15 shtetet që dikur ishin Bashkimi Sovjetik - Historia

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

15 shtetet që dikur ishin Bashkimi Sovjetik

15 shtetet që dikur ishin Bashkimi Sovjetik

· 1 · 3286

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-08-2007, 17:09:30
 

Në vitin 1990, SHBA kishte 250 milionë banorë, ndërsa Bashkimi Sovjetik, 300 milionë banorë. Por, fitorja e Luftës së Ftohtë nga amerikanët nuk solli thjesht mposhtjen e kundërshtarit, por edhe “vdekjen” e një prej shteteve që më shumë se lidhjet shpirtërore mes popujve, e mbante bashkë ideali për komunizmin. Kjo solli një efekt dominant të paimagjinueshëm. Të 15 republikat e atij që quhej Bashkimi i Republikave Sovjetike Socialiste shpallën pavarësinë dhe u bënë shteteve më vete.
17 vite më vonë nuk ka ndryshuar vetëm harta gjeografike dhe politike, por edhe ajo demografike. Sot SHBA ka 300 milionë banorë, ndërsa shteti i mbetur me emrin Rusi, ka vetëm 150 milionë banorë. Gazeta “Tirana Observer”, në specialen e sotme publikon të dhënat e shteteve që dikur ishin Republika të Bashkimit Sovjetik.
Historia
Historia e Bashkimit Sovjetik fillon më 7-8 nëntor 1917 me Revolucionin e Tetorit (sipas kalendarit të vjetër 25-26 tetor 1917). Sipas enciklopedisë elektronike “Wikipedia”, më 1918 nga bolshevikët proklamohet Federata Socialiste Ruse e Republikave Sovjetike, nxjerra e Kushtetutës së parë dhe më 17 korrik vrasja e familjes së Carit. Më 3 mars 1918, nënshkruhet Marrëveshja e Paqes, me të cilën Bashkimi Sovjetik heq dorë nga sundimi në Poloni, vendet Baltike, Ukrainë, Finlandë dhe nga vendet e kërkuara në Kazakistan nga ana e Turqisë. Në maj të po këtij viti pason krijimi i shteteve jugore, Armenisë, Azerbajxhanit dhe Gjeorgjisë.
Armata e Kuqe del si fituese kundër Armatës së Bardhë (Gardistët e Bardhë) dhe trupave nga jashtë. Gjatë viteve 1919-‘20 Armata e Kuqe ripushton Ukrainën, më 1920 pushton Armeninë, Azerbajxhanin, më 1921 edhe Gjeorgjinë, ndërsa fillon luftën me Poloninë që zgjat deri më 1921-n. Më 1919-n themelohet Kominterna. Bashkimi Sovjetik më 1920-n nënshkruan Marrëveshjen për Paqe me Estoninë, Letoninë dhe Finlandën, armëpushimin me Poloninë me të cilën edhe ritërheq kufirin.
Gjatë vitit 1921 shtypja e kryengritjes kundër bolshevikëve, shkaktoi katastrofën e urisë që mori 4-5 milionë jetë të banorëve. Lenini ndërmerr reforma ekonomike për mënjanimin e pasojave të luftës. Në 1922 Stalini vihet në postin e Sekretarit Gjeneral të Partisë Komuniste të Rusisë, krijoi një grup dhe eliminon kundërshtarët (Trockij, Sinovjen, Kamenev, Buharin) dhe merr pozicionin e të parit të sovjetëve. Më 1924-n vdes Lenini, krijohen disa republika dhe disa ndryshime me karaktere të zgjedhjes së problemeve etnike.

Sistemi shtetëror
Sipas Kushtetutës, Bashkimi Sovjetik ishte Bashkësi Shtetërore Shumë Nacionale Komuniste, e cila kuptohej si diktaturë e proletariatit dhe që paraqitej me veprime totalitare me ndikime të ndryshme. Që me Kushtetutën e vitit 1936 (e bazuar në atë të 1924-s) sigurohej roli prirës i Partisë Komuniste d.m.th Partisë Komuniste të BRSS-së në të gjitha lëmet shtetërore dhe shoqërore. Kjo e bënte që Bashkimi Sovjetik të kishte rrënjosur sistemin shtetëror njëpartiak që nga viti 1924, i cili ishte centralizuar dhe diktonte administratën, ekonominë dhe sistemin qeverisës.
Pas Kushtetutës së vitit 1977 (me ndryshime të shumëfishta; para së gjithash, më 1 dhjetor 1988 dhe 1 mars e 26 dhjetor 1990) sinjalizohej që Kryesia e Lartë Ekzekutive Sovjetike të kalonte në Kryesi Kolektive. Kështu parashihej që funksioni i kryetarit të shtetit t’i jepej të zgjedhurit drejtpërdrejt për një mandat pesëvjeçar. “De facto” praktikohej që Sekretari Gjeneral i Partisë Komuniste të BRSS-së të ishte prezantuesi më i lartë i shtetit, kryetari i shtetit.
Më 1990-n presidenti i zgjedhur drejtpërdrejtë për një mandat pesëvjeçar kishte një funksion të fuqishëm dhe merrte pozitën më të lartë, funksionin e kryetarit të shtetit, ndërsa veprimet e larta shtetërore dhe legjislative që nga 1989-ta i merrte Kongresi i Deputetëve të Popullit (2250 anëtarë, me mandate 5-vjeçare). Në kompetenca të kongresit ndër të tjera ishin edhe ndryshimet e Kushtetutës, çështjet themelore të brendshme dhe të jashtme si dhe zgjedhja e kryetarit të sovjetëve.
Si aktivist ligjvënës dhe organ kontrollues sinjalizohej kryetari i sovjetëve (deri më 1989-n, organi më i lartë/fuqiplotë) i përbërë nga dy dhoma me të drejta të barabarta dhe që secila kishte nga 271 deputetë me mandat 5-vjeçar (të Bashkimit dhe të Kombeve). Nën kompetencat e tyre ishin ndër të tjera edhe emërimi i kabinetit nën udhëheqjen e Kryeministrit dhe të Gjykatës Kushtetues të Bashkimit Sovjetik. Punët e qeverisë ishin në duar të Këshillit të Ministrave (deri më 1946-n Këshilli i Komisionarëve të Popullit) nën udhëheqjen e Kryeministrit.
Me fshirjen e të drejtës udhëheqëse të Partisë Komuniste të BRSS-së nga Kushtetuta, në vitin 1990 u krijuan rrethanat e krijimit të sistemit shumëpartiak. E drejta kushtetuese e BRSS-së, 15 republikat i shikonte si shtete të pavarura me të drejtë shkëputjeje, në të vërtet gjitha kompetencat gjendeshin në duar të Bashkësisë, shteti dhe kisha ishin të ndara. Kushtetuta i garantonte qytetarëve lirinë fetare dhe ateistëve propagandën kundër fesë. Feja ishte e kufizuar në lëmin kulturor, ndërsa veprimet fetare me fëmijët dhe të rinjtë ishin të ndaluara.

Rusia

Rusia është një shtet trans-kontinental që shtrihet në veri të Euro-Azisë. Me një sipërfaqe prej 17 075 400 kilometra katrorë, Rusia është vendi me sipërfaqen më të madhe në botë dhe ka burime minerale dhe energjie të jashtëzakonshme. Për nga popullsia, Rusia vjen e nënta në botë. Rusia është në kufi me Norvegjinë, Finlandën, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Poloninë, Bjellorusinë, Ukrainën, Gjeorgjinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kinën, Mongolinë dhe Korenë e Veriut. Pas ndarjes së Bashkimit Sovjetik, Federata e Pavarur Ruse hyri si një fuqi e madhe në skenën ndërkombëtare, duke u konsideruar madje si një superfuqi energjetike. Rusia konsiderohet si pasardhësja e Bashkimit Sovjetik në çështjet diplomatike dhe është anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Është gjithashtu një prej pesë shteteve që ka armë bërthamore, duke zotëruar sasinë më të madhe të armëve të shkatërrimit në masë.

Shtetet qe perbenin ish Bashkimin Sovjetik

Rusia

Kryeqytet: Moska
Sipërfaqja: 17 075 400 kilometra katrorë
Popullsia: 143 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë Federale gjysmë-presidenciale

Ukraina

Kryeqytet: Kiev
Sipërfaqja: 603,628 kilometra katrorë
Popullsia: 46 490 400 milionë banorë
Forma qeveritare: Sistem gjysmë-presidencial

Bjellorusia

Kryeqytet: Minsku
Sipërfaqja: 207,600 kilometra katrorë
Popullsia: 49 724 723 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë Presidenciale

Uzbekistani

Kryeqytet: Tashkent
Sipërfaqja: 447,400 kilometra katrorë
Popullsia: 26 593 000 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë

Kazakistani

Kryeqytet: Astana
Sipërfaqja: 2 724 900 kilometra katrorë
Popullsia: 15 217 711 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë

Gjeorgjia

Kryeqytet: Tbilisi
Sipërfaqja: 69 700 kilometra katrorë
Popullsia: 4 661 473 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë gjysmë-presidenciale

Azerbajxhani

Kryeqytet: Baku
Sipërfaqja: 86 600 kilometra katrorë
Popullsia: 8 120 000 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë gjysmë-presidenciale

Lituania

Kryeqytet: Vilnius
Sipërfaqja: 65 200 kilometra katrorë
Popullsia: 3 575 439 milionë banorë
Forma qeveritare: Demokraci Parlamentare

Moldavia

Kryeqytet: Kishinau
Sipërfaqja: 33 843 kilometra katrorë
Popullsia: 4 320 490 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë Parlamentare

Letonia

Kryeqytet: Riga
Sipërfaqja: 64 589 kilometra katrorë
Popullsia: 2 291 000 milionë banorë
Forma qeveritare: Demokraci Parlamentare

Kyrgystan

Kryeqytet: Bishkek
Sipërfaqja: 199 900 kilometra katrorë
Popullsia: 5 264 000 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë

Taxhikistani

Kryeqytet: Dushanbe
Sipërfaqja: 143 100 kilometra katrorë
Popullsia: 7 320 000 milionë banorë
Forma qeveritare: Shtet unik

Armenia

Kryeqytet: Jerevan
Sipërfaqja: 29 800 kilometra katrorë
Popullsia: 3 215 800 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë Unike

Turkmenistan

Kryeqytet: Ashgabat
Sipërfaqja: 488 100 kilometra katrorë
Popullsia: 5 110 023 milionë banorë
Forma qeveritare: Republikë Presidenciale

Estonia

Kryeqytet: Talin
Sipërfaqja: 45 226 kilometra katrorë
Popullsia: 1 342 409 milionë banorë
Forma qeveritare: Demokraci Parlamentare

Shkruar nga Blendina Cara  Tiranaobserver
 
« Editimi i fundit: 19-10-2020, 08:23:45 nga M A X »

Temat e fundit