Udhëtimi për në New York [Fan Noli] - Historia Shqiptare

×
Hyrja
Profili

Udhëtimi për në New York [Fan Noli]

Udhëtimi për në New York [Fan Noli]

· 1 · 349

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-11-2011, 23:38:29
Retro/Press: Udhëtimi për në New York
Fan Noli

Mëmëdhetar i-dashur dhe vëlla i-përmallëshim z. Th. Tashko.

Më së-fundi arriva në New-York, dhe dot ishte një punë shumë e gjatë të ju rrëfenj, se sa mundime dhe hidhërime shpirti dhe trupi hoqa nde këtë udhëtim. Sa me mundet dot ju shkruanj ca, dhe të më ndjesh, nde harrofsha ndonjë nga shkaku që nashti gjas me mëmën e-mbarsuare që polli dhe po e-sheh djalëthin të bukur e të-shëndoshë, harron tërë

ato që vuajti, dhe një ndjenjë vetëm zotëron në zemrët të saja "gëzimi" or vëllath, në tokt amerikane menjëherë kujtova Dibrane e-gjorë dhe fjalët e tija me tingëllininë në vesht porsi oshëtimi në kambanë e Pashkëvet gazmimtare të Shqipërisë "Neve jemi

më të shëndoshët e dynjasë".

Në Napoli një ditë para se të hikenje u poqçe brenda në tramvajt me një prift Ermen, kishim një orë kohë, se udha ishte shumë e-largët, dhe hapmë fjalë turqisht. Po i-thashë se shkonj për n' Amerikë, e-zu të qarët, se na paske dh' ajy i-gjori dy djema atje, të hikur që nga kohë e turbullimeve të Stambollit. Folmë shumë përmi çështjet e Shqiptarëvet dhe të

Ermenëvet, dhe i-thashë për ç’qëllim shkonj për në botën-e-re. "Ah, më tha, të kishim neve atë fuqi që keni ju, ja dërmonim kryet Rezil Hamitit brenda ne 24 ore"."Ah të kishim edhe ne shkolla dhe gjuhë të shkruarë që përpara lindjesë Zotit (!) Krisht si ju,

pra të kishim edhe ne besë si ju, ja thërrmonim kockat tërë botës në gjysmë ore brenda!". Folmë paqe dhe kur u-ndamë, se ajy zbriti gjetkë, më tha këto fjalë: "Hajde, o bir, përpara! punoni s'e "budynjada bir serbez jashama kder jallenez".

Kur vajta në Doganë më 18 të majit, s'më kishte mbetur shpirt se ndë me thënçin se je i-sëmurë, mentoheshe cili shkak muntte edhe të më mban në rrojtjet. Dhe ato që pashë atje më madhuan këtë frikë. Dy avllira të mbëdha të rrethuara me shkope të hekurtë ishin plot me emigrants të ndyrë, të qelbur, dhe një kundërmim prej 4 mijë kafshësh të urëta mbretëronte n' atë sallë, dhe i bërtiste Perëndisë të mëshirohet për ta dhe të dërgonjë një Vesuv të ri t'i djegë dhe të pastronjë botën. Por edhe mëshir e Perëndisë për fat të lik shumë rrallë na kriske. Prindër pleq dhe nënezaz të gjora ndaheshin me lot rider syt, me psherëtimë dhe me dhëmbje të pa-rrëfyerë me pendë, nga të bijtë e tyre, dhe n' ato fytyra të pa-lara lottë duke shin si djamantë të shkëlqyerë , si këndesa të-stolisure sipër plehëvet, Nuse-rate me shami në dorë mekeshin, vëllezër puthninë motrate dhe një zallamahi! të mirrej firoma nga ngashërimi. Shto nër këto dhe bërtitjet e atyre që shisnin qepe të Kalabrisë, portokaje dhe limonj, pra ashtu do marrësh një idezë të vogël se c'bëhej atje. Emigrantët nga një e nga një shkonin përpara heqimit jau shëkonte sytë dhe delnin nga një tjatër portë të qet. Hipenin majë vaporit të vogël dhe shkonin për në vapori i math që do t'i shpinte larg mëmëdheut, të ngjetheshin mishërat atje, të shëkonje ca plakaz që s'mbaheshin dot me këmbë nga të qarët dhe shtroheshin përdhe e ulërinin duke rrahur shalet edhe prindërit e lashtë të thërresen me një zë të-mbytur nga dhembja e nga dëshpërimi "E, basta piu". Ca duar që s'i kishte edhe mpirë të qarët, lëvisnin mbë erë shamitë për të përshëndoshur kush e di mund edhe për të mramen herë të dashurit e tyre duke thirrur me zë të ngjirur: "Non discordateci", dhe ata të vaporit thërrisnin:

"Adio caro Napoli, addio, bella Italia".

Për fat të mirë klasn' e dytë e shekonin brenda në një sallon tjetër më të njerëzishme. Shkova, po si shkova se mbanj ner merit, aqe jeshë i-trullosur. Hipa maje vaporit sahati 5 dhe shkuam nga Napoli sahati 8:5. 1.800 kafshë në klast të tretë, 149 derra dhe ~

njeri ne klast të dytë dhe 110 samarë të florinjtë në klast të parë. Që të dalnjë jashtë nga kabina, lips të tekenjë hundët më-parë. Mora një poltrone si ato që ke në Birke dhe u-shtrihçe sipër nga an e detit me Nitzschen në dorë, kështu shkuan tre ditë dhe arrimë

në Gjibraltar, atje qëndruam 6 orë, një shkëmp plot me kanone dhe në rrezet një qyteth i-bukur. Pas dy orësh hymë n'Oqeant Atlantik. Që nga Napoli gjer në New-York ditë të bardhë s'pamë. Gjithënjë koha e vrerët dhe binte shi. Ah! Sa doja të bënte një furtunë .

të madhe, po s'na bëri. Ky shi këtë të mirë na kishte, që gjithë gomarët hikenin poshtë nër kabinat dhe nër salonet dhe me linin më rehat. Gjellët të-pa kripura dhe pa nonjë shije, po lista ishte një libr'e tërë, vetëm pemët i-paskëshin tembela. Zura miqësi vetëm me një Italian dhe i-thashë se jam Shqiptar revolucionar, në një copëresh me rrethuanë të tërë

dhe me shëkonin me çudi. Unë u-përgjigjesha me çdo gjuhë që më pyesnin, dhe ata mbeteshin me gojë hapët, ca më thoshin ku gjendet kjo Shqipëri, ca me pyesnin ç’gjuhë flasin ndë Shqipëri, ca s'dinin fare dhe me shëkonin në syt. Sa me kushtuan këto pyetje,

ti e merr vesh, po ç'të bësh dhe pasi u-larguan, u- ngritçë nga poltrona dhe vajta anesë vaporit dhe kështu i-fola qjellitë me sytë përlotur përpjetë:"Shëkon se si na shajnë neve të shëndoshët e dynjasë, moj Perëndi? Dhe në u-shurdhove do hipim gjer në front tënd të të lëkundim të zgjuhesh dhe të na dëgjosh. "Hardhi koha".

Arrimë në New-York më 31 të majit në mëngjest sahati 5:5. Hipi heqimi maj vaporit dhe na shëkuan përsëri në syt dhe duallëm jashtë në Douanet. Të së-parëse e të së-dytëse klas të pyeturat bëhen maj vaporit. Të se-tretës jashtë në Kommision të Emigranëvet. Këtu qëndrova të marr frymënë dhe do shkonj për në Bufalo, ku do dal vetëm me 7-8

lira. S'të shkrova dije sepse gjezdisnjë qytetnë. S'lashë cipe pa shëkuar, Na paske ca femëra këtu! Qëndronjë udhës her-herë dhe i shëkonjë. Po shpejt pendoheshe dyke thënë: "Kështu do t'ë bëjmë Shqipërinë? Shtëpi me njëzet apartamente, sheshe të gjerë me shadërvane, me lule dhe me lisa. Shqiptarë dragomanë s'e pashë, se s'na shkuan andejaza, do përpiqem të shëkonj sot. Kishe të ju shkruanjë shumë, po më ndje, se kam dhe tjatëra letra për të shkruar, dhe përveç letravet dhe një "kuvent" për vëllazërin' e Buffalos.

Të përshëndosh me mall

miku yt për jetë

Fani Noli

P. S. Greqvet atyshme-dy lule, cila do me 5 fletë.

Letra e nisur nga Fan Noli për mikun e tij Thanas Tashko me rastin e mbërritjes në Nju-Jork. Letra është shkruar në 4 faqe me përmasat 21.5 me 28.3 cm. Faqet janë të shkëputura. Faqja 1 dhe 3 mbajnë siglën e Hotel Del CAMPlDOGLlO (Il piu grande albergo Italiano in New York) Letra është shkruar me bojë të zezë.

Hotel Del CAMPIDOGLIO

(II piu grande albergo Italiano in New York) B. Bertini, Prop. 154 Blecker Street

New York, 1 Qershorit 1906 ora 5 para ndr.

[AQSH, Fondi Athanas Tashko, Dosja 20, Faqet 6, 7.]

Temat e fundit