popullor i Elbasanit, Steliano Nosi, u bë pa dashjen e tij dëshmitar i një vrasjeje makabër. Ishte një pushkatim tipik i një bande kriminale, pushkatimi me plumb pas koke i një shqiptari të mirë, nga ata që vranë për 45 vjet jetën e një populli të tërë. Një nënë e ka kërkuar deri në vdekje varrin e djalit të saj, po aq sa edhe familja e të ndjerit, si shumë viktima shqiptarësh, eshtrat e të cilëve ende vërtiten në terrin e të panjohurës, si dëshmi të një nate të zezë komuniste.

Përgatiti: Hyqmet ZANE

Temat e fundit