Washington-i si m’u duk i Faik Konicës - Historia Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Washington-i si m’u duk i Faik Konicës

Washington-i si m’u duk i Faik Konicës

· 1 · 368

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-06-2011, 17:01:52
Washington-i si m’u duk i Faik Konicës
Done. Let him come! Këto fjalë të presidentit amerikan Kevin Coolidge, shënuar diku në margjinat e fletë-kërkesës të sekretarit të Shtetit, me propozimin e emrit të Faik Konicës si ministër i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Washington, i hapën rrugë jo vetëm përvojës personale të shqiptarit të madh, por edhe më shumë se një dekade histori në marrëdhëniet mes dy vendeve. Konica do të vinte në kryeqytetin amerikan nga Boston-i, kryeqendra e emigrantëve shqiptarë të Amerikës, duke futur në punë jo vetëm dijet e tij të cilësuara si “enciklopedi shëtitëse”, por edhe personalitetin e rrallë që e bëri beun shqiptar një darling të rretheve diplomatike dhe mediatike të Washington-it të para Luftës së Dytë Botërore.

Ilir Ikonomi, gazetari i ‘Zërit të Amerikës’, në librin  Faik Konica - Jeta në Washington,  botuar nga Onufri para pak javësh, na ka bërë të gjithëve një shërbim të madh. Së pari, është fat që libri është shkruar nga një gazetar. Kjo, sepse historia e Konicës na ka ardhur si kronikë e ditëve të tij në Washington dhe jo si tiradë e mërzitshme mbytur në gjuhë të dhogët akademike. Nëse libri do të ishte shkruar nga një akademik, siç ndodh rëndom me studimet, syrit tonë do t’i kishin rrëshqitur hollësi e ngjyra, pa të cilat një rrugëtim me Konicën do të ishte si një troshitje. Ikonomi, në të kundërt, na ka dhënë një panoramë të plotë të jetës së ambasadorit shqiptar, duke gërshetuar në një jo vetëm këmbënguljen e studiuesit, por edhe pragmatizmin dhe kureshtjen e etshme të gazetarit. Historikja, mondania, komercialja, kombëtarja dhe personalja, bëhen bashkë në interpretimin e gazetarit të VOA-s. Veprimtaria e Faik Konicës në Washington na vjen kështu përmes  një teksti të shkrifët dhe të thellë njëkohësisht.

Ikonomi në libër, fatmirësisht, i ka gjetur vend edhe babëzisë për sensacione të gazetave qëmtuese të prerjeve “ja si e spiunonte Konica Nolin në Washington”; edhe sensit të krenarisë kombëtare të shqiptarit te detajet për vendin e rëndësishëm që zinte Konica në trupën diplomatike; edhe historikes, duke na dhënë vibrimin e jetës së komunitetit shqiptar në Amerikë dhe rolin e kësaj bashkësie në çështjen shqiptare në përgjithësi.

Ikonomi nuk është mjaftuar, siç bëjnë natyrat e cekëta, me raportimin e thatë të jetës së Konicës, ai ka krijuar një raport me subjektin e tij, duke u dhënë syve të lexuesve, jo vetëm datat, vendet, ndodhitë, por edhe përmasën personale të tyre. Me sqimë. Kjo është e çmueshme, jo vetëm se e bën më të lehtë leximin e një libri, por edhe se, për një estet të shqipes si Konica, duhet të paktën një njohës i shqipes. Autori i librit del nga kulla e fildishtë dhe i viziton me radhë, për hir të tij dhe të lexuesit, vendet ku ka kaluar jeta e Konicës në Washington: që nga banesa e tij, ku edhe ndërroi jetë; e deri te shtëpia ku u lind, në Çamërinë e largët.

Shtoji kësaj përmasën tjetër të fatit: jeta në Washington e Konicës është shkruar nga një shqiptaro-amerikan, një specie e rrallë njerëzish të cilët jetojnë mes ngashnjimit permanent të dy krenarive: të asaj se jetën ua ka ndarë më dysh dyatdhesia e tokës së shqipeve dhe tokës së premtuar. Një shqiptaro-amerikan është përkimi i duhur për jetëshkrimin e një kozmopoliti si Faik Konica. Ashtu si Coolidge i hapi rrugë ambasadorit shqiptar, edhe Ikonomi ka hapur, me librin e tij, një odë të re të Konicës në peizazhin historik shqiptar. Porosia është përsëritur: Done. Let him come! (U krye. Le të vijë!)

MAPO
Alfred Lela

Temat e fundit